Opinione

Ish ministri i Drejtësisë: Ja kush do t’a “hajë” nga Vettingu

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në Facebook ka “zbuluar” njerëzit e vetëm që nuk kërcënohen nga Vettingu në vend. Manjani shkruan se ata janë politikanët, sipas tij shkaktarët e të gjithë të këqijave në vend.

Duke theksuar se parellinjtë do ia hedhin si gjithmonë, Manjanishton se do e “hanë” vetëm zyrtarët që iu kanë shërbyer politikanëve.

Postimi në Facebook

“Vetting për të tërë…Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting! Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut! Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”…. Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë”, -shkruan Manjani.

Ish ministri i Drejtësisë: Ja kush do t’a “hajë” nga Vettingu Read More »

Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës

[sgmb id=”1″]

Qeveria shqiptare ka realizuar vetëm 39.3 % të projekteve të parashikuara, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në kuadër të plotësimit të kushteve për avancimin në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në raportin e hartuar nga Ministria e Integrimit Evropian (e cila tashmë është shndërruar në një drejtori në varësi të Ministrisë së Jashtme) mbi performancën e ministrive të linjës sa i përket realizimit të prioriteteve të parashikuara në kuadër të integrimit.

Sipas raportit, dy janë ministritë me shkallën më të lartë të dështimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit e drejtuar nga Lindita Nikolla dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e drejtuar deri disa ditë më parë nga Edmond Panariti. Shkalla e dështimit përcaktohet nga numri i madh i detyrave dhe niveli i ulët i realizimit.

Përqindja e realizimin të projektakteve nga Ministria e Arsimit, për tremujorin e dytë të 2017, është zero. Sigurisht, pjesë e përgjegjësisë për një performancë kaq të ulët është edhe ish-ministrja teknike e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, e cila ka drejtuar këtë sektor që nga fundi i muajt maji.

Në tremujorin e parë të 2017, detyrat e realizuara nga Ministria e Arsimit, nën drejtimin e Lindita Nikollës, janë në masën 25 për qind. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, nën drejtimin e Edmond Panaritit, nga 7 projektakte të planifikuara ka realizuar vetëm 2, pra në masën 29 për qind.

Ndërsa, në tremujorin e dytë të 2017, Ministria e Bujqësisë ka realizuar zero për qind të projektakteve të planifikuara. “Në kuadër të monitorimit tremujor të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, Ministria e Integrimit Evropian mori pjesë në takimet e zhvilluara çdo muaj nga Grupet Ndërinstitucionale të Punës, duke insistuar qe masat ligjore të miratohen brenda periudhës së planifikuar. Institucionet përgjegjëse për çdo kapitull, raportojnë çdo muaj për përditësimet që kanë ndodhur gjatë gjashte-mujorit të parë të vitit 2017 (janar – qershor 2017) për sa i përket strategjive ose dokumenteve strategjike të planifikuara dhe të miratuara si dhe legjislacionit të planifikuar dhe miratuar.

Nga raportimi i institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e kapitujve të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, vërehen këto dukuri kryesore: Nga 56 projekt-akte të planifikuara për gjashte-mujorin e parë të vitit 2017, vetëm 20 akte janë miratuar gjatë kësaj periudhe. Përqindja e realizimit për këtë periudhë është 39.3 %”, thuhet në raport.

Ministrat më të suksesshëm

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjatë tremujorit të parë të 2017, rezulton se i ka realizuar në masën 100 për qind detyra e planifikuara në kuadër të procesit të integrimit. Ndërsa tremujorin e parë të vitit 2017, kjo ministri, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe më pas nga Olta Xhaçka, i kanë realizuar në masën 70 për qind projektaktet e planifikuara. Edhe Ministria e Drejtësisë i ka realizuar në masën 100 për qind projektaktet, ndonëse kësaj ministrie i ishte lënë për detyrë realizimi vetëm i një projektakti.

Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Ilir Beqajt, në tremujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuara në masën 50 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2017, në masën 33 për qind.

Edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, nën drejtimin e Damian Gjiknurit, gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuar në masën 50 për qind. Ministria e Mjedisit, në tremujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuara në masën 75 për qind, ndërsa në tremujorin e parë zero për qind.

Përqindjet e realizimit të PKIE-së gjatë të njëjtës periudhë të këtyre dy viteve të fundit tregojnë se realizimi i planifikimit gjatë gjashtë-mujorit të parë 2017 është 39.3 %, duke pësuar një përmirësim, krahasuar me gjashtë-mujorin e parë të 2016, i cili ishte ne nivelin 35.6%.

Vlerësimi i BE për 5 prioritetet

Shqipëria është mesatarisht e përgatitur lidhur me reformën në administratën publike. Përparimi i mëtejshëm është kyç për të konsoliduar arritjet drejt një administrate publike më eficente, të depolitizuar dhe profesionale.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Shqipëria është deri diku e përgatitur. Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Hetimet proaktive, vlerësimet sistematike të riskut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, vendi ka arritur një farë niveli përgatitjeje. Numri i dënimeve të formës së prerë për rastet e krimeve të organizuara është ende i ulët, duke shënuar vetëm një rritje të lehtë në vitet e fundit. Hetimet financiare në lidhje me grupet e organizuara kriminale nuk janë zhvilluar në mënyrë sistematike dhe efektive. Historiku i ngrirjes dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme mbetet shumë i ulët.

Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është gjerësisht në përputhje me standardet evropiane. Lidhur me lirinë e shprehjes, Shqipëria ka një farë niveli të përgatitjes/ është mesatarisht e përgatitur. Atmosfera e përgjithshme është e favorshme për të ushtruar lirinë e shprehjes, por kërkohet një zbatim më i mirë i legjislacionit.

Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës Read More »

Papa Françesku dënon teknologjinë që mundëson ndryshimin e gjinisë

[sgmb id=”1″]

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka dënuar sot teknologjitë e reja, të cilat mundësojnë ndryshimin e gjinisë, duke thënë se kjo rrezikon krijimin e një jete të re.

Ai ka kritikuar të ashtuquajturën teori të lindjes dhe që njerëzit të mund të zgjedhin gjininë e tyre.

Papa Françesku dënon teknologjinë që mundëson ndryshimin e gjinisë Read More »

Berisha jep alarmin: Vendi po gjunjëzohet nga bandat

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjet kriminale në vend.

Pas akuzave të rënda për atë që sipas tij ndodh në Elbasan, sot Berisha ka dhënë alarmin edhe për qytetin e Shkodrës.

“Dua t’u them se ajo që shpërtheu në Elbasan dy herë, në mos tre, më aggressive është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po ia dorëzojnë krimit. Në Shkodër bëjnë ligjin killer dhe trafikantë”- tha Berisha.

Fjala e plotë e Berishës

”Ftoj mediat të fokusohen me të gjithë potencialin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar.

Pasi po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, në sundimin e plotë të drogës, qeveritarëve të drogës dhe qeveritarëve të krimit.

Dua tu them se ajo që shpërtheu në Elbasan dy herë, në mos tre, më aggressive është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po ia dorëzojnë krimit. Në Shkodër bëjnë ligjin killer dhe trafikantë.

Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Më pyetët për deklaratën: deklarata ime është kjo, Shqipëria ka në krye kreun e Meduzës së krimit të organizuar.

Për mua kryekumbari i Shqipërisë është Edi Rama sepse kur iu kërkua të mos vendosë Artur Bushin, e vendosi.

U tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Roshi nuk ka. Është Edi Rama që zhgrryhet përditë me Don Lalën”.

Berisha jep alarmin: Vendi po gjunjëzohet nga bandat Read More »

Ruçi përjashton Bashën nga seanca

[sgmb id=”1″]

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë u ndërpre sërish pasi opozita qëndroi në foltore, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha nga seanca për ‘pushtimin’ e foltores.

Ruçi hodhi poshtë kërkesën e PD-së për debatin për komisionin e reformës zgjedhore pasdite, ndërkohë që me votim u vendos që ky diskutim të shtyhej për javës tjetër.

Ndërkaq më herët, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.

Komisioni do të jetë dypartiak, do të trajtojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe propozimet e partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit jo më pak se 1 për qind të votave.

“Përbërja e komisionit do të jetë e barabartë mes shumicës dhe pakicës. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PD dhe PS, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë, ekspertë ndërkombëtarë janë të ftuar”, ka deklaruar Ruçi.

Kryetari i Kuvendit ka shtuar se vendimet do të quhen kur të votohen nga të gjithë anëtarët dhe të kenë marrë konsensusin e bashkëkryetarëve.

Ndër të tjera Ruçi ka bërë me dije se, ditën e djeshme Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e Kuvendit.

Njoftimi i Ruçit është pasuar nga një debat mes krerëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Edmond Spaho. Ky i fundit ka kërkuar debat për çështjen, ndërsa Balla e ka refuzuar këtë kërkesë me argumentin se debati do të bëhet në komisionet parlamentare.

Në vijim të seancës fjalën e ka marrë kryetari i PD, Basha, i cili ka kërkuar nga kryetari të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të caktuar ditën e dabtit dhe i ka bërë thirrje atij që të mos vendosë me forcën e kartonëve.

“Jeni një mazhorancë fiktive, në aleancë me krimin. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Mblidh Konferencën e Kryetarëve dhe vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet debati për një javë. Shtyrja e debatit ka vetëm një qëllim, t’i mbyllësh gojën opozitës”, ka thënë Basha.

Nga ana e tij Ruçi ka sqaruar se, nuk ka sens të mblidhet Konferenca kur Parlamenti është mbledhur për rendin e ditës, shkruan TCH..

“Propozohet një votë pro dhe një kundër, qoftë për zgjedhje nga rendi i ditës. Një kryetar grupi ishte për debat, dy kryetarë grupesh ishin për diskutimin javën tjetër. Nuk mundet që Konferenca e Kryetarëve të marrë atributet që i ka seanca parlamentare. Kjo është një çështje e mbyllur”, ka thënë Ruçi, i cili i ka tërhequr vërejtje Bashës për faktin se ka bllokuar podiumin e Parlamentit.

Ruçi përjashton Bashën nga seanca Read More »

Kryeministrja britanike kritikohet për stolitë e saj që lidhen me komunizmin

[sgmb id=”1″]

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë një konference të Partisë Konservatore të mbajtur sot në Londër, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një byzylyk që mbante në dorën e djathtë.

Gazetarët që gjendeshin në sallën ku ajo po fliste kanë vërejtur që May po mbante në dorë një stoli e cila ishte e zbukuruar me disa fotografi të artistes meksikane Frida Kahlo – e cila kishte jetuar prej vitit 1907 deri më 1954.

“A mund vetëm të them që Theresa May e ka në dorë një byzylyk me Frida Kahlon, një anëtare të partisë Komuniste e cila ishte e dashuruar në Leon Trotskyn”, shkruan Hannah Jane Parkinson, gazetare e gazetës The Guardian.

Sipas historisë, afera mes Kahlos dhe Trotskyt kishte ndodhur kur lideri sovjetik kishte fituar azil në Meksikë, dhe ishte vendosur në shtëpinë e Frida Kahlos, diku në vitet 1937-1939. Revolucionari marksist, Trotsky, ishte bërë shok i mirë, madje edhe i dashur i piktores meksikane.

Kryeministrja britanike kritikohet për stolitë e saj që lidhen me komunizmin Read More »

Shqiptarët të pakënaqur me punën që bëjnë: Paga të ulta, mungon vlerësimi

[sgmb id=”1″]

Një sondazh mbi nivelin e kënaqësisë në punë është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në sondazhi u përfshinë 1,429 persona.

Pjesëmarrësit u pyetën sa ishin të kënaqur nga puna aktuale dhe sa shanse kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Prej tyre 53 për qind janë të pakënaqur, 11 për qind shumë të pakënaqur, 30 për qind të kënaqur dhe 7 për qind shumë të kënaqur.

Kështu, në Shqipëri dhe Kosovë, kjo shifër arrin në 64 për qind. Ndërsa në botë, 48 për qind e të pyeturve nuk janë të kënaqur me punën që bëjnë.

52% e të anketuarve mendojnë të kërkojnë punë të re.

Nga sondazhet në botë shifra e atyre që kërkojnë punë të re është pak më e lartë, në 55 për qind.

Pyetjet e lidhura me punën, ishin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë në institucionin apo kompaninë që ata punojnë.

Nga 12 arsyet e ofruara për kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë punë të re, rezulton se paga është faktori më i rëndësishëm.

Aspekti financiar është mjaft i rëndësishëm siç mund të shihet nga fakti se është arsyeja kryesore pse të anketuarit kërkojnë punë të re dhe njëkohësisht më të kënaqur nga puna janë ata që kanë rroga më të larta.

Por paga nuk është çdo gjë.

Pjesëmarrësit në sondazh rendisin pesë aspektet më të rëndësishme të punës: vlerësimi për punën që bën, aspekt që e konsiderojnë të rëndësishëm, 71 për qind e të anketuarve.

Gjithashtu, cilësohen si të rëndësishme dhe aspekte të tjera si respektimi i punonjësve në punë, siguria si dhe atmosfera në vendin e punës.

Dukuri serioze që u vërejt në sondazh ishte mosrespektimi i Kodit të Punës në Shqipëri dhe Kosovë.

Të anketuarit shprehen të pakënaqur për faktin se një numër i tyre nuk kanë kontrata pune dhe aty ku kanë, në disa raste nuk respektohen.

Një tjetër shqetësim i shprehur është orari i punës i zgjatur dhe i papaguar si dhe mungesa e pushimeve në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare.

Anketa u bë e mundur nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) me pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë aktualisht një pozicion pune në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovë.

Shqiptarët të pakënaqur me punën që bëjnë: Paga të ulta, mungon vlerësimi Read More »

PD publikon emrin e deputetit me të shkuar kriminale në Itali

[sgmb id=”1″]

Partia Demokratike ka zbuluar emrin e deputetit per te cilin thote se ka te shkuar kriminale ne Itali. Sipas PD-së, deputeti me të shkuar kriminale eshte Aqif Rakipi i PDIU-se.

“Panorama” ka siguruar dhe publikon te plote kerkesen e Partise Demokratike per prokurorine, ku i kerkon te zbatoje ligjin per denoncimin ne fjale.

Në dokumentin dorëzuar në Prokurori dhe firmosur nga deputetet e saj, PD-ja kërkon “verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit Aqif Rakipi, detyrë deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.

“Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Aqif Rakipi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian”- thuhet në kërkesën e PD.

Aqif Rakipi pervec deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e PDIU-së, nuk është emër i panjohur. Ai vetëm pak kohë më parë u përfshi në një ngjarje të rëndë, teksa aksidentoi me vdekje një person në autostradë në afërsi të Vorës, por më pas u lirua nga akuza.

PD ne kohen e aksidentit reagoi me force, nderkohe qe nuk munguan akuzat e forta edhe per lidhjet e tij te aferta me kryeministrin Rama.

Kujtojme se Rakipi ishte nder deputetet qe votuan pro qeverise “Rama 2” gjate konstituimit te saj ne Kuvend.

 

PD publikon emrin e deputetit me të shkuar kriminale në Itali Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com