Pas statusit të kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e seancës në Kuvend, ku shkruan se “PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu”, të menjëhershme kanë qenë komentet e qytetarëve.
Të shumtë ishin ata që kritikojnë gjendjen aktuale të vendit apo dhe parlamentin e Shqipërisë, por kreu i qeverisë nuk i ka lënë pa përgjigje.
“Perseri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu⛈??”
Komentet e qytetarëve dhe përgjigjet e Kryeministrit:
Qytetari: Ah juve doni litarin që të gjithë, pa përjashtim. Vetëm talleni me popullin!! S’keni faj ju, por kemi faj ne që ju lem juve të bëni si të doni me be (popullin) kshu do bësh shtet ti lol Albanian state is a total joke ??
Rama: Lini, litarin mbaje per te kercyer se te shkarkon helmet e trupit qe te ndikojne direkt trurin dhe pastaj truri te punon si skapamento qe nxjerr tym te zi nga goja?
Qytetari: E keni ber bordello ate lesh parlamenti
Rama: Fluard, parlamenti tani po kthehet ne binaret e rregullave te shkruara nga te gjitha palet, po ti mos e lesho veten keshtu me kete gjuhe se s’eshte mire per ty jo per mua
Qytetari: Po ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit. Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh. Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend
Rama: Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c’kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, tha dje para trupit gjykues se kërcënimin e Mynyr Konit, në prill të vitit 2016, e kishte marrë vesh nga rektori i atëhershëm, Dhori Kule
Ai tha se pasi u vu në dijeni për kërcënimin, njoftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikollën dhe zhvilloi një takim me të. Më pas, ai takoi edhe Dhori Kulen, që e njoftoi për kërcënimin. Sipas Çakos, Kule i tha se Koni u kërcënua nga disa persona pranë Universitetit të Tiranës, që i kërkuan të tërhiqej nga gara “për të mirën e tij”. Çako tregoi për takimin me Nikollën dhe më pas, takimin me ministrin e atëhershëm, Saimir Tahiri për të diskutuar çështjen në fjalë.
DËSHMIA E ÇAKOS
Prokurori: Kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimin e zotit Koni?
Haki Çako: Jam vënë në dijeni nga rektori i atëhershëm, Dhori Kule. Gjithashtu, më ka telefonuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe më kërkoi takim. Jam takuar me të në afërsi të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi kemi biseduar, detajet i kam marrë nga zoti Kule, me të cilin jam takuar më pas. Me Kulen biseduam për kanosjen e Mynyr Konit. Ai më tha se kanosja ishte bërë nga disa persona dhe mes tyre më përmendi Emiljano Shullazin. Në lidhje me këtë problematikë, kam thirrur në takim Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodajn, dhe Drejtorin e Krimeve, Ardian Çipën. Të dy morën informacionet e nevojshme dhe më pas u takuam me ministrin e atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahirin. Pasi kryem të gjitha veprimet e nevojshme, kontaktuam edhe me zotin Koni dhe i kërkuam që të bënte kallëzimin në Polici.
Prokurori: Kush e kishte njoftuar ministren e Arsimit, Koni apo Kule?
Haki Çako: Nga bisedat, mësova se në fillim ka qenë vetë zoti Koni dhe më pas edhe zoti Kule.
Avokati: Ju vetë keni pasur kontakte me zotin Koni?
Haki Çako: Jo, nuk kam patur asnjë kontakt.
Avokati: Kur kishte ndodhur kanosja, ditën kur ju njoftuan apo më përpara?
Haki Çako: Kanosja kishte ndodhur ditë më përpara se të njoftohesha.
Avokati: Deri sa u takuat ju, a kishte patur kallëzim në Polici për këtë çështje?
Haki Çako: Jo, nuk ka patur.
Emiljano Shullazi: Cili nga këta më implikoi mua në kanosje?
Haki Çako: Identifikimin e ka bërë deklarimi në Polici. Nuk u bë ballafaqim
Emiljano Shullazi: Po pra, ajo ndodhi pas…
Haki Çako: Në fillim, më ka thënë Dhori Kule se kanosja erdhi nga Emiljano Shullazi.
Gjyqtari: A ju tha Dhori Kule se përse bëhej kjo kanosje? Cili ishte objekti apo përmbajtja e saj?
Haki Çako: Që të tërhiqej nga kandidimi si rektor i Universitetit të Tiranës. Detaje të tjera mund t’i merrni nga oficerët që morën kallëzimin e zotit Koni. Mua kaq më lejonte detyra.
Gjyqtari: Ku ndodhi kanosja?
Haki Çako: Me sa kujtoj, ka ndodhur pranë Korpusit. Kërcënuesi i tha të tërhiqej nga gara, ndryshe ‘nuk do t’i kishte punët mirë’.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se Bashkimi Evropian e sheh Serbinë si anëtare të saj.
Ajo ka deklaruar se BE e vlerëson Serbinë si shtet të përgjegjshëm dhe të sinqertë, transmeton Indeksonline.
Këto deklarata ajo i ka dhënë pas takimit që ka pasur me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Brnabiq ka thënë se ishte me rëndësi për të që vizitën zyrtare si kryeministre e Serbisë e bëri pikërisht në Bruksel, për të dhënë sinjale të qarta që integrimet evropiane janë prioritet i politikës serbe.
“Mjekëve po u bëhet presion për të plotësuar me zor numrin e personave që bëjnë check up-in” – kështu shkruan deputeti i PD-së Luçiano Boçi.
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi postuar një sms në rrjetin social facebook në lidhje me check up-in.
Ai ka publikuar një SMS ku punonjesve të shëndetësisë, sipas tij, u bëhet presion të plotësojnë numrin e personave për check up, që Vilma Nushi të marrë 20 milionëshin e eurove.
Boç shkruan se “normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje.”
Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sidrit Beljeri duket të jetë kundër LGBTI-së.
‘’ Zoti na fali në çifte… Në të kundërt s’do kishte ma as Babë e as Nanë, as Motër e as Vlla, asgja s’do kishte ma’’, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se e ka detyrë tu tregojë fëmijeve të tij se kush është rruga e drejtë e kush humnera.
Shkrimi i plotë i Bejlerit:
Zoti na fali në çifte… Në të kundërt s’do kishte ma as Babë e as Nanë, as Motër e as Vlla, asgja s’do kishte ma… Nuk ma mbyll kush dot gojën me i tregu fëmijve të mi kush asht Rruga e kush Humnera… Zoti na udhëzoftë!
8 ditë më parë Ministria e Brendshme anuloi një tender për uniformat e policisë, në vlerë 1.3 miliardë lekë. Në pamje të parë duket një procedurë normale, një vendim rutinë, i argumentuar me faktin se “asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentat e tenderit”.
Një vendim i publikuar pa zhurmë në buletinin e Agjenisë së Prokurimit Publik, por që tërhoqi vëmendjen e medias; së pari për faktin se tenderat e mëparshëm të uniformave janë përfolur dhe hetuar për korrupsion dhe së dyti, pasi procedura që anulohet është iniciuar në kohën kur këtë ministri e drejtonte Saimir Tahiri.
Edhe tenderi që prokuroria hetoi për korrupsion vitin e kaluar, me të njëjtën vlerë 1.3 miliardë lekë, i përket periudhës së Tahirit.
Në media, vendimi i Ministrisë së Brendshme i shpallur më 2 tetor, u komentua si goditja më e fundit që Fatmir Xhafaj po i jep asaj çfarë gjeti nga Saimir Tahiri, si një hap i hedhur për të mos pasur më nëpër këmbë asnjë fije që e lidhte me Tahirin, si një prerje me thikë që ndan dy administratat.
Në stafin e Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj nuk ka bërë ndryshime të mëdha. Por të besuarit e Tahirit janë lënë pa punë. Atyre u kërkohet thjesht të respektojnë oraret zyrtare.
Është një ndër rastet tipike ku në një ministri që drejtohet nga e njëjta forcë politike nuk flitet për vazhdimësi të politikave apo “për të çuar përpara arritjet”, por për ndryshime rrënjësore.
Me këtë filozofi Fatmir Xhafaj u distancua nga Saimir Tahiri menjëherë sapo i zuri vendin.
Sa për të treguar ndryshimin mes tyre aq edhe edhe për të vënë me kujdes në dukje të gjithë gabimet e paraardhësit, Xhafaj i dha atij një prej atyre goditjeve që do ta kishte ëndërruar edhe vetë opozita që e kishte shpallur Tahirin shenjestër të betejës së saj politike, duke e akuzuar për lidhje me trafikantët e drogës e me grupe të rrezikshme të krimit të organizuar.
Më 8 maj ai deklaroi publikisht në emisioni Top Story se drejtuesit e policisë vendore kishin heshtur për trafikun e drogës, se kultivimi nuk mund të ndodhte pa dijeninë e policisë, se individë të veçantë të policisë ishin paguar nga grupet kriminale ose ishin pjesë e tyre.
“Një pjesë e ndryshimeve (në polici) është e lidhur me nevojën e luftës kundër kultivimit të kanabisit. A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e policisë? Absolutisht që jo…. Individë të veçantë të policisë janë paguar për heshtjen e tyre, ose kanë qenë pjesë e këtij presioni që është ushtruar nga grupet kriminale. Është blerë, ose heshtja, ose bashkëveprimi i tyre në territor. Mendoj që edhe disa nga drejtuesit e policive vendore kanë heshtur për këtë gjë”.
A kishte akuzë më të rëndë që i bëhej nga pasardhësi i të njëjtës familje politike, i cili nuk po kursjehej t’i nxirrte të palarat në shesh?
Por para disrektitimit publik, Fatmir Xhafaj kishte ndërmarrë veprime konkrete për të çmontuar rrjetin drejtues që Saimir Tahiri kishte ngritur në Policinë e Shtetit.
Në fillim të prillit, me të marrë detyrën, ai largoi 12 drejtorët e Policisë në qarqe, për shumë prej të cilëve opozita kishte vite që i kërkonte Tahirit me këmbëngulje t’i largonte nga postet drejtuese, teksa i akuzonte si të lidhur me grupet e narkotrafikut dhe përgjegjës për mbjelljen e Shqipërisë me hashash nga cepi në cep.
Iku Ervin Hodaj nga policia e Tiranës, një prej njerëzve më të besuar të Tahirit, që shfaqej krah tij edhe në takime informale jashtë orarit zyrtar të punës. U largua Jaeld Çelaj nga drejtimi i policisë së Vlorës, i akuzuar nga opozita për mbrojtje të “Habilajve”, kushërinjtë e Saimir Tahirit që sipas PD kishin përdorur edhe makinën e ministrit për të trafikuar drogë dhe përdornin po lidhjet me të për të mbjellë kanabis të pashqetësuar. Pak ditë përpara se të shkarkohej Arianit Arapi nga policia e Gjirokastrës, Krimet e Rënda kapën 12 ton drogë në Përmet.
Në Beratin e Fatmir Lleshit, një tjetër drejtor policie i besuar i Tahirit u kapën 2 ton kanabis 3 pas largimit të tij.
Afro 30 ton drogë u kapën në total nga policia pas largimit të drejtorëve të Tahirit, pak javë pasi ai deklaronte se policia e tij kishte krehur të gjithë Shqipërinë, me bunkerë, magazina e shtëpi të braktisura, kodra e shtrate lumenjsh. Ishin sasi të prodhuara në kohën e tij, në atë kohë kur ai së bashku me Edi Ramën u thonin shqiptarëve se kanabisi ishte fantazi e opozitës.
Po përse kjo strategji e Xhafajt për të nxjerrë zbuluar një ish –ministër të partisë së tij dhe një prej më besnikëve të kryeministrit Rama?
Arsyeja e parë ka të bëjë me faktin se si largimi i Tahirit ashtu edhe emërimi i Xhafajt iu kërkuan Edi Ramës nga partnerët ndërkombëtarë, si një lëvizje për të goditur trafikantët e drogës dhe për ta shkëputur policinë nga lidhja me krimin.
Por zelli i madh që Xhafaj tregoi për të nxjerrë zbuluar Tahirin ka të bëjë edhe me marrëdhëniet personale mes tyre dhe kjo është arsyeja e dytë.
Ato s’kanë qenë ndonjëherë të mira, por që u përkeqësuan shtatorin e vitit 2014 kur një patrullë policësh me maska ndaloi makinën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve (Xhafajt) dhe ushtroi kontroll të imtësishëm brenda saj. Pavarësisht kundërshtimeve, policët e Tahirit nuk e përfillën rezistencën e Xhafajt, madje e rritën kontrollin sa herë që ai kundështonte.
Në pak muaj si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po tenton ta shkundë policinë, atë polici që donte Tahiri dhe e ndërtoi sipas vizionit të tij. Ai ka vendosur të kalojë në vetting të gjithë policët.
Është një iniciativë që ndërmerret për herë të parë në historinë e uniformave blu. Ndoshta nuk është goditje e drejpërdrejtë për Saimir Tahirin, por në vetting do të kalojë policia që ndërtoi ai për 4 vjet, si nevojë për t’ia pastruar asaj radhët nga të inkriminuarit, efektivë të gradave të ulta apo drejtues të dyshuar për lidhje me narkotrafikun e që i kanë shtuar pasuritë përmes aktiviteteve të paligjshme, sidomos në 4 –vjeçarin e fundit ku trafiku i drogës ka njohur kulmin.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka deklaruar se Shqipëria luajti si e barabartë me Italinë, por në fund u ndëshkua nga një gabim në mbrojtje.
“U ndëshkuam nga një gabim, ata shënuan dhe fituan. Me pak fat nga disa goditje qe beme, po te kishim me shume fat do kishim shënuar dhe ndeshja do ishte ndryshe. Luajtëm të gjithë të barabartë, u ndëshkuam nga një episod. Ishte e veshtire te luaje kunder dy mbrojtesave te gjate, ishim pak pa fat, s’mund te them se nuk u furnizova. Kjo ishte loja jone te prfitonim nga kundersulmet”, tha Sadiku për RTSH.
Më tej Sadiku zbuloi se ishte ai lojtari që i mori fanellën Bufonit, duke rrëfyer bisedën me portierin legjendar të Italisë, Xhanluixhi Bufon.
Prononcimi i Sadikut
Cfarë nuk shkoi sot?
Luajtëm të barabartë me Italinë, kishim disa mundësi. U ndëshkuam nga një gabim dhe ata shënuan dhe fituan ndeshjen. Me pak fat, një nga disa goditjet mund të kishte përfunduar në rrjetë. Luajtëm si të barabartë.
More bluzën e Bufon?
Nuk bëmë asnjë batutë. Në një goditje këndi ia kërkova dhe në fund të ndeshjes më tha do ta jap.
Nuk kishe furnizimin e duhur me topa nga mesfusha…Ishim pak konfuz në metrat e fundit. E kërkuam golin me shumë ngulm dhe nuk na dolën krosimet që bëmë. Nuk do të thotë që ekipi nuk më furnizoi. U munduam shumë që të dalim nga krahët, por ishte pak e vështirë që të luaje kundër dy mbrojtësve të gjatë. Po të kishim shënuar një gol, do rridhte ndryshe loja.
Si ishin Kielini dhe Bonuci?
Janë lojtarë me eksperiencë. Flisnin shumë me njeri tjetrin. Mundohesha tu dilja në prapashpinë. Ishin 100% të fortë dhe ishte pak e vështirë. Ne krijuam rastet tona, duhet ti kishim shfrytëzuar.
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci është i kënaqur nga skuadra, edhe pse me lojën që bëri, meritonte më shumë.
“Kemi hyrë me shumë kurajo në lojë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, duke prodhuar edhe dy-tre raste të mira për të shënuar”, tha Panucci pas humbjes 0:1 nga Italia për Supersport.
Kemi kaluar përtej mendimit tonë në këtë takim, kemi rrezikuar shumë, por ja që në fund e kemi pësuar”.
Krejt në fund Panucci thotë se dëshiron nga skuadra që të vazhdojnë me paraqitje të tilla në kualifikimet për Euro 2020.