Opinione

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek…

1 mijë euro në muaj kërkon shefi i krimit ekonomik për bizneset që shesin celularë të përdorur tek tregu çam në kryeqytet. Ky është denoncimi që ka publikuar sot në rrjete sociale, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, polici Marsel Dulaj, njeri i afërt me Fatmir Xhafajn, po bën kërdinë ndaj bizneseve.

“Po na vjen dyqan me dyqan ketu tek posta kush shet telefon dhe na kercenon ose nga 1000€ ose do ju bllokoj telefonat e vjetr qe shesim. Mban dhe nja dy te tjer nga mbrapa vetes dhe i kerkon leket pa kurrfar problemi.

Te lutem Z.Berisha bej dicka se ne nuk po nxierim dot qeran dhe shpenzimet aq shum ka ren puna jo me te mbajm dhe shefin e krimit ekonomik me lek”, shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur ish-kryeministrit. Sipas tregtarit, Marsel Dulaj “ka mbrojtje direkt nga ish ministri Tahiri dhe nga ministri i tanishem Xhafaj”.

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek… Read More »

Nga Fieri:Basha publikon mesazhin tronditës

Kreu i Partisë Demokratikë Lulzim Basha me anë të një postimi në Facebbok, ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Fieri. Sipas mesazhit që ka publikuar Basha, Vjosa ka dal nga shtrati dhe banorëve nuk u përgjigjet askush edhe pse janë nën ujë.

Mesazhi i Bashës

SOS nga Fieri!

Mirembrema Z BASHA jam BUJAR VARFAJ nga fshati Povelce, komuna Dermenas ne rrethin e Fierit. Tani sa erdhi uje i lumit Vjose por nuk po na pergjigjet asnje institucion i shtetit, ketu ne fshat ka vajtur nje meter uje. Faleminderit

‘Fëmijët 24 orë pa bukë’, të përmbyturit tregojnë vizitën e Ramës. Apeli i fortë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot zonen e permbytur ne Fushe Kruje. Ai ka pare nga afer situaten dhe demet e shkaktuara ne shume familje per shkak te permbytjeve. Kreu i opozites kerkoi te ndihmohen familjet e prekura.

PD njofton se Basha ka shkuar edhe ne Bilaj, ku emergjencat civile kane vepruar me vonese.

“Ne Fushe Kruje jane permbytur 2 lagje me 1500 banore dhe teresisht 3 fshatra me zonen e Bubqit me 100 shtepi dhe 600 ha toke”- njofton PD.

Nga takimi me banoret, Basha i ka bere apel kryeministrit Rama: Dergo ndihma ne Fushe Kruje. Sipas tij, banoret ne Hasan dhe 2 lagje te permbytura ne qytet pa buke.

“Banoret ankohen tek Basha se askush nuk u ka dhene asnje kg miell. Femijet jane pa ngrene 24 ore”- njofton PD.

Ata i kane ankuar Bashes se askush nuk ka shkuar ti ndihmoje. “Rama ishte 5 min mbreme ne autostrade”- kane thene banoret.

Nga Fieri:Basha publikon mesazhin tronditës Read More »

Majko: FBI do arrestojë politikanë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë

Deputeti socialist, njekohesisht minister ne kabinetin “Rama 2”,  Pandeli Majko tha se hetimi i ekspertëve të huaj në Shqipëri si FBI mund të çojë në burg edhe politikanë.

Ai ka komentuar edhe situaten ku ndodhet me prokurorine ish ministri Saimir Tahiri duke thene se e ka vene ne pozite te veshtire qeverine.

Nje pjese e intervistes ne News24, emisioni Studio e Hapur:

Në Shqipëri vërshojnë akuza për kanabizim, akuza ndaj zyrtarëve të lartë, në çfarë konteksti politik jemi?

Politika nuk është vetëm fjalë, por dhe akt. Tani që flasim, në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë do të vendosen ekspertët e antikrimit, të FBI-së, e kështu me radhë. Në Perëndim mund të ketë shumë administrata që sillen si naive me Shqipërinë, një gjë e di shumë mirë, që administrata amerikane s’ka qenë asnjëherë naive në marrëdhënie me Shqipërinë, por ka qenë gjithmonë me një plan të vetin, i cili ka ecur gjithmonë përpara, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shqipëri. Ajo që mendoj unë si akt është që historia politike e Shqipërisë do të ketë një problem: raportin jo vetëm me sistemin e vet të drejtësisë, i cili do të rikualifikohet nga “A” te “ZH”, por dhe me një ekspertizë shumë gjakftohtë të FBI-së. A do të kemi ne si politikanë probleme nëse ato ekzistojnë? Sigurisht që do kemi. A do trokasë ndonjë politikan në dyert e burgut? Besoj se po!

Çfarë mendoni për akuzat ndaj Saimir Tahirit?

Do të ketë një proces gjyqë- sor që do të vërtetojë akuzat për ish-ministrin e Brendshëm dhe kolegun tim Saimir Tahiri nëse ai ka qenë bashkëpunë- tor në këtë histori.

Cila është ndjesia që ju lanë akuzat për Saimir Tahirin, kanabisi, Habilajt, Orest Sota, patentat etj?

Nga mënyra se si e trajtojnë mediat, më duket një film i jashtëzakonshëm që edhe një regjisor amerikan do ta kishte të vështirë ta realizonte. Një fakt i vërtetë është martuar me 100 të pavërteta dhe këtu humbet kufiri mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, dhe secili nga ne e ka shumë të vështirë të bëjë një dallim të qartë të asaj që ka ndodhur. Në politikë je i detyruar të ballafaqohesh me lloj-lloj procesesh, të jesh rrufepritës për gjëra që nuk do të doje as t’i dëgjoje, por ne jemi para një situate të tillë. Dua të flas si Pandeli e pastaj si deputet. Nuk kam pasur ndonjë miqë- si shumë të veçantë me Saimirin, por nëse ka pasur një gjë që më ka pikëlluar, ka qenë gjithë kjo histori, sidomos në PS e Tiranës, që Saimiri e ka drejtuar për 11 vjet, na ka vënë në një pozitë, njerëzisht, shumë të vështirë. As dua ta mbroj, as dua t’i vë këmbën në zverk tani që është në një ditë të vështirë. Besoj se më mirëkupton.

Besoni në pafajësinë e tij?

Këtë do ta them pasi të dëgjoj vendimin e Gjykatës.

Majko: FBI do arrestojë politikanë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë Read More »

Ja pse permbytet Shqiperia

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka komentuar mbrëmë në emisioni Repolitix në Report Tv shkaqet e vërteta, të përmbytjeve masive që po ndodhin këto ditë. Ai ka shpjeguar edhe arsyen e vërtetë, se përse kryeministri nuk shpall gjendjen e emergjencës. Sipas Panaritit, Rama nuk e bën këtë vetëm për çështje faturash.

“E gjithë Shqipëria është nën ujë. Nëse shpallet gjendja e emergjencës të derivojnë edhe angazhimet që ka qeveria. Kjo ka të bëjë edhe me fondet. Mund të mbyllësh edhe sytë dhe të mos e shpallësh. Nuk shpallet, pasi bëhen llogari faturash, pasi mendohet se po e shpalla ka edhe faturë, ka edhe përgjegjësi për t’u përgjigjur.  Por nëse e shpall mund t’i dërgosh një faturë edhe Brukselit, mund të ndihmojnë edhe donatorët”, tha Panariti.

Ndër shkaqet kryesore të situatës që po kalon vendi, sipas ish-ministrit të Bujqësisë në qeverinë “Rama I” janë edhe shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte pa kriter, si dhe menaxhimi i keq i kanaleve kulluese.

“Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë…Ju luta Ramës, i thash mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashkie, ato janë artere kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit”, vuri gishtin Panariti te disa nga shkaqet kryesore që ndikojnë direkt, që vendi ynë të përmbytet në këtë gjendje, si ditët e fundit.

Ja pse permbytet Shqiperia Read More »

Berisha:Tahiri s’është vetëm, ja 3 “të afërmit” e Ramës që drejtojnë trafikun e drogës

Duke folur sot në seancë plenare, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta kur tha se nuk është vetëm Saimir Tahiri ai që drejton trafikun e drogës, por janë edhe 3 persona të tjerë. Sipas Berishës ata janë: Gramoz Ruçi, Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama. ‘Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës.

Kush janë këta? Gramoz Ruçi, nuk kam të dhëna për të. I dyti më i afërt është Agaçi, kumbara që lidh Ndraghetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna.  E kam denoncuar me dhjetëra herë Don Agaçion.

I treti është Olsi Rama. Pse është Olsi Rama do të thoni ju? Ka një moment. Pse u ndoq Klement Balili dhe u shpall Eskobari i Ballkanit? Sepse ai bënte shkëmbimet e mëdha kanabis-kokainë në Ballkan. Olsi Rama me grupin e tij nga Bostoni është aurori kryesor që e nxori Shqipërinë si furnizuesin kryesor të kanabisit. Është i pashpresë…”, tha Berisha.

Berisha:Tahiri s’është vetëm, ja 3 “të afërmit” e Ramës që drejtojnë trafikun e drogës Read More »

Festa e Pavarësisë është haram, mos e festoni!Keshtu shprehet imami Shqiptar

Klerikët myslimanë vijojnë të lëshojnë deklarata shokuese, duke çuditur të gjithë me fjalët që thotë. Kësaj here ka qënë imami shqiptar, Armad Ali, i cili ka shkaktuar shumë reagime për festat tona kombëtare.

Imami nënvizon se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram. Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.

Qëndrimi për festat kombëtare

Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille.

Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille.

Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje.

Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin.

Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam.

Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje.

Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille.

A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?

Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre.

Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët.

Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.”

Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai.

Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante.

Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre.

Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij.

Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.

Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit.

E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtesi.

Festa e Pavarësisë është haram, mos e festoni!Keshtu shprehet imami Shqiptar Read More »

Majko paralajmëron: Do të flas…! Alarmohet Serbia nga deklarata e tij…

NE VEND TE URIMIT…

Cdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të clirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që cliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC. Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?!

I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e clirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë.
Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.
Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën.

Duke u gdhirë 1 janari, në marredhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim! Lavdi dëshmorëve! Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

Majko paralajmëron: Do të flas…! Alarmohet Serbia nga deklarata e tij… Read More »

I dashur polic, nuk jam shoqja jote ndaj fshije numrin tim të telefonit

Nga Mira Kazhani/

-Alo, me Mirën flas? Jeni ju administratorja e Tiranapost?

-Po, unë jam!

-Keni dhënë një lajm, më keni shqetësuar familjen. Unë ju njoh, madje. Kemi pirë kafe para 20 vitesh. Emri im është… Ju lutem, hiqni lajmin, se prokuroria e ka gabim! Duhet të mendoheni kur i shkruani këto lajme…

Ishte një telefonatë që mora të enjte në mbrëmjen nga një polic (emrin e të cilit nuk po e përmend, edhe për etikë). Ndoshta kishte një tip detyre diku në një qytet të Shqipërisë. Emri i tij ishte në të gjitha titrat për dosjen “Habilaj” dhe burim ishte prokuroria, por personazhi matanë telefonit këmbëngulte se një informacion të prokurorisë duhet ta konfirmoja me të personalisht.

Se zotëria në fjalë ishte burim për lajmin. Se ishte sqaruar me prokurorinë, por nuk i dilte e keqja me mua dhe portalin që drejtoj. Se e kisha shqetësuar shumë. Se prej meje e kishin marrë edhe të tjerë lajmin. Se duhet t’i kërkoja falje që e kisha mërzitur, unë dhe jo prokuroria, se me atë ishte sqaruar ai në telefon… Pikë e zezë, o pikë e zezë!

Unë jam një grua e re dhe natyrshëm kam të drejtë edhe të shqetësohem kur një polic më gjen, nuk di se si, por e thjesht gjen numrin e më telefonon, duke transferuar tek unë sikletin e tij. U përpoqa të sqaroj telefonuesin, se prokuroria nuk konfirmohet dot nga i akuzuari apo i dyshuari dhe se qofshin edhe gabim, këto i zgjidh drejtësia dhe jo gazetaria. Por ai nuk kishte dhe nuk ka faj. Këtu telefonohen të gjithë, edhe kur nuk ju pëlqen fotoja që kanë në postimin e lajmit, jo më kur iu del emri për arrest!

E përsëris, ky nuk është faji i tyre por gazetari nuk telefonohet! Kjo ndodh sepse disa gazetarë janë bërë urë. Disa për të paligjshmit dhe disa për të ligjshmit. Disa janë në anë të së keqes, disa kundër saj. Në të dyja rastet jemi duke kontribuuar keq në një periudhë ku ndahet fati i këtij vendi, duke i dhënë gojës pa pushim.

Si gazetare, nuk e kam marrë ende veten nga ato që dëgjojmë përditë. E pranoj publikisht se i vetmi njeri që besoj në këtë qeveri është zoti Fatmir Xhafaj. Ai, më i paragjykuari nga opozita dhe shumë miq e mikesha të miat kolege gazetare. Ai më krijon opinionin e një burri që e ka ndarë mendjen. Nuk e kam telefonuar kurrë dhe as më ka qëlluar ta përshëndes gjatë gjithë jetës time modeste profesionale prej 17 vitesh. Po pres me kuriozitet fijen e hollë ndarëse mes gumëzhimës së suksesit dhe uturimës së fatkeqësisë.

E gjitha pjesa tjetër të tmerron dhe të lë pa gojë. Si telefonata e së enjtes time! Nuk ka të bëjë me frikën, paçka se edhe ajo ruan vreshtat, sesa me sistemin e vlerave të bëra çorap. Gjithkush ka të drejtë të thotë ç’të dojë, gjithkush telefon kë të dojë, gjithkush bën ç’të dojë, sikur me qenë në një pyll, veçse, ky i joni pa cicërima por me hungërima.

Është urgjente, madje ka hipur në ambulancë nevoja për t’iu bashkuar një grupi vlerash. Ne gazetarët, o sot o kurrë kemi shansin për të ndihmuar këtë vend qeni që duam. Jemi duke e bërë gabim, pra. Kap e hidh lajme, pa asnjë filtër. Lajmi i dytë anulon të parin dhe në kërkim të së vërtetës (të paktën teorikisht) po shkallmojmë të vërtetën.

Gazetarët nuk kanë pse u japin llogari të dyshuarve në telefon. Të drejtën secili e fiton nga drejtësia dhe jo nga gazetaria. Por sikundër portalet, televizionet, gazetat dhe drejtuesit më të mëdhenj sillen nëpër studio televizive si prokurorë dhe gjyqtarë, si akuzatorë dhe lirimtarë, normale që pasojat do jenë këto. Do doja shumë që modeli i gazetarit që merret vesh si ai infermieri që kemi 20 vjet që e shajmë për atë 5-mijë lekëshin, me horrin, skifterin, sharlatanin, apo edhe me heroin e ministrin të marrë fund.

Ministri Xhafaj, sot, bëri një kallëzim. Nuk mori në telefon gazetarët që të vendosnin lajmin. Se drejtësia nuk fitohet me llafe e Shqipëria kurrë nuk do bëhet nga llafet. Ky, madje, është problem i këtij atdheu që ka lindur e shpikur oratorë të mirë dhe shtetarë të dobët!

Dhe në fund, një mesazh të hapur: Kur nuk jeni dakord me mua si gazetare (sepse më duhet të flas për veten), i dashur polic, bëj kallëzim. Kushdo qofsh e kudo qofsh, lutem që policët të jenë njerëzit më të kulluar dhe për këdo të pafajshëm e që ka kryer detyrën me dinjitet, do shkruaj pa kompromis. Por, i dashur polic, që më telefonove pa teklif, fshije numrin tim të telefonit, sepse unë dhe gjithë kolegët e mi këtë punë kemi. Japim lajme! Ata që e kanë bërë pis dhe kompromis do ta pësojnë një ditë pa frikë. Në qofsh i pastër, ti dhe çdokush, pa merak, se fjalët i merr era. Aq baltë është bërë dhe aq i ka rënë pesha fjalës nga kllounët e fjalës së lirë, sa e vërteta thjesht kushton lirë por nuk jeton në liri!

I dashur polic, nuk jam shoqja jote ndaj fshije numrin tim të telefonit Read More »