Opinione

Berisha, ‘mesazh’ të koduar FBI e Arta Markut për sigurinë në burgun e Reçit ku do jetë pas janarit

Sali Berisha është koshient për fatin e tij pas zbatimit të Vettingut dhe veçanërisht reformës në drejtësi në Shqipëri. Kur “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë do të përfundojnë prapa hekurave të burgut. Me gjithë ato dosje të rënda në kurriz, duke filluar nga “Gërdeci” ku u vranë 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë në shpërthimin e municionit, vrasjen e 4 demonstruesve më 21 janar, aferën e CEZ ku u vodhën 414 milionë euro dhe dosje të tjera krimi dhe abuzimi, ish kryeministri e di se e ka vendin në burg. Me një drejtësi normale sikurse pretendohet pas instalimit të drejtësisë së re dhe mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, vendi i Sali Berishës është në qeli. Për të vuajtur dënimin për krimet monstruoze dhe vjedhjen që i ka bërë shtetit. Dhe bashkë me të dhe Meta dhe të gjithë ata që kanë abuzuar dhe kryer krime. Pikërisht, duke e parë se fati politik i tij në fund të herës, Berisha ka vendosur të marrë masa.

Ish kryeministri shquhet se nuk lë asgjë pas dore, kur bëhet fjalë për fatin e tij por dhe të familjes. Dhe shqetësim për të është kryeqendra e veriut, Shkodra.

Në një postim në facebook, teksa paraqet shqetësimin për zotërimin e këtij qyteti nga bandat e PS, lëshon një mesazh të koduar në drejtim të FBI dhe kryeprokurores Arta Marku. Duke kërkuar më shumë se sa denoncimin që i bën qeverisë së kryesuar nga Rama, rregullimin e situatës në këtë qark. Në të cilin në janar përurohet burgu i sigurisë së lartë dhe me kushte të shkëlqyera që pret “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë.

Pikërisht për këtë arësye Berisha kërkon siguri në këtë qark dhe për pasojë dhe në këtë burg. Për veten e tij, pasi do të jetë me sa shihet banesa për të deri në fund të jetës, ku do të vuajë dënimin për të gjitha zullumet që ka bërë në tërë këto vite të qeverisjes së tij por dhe kur ka qënë në opozitë.

Berisha ironizon operacionin “Forca e ligjit” dhe shkruan se policia e Shkodrës kontrollohet nga bandat e partisë. Sipas denoncuesit, disa ditë më parë në një lokal në Shkodër një person ka qëlluar me armë por kur është bërë identifikimi i autorit, policët në terren kanë marrë urdhër të mos merren me këtë çështje. Denoncuesi thotë se autori ka ndihmuar deputetin e PS Luan Harusha në zgjedhje. Ai jep edhe emrat.

“Ky shtetas ka qëlluar në ambient të mbyllur të lokalit duke i rrezikuar jeta e shumë personave që ishin brenda në lokal. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi Safet Bajri i cili ka qenë duke pirë në këtë lokal dhe është afruar një tavoline tjetër ku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Erdis Ishmi disa herë. Dua të theksoj se autori i kësaj ngjarje Safet Bajri asht person me precedent kriminal dhe problematik. Ka ndihmuar Luan Harushën për vota, ku ky i fundit ka marrë drejtuesit e policisë duke i urdhëruar që mos të merren me këtë ngjarje”, përcjell Berisha shqetësimin e një “oficeri dixhital”. Që në të vërtetë është shqetësimi i tij, pasi i frikësohet ndonjë ngjarjeje të pakëndëshme në këtë qark. I cili Berisha parandjen se do të jetë banor i tij për shumë vite. Dhëntë zoti dhe bëhet “qytetar” i qarkut Shkodër.

Berisha, ‘mesazh’ të koduar FBI e Arta Markut për sigurinë në burgun e Reçit ku do jetë pas janarit Read More »

Jetojmë me djersën e ballit, kjo është e vërteta e pasurisë tonë’.Deklarata e fortë e vëllait të ‘Eskobarit’ të Ballkanit

Vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili në një intervistë për Ora News, deklaron se hoteli i sekuestruar nga Policia, Santa Quaranta, është ndërtuar sipas tij me lekë të pastra dhe akuzon politiken se po e perdorin per interesat e tyre.

Pyetje: Ju kanë sekuestruar hotelin Santa Quaranta në Sarandë, 2.8 ha tokë, 36 apartamente, njësi shërbime me sipërfaqe 2178 metër katëror, këto pasuri janë tuajat apo ka pjesë edhe vëllai juaj Klement Balili?

Bashkim Balili: Klement Balili nuk ka pjesë në këtë pasuri. Kjo pasuri është e Bashkim Balilit. Që të qartësohen politikanët, analistet dhe mediat të cilët deri tani kanë disiformuar të vërtetën. E vërteta e kësaj të vërtete është: Unë jam Bashkim Balili dhe kam filluar aktivitetin që në vitin 1994 dhe kam provat që jam subjekt dhe ushtroj aktivitetin konform rregullave dhe ligjit të shtetit shqiptar. Nuk kam filluar në 2015 sic pretendohet dhe imponohet për të marrë masa ekstreme. Unë kam marrë pjesë në ankandin e zhvilluar për shitjen e pasurive nga transparenca. Me ofertën ekonomike më të madhe nga të gjithë ofertuesit e tjerë jam shpallur fitues pa asnjë ndikim. Kjo pasuri është blerë nga Bashkim Balili që jam unë.

Pyetje: Me çfarë para është blerë kjo pasuri, kjo pronë?

Bashkim Balili: Kjo është blerë me të ardhurat e firmës. Të ardhurat e firmës time nga 1994 deri në 2001 në bazë të bilanceve, vlera e blerjes së objektit është 84 milionë e 60 mijë lekë. Të ardhurat e subjektit në bazë të bilanceve të deklaruara në tatime janë 85 milionë që janë më shumë sesa vlera e objektit dhe kjo pasuri është blerë me para të pastra të rrjedhura nga biznesi. Në kohën kur unë kam filluar biznesin vëllai im ka qenë adoleshent, nuk kishte moshën për të qenë në biznes dhe për tu marrë me biznes dhe me këto shpifje.

Pyetje: Pra ju po thoni që këto pasuri janë të justifikuara sipas ligjit, po pse keni pritur deri tani, pse nuk dolët më parë për ti justifikuar?

Bashkim Balili: Unë nuk dola sepse thashë që ja lashë drejtësisë të bëntë punën e vet. Drejtësia e çalë, jo vetëm që nuk bëri punë , por e ndërtoi në një arenë shpifjesh të cilën e shfrytëzuan politikanët për interesa të ndryshme. Të gjithë këta politikanë që dalin dhe tundin letra, ose këta të medias që janë të desinformuar, a mund të më venë në dispozicion ndonjë letër sepse unë jam i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha institucionet shtetërore, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e duhur të cilët ta vërifikojnë të kalojnë në filtra dhe ta shikojnë nga kanë ardhur këto para? Kanë ardhur nga biznesi apo kanë ardhur nga shpifjet që thonë këta?! Prandaj unë ja kam lënë drejtësisë, por drejtësia nuk e ka bërë punën e saj dhe nuk po e bën sepse ka 1.5 e gjysëm që ngeli në fokus të mediave, Klemend Balili, Balilajt. Kush janë këta Balilajt? Ne jemi njerëz të thjeshtë, punojmë dhe rrojmë me djersën e ballit dhe po të them dhe njëherë kam vlerat të nxjerra nga eksperti kontablë, dhe të ballafaqohemi me këta politikanët.

Pyetje: Pra ju po thoni që politika ju ka përdorur për qëllime politike, cilat janë këto arsye, për çfarë qëllimesh ju kanë përdorur dhe ju keni përfituar ndoshta nga politika për ngritjen e këtyre bizneseve?

Bashkim Balili: Në mënyrë absolute jo, nuk kam përfituar nga politika dhe le të dalë një njeri të thotë që Bashkim Balili ka trokitur në dyert e politikanëve. Unë nuk kam përfituar nga politikanët. Jam shtetas shqiptar, shkoj në votime se është detyrim, kamë bindjet e mia, sic kanë qenë njëherë tek X, njëherë tek Y dhe njëherë te Z-ta.

Pyetja: Atëhere pse po ju përdorin?

Bashkim Balili: Këtu politikanët më përdorin pa më njohur mua për të mbuluar interesat e tyre. Duke e ndjerë se brenda vetes kanë atë krizën e tyre, e nxjerrin lajm kryesor, “Eskobarin” e Ballkanit. Pra për interesa të tyre për të mbuluar krizën e tyre kanë filluar të gjithë politikanët e të gjitha ngjyrave të përdorin këtë “eskobar, eksobar, eskobar”

Jetojmë me djersën e ballit, kjo është e vërteta e pasurisë tonë’.Deklarata e fortë e vëllait të ‘Eskobarit’ të Ballkanit Read More »

Këshilltarja e LSI që votoi pro buxhetit sulmon Kryemadhin: Ti s’më inspiron dot, unë nuk jam ‘ajo goca’

Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak një tjetër anëtare e LSI-së iu shkëput kësaj partie dhe bashkoi votat me PS-në për të votuar buxhetin për Tiranën. Bora Panajoti është një nga katër këshilltarët që Veliaj i ka marrë LSI-së në pak muaj. Pse votova Pro buxhetit të Tiranës?

Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike. Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.

Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale “ish komunave”. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.

Së fundmi, dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.

Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli “Mos i mat të tjerët me metrin tënd”. Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t’i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.

Këshilltarja e LSI që votoi pro buxhetit sulmon Kryemadhin: Ti s’më inspiron dot, unë nuk jam ‘ajo goca’ Read More »

Fet daja i Florencit: U rrah nga dy policë, nuk pranojnë të na japin

Bashkim Hasani, daja i 23-vjeçarit Florenc Beqiraj shprehet se vdekja e nipit të tij në Francë është e veshur me mister.

Nisur nga informacione që familja dhe ai kanë marrë nga shqiptarë që njihnin Florencin, ai shprehet se nuk e besojnë që i riu të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas tij, një prej shokëve të Florencit ka treguar se, 23- vjeçari është dhunuar nga dy punonjës policie pasi ishte përfshirë në një konflikt me disa persona nga vendet arabe.

“Nuk e kuptoj se si mund të dërgohet një azilant në një burg të sigurisë së lartë. Pastaj e morën dhe e hedhin si lopë në spital dhe nuk e marrin përsipër që e kanë bërë ata. Djali shkoi për një jetë më të mirë dhe na kthehet i vdekur. Kërkojmë nga shteti shqiptar që të zbardhet sa më parë ngjarja. Ku janë të drejtat e njeriut? Nuk kishte arsye që të vriste veten. Ai kishte shenja dhune në dorë dhe pas veshit. Telefonata e fundit ka qenë me nënën, së cilës i ka thënë po kthehem. Sipas saj që na ka thënë një prej bashkëvuajtësve shqiptar në burg, e kanë rrahur për vdekje dy punonjës policie me ngjyrë. Avokati shqiptar ka kërkuar kamerat e sigurisë, por nuk ia japin. Këtu duket qartë se ka diçka”, shprehet Hasani.

Fet daja i Florencit: U rrah nga dy policë, nuk pranojnë të na japin Read More »

Nënshtetësia shqiptare për Janullatos, reagon Robert Ndrenika: Më në fund po bindem që …

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka sjellë reagime pozitive menjëherë në opinionin publik.

Menjëherë pas njoftimit në faqen e Presidencës për lajmin në fjalë, të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë përgëzuar Presidentin Meta për vendimin, duke e cilësuar të duhurin dhe të vonuar madje.

Mes komenteve të shumta, është edhe ai i aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika. Ky i fundit ka komentuar duke nënvizuar se “kur sheh të tilla vendime, e bën të ndjehet qytetar europian.”

Aktori Ndrenika falenderon Presidentin Meta duke e cilësuar këtë një lajm që i nderon të gjithë shqiptarët.

“Më në fund! Po bindem që jemi Europiane! Faleminderit zoti President! Ky lajm i nderon të gjithë!” shkruan aktori i njohur.

Nënshtetësia shqiptare për Janullatos, reagon Robert Ndrenika: Më në fund po bindem që … Read More »

Shpërthen moderatori ndaj Adi Krastës:Ti na tregon Moxartin, por a e di çfarë është K***

Pas prezantimit të festivalit të 56-të të fundivitit nga Adi Krasta të shumtë kanë qenë ata që e kanë dashur këtë rikthim të tij, por duket se ka edhe persona që nuk e kanë pritur mirë rikthimin e tij.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtari dhe moderatotri Besmir Metani, i cili hapat e para në muzikë i ka nisur pikërisht në “Ethet e së premtes mbrëma”.

Përmes një statusi në Facebook ai ka degjeruar në ofendime për Krastën dhe monologjet e tij në festival.

“Adi Krasta dhe monologjet e tij të sh*****…zhdukeni një herë e mirë nga ekrani. Ky lloj leshko që i thotë një publiku të gjerë “po fundja ku e dini ju kush është Moxarti…e mo Adi ku e di ti ça është K*ri”, – shkruan Besmir Metani.

Festivali I 56-të përfundoi me fitoren e këngëtarit Eugent Bushpepa, ndërkohë që në vend të dytë u rendit Redon Makashi.

Shpërthen moderatori ndaj Adi Krastës:Ti na tregon Moxartin, por a e di çfarë është K*** Read More »

Ambasadori shqiptar në Francë i befason të gjithë: Në trupin e Florencit nuk ka shenja dhune, ja kur del autopsia

Ambasadori shqiptar në Francë, Dritan Tola, ka folur rreth vdekjes së 23-vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili nga burgu ishte dërguar i masakruar në spitalin e Marsejës.

Në një lidhje telefonike për “News24”, Tola tha se nga njoftimi zyrtar i policisë franceze nuk ishte njoftuar për shenja dhune në trupin e Florencit dhe sipas ambasadorit në trupin e tij nuk ka asnjë indikacion për dhunim apo keqtrajtim, por faktet e sjella këto ditë nga familjarë, miq dhe të afërm pohojnë se 23-vjeçari është dhunuar.

25498528_799398796910131_2777745822219773332_n

Dritan Tola u shpreh ndër të tjera:

Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm . Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me spitalin dhe policinë si dhe familjarët e tij. Çështja është nën hetim, nuk janë dhënë pista të tjera, thuhet se ai është gjetur i pandërgjegjshëm në dhomën e tij.

Mbajtja me aparatura, ka qenë gjest human nga spitali i Marsejës.  Nuk ka pasur aspak refuzim të dhënies së ndihmës mjekësore. I dhanë çdo mundësi të atit të qëndronte pranë trupit të të birit.

Do të kryhet autopsia.  Nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim. Brenda javës tjetër do të kenë dalë rezultatet pas autopsisë, dhe pastaj do të shihet se çfarë ka ndodhur realisht.”

Ambasadori shqiptar në Francë i befason të gjithë: Në trupin e Florencit nuk ka shenja dhune, ja kur del autopsia Read More »

Kopila që bëjnë orgjira në Santa Quaranta:shpërthen keq Erion Kristo

Vdekja e Florenc Beqiraj ka ngritur në këmbë jo vetëm qytetarët por edhe një serë figurash publike.

Të afërm, miq, apo thjesht qytetarë që ishin prekur nga rasti i Florencit, protestuan sot para kryeministrisë dhe Ambasadës Franceze, duke kërkuar drejtësi për 23-vjeçarin e masakruar.

Pjesë e homazheve ka qënë edhe Erion Kristo i cili i ka kërkuar Edi Ramës të lërë çitjanet dhe të mbroië popullin.

“O artist, a do të behesh kryeministër ti apo jo!? Lëri çitjanet se po të vdes populli”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së Kristo ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe politikanëve pasi i ka quajtur kopila dhe kurvarë sepse nuk bërë asnjë për 23-vjeçarin shkodran.

Kopila, kurvarë, që në Santa Quaranta shkojnë dhe bëjnë orgjira.
Ndaj të gjithë ata që janë sot këtu t’i mbrojmë shqiptarët kudo që ndodhen se jemi pak edhe shumë.

Ai nuk donte të vdiste por një shtet i kalbur e la të vdiste.

Prandaj të gjithë ju sa herë qytetaria iu thërret në shesh lerini kafet por mbliudhi këtu se po ju bëtë shumë këta do të dhiten në brekë.

Sot jemi mbledhur të shpëtojmë 1 milion e gjysmë Florenca të tjerë që janë në botë.”

Kopila që bëjnë orgjira në Santa Quaranta:shpërthen keq Erion Kristo Read More »