Opinione

Arkeologu shqiptar ia ‘plas’ në fytyrë qeverisë, zbulon mashtrimin me eshtrat e ushtarit ‘grek’ ne Tepelene

Zbulimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë ditën e sotme në Dragot të Tepelenës, u cilësua si një arritje historike nga ministria e Jashtme e Greqisë.
Por, duket se zbulimi në fjalë është shitur ndryshe nga se është në të vërtetët.

Të paktën kështu pretendon arkeologu shqiptar Etnor Canaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se eshtrat në fjalë nuk u përkasin ushtarëve grekë.

Dhe për të vërtetuar këtë, Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian.

Statusi i tij:

Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten “Greco-n” e pare (?)

Por:

Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.

Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P”

“CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”.

– Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST).

Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco.

Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi.

Por, nuk është vetëm Canaj që thotë se eshtrat në fjalë nuk janë të ushtarëve grekë, pasi në një reagim për Politiko.al edhe ish-ministri i Brendshëm edhe ish-kolonel Dritan Demiraj këmbëngul për të njëjtën gjë.

 

Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati.

Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik. /GazetaExpress/

Arkeologu shqiptar ia ‘plas’ në fytyrë qeverisë, zbulon mashtrimin me eshtrat e ushtarit ‘grek’ ne Tepelene Read More »

Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi!

Nga Alma Nikolli
Nuk është një gjë e mirë hiç, por në të gjithë botën ndodhin makabritete. Fatkeqësisht. Unë s’e kam parë gjithë botën, ama siç ka ndodhur përherë, e keqja merr dhenë sa hap e mbyll sytë, sidomos tani në kohën e virtualitetit. Në mediat e huaja lexojmë jo pak herë që fëmijët vrasin prindërit, apo paguajnë njerëz që t’i vrasin për ta, që prindërit përdhunojnë të vegjlit e tyre, që vajzat vrasin të dashurit apo e kundërta. Urrejmë e traumatizohemi dhe duke vijuar rrjedhën e jetës, duke dashur familjarët që kemi në shtëpi, duke qenë të zënë me pagimin e faturave, harrojmë. Harrojmë dhe jetojmë.
Na dhemb më shumë makabriteti në vendin tonë. Për ne, shqiptari është qënia që dhemb apo urrehet më shumë kur vritet apo vret, domosdo. Por nëse në shumë vende të zhvilluara të tilla ngjarje të rënda lidhen me anoramlitete mendore të abuzuesve dhe vrasësve, në Shqipëri në jo pak raste fajtor është mentaliteti.
“Një student infermierie vret studenten e juridikut sepse ajo nuk iu përgjigj dashurisë që ai ndiente për të”.Ndoshta kaq do të mbahet mend nga tmerri që hapi edicionet e lajmeve dje dhe sot, nga dhimbja e përjetshme e dy apo më shumë familjeve. Paragjykohet shumë si “klishe” shprehja “Nuk e vrau ai, por e vramë ne-shoqëria”, edhe pse për mua këto rreshta përfshijnë shumë të vërteta, per aq kohë sa ka ende prindër që shqetësohen kur lindin vajza dhe përderisa pasuritë modeste familjare u trashëgohen djemve.
Djemtë ende rriten me idenë se mund të kenë çfarë të duan dhe se mund ta arrijnë me çdo mjet, kurse vajzat në jo pak raste vijojnë të bëjnë çfarë duan FSHEHURAZI. E ndezin një cigare në tualet apo banjo dhe e fikin po aty. Ende nuk kanë guximin ta pinë para prindërve. Veç dëmit shëndetësor duhet të shqetësohen edhe për dëmin moral, që zakonisht e përballojnë në mënyrën më të dobët: duke u fshehur.
Vajzaaaaaaaaa, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi. Jetoni sa të mundni!

Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi! Read More »

Habit fotografi shqiptar: Vrasja e 21 vjeçares lajm i “bukur”, edhe pse i trishtë…

Pas vrasjes së 21 vjeçres nga Fieri, reagimet nga personazhe të njohur ose jo kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.

Vetëm pak më parë fotografi shqiptar Gerhard Pregapuca ka bërë një postim në faqen e tij të Facebook-ut, në të cilin fajin për këtë ngjarje të dhimbshme ja vë popullit. Sipas tij të gjithë ne jemi gjykues ndërkohë që fotografi e sheh këtë lajm si lajmin më “ më të bukur” të trishtë.

“E vrau vajzën në mes të ditës se e dashuronte dhe ajo nuk e pranoi.
Dhe lexoj komentet, çfarë krimineli , çfar plehre, e rriti e ëma (kjo është ajo pjesa ku histerizmi kap kulmin e ‘dhembsurisë’) dhe ai krimineli, monstra e vrau.
Po djali ja ka fut dhe vetes!
Pse kemi lindur me gisht në @yth nuk e kuptoj.
Shumë gjykues jemi.
Domethënë po të na pyesësh vërtet çfarë janë karakteristikat tona …
Nuk janë ato të besës mikpritjes e më the e të thash.
Jo!
Ne kemi lind me gisht afër @ythës që sa të ndodhi diçka ne fap e fusim…..gishtin .

Djali e dashuroi vajzën.
Dashuria është ajo ndjenja më e fortë e shpirtit që pak a shumë për ju që nuk e dini, e mirë ja bëni është e shumfishuar me dëshirën që ke ti për një çantë Cavali apo brek Viktoria S.

Sot kam lexuar lajmin më të ‘bukur’ të trishtë.

Një djal 23 vjeçar dashuroi!

Dashuria i mori jetën një vajze 21 vjeçare dhe ndoshta edhe djalit.

Tani para se të më gjykoni e të më fryni fufat.
Do t’ju jap një version më të thjesht për ju që e qani këtë punë…..

Një djal 23 vjeçar e dashuroi një vajzë nga Fieri. Ajo nuk e pranoi dhe i riu vrau veten!

Komenti i parë që do lexoja dhe vë bast me jetën time do të ishte…
Ajo kurva nga Fieri ja mori jetën djalit.

Keqardhje për të dy të rinjtë dhe këtë e them me shpirt.”- shkruan ai.

Image

Habit fotografi shqiptar: Vrasja e 21 vjeçares lajm i “bukur”, edhe pse i trishtë… Read More »

Rama “i përvishet” komentuesit: E lëshon komentin si qurrat në trotuar

Kryeministri Edi Rama duket se është lodhet nga komentet negative të ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ai i ka kthyer përgjigje komentuesve që e kritikojnë në lidhje me naftëtarët apo edhe çështje të tjera të mprehta që janë në diskutim ditët e fundit.

Një prej tyre e kritikon për vendimin që ka marrë qeveria për lejimin e varreve greke. Komentuesi thotë se ky është turp dhe tregon çfarë ka ky komb. Por nuk ka munguar përgjigjja dhëmbë për dhëmbë e Ramës, me të njëjtën gjuhë.

Komentuesi:
 Edi Rama do u japësh leje grekëve e në territoret e tjera të ngrihen varre për ata që u futën si pushtues anadollako jot Bushati. Le të japë e leje për varrezat e serbeve e malazezëve në fushën e Shkodrës. Turp-Turp çfarë halesh ka ky komb.

Kryeministri Rama: Si çdo komb, ka edhe ky qorrat e vet që s’duan të shohin, shurdhët që s’duan të dëgjojnë dhe dembelët që s’duan të mendojnë, po një gjë më thuaj ti mua: Mirë s’do të shohësh të vërtetën, as ta dëgjosh kur ta tregojnë, po pse përton edhe të mendosh kur flet për këtë temë dhe e lëshon komentin këtu sikur po lëshon qurrat në trotuar jo fjalët në mexhelis?🤧

Rama “i përvishet” komentuesit: E lëshon komentin si qurrat në trotuar Read More »

“Mafia e plehrave do na helmojë tokat”, çfarë tha fieraku që i dhunuan babanë në protestë

Protestat e banorë të fshatit Verri në Fier ka pasuar me përplasje të banorëve të zonë me policinë. Ata kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të inceneratorit, duke u shprehur se “Mafia e plehrave do t’i helmojë tokat”.

Si pasojë e përplasjeve me policinë, ka pësuar lëndime një prej protestuesve. Djali i tij, Neritan Delibashi, thotë se protesta ka qenë paqësore, por ditën e sotme në zonën e projektit janë futur me dhunë dhe me polici mjetet për realizimin e punës.

“Po zhvillohej një protestë paqësore në fshatin Verri për mbetjet për inceneratorin që do të ndërtohet në atë zonë. Ne kundërshtojmë mbetjet që do të vijnë. Jemi banorë ët zonës që e kundërshtojmë këtë incenerator pasi jemi në distancë të afërt. Tani problemi është se shteti kërkon ta bëjë me doemos atje, pa na pyetur ne fare, pas asnjë lloj konsulte. Ata vendosin vetë më dhunë, me force policie. Sot kanë futur mjetet në zonë. Ne po protestonim paqësisht dhe babain tim e shtynë, e rrëzuan. Për momentin unë po protestoja diku tjetër, dhe sa e pashë që ishte shtrirë në tokë e hipëm në një makinë dhe e sollëm në spital”, thotë një prej protestuesve në fshatin Verri.

“Mafia e plehrave do na helmojë tokat”, çfarë tha fieraku që i dhunuan babanë në protestë Read More »

Takimi me naftëtarët, Vasili: Rama bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë

Pas takimit të kreut të qeverisë Edi Rama me naftëtarët, pas një jave protestë intesive nga këta të fundit, ka reaguar kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend. Duke marrë shkas nga ky takim, Petrit Vasili, e cilëson komunikimin e Ramës me naftëtarët, si të OJQ-ve nga ekrani.

Vasili shkruan se naftëtarët vuajnë nga probleme të thella ekonomike, ku nuk kanë bukë për fëmijët, kurse kryeministri sipas tij, shkoi në takim me kostum dhe i parfurmosur. Këtë skemë ai e quan një turp të madh.

”Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur, bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë”,-shkruan Vasili.

Statusi i plotë

Kryeministri i pashpirt flet me naftëtarët si kryetar OJQ-je nga ekrani. Naftëtarët kanë një hall shumë të madh, që është mbijetesa, thënë thjesht buka e gojës.

Kryeministri në dëgjesat estradë, që bën medemek për të dëgjuar popullin shkon vetë dhe luan komedinë e radhës.

Kurse me minatorët, që kanë lënë djersën e gjakun në naftë kryeministri flet nga ekrani.
Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur, bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë.

Takimi me naftëtarët, Vasili: Rama bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë Read More »

Ardit Gjebra: Më fal Ariela

Ariela Murati u vra ditën e djeshme pasi refuzoi sërish dashurinë e Aldison Belulit, por me sa duket 23 vjeçari nuk ishte përgatitur për një tjetër “jo” dhe e ka qëlluar për vdekje disa herë me pistoletën që kishte marrë me vete.

Ngjarja e ditës së djeshme tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur parasysh faktin se flitej për një vajzë vetëm 21 vjeçare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike. Pas vrasjes së vajzës Aldo Beluli ka qëlluar veten me armë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Mbi tragjedinë që ndodhi dje ka shkruar edhe moderatori i njohur Ardit Gjerbrea, i cili ka zgjedhur të postojë një foto të të ndjerës dhe një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës.
Gjebrea shkruan vetëm dy fjalë: Sorry Ariela (Ndjesë Ariela)

Mesazhi i Gjebreas nënkupton dhe motivin e vrasjes dhe sjelljen e të riut i cili vrau një 21 vjeçare thjesht sepse ajo nuk e dashuronte atë.

Një sjellje që nuk shkon shumë larg pragut të mentalitetit maskilisht në vend, një mentaliteti që mund të përmblidhet në shprehjen se “nëse nuk të kam unë, nuk do të të ketë askush tjetër”

Image

Ardit Gjebra: Më fal Ariela Read More »

Ngjarjet janë të të gjithëve, duhet të reagojmë

Ngjarjet e oreve te fundit ne vendin tone ngrene nje pikepyetje te madhe! A reagon shoqeria shqiptare sa dhe si duhet? Ne fakt vrasjet, plagosjet apo rrahjet jane kthyer vitet e fundit gati ne nje fenomen te zakonshem, e ku te gjithe po pajtohemi me to sikur te jene asgje.

Ndersa shohim perpara syve tane qe ikin jete te rinjsh per nje debat ordiner, per nje grindje pa vlere, apo per nje ‘dashuri” qe vec e tille nuk mund te quhet, te gjithe zgjedhim vetem te komentojme me dy fjale me pas, por asnjehere te reagojme.

Fatkeqesisht edukimi me brezin e ri ka rene ne nivele tejet te uleta dhe problemi nis nga familja, shkolla dhe grupi shoqeror qe perben te teren. Nje nga shqetesimet me te medha qe kane sot familjet shqiptare jane sfida qe po u ben “teknologjia”, e ku femijet nuk jane me te kontrolluar. Te njejtin problem e vuan edhe shkolla, e cila nga ana e saj duhet thene fatkeqesisht e ka humbur misionin e vet edukues, por edhe parandalues.

Mjafton nje vezhgim i thjeshte per te kuptuar se ne shume prej ketyre institucioneve mesuesit shkojne sa per te kryer oret e punes qe u siguron pagesen mujore, ndersa roli i psikologut eshte thuajse inekzistent. Shume shkolla nuk e kane nje dhome te mirefillte psikologu, ku te mund te diskutohet me nxenesit per problemet qe ato kane, per “rendesen” e perditshme psikologjike qe mund tu vije nga familja, shoqeria, apo mjedisi ne teresi qe i rrethon.

Ky eshte nje defekt i madh. Po ashtu shoqeria shqiptare ka humbur, apo duhet pranuar fatkeqesisht ndoshta edhe nuk e ka patur kurre, ndjenjen e te reaguarit, per te mos e pare problemit e tjetrit si te “tjetrit”, por si problemin e te gjitheve. Dhuna mund te jete larg por edhe afer nesh, prandaj ndoshta kjo eshte koha per te kthyer te gjithe syte tek adoleshentet qe po rriten ne nje “re” te zeze, qe perpara syve te tyre nuk i le te shohin, por i nxit te reagojne ne gjaknxehtesi, shpesh me pasoja fatal. Jo vetem ata, por edhe me te rriturit. Ne kete mes rolin kryesor se pari e ka familja, me pas shkolla, shoqeria, media e te gjithe sebashku te mund te ndalim nje plage qe po rritet, e rrezikon te dale jashte kontrolli duke na bere te humbim “pacientin” qe jemi te gjithe “ne”!

Ngjarjet janë të të gjithëve, duhet të reagojmë Read More »