Opinione

Aida Shtino shp ërthen e revoltuar për maninë e personazheve VIP: ‘Po ngelet duke kopjuar aman dhe keni harruar veten’

Gazetarja Aida Shtino ka dalë me një reagim të ashpër në rrjete sociale për maninë e personazheve VIP që publikojnë në Tik Tok video ku imitojnë zërin e dikujt tjetër.

“Se kuptoj ce kane kete mani keta vipat tane qe imitojne zerin e dikujt tjeter…dmth keta vetem levizin buzet zeri eshte i dikujt tjeter…?

Po te gjithe….

Sec me kujtuan ate krijesen qe Darvini na ka thene se e kemi orgjinen …

Thoni ta kemi….?

Po ngelet duke kopjuar aman dhe keni harruar veten…”, shkruan Aida Shtino.

Aida Shtino shp ërthen e revoltuar për maninë e personazheve VIP: ‘Po ngelet duke kopjuar aman dhe keni harruar veten’ Read More »

Berisha bën de noncimin e radhës: ‘Nuredin Dumani me pushime në Golem’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një den oncim kësaj here në kufijtë e fantazisë.

Ai thotë se vrasësi me pagesë i arrestuar me bujë dhe i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, Nuredin Dumani ndodhej me pushime në Golem të Durrësit.

Kjo, sipas denoncimit të një qytetareje që thotë se e pa me sytë e saj, killerin e rrezikshëm i cili mori një plumb në shtyllën kurrizore dhe që dyshohet se mjekët s’kanë arritur t’ia heqin ende.

De noncimi i Berishës:

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate!
Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirmbrëma Doktor Berisha më fal shumë për shqe tësimin në këtë orë të vonë (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej në këto momente në Golem tek Lokal Hotel Bonita i shoqëruar nga forcat e po licisë. Në plazh në mes turistëve. E shoqëruan nga ambjenti ku ishte pasi në plazh u mbyll çdo lloj aktiviteti pol icia e mori nga aty.

E pashë me sytë e mi bashkë me bashkeshortin në këto momente. Me falni ju lutem për këtë orë të vonë! Më falni ju lutem se harrova këtë detaj po ecte rrugëve si një person normal pa pik fr ike dhe pro blemi me çantë në krahë. Bluzë të veshur me viza me kolore të theksuara.

Berisha bën de noncimin e radhës: ‘Nuredin Dumani me pushime në Golem’ Read More »

Meta thirrje urgjente qeverisë për situatën në Kakavijë: ‘Të ndërpresin pushimet’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën që është paraqitur në Kakavijë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

“U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë” shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës:

ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE! 🇦🇱

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.

Meta thirrje urgjente qeverisë për situatën në Kakavijë: ‘Të ndërpresin pushimet’ Read More »

‘Ndërron’ profesion Artan Hoxha, shet misra të pjekur

Gazetari Artan Hoxha ka postuar një foto ku shihej se për disa çaste ka zënë vendin e një shitësi misrash të pjekur. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se po trajnohet për të ndërruar ‘profesion’ duke cituar dhe një shprehje popullore që thotë se ‘në këtë vend çfarë sjell ora nuk sjell moti’. Ai shton se çmimi i misrit është rritur dhe se ka shkuar në 1 mijë e 500 lekë të vjetra, ndryshe nga bananet e Ekuadorit që vijojnë të mbajnë të njëjtat tarifa, 7 copë 2 mijë lekë të vjetra. Rritjen e çmimit të misrave e konsideron një organizim të ‘kartelit’ të misra-pjekësve në bregdet, madje më të mirë se ai i kokainës.

Postimi i plotë:

Hajde miser i pjekur… Iku malli i mire, 7 cope 2 mije leke… Duket amatori ne keto pune!!! Harrova qe “7 cope 2 mije leke” eshte per bananet e Ekuadorit ne Tirane. Ne Sarande, pazari per mallin e vendit, misrin e pjekur eshte ”4 misra 6 mije leke”…. I pyeta keta te misrave, pse e keni rritur çmimin e misrit 1500 leke, kur kursi euros ka rene ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar, ku nje miser shitej per 1 mije leke ndersa prodhimi i misrit ne vend eshte rritur kete vit… Ka kater faktore, tha profesionisti i misrave te pjekur, 1)- Eshte rritur shume nafta, nuk e mbjellim misrin me parmende si qemoti por me zetor. 2)-Lu fta ne Ukraine na shk aterroi fare, i ka cuar cmimet e dritherave ne qiell. 3)-Eshte shtrenjtuar fuqia punetore, ata qe pjekin miser po nuk i pagove mire, i merr greku se paguhen me mire andej…(prandaj thote Rama se duhen taksuar forte keta profesionistet e lire)… 4)-Na vr et dhe haku i shtetit. Me perpara ishin po lice nga fshati dhe kenaqeshin vetem misra te pjekur, keta te sotmit jane bere qerratej te medhenj, duan vetem leke ne dore, ndryshe te sekuestrojne misrat me gjithe prushin e nde zur…. Temen e semes, 1500 leke misri i pjekur!!!!! Eshte bere karteli i misra-pjekesve ne bregdet me i organizuar se karteli i kokaines E pyeta misrapjeksin profesionist, ku fiton me shume, te pjekja apo te vje dhja e misrit? Pune dreqi,-me tha!!! Te vje dhja kemi fluks kerkesash sepse ka kushte me te mira.

Punon me pak kohe, plus qe vje dhja behet ne freskellek, naten. Kurse te pjekja je me i sigurte, por puna eshte me orar te zgjatur dhe ne kushte te veshtira, pasi duhet te durosh vapen e veres dhe te nxehtin e prushit… Zgjidh e merr. Ose 1 ore ha jdut misrash ne freskun e nates, ose 14 ore pune ne piskun e vapes per te pjekur miser!!! Perfundimisht ky vend ka marre te tatepjeten… Meqe kjo puna e ha jdutllekut eshte zanat me liçence qeverie, me mire po kaloj te pjekja e misrave, lodhesh me shume por fle rehat. Po trajnohem te nderroj zanat sa nuk eshte vone, ne kete vend ç’sjell ora nuk sjell moti, thote populli…

‘Ndërron’ profesion Artan Hoxha, shet misra të pjekur Read More »

Veliaj-Metës: ‘Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga inspektimi i shkollës së re “Bashkim Fino” në Njësinë 2, iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai nuk kurseu ironinë ndaj Metës për të cilin tha se është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit.

Më tej Veliaj theksoi se është “racizëm të thuash se Tirana po mbingarkohet, kur je bërë nga kjo Tiranë kryeministër dhe President”.

“Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit, pro është ra cizëm ba nal që të thuash se kjo Tiranë po na mb yt dhe po na mbingarkohet është raci zëm ba nal kur vetë je histori suksesi, se je bërë dhe Kryeministër dhe President nga kjo Tiranë. Edhe kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë që edhe pse për 30 vjet kanë pasur të gjitha detyrat e shtetit,

Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh. I ka bërë Presidentë, Kryeministra, Kryetar Kuvendi të mësojnë pak nga ky emër i madhe që në ditët më të vështira i bëri njerëzit bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe duan të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur dhe për sa kohë që fëmijëve do t’u japim shkollë cilësore do të sigurohemi që nuk do t’i kemi më fuksat në drejtim dhe do sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera. Është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef por me pasion”, tha kryebashkiaku.

Veliaj-Metës: ‘Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin’ Read More »

Berisha: ‘Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike’

Kreu i PD, Sali Berisha, ka denoncuar sot projektin e Portit të Durrësit për të cilin tha se është një “aferë që shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro”.
Berisha ak uzoi Ramën se ka gjetur një kompani për t’u fshehur pas saj dhe për të larë paratë e dro gës.

“Unë para dy javësh u kam bërë thirrje qytetrëve të Durrësit të mos blejnë asnjë metër se gjithcka do konfiskohet, unë sot përsëri e den oncoj këtë aferë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Evropës. Se si aferë kjo shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro.

Rama me kompaninë po përvetëson një milion metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit dhe po i bën një d ëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare.

Para 6 muajsh janë blerë vinca nga më modernët për atë port, të gjitha shumëzohen me zero se i pangopuri Rama ka gjetur një kompani sa për t’u fshehur pas saj për të larë paratë e lumenjve të dro gës së klaneve të tij të dr ogës në Durrës.

E garantoj se ai projekt nuk do gjejë jetë e PD do jetë një nga të parat. I them atij zotërisë Emaar të mos impolikohet në afera të tilla, mos implikohet në megaafera të tme rrshme si kjo, Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike”, tha Berisha.

Berisha: ‘Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike’ Read More »

Politikani shqiptar ka një kërkesë për Noizy-n

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, së fundmi ka publikuar nëj foto krah reperit Noizy,

Në llogarinë e tij, Geci, ka një kërkesë për të gjithë këngëtarët. Ai i ka kërkuar nga Noizy dhe reperët e tjerë që të mos e kopjojnë politikën shqiptare, të mos përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.

Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte: “Mos e kopjoni politikën shqiptare”mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin

Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë

Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.

Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.

Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt.

Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një”

Politikani shqiptar ka një kërkesë për Noizy-n Read More »

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar qeverisë marrjen e dy masave për të ndihmuar sektorin e turizmit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha foli për subvencionimin r plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban si dhe për përgjysmimin e taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

“Po rrë nojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban.

Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD”-tha Berisha.

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’ Read More »