Opinione

Zonja që kërkonte lopën në televizion, shpërthen Eni Çobani: Ju pëlqen Benzi, Porsce e Ferrari por jetoni me lopë e dele

Historia e Yrkës e cila në emsionin e së Dielës Shqiptare e shqetësuar denoncoi se i kishte humbur një lopë në vitin 2015, ka bërë jo pak bujë në rrjet.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë komentuar e madje edhe janë tallur me këtë histori duke bërë edhe “meme” e video që janë kthyer në virale. Në këto kushte ka reaguar avokatja Eni Çobani duke iu përgjigjur të gjithë zërave që sulmojnë zonjën Yrka.

REAGIMI I ENI ÇOBANIT:

“Tani mqs po ulem e te shikoj se cfare ju shkruani me lejoni te kthej nje pergjigjje per te gjithe ata te cileve ju pelqen Benzi,Porsce,Ferrari po qe ne fakt jetojne me lope, dele , dhi por ju vjen turp te thone nga vijne e duan te shiten per ate qe nuk jane dot kurre.Kjo Zonja Eni ka lindur ne mes te Tiranes qe kur ka hapur syte ne kete bote ka pasur per prinder dy Profesore me tituj,u rrit ne mes te intelektualeve me ne ze te kohes dhe lopet i ka pare neper filma ose ndonjehere anash rrugeve te ndonje qyteti qe vizitonte.Por duke pasur nje baba te madh si ai timi qe dashuronte pasionin e tij bujqesine na edukoi dhe ne femijeve dashurine dhe respektin e thelle per popullin punetor qe ngrihen qe me nate te mjelin keto lopet qe te pijne qumeshtin keta bijte e qytetit.Prandaj ju drejtohem me krenari cdonjerit prej jush kritikeve siperfaqesor qe jetojne me lopet por duke folur kunder tyre mendojne qe duken si qytetar ,qe kini respekt per veten se te jesh fshatar nuk eshte turp por 70% e shqiptareve qe jetojne atje jane pjesa me e shendetshme dhe e paster e saj.Une kam zgjedhur te jem me te pambrojturit ju “qytetaret” e prekur sot rrini ne krahet e te pavertetes”, shkruan Çobani në rrjetin social.

 

Zonja që kërkonte lopën në televizion, shpërthen Eni Çobani: Ju pëlqen Benzi, Porsce e Ferrari por jetoni me lopë e dele Read More »

Therja me thikë e djalit në Durrës, shpërthen Lira Gjika: Vendi më i frikshëm shtëpia, fëmijët kanë frikë nga…

Vendi më i frikshëm kam parë që është shtëpia, kanë frikë nga mamaja, nga babai.

Në vend që të vish në shtëpi të qetësohesh, kanë frikë”.

Ky është një ndër mesazhet e fuqishme që ka dhënë mjekja pediatre dhe psikologia e njohur Lira Gjika, pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Durrësit, ku u vra me thikë nga një bashkëmoshatar 16-vjeçari Anxhelo Gjokozaj.

Në këtë kuadër, Gjika e sheh fenomenin të lidhur ngushtë me edukimin.

Lira Gjika:

Ngjarja ka ndodhur në Sukth, një zonë paksa problematike, nuk është zonë që punohet me adoleshentin.

Në adoleshencë agresiviteti, kjo energji e natyrës, po nuk u kanalizua natyrisht do e çojë në dhunë.

Adoleshenti duhet përfshirë në sport, kreativitet, arte.

Në këto zona duhet hyrë me këto projekte.

Nëse nuk futet shkolla me një projekt shumë të mirë duke njohur problemet e zonës është e vështirë të bëhet, do kalojnë se nuk bën në dhunë.

Sakaq Gjika vlerëson se përkundër progresit ndër vite, shkollat tona janë në krizë. Jo më optimiste paraqitet situata edhe në familjet shqiptare.

“Shkolla jonë ka hyrë në një krizë të thellë.

Vërtet është bërë shumë, por akoma nuk kemi gjetur atë që duhet të për emancipuar vendin, të bëhemi të përgjegjshëm për fëmijët tanë.

Duhet t’i rrisim si njerëz dhe jo viktima, ne rrisim si viktima fëmijët tanë.

Vendi më i frikshëm kam parë që është shtëpia, kanë frikë nga mamaja, nga babai.

Në vend që të vish në shtëpi të qetësohesh, kanë frikë.

Mbase jeta është shumë e ngarkuar, njerëzit janë tërë kohën:

S’kam kohë, s’kam kohë. Kjo shprehja më duket si gënjeshtër.

Kam parë dhe njerëz që rrinë kot, nuk bëjnë ndonjë gjë.

Rrinë dhe bëjnë muhabete koti duke u marrë me të tjerët, duke etiketuar të tjerët.

Harxhojnë kohën për të tjerët që u duhet për vete.

 

Lira Gjika thotë se akoma në shkollat tona procedohet me etiketime.

Gjika: Ka vite që dëgjohet, madje shumë të huaj që kanë ardhur dhe kanë paralajmeruar kini kujdes me arsimin, edukimin.

Ende etiketohet në shkolla, qoftë shtetërore apo private.

Vazhdojmë të themi djalë i mirë, djalë i keq, është i shëndoshë, është i hollë.

Këto janë të dëmshme për fëmijën, vrasin atë që quhet identitein e tij, respektin për veten, vrasin entipatinë.

Asnjë adoleshent nuk niset të vrasë, thotë Gjika, por nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre.

Lira Gjika: Asnjë adoleshent nuk niset të vrasë.

Ju del situata nga dora se nuk janë të aftë të kontrollojnë veten, e dinë pasojë e veporimit por ndërkohë ende truri i tyre, vetja e tyre nuk di t’i frenojë, nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre.

Nuk nisen për të vrarë, por ndërkohë vrasin.

Një adoleshent që të mos arrijë në këtë kontroll të vetes tregon se vjen nga një mjedis i varfër, i ashpër, i dhunshëm, që nuk i është mësuar e mira dhe e keqja, që nuk janë marrë shumë me zhvillimin e gjuhës, që nuk di të artikulojë ato që ndjen, mandje nuk di as t’i emërtojë ato që i ndjen.

Por a është ky vetëm një fenomen shqiptar?

Lira Gjika: Nuk është problem vetëm tek ne, por gjithandej.

Ato shtresa problematike të popullatës, me edukim të mangët kanë këto probleme.

Në mjediset e varfra, propabiliteti që një adoleshent të përfundojë në krim është shumë e lehtë.

Nuk di të menaxhojë veten.

Prandaj sot instistohet shumë tek parashkollori, vitet e para të jetës, si është marrëdhënia me nënën, sa ndërtohen mekanizmat e besimit.

Instistohet në atë butësinë e nënës, babait, e njerëzve afër fëmijës të mos hynë pa menduar.

Siç hymë ne, që del gjyshja dhe i thotë nënës: Ti nuk di, dimë ne.

Gati ja rrëmbejnë fëmijën.

Duken gjëra të vogla, por janë procese psiqike që po u vendosën, ti nuk arrin të kuptosh.

Janë procese automatike që vendosen dhe është e pamundur vetëm, duke u bërë i vetëdijshëm.

Duke e parë problematikën në një rrafsh më të gjerë, Gjika thotë se jemi një shoqëri pa sistem vlerash.

Lira Gjika: Jemi një shoqëri pa sistem vlerash dhe pa modele pozitive.

Në familjet tona akoma është diskriminimi djalë, vajzë.

Djalin e rrisin më mirë, harrojnë që fëmija nuk e di akoma djalë, vajzë.

Nuk di gjininë.

Kur sheh që vajza keqtrajtohet pret rradhën, kur do të jetë…

Të gjitha këto krijojnë ankthe, shtypin brenda vetes sonë ndjenjën e zemërimit dhe pasigurisë dhe të gjitha këto do të shpërthejnë një ditë.

Në momente delikate ato shpërthejnë dhe humbet kontrollin.Kemi parë njerëz të rritur, burra dhe gra që humbasin kontrollin.

Bëjnë krim.

Jo më adoleshtentë.

Këta dy djem, është fatkeqësi e madhe që një djalë 16 vjeç të vdesë, është e dhimbshme.

Por edhe një djalë 17 vjeç të hyjë në burg është e njëjta gjë.

Është faji i të rriturve, duke filluar nga familja, shkolla.

Po cila është zgjidhja?

Lira Gjika thotë se nevojitet një reformë në sistemin e edukimit.

Lira Gjika: Model do të marrësh por do të ndërtosh gjenë tënde.

Ne jemi akoma copy-paste.

Ne duhet të bëjmë shkollën tonë, siç u bë Kongresi i Manastirit për abetaren.

Kemi pasur shkolla greke, ruse, turke, kineze, austriake, italiane, shkolla jonë kush është?

Ti studion gjuhën dhe zhvillimin dhe ndërhyn aty ku duhet.

Fillon të artikulosh me nivelin tënd, me zhvillimin tënd, me kulturën tënde.

Kjo është një gjë kombëtare, qeveritë vinë dhe shkojnë.

Strategjitë e edukimit kur bëhen shtrihen në kohë dhe marrin pjesë pjesa më e mirë e një kombi nga shkencëtarët deri tek shtëpiaket

Therja me thikë e djalit në Durrës, shpërthen Lira Gjika: Vendi më i frikshëm shtëpia, fëmijët kanë frikë nga… Read More »

‘Vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti’, urimi i special i Ramës për sot

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten me nje miremengjes te vecante per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale. Si urim ai ka zgjedhur nje artikull publikuar ne portalin më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”- shkruan Rama.


Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com

‘Vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti’, urimi i special i Ramës për sot Read More »

Flet Izet Haxhia: “Si doli Azemi nga PD-ja me silenciator, fjalët e para që i tha Fatmir Haklaj”

Ismet Haxhia, në vijim të intervistës së dhënë ekskluzivisht për “Panorama” argumenton me detaje dhe te dhena, pse sipas tij, prita e asaj nate, nuk ishte per Azem Hajdarin, por për Sali Berishen.

Sipas tij, pas urdhrit qe i dha Berisha te dilte te shikonte se cilet ishin 4 personat e armatosur ne makinen para selise se PD-se, Azemi i thote Sali Lushes te marre automatikun, nderkohe qe vete merr silenciatorin dhe del. “Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum. Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin”.

Ja çfarë tregon Ismet Haxhia per ate nate:

Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha. Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës.

Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë. Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku.

Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë.

Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar. Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë.

Është plagosur edhe Zenel Neza. Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë. Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë. Që në fund të historisë të dilte që Azemin e vrau Berisha me njerëzit e vet.

Flet Izet Haxhia: “Si doli Azemi nga PD-ja me silenciator, fjalët e para që i tha Fatmir Haklaj” Read More »

Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit për kokainën e kapur: Trafikantët nuk e falin tradhëtinë, pas disa ditësh do bëhet hataja

Gazetari Flamur Vezaj, ka bere nje deklarate te forte ne rrjetet sociale, teksa komenton kapjen e sasise rekord te kokaines ne Maminas, magazinen ku po shkarkoheshin bananet e porositura nga Kolumbia nga firma Arbri Garden, pronari i te ciles eshte shpallur ne kerkim dhe ndodhet ne Gjermani. Vete pronari, ka folur per mediat dhe ka thene se ne Gjermani nuk eshte arratisur por ka ikur pak dite para se te kapej droga per arsye familjare dhe do te kththet sapo ti thote avokati i tij.

Nderkohe Vezaj flet per tradheti ne kete operacion antidroge, teksa shton: “Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!”.

Sipas gazetarit, disa biznesmene kane rritur masat e mbrojtjes se familjes dhe keto jane shenja qe tregojne se do te kete levizje.

Statusi i plote i Flamur Vezaj

“Xibraka 2”
613 kg kokaine nga Kolumbia!! Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne Shqiperi por edhe ne rajon! Bravo Policise dhe Doganava!!!! Por une mendoj se nje ngarkese e tille, me vlere qindra milion euro nuk niset pa nje garanci!! Atehere kush i tradhetoj, thua qeni antidroges e nuhati rastesisht apo metodat “speciale te rriskut” doganore?! Une mendoj se asnjera nga keto pasi “thashethemet” (burimet me thone) se eshte e njejta dore e biznesmeneve financues qe nuk u arrestuan edhe ne rastin “Xibraka 1”. Nuk u arrestuan pasi autoritetet gjermane nuk kishin besim te dorezonin pergjimet te pala shqiptare dhe prokuroria u mjaftua me flagrancen duke lene te lire te gjithe biznesmenet e tjere te njohur ne fushen e ndertimeve ne Tirane e Fier si dhe investitoret (pa asnje biznes) ne klube sportive ku njeri prej tyre njihet edhe si personi qe drejton kontrabanden ne dogana!

E qe dyshohet se eshte personi qe tradhetoj ngarkesen! Po kush fshihet pas kompanise se bananeve te A.Cejkut qe eshte shpall ne kerkim! Kush eshte familjari i tij, pronar klubesh e karburantesh qe prej vitesh nuk bie ne sy ne fushen e trafikut te drogave te forta qe Shqiperine e perdore si tranzit drejt Holandes e vendeve tjera te BE-se te lidhur ne ortakeri me disa nga pjesetaret e bandes se shpallur te pafajshem vitet e fundit ne Shqiperi! Po per ortaket ne Shqiperi, po heton njeri, per ate investitorin e nje HEC-i ne vend e pronar lokalesh te njohur ne ish-bllok apo ate prane Gjykates se Tiranes dhe pronarin e nje prej resorteve te njohur ne bregdetin e Durresit!!? A thua do ta zbardh kete dosje i besuari kryesor i Adriatik Llalles tashme qe ka mbet ne krye te Krimeve te Renda B.Hajdarmataj apo do ta arkivoj si per bashkepunetoret e “Xibraka 1” ose me sakte si vrasjet e shumta ne Tropoje ku per shume kohe ishte drejtues i prokurorise! Apo edhe per faktin se ai i njeh disa nga keto te perfolurit se i ka nga zona e tij e qe pas vitit 1997 pjesetar te familjes Haklaj kane vrare disa burra te familjes se ketyre personave tashme te dyshuar ne trafikun e kokaines! E per te ju kthyer perseri “Xibrakes 1” e biznesmeneve te njohur ne vend, ku dy prej tyre kane shtuar masat e sigurise personale e te afermeve, me le te kuptohet se ketu dyshohet per tradheti e per ngarkesa te tilla trafikantet nuk te falin! Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!
#Shijojeni_suksesin#
P.S. kush eshte kompania qe solli fuçit me kokaine ne Xibrake, ne cfare data hyjne ne Shqiperi, kush i ndihmoi ne dogane…ne ditet ne vazhdim .

Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit për kokainën e kapur: Trafikantët nuk e falin tradhëtinë, pas disa ditësh do bëhet hataja Read More »

Ngjela bën deklaratën e fortë: Ja kush po na shet tek greku

Avokati Spartak Ngjela në një analizë të gjatë flet për korrupsionin në Shqipëri një nga temat më të diskutuara.

Sipas Ngjelës historia e Shqipërisë është nëpërkëmbur nga krerët e shtetit. Këta të fundit kanë arritur deri te shitja e Shqipërisë te fqinjët, që sipas avokatit historia është përsëritur.

“Korrupsioni kryeministror shqiptar ka qenë frenues i zhvillimit shqiptar, dhe njëherësh edhe tregti në funksion të interesit kombëtar të shitur te fqinjët”, shprehet ndër të tjera avokati.

Reagimi i plotë:

Korrupsioni i sotëm shqiptar i liderëve politikë nuk është një rastësi, por është rrjedhojë e një vazhdimësie historike antishqiptare në rajon.

Ka 100 vjet që qeverisjet shqiptare janë pagëzuar nga fqinjët pushtues, dhe kanë sunduar në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit të brendshëm dhe padrejtësisë njëqind vjeçare.

Varfëria shqiptare është pasojë e një shkaku tragjik që ka ecur sipas kësaj filozofie: të minimizohet territori shqiptar me genocid në favor të fqinjëve ardhacakë, duke blerë krerët e korruptuar të shtetit shqiptar.

Kjo ka qenë zanafilla e trishtimit historik shqiptar, por ajo që vijon të jetë ende pezmi dhe trishtimi i sotëm shqiptar, në Shqipëri, është padrejtësia e imponuar nëpërmjet korrupsionit kryeministror shqiptar.

Blejini! Kjo ka qenë thirrma makabër e genocidit antishqiptar serb për lidershipet e korruptuar kryeministrorë shqiptarë – deri në zhdukjen e racës arbërore.

Zhdukni nga jeta aktivev gjuhën shqipe! Kjo ka qenë sokëllima e osmanëve, dhe e kishës e reaksionit grek, deri në zhdukjen e plotë të kontinuitetit historik arbër- shqiptar, e cila është rrjedhojë e zhvillimit epiroto-ilir në kohët moderne.

l.
Shqipëria dhe shqiptarët tani, pas një shekulli, kanë hyrë aktualisht në kohën e tyre për të nxjerrë në pah historinë reale të Shqipërisë, të fshehur dhe të humbur.

E gjithë kjo histori e fshehur shqiptare, ka ardhur nga përdhuna e pushtimeve dhe nga korrupsioni i vazhdueshëm i krerëve të shtetit shqiptar.
Por beteja e fundit e shqiptarëve për të rifituar historinë e tyre të fshehur, është përqëndruar sot te lufta kundër korrupsionit aktual qeveritar.
Ky korrupsion, në një sens historik njëqind vjeçar, ka qenë epiqëndra e fatkeqësisë shqiptare. Sigurisht kjo ka arsyet e veta që flasin edhe për dobësinë që ka treguar koshienca shoqërore shqiptare, por ne këtu po flasim sot për faktin dhe jo për arsyen e ardhjes së faktit: kjo që po shprehim, është pasoja; kurse shkaku është detyrë e historisë moderne shqiptare, e cila do të vijë e të shkruhet, sigurisht, pas likuidimit të korrupsionit kryeministror shqiptar.

ll.
Likuidimi i plotë i korrupsionit të sotëm shqiptar është një proces i pakthyeshëm që do të shkojë deri në fund. Në fakt, ky është një proces i strukturuar ndërkombtarisht, dhe kjo përbën edhe garancinë e procesit.

Historia e kombeve dhe shteteve ka ecur gjithmonë nën një shtysë interesash; dhe kështu do të jetë ngaherë. Shteti është rrjedhojë politike, dhe politika e një qeverie është interesi kombëtar.
Por, historia e shtetit shqiptar ka pasur gjithmonë në ecjen e saj defektin e shitjes së interesit kombëtar: kjo është edhe arsyeja kryesore e korrupsionit kryeministror shqiptar në një histori njëqind vjeçare.
Po sot?
Edhe sot korrupsioni kryeministror shqiptar ka qenë frenues i zhvillimit shqiptar, dhe njëherësh edhe tregti në funksion të interesit kombëtar të shitur te fqinjët.

Kurse tani koha e solli më në fund që interesi shqiptar të konvergojë në një pikë me interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor është interes i madh në strukturën e interesit global amerikan, dhe ky interes amerikan arrihet në këtë zonë vetëm nëpërmjet botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ja, ky është fakti i sotëm historik, i cili është bashkuar me historinë e ardheshme të Shqipërisë.

Interesi amerikan kërkon çlirimin e historisë së fshehur shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe shqiptarët me forcën e politikës së madhe botërore erdhën më në fund në kohën e rishfaqjes të historisë së tyre të madhe. Ajo po rishfaqet përditë me dokumentacionin e shpërthyer nepër arkivat, pas një fshehjeje të gjatë.
Dhe ky, sigurisht që kuptohet se është sot intencioni i politikës amerikano-gjermane, i cili do të vijojë.

lll.
Kjo është arsyeja që sot po vërshojnë dokumenta të shumtë provuesë të arbërisë si histori dhe të shqiptarëve si populli më i vjetër i Gadishullit Ilirik – se edhe emri i këtij Gadishulli është ndërruar nga Gadishulli Ilirik në Gadishullin Ballkanik, për të errësuar historinë dhe heroikën historike arbërore dhe shqiptare.

Dhe normalisht që ky proces po ecën për të identifikuar personalitetin e nëpërkëmbur të të gjithë shqiptarëve të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, botë kjo që aktualisht do të provohet se është shumë më e madhe në numur nga sa paraqitet e fshehur sot nga përdhuna historike.

Identifikimi real i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është bërë sot një proces pa kthim. Por pengesa më e madhe dallon se është korrupsioni kryeministror shqiptar.
I gjithë korrupsioni shihet që është shpërndarë sot me frikë kudo, për të shkatërruar aleancën shqiptaro – amerikane. Ai punon sa në Ankara, në Moskë dhe nëpër organizmat antiamerikane që kanë dekada në një betejë sterile antiamerikane.
Por realisht, lodhen kot së koti dhe fare kot kundër kësaj aleance.

Sot, kjo aleancë, kuptohet se ka hyrë në fazën e akzekutimit të saj faktik: gjithçka që ka filluar të zbulohet në Shqipëri përditë si krim, është ekspozimi amerikan i provave që duhen për të denoncuar korrupsionin shqiptar.
Tani, këto që do shihen përditë, do të duken si pa lidhje me korrupsionin politik, por shpejt do shfaqen stekat e mëdha të korrupsionit kryeministror shqiptar. Sepse këto që po ekspozohen, dalin në pah për të identifikuar më pas krimin e organizuar, si një segment bashkëpunues i politikës së lartë me eksponentët e mëdhenj të krimit shqiptar.

Politika amerikanë kuptohet se do të punojë rregullisht tani e më tej me ekspozimin e fakteve, për shpëtimin e shqiptarëve nga zgjedha një shekullore e padrejtësisë.

Ngjela bën deklaratën e fortë: Ja kush po na shet tek greku Read More »

I ka thënë apo jo? Ja premtimet që ka bërë Edi Rama por që sot i mohon ti ketë thënë

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar shumë nga deklarimet që ka bërë më parë, duke i mohuar ato. Rama, i pranishëm në studion e gazetarit Roland Qafoku, ka mohuar shumë prej deklaratave publike, të cilat i ka bërë në formën e premtimeve gjatë fushatave elektorale.

Pjesë nga intervista

Zoti Rama është edhe një pikë tjetër që unë do doja ta ndaja me ju. Tek siguria kombëtare është për tu përshëndetur një strategji e policisë dhe e qeverisë për aksidentet. Marr shkas nga java që shkoi, në 6 ditë , 8 të vdekur. Kjo nuk lidhet me qeverinë. Kjo nuk lidhet as me policinë. Kjo lidhet me gjithë shoqërinë tonë. Por ajo që më bën përshtypje në krahasim me vitin 2012 dhe me stadegjinë që deri në vitin 2020 parashikoni të ketë 222 të vrarë mua më frikëson shumë kjo, se si mund të bësh një stradegji që disa vite më vonë ne do kemi kaq viktima. Ndërkohë nr i aksidenteve është më i lartë.

Pyetja kush është?

Unë jam duke e bërë pyetjen. Si ka mundësi zoti kryeministër që ju e proklamoni si sukses të policisë luftën për të humbur aksidentet dhe në fakt kemi më shumë aksidente.

Aksidentet me pasojë humbjen e jetës janë ulur në mënyrë të konsiderueshme. Sigurisht janë akoma të larta ashtu sikundër shifrat e aksidenteve në tërësi janë të larta. Aksidentet vijnë si rezultat i projekteve skandaloze të rrugëve të shqipërisë dhe i mos respektimit të rregullave nga qytetarët. Në rrugët e shqipërisë ka shumë potencial për aksidente për shkak të projekteve jashtë cdo standardi.

Zoti kryeministër, unë kam renditur 8 fakte , 8 premtimet tuaja që i keni bërë në fushatën elektorale përpara se të merrnit detyrën e kryeministrit. Ato nuk janë mbajtur. 1. Keni thënë në 8 vite do anëtarësoj Shqipërinë në BE.

Ku e kam thënë këtë?
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2013. Keni thënë që do zhduk krimin në familje.

Nuk e kam thënë asnjëherë këtë fjali. Nuk është fjalia ime kjo.

Keni thënë që shëndetësia do shkojë drejt të ashtëquajturës shëndetësi falas.

Patjetër i qëndroj kësaj.

Keni thënë që qeveria do funksionojë si ekip në kohën kur ishit koalicion. Do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

Nëse dikush pasi përzihet nga qeveria kjo nuk ka peshën e provës në raport me fjalën time. Ju e keni për zotin Manjani por unë po shtoj edhe zotin Koka.

Keni thënë që do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

Asnjëherë se kam thënë kshu.

E ke thënë që çke me të.

Asnjëherë. Sepse nuk hyn në mënyrën time të të kuptuarit të funksioneve dhe detyrave të njerëzve që thashethemet janë një arsye për të shkarkuar njerëz.

Do tia heq godinën e SHQUP PD-së.

Ka qenë një debat pa hyrë ende në qeveri dhe nuk besoj që ta kem thënë në këtë formë që e keni thënë ju dhe e dyta nuk ka pikë rëndësie sot.

Do ndërtoj një ishull në lumin Osum në Berat.

Po e kam thënë këtë dhe i qëndroj kësaj.

Po kur ? Në mandatin e tretë?

Nuk e di, po i kam thënë dhe i qëndroj. Dua vërtët që të krijohet mundësia që të ndërtohet ai ishull sepse nuk është një ide e imja është një ide shumë e vjetër, kemi bërë dhe një konkurs për atë, nuk janë krijuar kushtet për ta bërë por po, e kam thënë.

Dhe autostrada Tiranë–Durrës do ndrijë nga palmat.

Sështë fjalia ime kjo. Nuk hyn fare kjo tek mënyrat e mia të të kuptuarit të botës dhe aq më tepër pastaj të të folurit. Këto janë fjali që duhet ti shikoni nga i keni marrë. U mbollën palmat dhe për shkak të rënies drastike të temperaturës nuk i rezistuan dot.

Kushedi si jeni bërë kur e patë që u thanë.

Dhe ku është problemi? E përjetoj keq çdo lloj momenti kur diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Ishte më bukur me ato tabelat e llamarinave? U mbollën, nuk funksionoi edhe kaq. Ndodh, nuk ka asnjë çudi.

I ka thënë apo jo? Ja premtimet që ka bërë Edi Rama por që sot i mohon ti ketë thënë Read More »

Përplasen live/ Gazetarja: Mos u merr me mua se s’ja del dot. Deputeti i PS: Merrem sa…

Sekuestrimi i 613 kg kokainë dje në Durrës është bërë ‘mollë sherri’ mes deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj dhe gazetares Klodiana Lala. Teksa diskutonin në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në “News24” lidhur me faktin nëse pas sasisë së drogës fshiheshin politikanë, Stërkaj ka mohuar kategorikisht këtë hipotezë.

Ai tha se i gjithë operacioni në fjalë u krye nga Policia e Shtetit, meritë që sipas tij i takon palës shqiptare. Kaq mjaftoi që të ndërhyte nga studio Lala, e cila tha se Stërkaj nuk kishte rol në Policinë e Shtetit, ndërsa e pyeti se ku i mori informacionet, shkruan ‘BalkanWeb’.

DEBATI

Stërkaj: S’ka lidhje politike. Mund të ketë garanci financiare, kamuflim dhe garanci. Se mendoj se ka pasur suport politik, se po të kishte pasur do kishte kaluar. Lëreni të hetojë prokuroria. Përgëzoj policinë. S’ka pasur informacion as nga një aleat i joni. Unë kam informacione se jam deputet.
Lala: Po ju nga e keni këtë informacion zoti Stërkaj, sepse nuk jeni më në Policinë e Shtetit?!
Stërkaj: Po ju bëni hetuesen. Po ju ça profesioni keni? Jeni gazetare. Ju kam parë dhe nëpër emisione, je e kthjellët dhe e saktë por…
Lala: Unë që jam gazetare se kam këtë informacion. Dhe rri tërë kohës në drejtorinë e Policisë dhe se kam këtë informacion. Mos më intimido zoti Stërkaj se sja del dot me mua…
Stërkaj: Unë ja dal saa..Më këdo më shkon
Lala: Mos ta kthejmë personale
Stërkaj: Jo spo e kthej.

Përplasen live/ Gazetarja: Mos u merr me mua se s’ja del dot. Deputeti i PS: Merrem sa… Read More »