Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me ironi në lidhje me marrëveshjen politike të arritur ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Si pasojë e kësaj marrëveshje, një ndër ministrat që do të zëvendësohet me ministër teknik është ai i Brendshmi Fatmir Xhafaj.
“Dhe i pata thene atij Xhafes, para se te ndryshonte gjithe drejtoret e policise dhe shefat e komisariateve, “gjoja” se ishin implikuar apo kishin lejuar mbjelljen e canabisit vitin e shkuar…
Mos o derman, mos i levis “cunat e hashashit” se do i hapesh pune vetes.
Po pse do thoni ju, degjonte ai?!!! Jo qe jo. Naaaa, kokengjeshur!!!!
Me nje te rene te lapsit i hoqi nja 90 drejtues me te larte te policise, nga qendra ne rrethe.
“Jam trim,- me tha- nuk pyes njeri une. Do e shperbej gjithe kartelin e kanabisit nga policia deri te bandat neper sera e tunele”.
E me t’ju sul, nuk la tunele, magazina e hangare pa goditur. C’ti dilte perpara. Ore sikur e zuri hashashi, te them!!!”, – shkruan Hoxha
Deputetja e Partisë Demokrtatike Majlinda Bregu, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, por në këtë reagim ajo nuk ka hezituar të thumbojë kreun e PD-së.
“Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojen e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.
Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.”, shkruan Bregu.
Kujtojmë se deputetja Bregu është një ndër kritikët më të fortë të Bashës, brenda Partisë Demokratike.
REAGIMI I BREGUT
“Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme.
Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’i them hapur ç’kisha.
Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.
Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.
Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojen e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.
Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.
Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!
Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.”
Një video e publikuar nga kryeministri, Edi Rama gjatë inspektimit në spitalin e Shkodrës, është kthyer në objekt debati në profilin e tij sot kur një 16 vjeçare ka humbur jetën pikërisht nga një pakujdesi e mjekëve.
“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysmë me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar Shëndetësinë Që Duam, për Shqipërinë Që Duam me Shtet, Punë e Mirëqenie”, shkruan Rama.
Kaq ka mjaftuar dhe qytetarët të lëshojnë një lumë kritikash pikërisht sot që për shkak të mjekëve humbi jetën një 16 vjeçare në Tiranë.
Vdekja e nje vajze 16-vjeçare sot pas nje operacioni ne gju, ne nje spital privat ne Tirane, ka shkaktuar debate dhe reagime te ndryshme. Te shumta jane kritikat qe vijne per sistemin shendetesor, e vecanerisht per mjekun anestezist i cili nga hetimet paraprake dyshohet se i ka dhene nje doze me te madhe se ç’duhej vajzes se re e cila humbi jeten. Por Tritan Shehu, me profesion mjek, ish-minister i Shendetesise dhe tani Kreu i Departamentit te Shendetesise ne PD, ne nje reagim ne rrjetet sociale shkruan se eshte e pandeshme sipas tij te denigrosh mjekun prej nje tragjedie pa fajtor.
Statusi i plote:
tritani sh
E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!
Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.
E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.
SE PARI DUA T’I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.
Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:
Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.
Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.
Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.
Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.
Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.
POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.
PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.
Burimi kryesor i të ardhurave të disa ligjvënësve shqiptarë janë paga, dietat, pagesat për telefonin dhe udhëtimet, që burojnë nga statusi i deputetit.
Nëse për disa deputetë, paga si ligjvënës zë një peshë të papërfillshme në të ardhurat e përgjithshme vjetore, për shumë kolegë të tyre, paga që buron nga puna në Parlament përbën të ardhurat në tërësi. Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, për vitin 2016, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën si ligjvënëse 2 780 960 lekë.
Shkjau thotë se ka marrë një kredi 18 900 000 lekë, nga e cila ka shlyer 1 079 137 lekë. Ndërkaq, deputeti, njëherësh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petit Vasili thotë se ka vetëm 190 mijë lekë cash.
Deputeti Vasili, në deklaratën e pasurisë, nuk deklaron asgjë tjetër, përpos pagës si deputet. Edhe deputeti demokrat, Alban Zeneli deklaron si të ardhura vjetore për 2016 vetëm pagën si deputet dhe një kredi 140 mijë euro, ku ka shlyer 7 mijë euro.
Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade deklaron gjithashtu si të ardhura vetëm pagën vjetore si deputete, ndërsa thotë se ka tërhequr 11 000 000 lekë nga llogaria bankare, gjatë vitit 2016, për të ndihmuar një të afërt, i cili ka qenë sëmurë, raporton “Shqiptarja.com”.
Zonja Dade vijon të paguajë një kredi për strehim. Ndërsa, deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku thotë se gjatë vitit 2016, i kanë vjedhur 5 mijë euro në banesë. Gjithashtu, deputeti Kopliku deklaron të ardhura modeste.
Dashamir Peza Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Peza, referuar deklaratës së pasurisë, rezulton i zhytur në borxhe. Peza deklaron një kredi bankare, nga e cila ka shlyer 18 mijë euro, ndërsa detyrimi i mbetur është 173 878 mijë euro. Po ashtu, Peza ka një tjetër kredi, ku ka shlyer 3 753 euro, ndërsa detyrimi i mbetur është 21 542 euro. Deputeti socialist deklaron gjithashtu një tjetër kredi, ku detyrimi i mbetur është 282 000 euro. Peza deklaron sërish një kredi, ku detyrimi i mbetur është 45 mijë euro si dhe një overdraft 575 526 lekë. Sa i takon burimit të të ardhurave, Peza deklaron vetëm pagën si deputet 2 483 183 lekë dhe pagën e bashkëshortes 2 950 000 lekë. Deputetët me kredi dhe më me pak të ardhura Esmeralda Shkjau, deputete e PS Kredi 18 900 000 lekë, shlyer 1 079 137 lekë. Paga si deputete, 2 780 960 lekë. Alban Zeneli, deputet i PD Kredi 140 mijë euro, shlyer 7 mijë euro. Llogari rrjedhëse e pagës, 200 000 lekë. Paga si deputet, 2 498 730 lekë. Adelina Rista, deputete e PS Depozitë bankare, 503 232 lekë. Të ardhura nga paga si deputete, 3 379 659 lekë. Pensioni i bashkëshortit, 178 191 lekë. Alfred Peza, deputet i PS Pakësuar llogaria e pagës, 101 078 lekë. Llogaria e pagës, 95 964 lekë. Të ardhura si deputet, 2 483 718 lekë. Mirela Ndini, bashkëshortja, llogari i pagës, 3 lekë. Të ardhura nga paga, 823 780 lekë. Anduel Xhindi, deputet i PS Kredi për blerje makine, 2 162 000 lekë. Overdraft 390 000 lekë. Paga si deputet, 2 894 190 lekë. Arta Dade, deputete e PS Tërheqje nga llogaria bankare, 11 000 000 lekë. Kredi për strehim, 300 000 shlyer për një vit. Paga vjetore si deputete, 2 905 501 lekë. Bedri Mihaj, deputet i PD Kredi për blerje shtëpie, 30 mijë lekë. Të ardhura si deputet, 2 531 807 lekë. Paga e bashkëshortes, 522 521 lekë. Pensioni si ish-ushtarak, 149 231. Dashamir Peza, deputet i PS Kredi bankare, shlyer 18 830 euro, detyrimi i mbetur 173 878 euro. Kredi bankare, shlyer 3 753 euro, detyrimi i mbetur 21 542 euro. Kredi bankare, shlyer 38 389 euro, detyrimi i mbetur 282 000 euro. Overdraft i lidhur me pagën, shlyer 252 620 lekë, 575 526 lekë. Kredi bankare, shlyer 2 403 euro, detyrimi i mbetur 45 000 euro. Paga si deputet, 2 483 183 lekë. Paga e bashkëshortes, 2 950 000 lekë. Eduard Bejko, deputet i PS Kursime nga paga, 1 200 000 lekë. Të ardhura nga paga, 2 871 109 lekë. Pensioni i nënës, 239 076 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si laborante në Tiranë, 456 304 lekë. Eleina Qirici, deputete e PD Të ardhura nga paga si deputete në Kuvend, 3 283 723 lekë. Të ardhura si pedagoge në Korçë, 124 245 lekë. Të ardhura si pedagoge pranë UET, 500 euro. Gerti Bogdani, deputet i PD Vazhdon shlyeja e kredisë, detyrimi i mbetur 13 986 lekë. Marrje kredia, 15 mijë euro. Paga si deputet, 2 324 263 lekë. Paga e bashkëshortes, 138 000 lekë. Luljeta Arapi, deputete e PS Të ardhura si deputete, 3 312 610 lekë. Bashkëshorti të ardhura nga dalja në pension, 264 000 lekë. Ylli Ziqishti, deputet PS Të ardhura nga paga si deputet, 2 616 496 lekë. Ulsi Manja, deputet i PS Të ardhura nga paga, 2 873 796 lekë. Paga e bashkëshortes, 902 422 lekë.
Petrit Vasili, deputet, kryetar i LSI Gjendje cash, 194 239 lekë. Paga si deputet, 2 972 199 lekë
Zyrtari i DASH, Brian Hoyt Yee, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët pas takimeve që ka zhvilluar me Ramën, Metën e Bashën.
Deri tani Z. Yee, keni takuar Z. Rama, Z. Meta dhe më pas Z. Basha. A keni një plan politik për krizën? Nëse dështon dhe opozita vazhdon të bojkotojë zgjedhjet, a do t’i njihni zgjedhjet? Po sikur gjërat të precipitojnë në dhunë e përplasje?
Së pari, më lejoni të shpjegoj qëllimin tim këtu sot. Pas dy vitesh qëndrimi jashtë, qëllimi është të takohem me anëtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile, përfshi ju, për të kuptuar më mirë situatën. Ky është qëllimi im i parë. Së dyti, është për të riafirmuar politikën e SHBA në rajon dhe në Shqipëri specifikisht, e cila për ta thënë shumë thjesht, nuk ka ndryshuar në thelb, nuk ka ndryshuar.
Politika e SHBA në Ballkan vazhdon në përkushtimin për t’i ndihmuar vendet e rajonit të integrohen me pjesën tjetër të Europës, me institucionet euro-atlantike, për t’u bërë më demokratike, më të qëndrueshme dhe më të begata. Në lidhje me pyetjet tuaja më specifikisht, besojmë se është shumë e rëndësishme në cilëndo demokraci që zgjedhjet të zhvillohen.
Është një parim bazë i demokracisë që njerëzit duhet të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Mendoj se ashtu si qytetarët në Shqipëri edhe ne kemi qenë shumë të kënaqur që kemi parë në tri zgjedhjet e fundit transferim shumë paqësor të pushtetit dhe partia apo partitë që nuk kanë qenë të suksesshme në zgjedhje i kanë pranuar rezultatet dhe kjo është shenjë e një demokracie të pjekur dhe të shëndetshme; dhe kjo është ajo që shpresojmë se do të ndodhë edhe nga këto zgjedhje dhe ato të ardhshme, siçndodh në të tjera demokraci europiane.
Unë sigurisht do të përpiqem të kuptoj pikëpamjet e ndryshme lidhur me problemin, mosmarrëveshjen e tanishme zgjedhore dhe do të përcjell atë që Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë përcjellë, se sipas pikëpamjes sonë, zgjedhjet janë më të mira kur kanë pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme të partive politike, sepse populli i një vendi duhet të përfaqësohet në qeveri. Për të qenë të përfaqësuar, duhet të ketë një pjesëmarrje të gjerë, jo të një partie, por të shumë partive.
Së treti, besojmë se nëse disa parti e përjashtojnë veten ose janë jashtë zgjedhjeve, kjo dëmton jo vetëm vendin dhe institucionet e tij, por edhe imazhin e vendit jashtë, pikë së pari në Europë. Meqenëse Shqipëria po pëpiqet të hyjë në BE, është me shumë rëndësi që Shqipëria të vazhdojë të demonstrojë se është një demokraci e qëndrueshme, funksionale, një demokraci përfshirëse. Edhe për investitorët e huaj është shumë e rëndësishme të shohin se ka një demokraci funksionale, të qëndrueshme, të parashikueshme, ku investimet janë të sigurta.
Pra, do t’i njihni rezultatet?
Fokusi kryesor i mesazhit tim është se zgjedhjet duhet të jenë përfshirëse; duhet të përfshijnë sa më shumë parti që të jetë e mundur. Nëse partitë vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje, është e drejta e tyre për të mos marrë pjesë. Megjithëse ne do ngrinim pyetjen nëse kjo do ishte diçka e mençur, ne nuk ngremë pyetje për të drejtën e tyre për ta përjashtuar veten. Dhe, nëse kjo ndodh dhe nëse kushtet vlerësohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendas, OSBE, vëzhgues të tjerë të huaj, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane që do të dërgojnë vëzhgues…
Nëse vlerësohet si zgjedhje të besueshme, atëherë ne do t’i njohim rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë. Përsëris, do ta shihnim si diçka të pafat, pikë së pari për vetë partitë që nuk marrin pjesë, por edhe për vendin. Dhe, për sa i përket dhunës, e dini se keni dëgjuar që Ambasadori Lu ka thënë të njëjtën gjë, që ne besojmë se dhuna nuk është pjesë, nuk ka vend në procesin demokratik. Mbështesim shprehjen paqësore të pikëpamjeve, demonstrimet paqësore, edhe protestat paqësore, por ne refuzojmë absolutisht përdorimin e dhunës për qëllime politike.
A ka një ofertë konkrete, një ofertë teknike, të cilën udhëheqësit politikë duhet ta zbatojnë për t’i dhënë fund krizës?
Besojmë se vendimi duhet të jetë i udhëheqësve politikë. Vetë partitë do duhet të bien dakord për kushtet e duhura për zgjedhje, nëse do të ketë një marrëveshje, një kompromis që do t’i lejonte partitë të merrnin pjesë dhe shpresojmë që do të ketë një marrëveshje të tillë në mënyrë që partitë të marrin pjesë.
Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, Z. Fleckenstein dhe Z. McAllister. Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje.
Të dy partitë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë vendosur një vijë të kuqe tek qeveria teknike. Cila është vija e kuqe që do vendosë për ta SHBA në mënyrë që të gjendet një zgjidhje?
Në këtë proces nuk ka një vijë të kuqe amerikane ashtu siç nuk ka një plan amerikan. Mendoj se ka kufizime praktike të cilat partitë duhet t’i trajtojnë. Pikë së pari, çfarë është e mundur të pranojë partia, ose partitë e tjera. Çdo kompromis, çdo marrëveshje do kërkojë që të gjitha palët të bien dakord. Dhe ka pak gjasa që qeveria për shembull të pranojë një vonesë të pafund të zgjedhjeve. Por mendoj se ajo që ka rëndësi këtu është që të ketë bisedë serioze mes partive.
Dimë që ka pasur dialog për njëfarë kohe tashmë, dhe thkesoj se besojmë që koha po mbaron; që koha për të arritur një marrëveshje, nëse do të ketë një marrëveshje, është shumë e kufizuar. Dhe, siç ka thënë Komisioneri Hahn i Komisionit Europian, nëse nuk mund të ketë marrëveshje, atëhere komuniteti ndërkombëtar do të jetë në gjendje t’i pranojë zgjedhjet e 18 qershorit. Do t’i pranojmë zgjedhjet nëse nuk ka një marrëveshje.
Do t’i shohim zgjedhjet si të vlefshme edhe nëse opozita nuk merr pjesë. Dhe përgjigja për këtë është “po,” me kusht që kushtet duhet të jenë të pranueshme dhe kjo do të vendoset pasi zgjedhjet të zhvillohen nga vëzhguesit, përfshi vëzhguesit e OSBE dhe të tjerë vëzhgues ndërkombëtarë. Por, sigurisht shpresojmë se do të ketë një marrëveshje.
A keni shpresë se do të ketë një marrëveshje?
Yee: Po. Jemi diplomatë profesionistë, jemi gjithnjë optimistë.
Sa?
Jemi gjithnjë optimistë se partitë do veprojnë sipas interesave më të mira të tyre. Ashtu si vendet veprojnë në interesin e tyre. Dhe besojmë vërtet se është në interesin e të gjitha partive për të marrë pjesë, për t’u angazhuar, jo për të qenë jashtë – jo për ta nxjerrë veten jashtë. Në vende të tjera ku po shohin mundësinë e bojkotit, kam cituar presidentin tonë Theodore Roosevelt që tha, “Udhëheqësit e guximshëm janë ata që janë brenda arenës, ata që qëndrojnë në arenë, jo ata që ulen mënjanë si spektatorë apo kritikë.”
Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në demokracitë në tranzicion, që kanë nevojë për pjesëmarrjen e të gjithë udhëheqësve të tyre, të të gjithë përfaqësuesve të tyre, të gjithë njerëzve me ide të mira dhe qëllime të mira. Shqipërisë nuk mund t’ia lejojë vetes, sipas nesh, që një parti e rëndësishme të rrijë mënjanë, të mos kontribuojë për punën e një prej institucioneve më të rëndësishme, që është parlamenti, dhe në një prej proceseve më të rëndësishme në një demokraci, që janë zgjedhjet.
Pyetje: Nëse nuk ka opozitë në zgjedhje, çfarë garancie jep SHBA se Kryeministri Rama nuk do kapë ose kontrollojë institucionet e reja të drejtësisë?
Së pari, dua të them se ne kemi punuar prej kohësh me qeverinë dhe Kryeministrin Rama. Ne besojmë se ai do që ta shohë Shqipërinë të ecë drejt Bashkimit Europian, do që ajo të jetë një shembull për pjesën tjetër të rajonit, një forcë e stabilitetit dhe zhvillimit për vendet e tjera të rajonit. Si rrjedhojë, ne nuk besojmë se është në interesin apo në planin e tij që të qeverisë pa opozitën apo, e thënë ndryshe, të jetë pa asnjë lloj opozite konstruktive. Dhe është në interesin e çdo demokracie që të ketë një opozitë të fortë, ajo që ne e quajmë opozitë besnike, me fjalë të tjera, një opozitë që vepron sipas Kushtetutës, brenda ligjeve, që e nxit qeverinë duke propozuar ide të ndryshme, duke kritikuar qeverinë kur ajo gabon, që ushtron trysni ndaj qeverisë që ajo të përmirësohet. E njëjta gjë ndodh edhe në vendin tonë, në Shtetet e Bashkuara.
Nëse nuk do kishte opozitë, ne do të ishim një demokraci më e dobët, dhe unë besoj se Kryeministri e kupton këtë. Më lejoni të shtoj, mendoj se për opozitën e thashë edhe pak më lartë, se dua ta bëj të qartë, se ne e respektojmë të drejtën e partive për të mos marrë pjesë, ne e respektojmë të drejtën e tyre për bojkot, por vemë në dyshim arsyet prapa këtij vendimi. E përmenda dhe pak më parë besoj, se gjatë përvojës sime në Balkan, unë nuk kam parë asnjë bojkot të ndihmojë partinë që po bojkotonë apo të ndihmojë vendin ku kjo parti po përpiqet të përfitojë politikisht. Bojkotet nuk funskionojnë; nuk janë një taktikë fituese, dhe padyshim nuk janë as një strategji. Prandaj, ne patjetër që shpresojmë se të gjitha palët do të angazhohen, dhe do të gjejnë një mënyrë për të rënë dakord për të pasur zgjedhje që përfshijnë të gjitha partitë.
Pra, ju besoni se Rama mund të garantojë zgjedhjet apo reformën në drejtësi?
Nuk ka garanci në politikë. Dhe ky, mendoj unë, duhet të jetë shqetësimi i opozitës, se nëse nuk janë prezentë në Parlament, në institucione, atëherë pa dyshim që partia apo partitë fituese do të kenë mundësinë të veprojnë pa rolin konstruktiv të opozitës, rolin për të vënë në pikëpyetje, për të vëzhguar, për të propozuar mundësi të tjera. Prandaj dhe garancia më e mirë, sërish, duke pranuar se nuk ka garanci absolute, por garancia më e mirë për një demokraci të shëndetshme, ku ekziston mundësia që qeveria të sfidohet, garancia më e mirë është që opozita të jetë në Parlament, të jetë në institucione, duke ruajtur rolin e mbikëqyrësit.
Pyetje: A ka ndonjë rrezik të ndikimit rus këtu në Ballkanin perëndimor, sidomos në Shqipëri, në politikën tonë të brendshme? Dhe së dyti, a mendoni se ka mundësi që të ndërhyet në Kushtetutë për zgjedhjet?
Rusia është përpjekur prej kohësh që të pengojë Ballkanin perëndimor nga anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Europian. Ajo do preferonte t’a shihte Ballkanin më afër Rusisë, ose të paktën neutral, në mënyrë që të ketë ndikim maksimal në rajon. Në pikëpamjen tonë, është shumë e rëndësishme që vendet, vendet sovrane, të kenë të drejtën për të vendosur vetë për rregullat e tyre të sigurisë, për aleancat, për organizatat ku duan të anëtarësohen. Kështu është. Kështu është, ne besojmë në rolin absolutisht thelbësor të sovranitetit të vendeve për të vendosur, pa asnjë vend me të drejtën e vetos, qoftë ky Rusia apo çdo vend tjetër.
Asnjë vend i tretë nuk duhet të vendosë veton nëse Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, apo nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, apo nëse Bosnjë-Herzegovina anëtarësohet në Bashkimin Europian apo në NATO. Rusia po përpiqet, të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në Malin e Zi tetorin e kaluar, Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhje, Rusia është përpjekur të ndërhyjë në disa zgjedhje, përfshirë edhe tonat, për të pasur ndikim mbi mënyrën si zhvillohen proceset demokratike. Prandaj është e rëndësishme që ne të qëndrojmë vigjilentë, ne po vëzhgojmë me kujdes atë që Rusia po bën, dhe po marrim hapa për të mbrojtur veten tonë.
Dua të them, për të përfunduar argumentin tim, se zbatimi i ligjit është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Duhet siguruar që nuk ka asnjë rrugë apo hapësira dobësie që Rusia apo aktorë të tjerë të jashtëm mund të shfrytëzojnë për të pasur ndikim, nëpërmjet korrupsionit apo parave, për të pasur ndikim në vendimarrje, në institucione, që asnjë aktor i jashtëm nuk mund të ketë. Përsa i përket pyetjes tuaj të dytë, ky vendim i takon qeverisë, opozitës, dhe partive në Parlament. Ne besojmë se ekziston një propozim i mirë që është ofruar nga anëtarët e Parlamentit Europian, që mund të jetë një pikënisje e mirë për një marrëveshje. Ne shpresojmë që palët do ta përdorin atë si bazën për t’u bashkuar në interes të vendit të tyre, në interes të rajonit, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje pa vonesa të panevojshme.
Pyetje: Duke qenë se ju, Z. Ambasador, kemi qenë një përkrahës i vërtetë i reformës në drejtësi, a do t’a nxisë administrate e Shteteve të Bashkuara krijimin e sistemit të drejtësisë, si komisionet e vetingut, për shembull, nga shumica dhe opozita e parlamentit të ri, pa partinë Demokratike dhe aleatët e saj?
Fillimisht më lejoni t’ju them se jemi shumë të vendosur në mbështetjen e reformës në drejtësi. Ajo ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit, në forcimin e zbatimit të ligjit, në përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në fushën e drejtësisë. Pra, ne jemi të vendosur për të mbështetur procesin që qeveria dhe partitë e opozitës nisën në korrik, duke aprovuar amendamentet dhe duke filluar miratimin e legjislacionit. Se si ai do të zbatohet, kjo do të varet nga partitë.
Ne nuk duam që të ketë vonesa, ne nuk mendojmë se duhet të bllokohet, por sigurisht, ka edhe kërkesa praktike, procesi nuk do të jetë shumë efikas nëse partitë e bojkotojnë, nëse do ketë parti që nuk do të marrin pjesë. Prandaj ky do të jetë synimi ynë, që të sigurohemi që partitë mund të arrijnë një marrëveshje midis tyre, që të mund të marrin pjesë jo vetëm në zgjedhje por edhe në institucione dhe procese të rëndësishmë, si reforma në drejtësi.
E pazakontë që në rrjetin social të kryeministrit të shkruajë një eksponent i PD-së, por këtë të dielë, kreu i degës së demokratëve në Delvinë, ka replikuar në facebook me Edi Ramën.
Hari Imeri, drejtuesi i PD-së në Delvinë i ka shkruar në rrjetin social kryeministrit duke i thënë të reflektojë për gabimet e rënda që ka bërë, duke patur parasysh se populli shqiptar nuk i meriton të këqijat që Rama ka sjellë.
Por nuk ka vonuar dhe reagimi I kryeministrit, i cili i ka shkruar kreut të PD-së në Delvinë:
Kuvendi Dukat nepermjet nje postimi ne rrjetin social facebook ka publikuar nje propozim ne lidhje me perfaqesuesine krahines tone ne parlament. sipas Kuvendit krahina jone ka mbi 15 mije banore dhe nuk ka perse mos te kemi nje perfaqesuesin tone ne parlament.
Komenti i plote :
Krahina jonë ka mbi 15 mijë banorë. Pse të mos nxjerrë përfaqësuesin e saj në parlament? Nëse arrijmë të eleminojmë ndasirat artificiale që na kanë ngritur mavropartitë, mund ta realizojmë këtë. Deputeti i Krahinës të jetë zëri i interesave tona në parlament dhe të përgjigjet para komunitetit për gjithçka. Personi që do të bëhet deputet të jetë njeri me karakter e integritet dhe të zgjidhet njëherë nga Dukati, njëherë nga Tragjasi, Radhima e Orikumi.