Opinione

Ja çfarë informacioni jep për hotelin e Balilit komentuesi ne statusin e Rames…

Kryeministri Edi Rama ka uruar miremengjes sot me nje video ku flet per buxhetin qe mbeshtet kulturen dhet trashegimine shqiptare. 

Por nuk ka replikuar me asnje nga komentuesit, teksa ka habitur njeri prej tyre qe i ka shkruar per hotelin e Klement Balilit qe u vu dje ne sekuestro preventive.

Ja çfarë informacioni jep për hotelin e Balilit komentuesi ne statusin e Rames… Read More »

Kur Tahiri fliste për Habilajt: Nëse del që janë trafikantë, unë do…

Deputeti i PD Edi Paloka ka ripublikuar nje interviste dhene nga Saimir Tahiri ne vitin 2015 ne Top Story, ku fliste per Habilajt, lidhjen me ta dhe pergjegjesine qe do te mbante ai ne rast se Prokuroria i gjen te lidhur me trafikun e droges.

Ja cfare thoshte nder te tjera Tahiri: Moralisht unë do të ndihesha i goditur në rast se zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë, gjehen nga Prokuroria, nga hetimet që janë trafikantë, atëherë po unë jam moralisht i ,…do i kërkoj falje publikut i kam shitur makinën ca trafikantëve, po nëse sjanë atëherë cfarë të bëj? 

Do i thosha publikut unë paskam bërë një gabim njerëzor, duhet të isha interesuar më parë…S’po e mohoj fare, ne rast se ata hetohen i gjen prokuroria qe kane ndonje lloj qofte edhe largesisht tendence te tille e para nje here mbaj pergjegjesi para ligjit e dyta do i kerkoj falje publikut se i paskam shitur makinen ca trafikanteve”.

Kur Tahiri fliste për Habilajt: Nëse del që janë trafikantë, unë do… Read More »

Rama fsheh takimin me djalin e Sorosit? Gazetari plas ‘bombën’: ‘Po nisin ndërtimin e Jugosllavisë së Madhe’

Gazetari Dritan Kaba nëpërmjet një statusi në Fb, shprehet se vizita e djalit të multimiliarderit amerikan Xhorxh Soros, në Shqipëri, ka si qëllim krijimin e tregut të përbashkët Jufosllav, ku sipas tij viktima është Shqipëria.

“SOROS NE SHQIPERI SOT
Vucic i sinqerte per viziten e pinjollit te Sorosit, Rama ka frike ta tregoje, si takimin ne New York
Qelllimi: Krijimi i tregut te perbashket jugosllav ku viktime eshte Shqiperia, vendet e punes, bizneset, ekonomia dhe Kombi shqiptar.
Ky armik i hapur i Familjes, Kombit dhe Zotit sot eshte ne Shqiperi”, shkruate Kaba dy ditë më parë, kur Alex mbërriti në

Ndërsa sot Alex Soros, i cili gjendet në Tiranë prej tri ditësh, njofton për një takim me Kryeministrin e vendit Edi Rama.
“Ishte e mrekullueshme të takoja kryeministrin vizionar Edi Rama në Tiranë, në zyrën e tij unike. Më e veçanta e një kreu qeverie. Çfarë duhet të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit!” shkruan Alex Soros në Instagram.

Ndërkohë veç këtyre postimeve në faqen e Alex në Instagram asnjë zyrtar shqiptar, përfshirë kryeministrin nuk e ka bërë publik takimin me djalin e Sorosit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Alexandër Soros ishte në Serbi ku takoi, Presidentin Vuçiç dhe diskutuan për integrimin e Serbisë në BE.

Rama fsheh takimin me djalin e Sorosit? Gazetari plas ‘bombën’: ‘Po nisin ndërtimin e Jugosllavisë së Madhe’ Read More »

E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’

Pas publikimit te listes me emra nga ish-kryeministri Sali Berisha ne profilin e tij ne Facebook, te nje numri drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinio

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

“Jam dritan lena dhe ka shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni”,-mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut

E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’ Read More »

Deklarata “bombë” e juristes: Do ta kisha arrestuar Sali Berishën kur…

Nese do te ishte ne vend te Ina Rames, do kerkonte arrestimin e Sali Berishes. Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit te gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One”.

“Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike.

Deklarata “bombë” e juristes: Do ta kisha arrestuar Sali Berishën kur… Read More »

Rama s’mban më: Nëse vërtetohen akuzat për Saimirin, meriton vetëm fjalën VEMIE

Deklaratë e fortë kjo e kryeministrit Edi Rama i pyetur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Rama tha se nëse akuzat ndaj Tahirit vërtetohen atëhere ai meriton vetëm fjalën vemie.

‘Nëse drejtesia do të provoje të kundërtën e atyre që unë e kam mbështetur Saimir Tahirin, atëherë nuk është ai që kam besuar unë, por një njëri që meriton vetëm fjalën vemie’,- u shpreh kryeministri në studion e Artur Zhejit.

Rama s’mban më: Nëse vërtetohen akuzat për Saimirin, meriton vetëm fjalën VEMIE Read More »

Bledi Mane: Gruaja Llallës ‘gangstere’, bën namin për t’i regjistruar makinën me inicialet e dashnorit

Kërkoi targë të porositur dhe ia arriti qëllimit. Por jo një makine dosido, jo një targë dosido.

Makina: Volkswagen Tiguan

Targa: AA 777 SU

Brenda kësaj targe gjenden inicialet e dashnorit. Adriatik, një hap para gruaja.

Shkruan Bledi Mane

EDHE GRUAJA E ADRIATIK LLALLËS BËN SI GANGSTERE!

Ka bërë namin, ka ulëritur, bërtitur, kërcënuar e intimiduar punonjësit dhe zyrtaret e dhënies së targave për automjete.

Askush nuk e njiht,e por kur e morën vesh, u stepen.

Djana Llalla, stomatologia nga fshatrat e Elbasanit, bashkëshortja e Adriatik Llalles nga Gramshi me dashnore nga Durresi, më në fund regjistroi targen e makinës së saj pa respektuar rendin progresiv.

Kerkoi targë të porositur dhe ia arriti qëllimit. Por jo një makine dosido, jo një targë dosido.

Makina: Volkswagen Tiguan

Targa: AA 777 SU

Brenda kësaj targe gjenden inicialet e dashnorit. Adriatik, nje hap para gruaja.

Po ti Rovena Gashi po më lexon?

Edhe 11 ditë të kanë mbetur oooo Adriatik!!!
#ikikAdriatik

Bledi Mane: Gruaja Llallës ‘gangstere’, bën namin për t’i regjistruar makinën me inicialet e dashnorit Read More »

FBI do rrëzojë Ramën! Avokati: Rezultatet e hetimit do vijnë shpejt…

Spartak Ngjela thote se “shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale”.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale ai shkruan:

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proces do drejtohet nga politika USA dhe BE, Askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI – së që do të vinë shpejt…

FBI do rrëzojë Ramën! Avokati: Rezultatet e hetimit do vijnë shpejt… Read More »