Opinione

Çfarë po ndodh para Kryeministrisë? Dhëndri i Berishës tregon pamjet

Kur edhe pak orë ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës për t’u zhvilluar më 27 janar, por merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në këtë kuadër me sa duket po merren masa edhe sa i takon sigurisë së godinës së Kryeministrisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një foto mbrëmjen e sotme në profilin e tij në “Facebook”, ku disa punëtorë janë angazhuar për të mbuluar me skena hyrjen kryesore të godinës së Kryeministrisë.

“Frika si mullar. Mobilizim mbrojtje pigalit me skela strukturore”, shkruan Jamarbër Malltezi, bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se edhe në protesta të tjera janë marrë masa të kësaj natyre, ku pjesa ku ndodhet dritat në hyrjen kryesore të Kryeministrisë është mbuluar me skela. Këto masa merren për të mos ndodhur dëmtime, edhe në rast se ndonjë protestues qëllon me sende të forta në drejtim të Kryeministrisë.

Çfarë po ndodh para Kryeministrisë? Dhëndri i Berishës tregon pamjet Read More »

Trondit ish-deputeti i PD: Tahiri ka tentuar vetëvrasjen, Ramën do e rrëzojmë duke…

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha në studion e Syri.net se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe.

Në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ristani tha se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

“Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij”, tha Ristani.

Sipas tij, pikërisht ky llum bëri që të çonte Policinë në atë drejtim për kanabizimin e vendit, aq sa u çmend Europa nga tonelatat që dilnin nga Shqipëria.

“Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, tha Ristani.

Në vijim ai tha se opozita ka një alternativë të përpunuar dhe padyshim që është më e mira, duke mos i kërkuar shqiptarëve timon apo tepsi, por duke i dhënë zgjidhje problemeve.

“Rama do të largohet vetëm me vullnet popullor, shqiptarët kanë dëshirë të mos kthehen më në diktaturë dhe ajo që nis nesër do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës”, tha Ristani.

Trondit ish-deputeti i PD: Tahiri ka tentuar vetëvrasjen, Ramën do e rrëzojmë duke… Read More »

Blendi Fevziu trondit politikën: Po nuk u hapën negociatat, ja çfarë do të ndodhë me vendin

Moderatori i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku sipas tij vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Fevziu tha se ka informacione se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund ta çojë vendin në zgjedhje të parrokshme.

“Ka informacion, ende të pakonfirmuar, se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund të çojë vendin në zgjedhje.”, tha Fevziu.

Deklarata e Fevziut u bë teksa në lidhje direkte kishte kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me protestën e 27 Janarit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se do t’i kërkoj popullit që me 27 Janari populli të marrë fatet e vendit në dorë.

Blendi Fevziu trondit politikën: Po nuk u hapën negociatat, ja çfarë do të ndodhë me vendin Read More »

Spiropali: Shqiptarët largohen sepse duan paga më të larta

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se nga Shqipëria nuk largohen ata që kërkojnë punë, por që duan paga më të larta.

”Një pjesë e atyre që emigrojnë nuk janë fare pjesë e atyre njerëzve që kërkojnë një punë, por janë njerëz të shtresës së mesme dhe duan një pagë më të mirë. Ka shumë arsye që njerëzit të ikin. Fakti që në të gjitha mediat shqiptare me ndikimin pompoz ka ndikuar. Në faqe të parë lajme për vrasje, analiza kush ishte djali që u vra, si ishte vajza. Unë thashë që ka një sërë faktorësh, edhe media, edhe kulturor janë të gjitha faktorë që ndikojnë për mënyrën se si shohim veten”,-tha Spiropali.

Spiropali: Shqiptarët largohen sepse duan paga më të larta Read More »

Çani: Dua të shkoj në një protestë të heshtur, pa fjalime, pa muzikë

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se mbështet protestat në të gjitha rastet.

Çani: Le t’u krijojmë atyre që na shikojnë një perspektivë. Detyra jonë është që të krijojmë një perspektivë. Njerëzit janë mërzitur me të kaluarën, janë mërzitur me të tashmen, njerëzit kanë nevojë të shohin përpara.

Protesta është një gjë shumë e mirë. Jam pro protestave. I mbështes gjithmonë. Unë jam për protesta të heshtura, pa muzikë, pa fjalime. Unë do të isha i magjepsur dhe do të shkoja.

Njerëzit hutohen po t’u thuash disa gjëra, duhet t’u thuash një gjë.

Çani: Dua të shkoj në një protestë të heshtur, pa fjalime, pa muzikë Read More »

Fevziu përshëndet vendimin e Blushit dhe Bushatit për të shkuar në Top Channel

Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për Abc Neës mbi zhvillimet e aktualitetit politik në vend dhe lëvizjet në media, ka komentuar edhe dy zhvillimet e fundit; ikjen tek Top Channel si drejtor i përgjithshëm të Ben Blushit, ndonëse kjo nuk është zyrtarizuar, si dhe të Andi Bushatit në emisionin ‘Të paekspozuarit’.

Fviziu e ka përshëndetur këtë lëvizje të dy kolegëve të tij. Blushi para një jave deklaroi largimin nga politika.

Ndërsa emisioni të “Pa ekspozuarit’ do të transmetohet në Top Channel prej mbrëmjes së sotme, nën drejtimin e Ylli Rakipit.

Fevziu përshëndet vendimin e Blushit dhe Bushatit për të shkuar në Top Channel Read More »

Artan Hoxha: Si u qëllua në Durrës njeriu i presidentit azerbajxhan

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është shprehur se interesat për naftën shqiptare dhe rafinerinë e saj, kanë qenë të hershme nga Azerbajxhani dhe konkretisht nga vetë presidenti i këtij vendi, Alev.

Hoxha ka treguar se në 7 Shkurt 2010, në Durrës është plagosur një shtetas azerbajxhanas.

“Rastësisht u plagosën edhe dy të tjerë. Autori u largua. Personit të plagosur iu fsheh identiteti. Mbi të gjitha ai ka qenë i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit.

Ky punonjës ishte i kompanisë azere dhe kishte ardhur në Shqipëri, sepse kishte një problem financimi.

Në spital ushtarak ka patur trajtim të veçantë. Çështja është mbyllur shumë shpejt.

Ai ka thënë se kishte ardhur në Tiranë se i kishin borxh 130 milionë dollarë. U bënë të gjitha rrugët e mundshme, që historia të mbyllej.

Ky ishte një njeri i afërt i presidentit azer Aliev, që gjithashtu ishte pjesë e kombinimit. 75 milionë euro aty janë dhënë kredi nga banka shtetërore e Azerbajxhanit”.

Artan Hoxha: Si u qëllua në Durrës njeriu i presidentit azerbajxhan Read More »

Spartak Ngjela zbulon skandalin: Varrezat fantazëm të ushtarë grekë , ja çfarë duan të krijojnë

“Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë”.

Kështu shkruan avokat Spartak Ngjela lidhur me procesin e zhvarrosjes së eshtrave të 27 ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës.

ARGUMENTI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:

l.
Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.

Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Jania e deri në Prevezë në favor të Greqisë.

Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por Tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.

Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e
Shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiotaro- amerikanë.

Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.

Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

ll.
Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy.
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko.
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.

Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.

lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë.
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.

Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlini.

Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.

Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.

Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.

Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.

Spartak Ngjela zbulon skandalin: Varrezat fantazëm të ushtarë grekë , ja çfarë duan të krijojnë Read More »