Opinione

“Pastrim, ndëshkim e luftë”, Rama me tone të rrepta, njofton operacionin e madh që do të nisë

[sgmb id=”1″]

Në mbyllje të fjalës së ministrave gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Kryeministi Edi Rama ka folur me tone të rrepta për atë që i duhet tashmë qeverisë së re.

“Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar

apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv”- tha Rama.

“Pastrim, ndëshkim e luftë”, Rama me tone të rrepta, njofton operacionin e madh që do të nisë Read More »

Bregu flet për pyetjen që e mundon prej kohësh: A do të pranojë një post nga Rama?

[sgmb id=”1″]

Ish-ministrja edhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka folur për pyetjen që e ka munduar prej kohësh, nëse do të pranonte ndonjë post nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një interviste në emisionin ‘Oktapod’ në Vizion Plus, Bregu është përgjigjur kështu:

Gjatë një interviste në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Bregu ka folur qartë dhe prerë.

‘Jo’, pa ironi, duke thënë se prej kohësh asaj virtualisht i “janë dhënë” shumë poste, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, tha Bregu.

Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo u la jashtë listave për deputetë të PD-së.

Bregu flet për pyetjen që e mundon prej kohësh: A do të pranojë një post nga Rama? Read More »

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Më mirë ata se kriminelët që ke ti në krah

[sgmb id=”1″]

E mënjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e Kryemadhit nga Pogradeci kundrejt deklaratave të Ramës sot në Asamblenë e PS-së. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me punësimet në institucione të ndryshme.

Rama tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion i drejtuar nga LSI ishte punësuar edhe një këngëtar por Kryemadhi deklaroi se më mirë të punosh dhe të kesh miq këngëtarë se kriminelë. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveris shtëpinë e tij me kriminelët.nd

Kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për t’i pasur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta pasur shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por Shqipërinë jo”, – tha Kryemadhi.

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Më mirë ata se kriminelët që ke ti në krah Read More »

Këmbëngul Donald Lu: Këta gangsterë duhen futur në burg

[sgmb id=”1″]

Pas deklaratave të forta të bëra pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu ka konfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara kundër krimit të organizuar dhe bosëve të krimit. Në emër të selisë diplomatike amerikane, Lu ka komentuar një koment të gazetarit Skënder Minxhozi në Facebook.

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës.” – thuhet në deklaratën që mban nënshkrimin “Ambasadori Donald Lu”.

Këmbëngul Donald Lu: Këta gangsterë duhen futur në burg Read More »

Panucci: Vetë ia dhuruam fitoren Spanjës

[sgmb id=”1″]

Trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar për TVSH sot humbjen 3-0 përballë Spanjës, duke thënë se skuadra e tij krijoi pesë raste.

Sipas Christian Panuccit jo të gjitha skuadrat mund të krijojnë kaq shumë përballë një ekipi si Spanja.

“Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne. Nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë kishim formacion më të mirë. Ndodhi në Maqedoni edhe sot”, tha italiani.

Ai tregoi më tutje se ka bërë disa ndryshime në sistemin e lojës, por të cilat ishin të mangëta.

“Ndryshova sistemin e 4-3-3 për ti dhënë më shumë shtysë skuadrës. Doja të bëja një ndryshim më shumë”.

“Jemi jashtë Botërorit dhe është e drejtë për ti dhënë shansin lojtarëve të tillë. i dhashë mundësinë një lojtari të ri. Nuk u ndodh të gjithëve të krijojnë pesë raste përballë Spanjës”, tha Panucci.

Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët.

Panucci: Vetë ia dhuruam fitoren Spanjës Read More »

Këta janë emrat e zëvendës ministrave të qeverisë “Rama 2”

[sgmb id=”1″]

Dalin disa nga emrat e zv.ministrave të rinj që do të prezantohen nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Report tv shkruan se Zv. Ministree Jashtme Artemis Dralo, zëvendës Ministre e Brendshme, Rovena Voda, zëvendës Ministër i Ekonomisë, Ervin Mete, zëvendës Ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.Ndersa thuhet se ministria e Brendshme do ketë 4 zv.ministra.

Këta janë emrat e zëvendës ministrave të qeverisë “Rama 2” Read More »

Kupa e Botës “Qatar 2022” ka gjasa të mos mbahet

[sgmb id=”1″]

Kupa e Botës “Qatari 2022″ vihet në rrezik për shkak të krizës politike.

Sipas të përditshmes britanike ”The Sun” një raport ka pohuar se kriza politike me vendet fqinje ka vënë turneun në dyshim.

Fifa kishte përzgjedhur Katarin në vitin 2010 për organizimin e kampionatit botëror në vitin 2022. Por, sipas mediave britanike thuhet se diplomatët perëndimorë kanë deklaruar privatisht se nuk e dinë nëse turneu do të zhvillohet apo jo siç është planifikuar.

Ndryshe Katari është aktualisht në një pasojë politike me vendet fqinje me rrezik në rritje që ata të mos arrijnë të sigurojnë kontrata për infrastrukturën.

Kupa e Botës “Qatar 2022” ka gjasa të mos mbahet Read More »

Ja të kujt ishin 115 mijë eurot që u gjetën në Llogara

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e pazakontë u raportua një javë më parë nga Vlora, ku një familje gjeti një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.

Gazetari Erik Mehmeti ka zbardhur përmes një postimi në “Facebook” disa detaje rreth personave të cilëve u përkisnin paratë dhe për çfarë do të përdoreshin.

Statusi i gazetarit 

Rreth një javë më parë, në këtë vend, një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.

Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në dijeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falënderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete, familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë, ishin një çift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….

Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogara atë ditë”

Ja të kujt ishin 115 mijë eurot që u gjetën në Llogara Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com