Opinione

Gazetari i njohur per Arta Markun: Ajo është zhele, kamikaze! Ja pse

Me tone tepër të ashpra ka folur mbrëmjen e sotme analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar zgjedhjen e Arta Markut, si kryeprokurore e përkohshme.

Bushati tha se Marku u përdor nga politika dhe mënyra si ajo u zgjodh flet shumë për punën që ajo do të bëjë në këtë institucion.

“Kur pranon të betohesh dhe në ato kushte skandaloze, ti je një zhele e përdorëshme, pra ti nuk mund të thuash që je njeri i paanshëm. Ai komision që u ngrit, ishte si komisioni që ngriti Saliu pas 21 janarit,. Deri sa pranoi të zgjidhet në atë mënyrë jo Lu dhe Vlahutin ta çertifikojë, nuk më bind sepse e tregoi veten që është kamikaze politike. Kur shoh që një njeri është kaq i gatshëm të përdoret, nuk mund të jetë garant i procesit.”

Sipas tij, zgjedhja e Markut me votat e mazhorancës, shërben edhe për të demotivuar prokurorët e tjerë “Suksesi i Edi Ramës nuk është që ka vënë Arta Markut, por i tregoi gjithë trupës së prokurorëve, që këtu jam unë që me 69 vota bëj dhe zhbëj emra, për nënpunësit që i intereson vetëm si e do muhabetin shefi, kuptojnë që këtu vendoska vetëm Edi Rama. Kjo e bën cdo njeri të tkurrur dhe të mos ketë guximin ti kundërvihet pushtetit”

Gazetari i njohur per Arta Markun: Ajo është zhele, kamikaze! Ja pse Read More »

Deklarata “bombë”: Ambasadori Lu kërcënoi dje Bashën, ndërsa Saliut i tregoi ca e pret

Nga Spartak Ngjela

Ambasadori Lu pasi kërcënoi dje Bashën, duke ia bërë të qartë Saliut forcën e Shteteve të Bashkuara; sot takoi Prokuroren e Përgjithshme.

l.
Sigurisht, në të dy rastet ai ka paraqitur forcën e Shteteve të Bashkuara, por, ndërsa Bashës i kujtoi që këtë forcë e ka kundër nëse vepron sërish siç veproi të hënën që kaloi; Prokuroren e garantoi se këtë forcë e ka në shërbimin e saj për të vendosur ligjin antikorrupsion në Shqipëri.

Shqiptarët tani janë në prag të shpëtimit të tyre. Dhe kjo duket te çrregullimi mendor i të gjithë të korruptuarve; që u bënë grup në sallën e Parlamentit.

Kurrë mos mendoni se ishin të trembur nga Prokurorja; jo, janë të trembur nga Uashingtoni, por nuk flasin dot kundër.

Po, shihni si janë bërë edhe ca gazetarë antiamerikanët që operojnë pa njohur asnjë gjykim. Por ja që gjykimet janë vetëm dymbëdhjetë; pa i njohur, sigurisht që të tradhëton mllefi.

ll.
Edhe tabori i Saliut e pa tani që nuk është Rama pas prokurores Marku, por Uashingtoni. Dhe Saliu do jetë në hall me ta. Pikërisht për këtë është i mërzitur; se nuk del dot kundër politikës amerikane.

I mërzitur është; por Saliu tani po e fyen me mllef Ramën pikërisht se përse ky ua la në dorë amerikanëve akuzën shqiptare. Hajde Sali, hajde!

Tani Saliu është mat: si me SPAK si pa SPAK, ai është i djegur.
Po Rama?
Nuk u angazhua dot në bllokimin e zgjedhjes së Prokurores. Siç duket është trembur nga rruga e Ruçit në Uashington.

Tani fusha antikorruosion u hap. Për fillimin e goditjes penale të korrupsionit; një herë për një herë mjafton edhe reformim i Prokurorisë aktuale, e cila për korrupsionin e lartë është edhe më e rrezikshme.

lll.
Ja çfarë po ndodh.
Shumë shpejt, paralel me reformën e prokurorisë aktuale nga Prokurorja Marku, Vetingu që ka filluar; spastron të gjithë gjyqtarët e korruptuar që janë në marrëveshje me korrupsionin e lartë shtetëror.
Pra, në një krah prokurorët e ndershëm hetojnë politikën e lartë të korruptuar, domethënë Peshqit e Mëdhenj; në krahun tjetër mbaron pastrimi i gjykatës; dhe të gjithë të akuzuarit, “Peshqit e Mëdhenj”, dalin në gjyq.
Por, gjithashtu, edhe familjarët hajdutë të peshqve të mëdhenj. Edhe klientela e tregut – të gjithë bashkëpunëtorët e korrupsionit të lartë shtetëror që kanë punuar për vjedhjen që iu është bërë shqiptarëve.

lV.
Në fakt politika amerikane ka shkëlqyer në shkatërrimin e kësaj bande; sepse, korrupsioni i bashkuar për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ra nga shiu në breshër.

Është lojë e bukur; në fakt ky ka qenë superioriteti i politikës anglosaksone, që ka ditur të luajë me dy apo tre plane, dhe me masa sigurie.

Ja cilët janë dy planet e kësaj politikë: në një krah politika amerikane siguroi Reformën në Drejtësi me marrjen e kushtetutës së Shqipërisë; por, në anën tjetër, pa u ndier, e garantoi suksesin kur parashikoi me ligj Prokurorin e Përkohshëm, nëse politika do të bllokonte Reformën procedurialisht.
Bllokimi i Reformës u zhvleftësua me Prokurorin e Përkohshëm.

Shumë e bukur, për trutharët e politikës sonë, që, pasi vodhën, menduan të shisnin Shqipërinë.

Tani rrini të qetë të shihni fundin e babëzisë së korrupsionit antishqiptar.

Deklarata “bombë”: Ambasadori Lu kërcënoi dje Bashën, ndërsa Saliut i tregoi ca e pret Read More »

Ja çfarë thonë djemtë shqiptarë për virgjërinë

E virgjër apo jo? Të rinjtë shqiptarë duket se janë në kërkim të ideales. Për mikrofonin e BOOM ata shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Ndërkohë sociologët e konsiderojnë absurd mentalitetin e të rinjve shqiptarë, të cilët pas shumë vitesh jetese në vende të Europës kthehen në Shqipëri për te kërkuar ‘Kutinë e Pandorës’ të pa cënuar.

Të virgjër se s’bën, jam prej Kukësi!

Ndërsa të rinjtë në kërkim të ideales, shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Gazetarja: E keni dëgjuar këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Djali: Po e ka dëgjuar.

Gazetarja: Si i do ti të dashurat, të virgjëra apo jo të virgjëra?

Djali: Ç’rëndësi ka kjo, të dashurat shkojnë dhe vinë.

Gazetarja: Po të pyes për gruan që do ta marrësh tek shtëpia.

Djali: Tek shtëpia? Varet, kismet, nuk e kemi vendosur akoma mendjen.Normalitifikisht si gjithë populli. Jam prej Kukësi unë.

Gazetarja: So do ta marrësh vesh ti që ajo është qepur?

Djali: Do ti bëjmë ndonjë grafi, ndonjë gjë.

****

Gazetarja: Ke dëgjuar për fenomenin e rivirgjërimit të vajzave?

Djali: Po.

Gazetarja: E di çfarë është?

Djali: Po, një lloj qepje.

Gazetarja: Ku e shikoni problemin, tek meshkujt apo tek femrat?

Djali: Tek mentaliteti i të dy palëve.

Gazetarja: Ti si e do të virgjër apo jo të virgjër?

Djali: Sigurisht që të virgjër.

Gazetarja: Si do ta marrësh vesh ti?

Djali: Është shumë e lehtë ta vëresh.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kemi dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë mendoni që është?

Burri: Po çfarë mendojmë, ne si kuptojmë gjërat jemi të moshuar.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kam dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë është?

Burri: Rigjenerohen.

Ja çfarë thonë djemtë shqiptarë për virgjërinë Read More »

Goditi me çizme Ramën.Monika zbulon se çfarë ndodhi me to dhe pse deshi t’i mbante Garda

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ka komentuar gjuajtjen me çizme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh se goditja me çizme ndaj tij vjen pas gjithë atyre që ai u ka bërë shqiptarëve, si dhe për shkeljen e Kushtetutës.

Kryemadhi ironizoi me zërat se çizmen Garda nuk donte t’ia kthente sepse i kërkonte si provë në gjykatë, teksa tha që jo vetëm që ia kanë kthyer por edhe të pastruara.

“Çizmet mi kthyen madje edhe të pastruara se më ishin bërë pis në protestë”, – u shpreh Kryemadhi.

Goditi me çizme Ramën.Monika zbulon se çfarë ndodhi me to dhe pse deshi t’i mbante Garda Read More »

Shokon Pjerin Ndreu: Kam dy ditë që vras mendjen, pse Rama duhet ta vriste Bashën

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se nëse ka pasur tentativë për të vrarë Lulzim Bashën, pas tij fshihej kryeministri Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu shkruan se ka dy ditë që vret mendjen për të gjetur arsyen se pse Rama duhet të vriste kreun e opozitës dhe se nuk ka gjetur një të tillë.

JA REAGIMI I NDREUT:

Kam 2 dite e nete qe vras mendjen per te gjete arsyen perse Rama duhet te vriste Lulin (sipas Berishes kjo ) e se gjej dot qe se gjej ! Zot na ruj se ne kanun se kemi pase zakon me shti ne gra e ne femije, por kushedi Saliu e ka harru !

Shokon Pjerin Ndreu: Kam dy ditë që vras mendjen, pse Rama duhet ta vriste Bashën Read More »

Berisha plas ‘bombën’: Nuk do i mbushë 4 muaj

Ish kryeministri Sali Berisha, teksa ka qene dje ne emisionin e Artur Zhejit ne Ora News, duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Duke i quajtur ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorë të Ramës në SHBA e BE, Berisha parashikoi se Rama nuk do të zgjasë më shumë se 4 muaj mandatin e tij në krye të qeverisë.

Telefonata e fundit me Ramen

Zheji: Gjatë kohës që ka qenë takimi midis Bashës dhe Ramës keni biseduar me Ramën nëpërmjet telefonit të Bashës

Berisha: Hera e fundit që kam folur në telefon ka qenë kur ka ardhur Filipi i tij dhe i thoshte që unë jam shtrirë në tokë. Kjo ka qenë në vitin 2007 dhe unë po vdes këtu dhe unë i thosha në telefonin e Filipit vdis dhe aty të vdesësh.

Zheji: Një parashikim të fundit, mandati i zt.Rama do të jetë i plotë?

Berisha: Unë besoj që as 4 muaj nuk do t’i kapë. Me këtë pakënaqësi masive që shoh, me ekzekutimin që i bëri Parlamentit, le të lutet që tani deri më datë 26 t’i kapë 4 muaj dhe të thotë faleminderit

Berisha plas ‘bombën’: Nuk do i mbushë 4 muaj Read More »

Shqiptari i komenton ambasadës amerikane ne FB: Merr përgjigjen që s’e priste

Një qytetar shqiptar ka lënë një koment të pahijshëm në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në rrjetin social Facebook, por ka marrë përgjigje të menjëhershme.

Qytetari i shkruan ambasadorit Donald Lu se “nuk përfaqëson në asnjë formë presidentin Trump” dhe se është “soroist”.

Por përgjigja që ka marrë ka qenë përjashtim nga faqja, pasi atij i shpjegohet se në faqen e Ambasadës Amerikane nuk lejohen fyerje, shpifje etj…

Shqiptari i komenton ambasadës amerikane ne FB: Merr përgjigjen që s’e priste Read More »

Balla e falënderon Fatmir Xhafën, policia procedim penal për hedhësen e këpucës

Pasi dje u kap në flagrancë duke vjedhur kartat e deputetëve të opozitës, Taulant Balla sot ka dalë e ka bërë një falënderim për Fatmir Xhafën, që ka vënë në hetim 10 deputetë të opozitës dhe ka arrestuar 6 protestues.

Në vend që policia të kapte dhe ndalonte deputetin Balla për vjedhje dhe shpërdorim detyre, policia me urdhër nga Fatmir Xhafaj ka dalë dhe ka arrestuar protestuesit, shqiptarët që kërkonin të mos shkelje Kushtetuta e Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur sot se ka vënë nën hetim 10 deputetë të opozitës.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianki., I.B., Kejdi Mehmetaj, Fjoida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

Për shtetasin Eno Bozdo, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Balla e falënderon Fatmir Xhafën, policia procedim penal për hedhësen e këpucës Read More »