Opinione

Vlonjatja qan në takim: 4 gra me kancer për faj të mjedisit. Rama ia pret shkurt.

[sgmb id=”1″]

Një banore e Vlores, qe mori fjalen ne takimin e sotem qe kryeministti po mban me banore te qytetit bregdetar ka treguar me slotesh se ajo vete dhe pjesetare te tjere te pallatit ku banon jane me kancer, per faj te mjedisit.

49-vjeçarja, banore e rajonit Nr.2 në Vlorë, shprehu shqetësimin e saj, por edhe të banorëve të pallatit se ishte gruaja e 4 që ishte prekur nga kanceri, për shkak të ndotjes së ambientit.

“Mire qe me semundjen po vuajme vete e dime, por nuk ia dalim dot me mjedisin, aty ku banojme ne ka furra qe pjekin mish me qymyr…”- ka thene mes lotesh gruaja.

Por Rama i ka nderprere fjalen. “E kuptova, por nuk eshte nje ceshtje qe me takon mua”- ka thene ai.

Vlonjatja qan në takim: 4 gra me kancer për faj të mjedisit. Rama ia pret shkurt. Read More »

“E ke gabim! Nga frika dhe presioni zyrtari nuk dinte ç’të bënte”, shikoni si reagon Rama.

[sgmb id=”1″]

Gjatë dëgjesës publike me qytetarët në Berat, Kryeministrit Edi Rama iu adresua një e moshuar, e cila iu ankua se prej katër vitesh nuk merrte legalizimin e banesës së saj.

Në takim ndodhej edhe kreu i ALUIZN-t për Beratin, të cilit Kryeministri i komunikoi drejtpërdrejtë që ose t’i jepte legalizimin të moshuarës, ose të largohej nga detyra.

Të martën, më pak se 24 orë nga denoncimi publik para Kryeministrit, e moshuara ka marrë legalizimin e banesës.

Ndërsa sot Rama me anë të një statusi në ‘Facebook”, renditi disa arsye se pse duhet shkarkuar nga detyradrejtori i ALUIZNI-t në Berat, pasi ia dha lejen brenda 24- orevem ndersa e moshuara kite 5 vjet qe priste.

Por nga ana e qytetarëve ka pasur një lum kometash re reagimesh, ku disa i dalin në mbrojtje e të tjerë nuk mjaftohen vetëm e shkarkimin e një drejtori. Ndërsa nga ana e tij vetë Rama, nuk ka nguruar t’u përgjigjet disa komenteve.

Qytetari: Po ne zoti rama pse nuk e marim legalizimin apo duhet te takuar ty zoti rama se ndryshe ne nuk ne zgjidhen problem

Rama: Ola Kola e verteta eshte qe Aluizni ne teresi ka bere nje pune te madhe dhe te lavderueshme, 144 mije legalizime ne 2 vjet e gjysem, nderkohe qe ata te tjeret bene 21 mije ne 8 vjet! Po natyrisht ka shume vend per permiresim

Qytetari: Edi prishe ndertesen ne qender te Fierit
te lulishtia barinia te ish busti stalinit.
ka zen gjysmen e lulishtes barinise ndertimi 3katesh ne qender te Fierit. kthehe lulishten prap ngjitur me qendren e Fierit se i ka zen frymen 3 kateshi qendres Fierit.

Rama: Orges Halili po ti kush je ujku? 😂 😂 😂 Mjere kush i quan dele te tjeret

Qytetari: Duke shkarkuar nji drejtor nuk ndihmone shumë por duhet te shkarkoni te gjithe drejtorat me tesera partishe dhe te zevendesohen me profesionista të pa zgjedhur nga partia.por kjo duket e pamundur pasi 99% e tyre i keni me tesera dhe ju duhen për zgjedhjet e ardhshme

Rama: Edëard Zejneli mbase e merr mundimin ta lexosh ate qe kam shkruar dhe kushedi e kupton qe cfare kam dashur te them 😊

Qytetari: E ke gabim z.Kryeminister.Ekziston mundesia qe drejtori me te drejte nuk ja ka bere me pare legalizimin.Me pas ja beri prej frikes dhe presionit tuaj per te ruajtur vendin e punes.S’di c’te beje zyrtari juaj.Nuk e perjashtoj mundesine qe edhe ta kete neglizhuar me pare.Mesazhi kur do ti behet.

Rama: Kur nuk behet zyra perkatese as nuk duhet te marre leket per lejen e legalizimit dhe as duhet te te mbaje varur 5 vjet hajde sot hajde neser, sill dokumenta te tjera se na humben ato qe kishim e keshtu me radhe… Kuptove Engjell?!

Qytetari: z.Kryeminister, mbi te gjitha, drejtori eshte nje njeri dhe pavaresisht detyres dhe gabimit qe ka bere ne detyren e tij , menyra se si ti ju drejtove atij, per mendimin tim personal, le shume per te deshiruar.
Me teper respekt per ne 🙂

Rama: Per ju, kush jeni ju Renato apo i flet vetes ne numrin shumes? Une nuk e di si duhet t’i drejtohesha sipas teje drejtorit, po besoj se ti duhet te gjesh gjerat e duhura te padeshiruara dhe mos shikosh gishtin kur gishti tregon henen😉

Qytetari: Duhet te shkarkosh gjysen e shqiperise ne qofte se do te qosh drejtesise ne vend gje qe eshte e veshtire te ndodh..

Mos te them qe 90% qe punojne ne shtet jan te korruptuar dhe kurr nuk e bejne punen e tyre ashtu siq e ka drejtesia..

Rama: Tony Albanian ai doktorri ty te mbyllte facebook-un, te shkulte ate varesen e gjate nga qafa, te thyente syzet Versaqe, ta rruante mjekrren megjithe mustaqe e te jepte lopaten ne dore ne shkoje te hapje kanalet kulluese! Si te duket, e do akoma ate doktorrin?😳😂

“E ke gabim! Nga frika dhe presioni zyrtari nuk dinte ç’të bënte”, shikoni si reagon Rama. Read More »

KRYEMADHI I PËRGJIGJET RAMËS: NE DO TA ÇMONTOJMË DIKTAKTURËN E DROGËS DHE KRIMIT.

[sgmb id=”1″]

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguan pas deklaratave të Edi Ramës të bëra në Berat se PD-ja dhe LSI-ja do të jenë në opozitë që nga muaji shtator. Rama u shpreh se ata ta bëjnë si të duan opozitën, pasi qeveria e ka mendjen tek administrata.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i Kryemadhit.

Në faqen e saj në Facebook ajo shkruan se ‘opozita e LSI-së nuk do jetë nëpër kafene, po një proces i çmontimit të diktakturës së drogës dhe parave të krimit që blenë votën e lirë’.

ImageImage

KRYEMADHI I PËRGJIGJET RAMËS: NE DO TA ÇMONTOJMË DIKTAKTURËN E DROGËS DHE KRIMIT. Read More »

“Fatos Nano ishte njëshi, ti Edi je…”, Rama acarohet me qytetarin: Edhe me kanatiere dhe me revole nuk shkon…

[sgmb id=”1″]

Pasi dëgjoi për më shumë se një orë shqetësimet e banorëve të Beratit në na dëgjesat që kryeministri Edi Rama ka nisur të bëjë në mbarë vendin pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit,

Ai u ka kthyer shumë qytetarëve të tjerë përgjigje edhe në profilin e tij në Facebook.

Pensionet, pronat aksidentet dhe e ardhmja e vendit ishin disa nga shqetësimet që ata ngritën dhe që në të njëjtën kohë morën përgjigje nga Rama

“Fatos Nano ishte njëshi, ti Edi je…”, Rama acarohet me qytetarin: Edhe me kanatiere dhe me revole nuk shkon… Read More »

“Paç fatin e atyre që u mbytën në Vlorë”, ja si i përgjigjet Rama qytetarit.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në ‘Facebook’ ku sqaron shkrimet e disa mediave greke se ai po kalon pushimet në Parga së bashku me bashkëshorten.

Por ndjekësit e kanë shfrytëzuar si mundësi për të komentuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre.

Një qytetar shprehet mjaft i indinjuar për mungesën e rojeve në plazhet e vendit, duke i shkruar Ramës të ketë edhe ai fatin e atyre që u mbytën dje në Vlorë.

“Paç fatin e atyre që u mbytën në Vlorë”, ja si i përgjigjet Rama qytetarit. Read More »

Klaudia Pepa konfliktohet me komentuesen: Burri të solli në Itali dhe ti shkon dhe më merr poza.

[sgmb id=”1″]

Divorci i çifitit Klaudia-Albi ishte diçka e papritur nga të gjithë. Shkak sipas tyre, ishte largësia nga njëri tjetri duke qenë se Albi jetonte në Shqipëri ndërsa Klaudia kishte vazhduar një karrierë të suksesshme në Itali si dhe ka hapur shkollën e saj të baletit atje.

Por ndarja e tyre i ka ndarë edhe ndjekësit e çiftit në dy klane të ndryshme. Madje me njërën prej tyre Klaudia është konfliktuar në komente.

“Boll me këto poza. Sa u ndave me burrin, del në shesh. Nuk ma kishte marrë mendja që do të ndaheshe me burrin që të solli në Itali”-shkruan komentuesja. “Zemër në Itali erdha me avion dhe direkt në Mediaset. Cdo histori ka një fillim e një fund, nuk ëhstë fundi i botës. Në një raport, në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”- iu përgjigj komentueses Pepa.

Klaudia Pepa konfliktohet me komentuesen: Burri të solli në Itali dhe ti shkon dhe më merr poza. Read More »

“Me ato që rri ti unë as b*thën nuk fshij”, plas sherri mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së.

[sgmb id=”1″]

Dreka e sotme e 18 kryetarëve të degëve të PD-së në Jug të vendit në mbështetje të Bashës është kthyer në një mollë sherri brenda demokratëve.

Ka qenë Julian Deda, i cili përmes një fotografie të drekës, ironizoi grupin pro Basha duke thënë se festonin humbjen.

Mirëpo, deputeti i sapozgjedhur, Myslim Murrizi, i njohur për gjuhën vulgare me të cilën sulmoi një polic rrugor në Tiranë, i është kthyer me të njëjtën gjuhë Julian Dedës.

Ai i ka shkruar se me ata me të cilët shoqërohet Deda, pra grupin anti-Basha, ai nuk fshin as “b*thën”.

STATUSI I JULIAN DEDES

“Po festojne humbjen me te thelle ne historine e PD. He more jua lumsha, hajde gëzuar”, shkruan Deda.

PERGJIGJA E MURRIZIT

Julian pershendetje. Me ngaterron me ata miqt e tu qe nderrojne grate si brek konviktoresh. Sa vite i kam un tek PD nuk i ka estrada e Tiranes dhe Portokallia se bashku. Me ato qe rri Ti un nuk fshiej b…… . Me ke ngaterruar me plehrat. Pyet ” eproret” e Tu kush jam une. Po ke qejf te hapim letrat bashke , bujrum. . Ti ke nje problem qe ke ndejur me servila. Un e kam pas BABEN traktorist jo spiun te sigurimit te shtetit. Kur te duash Ty dhe çdo spiun Trendi e ftoj ne debat me publik ne cilendo media qe ju lejojne. Pyet pak Filipin kush jam. Ke ngaterruar adrese. Per burra kurva po te mbaj RAMAZAN bej 10 cope ne dite.

“Me ato që rri ti unë as b*thën nuk fshij”, plas sherri mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së. Read More »

Basha: PD e vetmja forcë politike që bëri fushatë evropiane.

[sgmb id=”1″]

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve dhe sfidat që presin përpara.

Në fjalën e tij, Basha tha se këto kanë qenë katër vite përballje të ditëpërditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminaliizmin e institucioneve.

“Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, evropiane, me një ofertë për qytetarët”, tha Basha.

Ai theksoi se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëve në bazë të kontributit dhe fuqizimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëve, janë kauza e PD-së.

“Ne jemi sot e vetmja forcë morale që ka kurajon të luftojë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira si gjithë Evropa dhe të fitojë këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve. Kërkohet bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë evropiane me një plan evropian, për standarde evropiane të lirisë, demokracisë, votës së lire”, theksoi Basha.

Basha: PD e vetmja forcë politike që bëri fushatë evropiane. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com