Opinione

Pse u rebelua Bert Ndrenika?

Nga Andi Bushati.

Disa copëza kronikash televizive të emetuara pa kujdes aty këtu, disa filmime të një tubimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe më pas disa deklarata konfuze artistësh, kanë krijuar zhurmën e mjaftueshme për të ngritur pyetjen: ç’po ndodh mes ministres Mirela Kumbaro dhe artistëve?

Dilema u bë më e fortë kur Robert Ndrenika doli përpara kamerave për të shpallur se plani ogurëzi i Edi Ramës, për të shkallmuar Teatrin Kombëtar dhe për të ngritur aty një tjetër kullë oligarkësh, ishte ringjallur pas një dekade e gjysëm. Pastaj, të tjerë aktorë, denoncuan vendimin e ministres së Kulturës për të zhvendosur në sallën historike të teatrit kolegët e tyre të operas dhe për t’i degdisur ata në ish palestrën që tani është pagëzuar me emrin eksentrik “Turbina”.

Në vorbullën e qëllimeve të ndryshme që i kishin bërë bashkë ata krijues, u daravit mes zhurmës dhe titujve, sa reduktues aq edhe sensasionalë, zëri i atyre që po protestonin për diçka tjetër: për projekt ndryshimet në ligjin “për artin dhe kulturën”.

Duhet thënë që në fillim: sado monoton që të duket shqetësimi i tretë, ai është shumë më i rrezikshëm edhe se zhvendosja e teatrit për ca kohë, madje edhe se ngritja e një rokaqielli më tepër në Tiranë.

Nëse protesta për të parat ngjan më e kapshme nga qytetarët dhe më seksi për titujt e portaleve, ndryshimet që propozohen janë një atentat ndaj komunitetit artistik. Ato dënojnë me vdekje një tabu të paprekshme: lirinë e krijimit artistik.

Po të futesh në faqen e ministrisë së Kulturës dhe të lexosh një për një ndryshimet e propozuara, mbetesh i befasuar. Në projekt parashikohet që ministri të caktojë jo vetëm drejtuesit e institucioneve si Teatri Kombëtar apo Qendra Kinematografike, por ai të emërojë (madje dhe të shkarkojë kur të dojë) anëtarët e bordeve të tyre. Shkurt dhe shqip, kjo do të thotë që liria artistike të jetë totalisht e varur nga qeveria, nga forca politike që është në fuqi dhe në sinkron me interesat ditore të pushtetit. Këta njerëz të emëruar drejtpërdrejt nga ministrja kanë në dorë të vendosin nëse një shfaqje apo një spektakël janë ose jo politikisht korrekt. Është ekskluzivisht në dorë të tyre të quajnë shoqërisht të papërshtatshme vënien e një pjese që trajton dashurinë brenda të njëjtit seks, financimin e një filmi që e sheh Skënderbeun me sytë e Oliver Shmidit, apo diskriminimin që pëson në vendin e punës një grua e mbuluar.

Në fakt, raportet e vështira mes lirisë artistike dhe rolit kufizues që ka pushteti, janë tejet fraxhile edhe në vende shumë më të emancipuara se ne. Jo më larg se dy vite më parë, një vend si Franca, që ministrja aktuale e kulturës e njeh shumë mirë, u përfshi nga një debat për ndalimin ose jo të shfaqjeve të një komiku, që një pjesë e shoqërisë e konsideronte si provokues dhe përçarës. Por më pas, ish qeveria socialiste miratoi një ligj ku liria dhe shpërndarja artistike fitonin një hapsirë më të madhe. Dhe pikërisht gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve, ish homologia franceze e zonjës Kumbaro u tha deputetëve: “Ne duhet të krijojmë të gjitha mundësitë që arti të vazhdojnë të na bezdisë dhe të na shqetësojë”.

Pikërisht, nga kjo e drejtë për provokim, ngacmim dhe reaksion e zhvesh komunitetin artistik emërimi i censorëve që parashikon projektligji i ri.

Natyrisht, për shumëkënd, insistimi në këtë shqetësim, mund t’i ngjajë një debati për seksin e ëngjëjve. Aktorët, regjisorët dhe skenaristët shqiptarë prej kohësh janë shndërruar në disa rrogëtarë që mbijetojnë për bukën e gojës dhe që prej kohësh as nuk i flasin më shoqërisë, as krijojnë reaksion dhe as tentojnë të thyejë tabutë e saj. Katandisja në këtë gjendje e këtij komuniteti mund t’i japi të drejtën kryeministrit aktual t’i trajtojë edhe një herë si të mbathurat e të ndierës Violeta Manushi. Kjo agoni, mund t’i lejojë ministres së Kulturës t’i zhvendosë ata si topa lecke nga një godinë tek tjetra. Kjo mospërfillje mund ta yshtë Erion Velinë të planifikojë një kullë me teatër brenda.

Por të gjitha këto bashkë, sado të rënda qofshin, janë ku e ku më të pakapërdishme se tentativat liberticide për të kontrolluar me burokratë të qeverisë, lirinë e krijimit artistik. Sepse ajo nuk është një e drejtë që u takon vetëm atyre aktorëve që janë rebeluar, por një çështje që lidhet me të drejtat tona dhe me lirinë e shprehjes, prandaj na heq të gjithëve të drejtën për të qenë spektatorë.

Pse u rebelua Bert Ndrenika? Read More »

Ndryshon Kryeministri? Qetësohu i dashur”, ja çfarë po ndodh në Facebook e Ramës

Kryeministri Edi Rama i është pergjigjur serish disa komentuesve në profilin e tij në Facebook.

Në statusin e tij të fundit për kanionet e Osumit, një prej qytetarëve nuk i ka kursyer kritikat ndaj Ramës dhe është shprehur se kësaj radhe nuk mund të thotë që fajin e ka Saliu.

Por kryeministri shprehet: “Ilir, qetesohu i dashur, une them te verteten te pelqen ty s’te pelqen ty! Dhe e verteta eshte sic po ta them une, jo sic do ti(!), sepse po, sinjali i pare edhe nga Platforma e Bashkeqeverisjes dhe pastaj folen edhe te tjere! Dhe po, procedura ishte e nisur me kohe, kjo eshte e. verteta, do ti nuk do ti! Sa per Shqiperine ate nuk ma tregon dot as ti dhe askush tjeter, sepse une punoj dite nate, me mish e me shpirt per Shqiperine dhe ishalla e do ti Shqiperine sa e dua une, se me shume nuk ka shans!”

Ndryshon Kryeministri? Qetësohu i dashur”, ja çfarë po ndodh në Facebook e Ramës Read More »

Armando Duka: Fino me bëri nder se më sulmoi, pasi…

Kreu i sapozgjedhur i Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka folur në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës një ditë pas votimit ku mbajtën frymën të gjithë. I pyetur për akuzat e rënda që Bashkim Fino bëri ndaj tij në fushatën për kreun e këtij institucioni, Fino tha se ky ishte një “nder” që i ishte bërë.

“Mediat kanë publikuar shumë gjëra për mua. Kanë hedhur shumë baltë. Ky është nderi që më më bëri Bashkim Fino në këtë fushtë të zgjedhjeve të FSHF-së. Në një garë është shumë e lehtë të kritikosh. Në një moment kur mediet e kuptuan se politika po fuste hundët ata u vunë kundër Finos dhe ky është “nderi” që më ka bërë Fino” – tha Duka.

Armando Duka: Fino me bëri nder se më sulmoi, pasi… Read More »

Deputeti i Ramës jep “mesazhin e koduar” të habitshëm: Arta Marku do ta tundi mirë

Mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka bërë një deklaratë që mori një vëmendje të madhe.
Hyseni ishte i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe teksa po flitej për Reformën në Drejtësi dhe çështjen Tahiri dhe CEZ, ai bëri një deklaratë.

Ai tha për kryeprokuroren e re:

Arta Marku do ta tundi mirë…”
Por, për çfarë ta ketë pasur fjalën Hyseni? Mos ndoshta Edi Rama kërkon të përdorë drejtësinë, pas kapjes së kryeprokurores, për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Deputeti i Ramës jep “mesazhin e koduar” të habitshëm: Arta Marku do ta tundi mirë Read More »

Berisha bën denoncimin e fortë: “Zbulohet hoteli në pronësi të ministrit të qeverisë së Ramës”

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin që ia ka dërguar një qytetar, thotë se Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është pronar i një hoteli 5 katësh në qendër të Korçës.
Në mesazhin e qytetarit, të cilin Berisha e ka publikuar në faqen e tij të profilit në ‘Facebook’, thuhet se Peleshi, hotelin në fjalë e ka bashkë me një shokun e tij.

Reagimi i Berishes

Niko Pe leshi me hotel 5 katesh ne qender te Korçes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Z.Doktor !

Doja te shihnit dicka kto 2 ndertesa po ngrihen dita dites ne qender te Korces,atje ku bashkia nuk te lejon te lyesh kangjellat se prish imazhin dhe jo me te ndertosh . Ndertesa 1 eshte ndertesa qe ngre Bashkia ndersa ndertesa nr 2 eshte ndertesa e tender fituesit te vetem shokut te ngushte te Niko Pe Leshit, Spiro Bardhi ose ndryshe (Ragami). Ky eshte nje hotel 5 katesh ne qender te qytetit qe flitet masivisht se e kane te perbashket. Gjithashtu i gjithi po ngrihet nga lekat e nderteses nr 1 sepse paguajme ne qytetaret qe te gezojne kta te dy qe gjithcka i kane ndare bashke ne kte qytet . Ju flm anonim te lutem !”

Berisha bën denoncimin e fortë: “Zbulohet hoteli në pronësi të ministrit të qeverisë së Ramës” Read More »

Greku që dyshohet se vrau Kasmin, nuk i pëlqen burgu shqiptar: Nuk më lanë të bëj dush…

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi tronditi Tiranë mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa i dyshuari kryesor si ekzekutor i tij është shtetasi grek Efthymiou Efthymious.

Efthymious ka dalë ditën e djeshme para gjykatës ku në të shumtën e kohës u tregua i hutuar. Atij iu gjetën një shumë prej 25 mijë eurosh dhe para shqiptare me vete ndërsa greku ka mohuar kategorikisht të ketë qenë ai ekzekutori.

Ai është ankuar ditën e djeshme tek avokati i tij për kushtet në paraburgim, shkruan Panorama.

Ai i ka thënë avokatit, para se të niste seanca, se nuk kishte mundur të bënte dush në paraburgimin e Policisë së Drejtorisë së Tiranës.

Tjetër ankesë e tij ishte se në paraburgim nuk e kishin lënë të konsumonte duhan.

Seanca ndaj tij dhe ndaj tre të arrestuarve të tjerë u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ata u lanë ende në arrest me burg.

Greku që dyshohet se vrau Kasmin, nuk i pëlqen burgu shqiptar: Nuk më lanë të bëj dush… Read More »

Berisha zbulon telefonatën bombë me Erdoganin: I thashë prerë se Shqipëria….

Ish-kryeministri Sali Berisha duke dënuar votën e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB për cështjen e Izraelit dhe duke akuzuar rëndë Ramën për këtë vendim, ka zbuluar për herë të parë telefonatën e bërë mes tij dhe Erdoganit në vitin 2012.

“Më 28 nëntor 2012 kam pasur telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë se unë nuk ndjek kurrë politikë tjetër përvec SHBA. I kam thënë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë”- tha Berisha.

Ai ka theksuar më tej se “kisha fjalim tim në OK, i kisha thënë direkt, ju ftoj ta tërheqim rezolutën se ka vetëm një qëllim përjashtimin e SHBA. Rezoluta që votuan bijtë e etërve në Stamboll kërkon përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme, u them shqiptarëve një gjë po të mos jenë SHBA Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është dhe ndoshta luftë botërore do të kishte.

Pas anëtarësimit në NATO kemi përcaktuar do votohet cdo rezolutë si SHBA-ja, po ju them prerë se nëse Trump sulmon Korenë e Veriut Shqipëria të jetë ndër vendet e para që e mbështet, fati i kësaj bote pa SHBA nuk ka asnjë të garantuar, ata nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Nëse nuk ta tha Donald Lu, të ka thënë Donald Trump”- tha Berisha.

Berisha zbulon telefonatën bombë me Erdoganin: I thashë prerë se Shqipëria…. Read More »

”Shko bëhu synet në Turqi”, batuta e Berishës shkrin gazit sallën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur akuza të forta në drejtim të qeverisë sot për faktin se po kthehet në një shtojcë të Turqisë.

Në fund Berisha e ka rekomanduar Ramën që të shkojë dhe të bëhet synet në Turqi.

“Po s’pajtohem kurrë me presidentin e Turqisë që thotë se Kosova nuk u në shtet, shko bëhu synet atje ti. Unë jam Sali Berisha dhe i dinë të gjithë haptazi qëndrimet e mija”, u shpreh Berisha.

“21 Dhjetori është dita e rikthimit të votës së etërve, të Enver Hoxhës kundër SHBA-ve. Kundër vendit që ka bërë aq shumë për ndërtimin e shtetit shqiptar, kundër vendit që pas vendosjes së diktaturës, ndërmorri operacionin për rëzimin e etërve të këtyre që votuan kundër SHBA-ve.

Votuan kundër vendit që udhëhoqi luftën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës.

Delegacioni i Maqedonisë braktisi sallën, kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu. Përfaqësuesja e SHBA-ve kërkoi dy herë që ne të votonim pro tyre, po jo ne se bëmë këtë. Kjo është një ndarje e thellë si me thikë, neë rastin e Shqipërisë midis lindjes dhe Perëndimit. Jua them unë, votimi ynë është njësoj me lindjen.

Në 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kreministrin e Turqisë, për të cilin kam pasur respekt, po ama e kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do bëhet shtojcë e Turqisë në politikat globale. Ia kam bërë të qartë atij se ne do të jemi krah SHBA-ve në vendimet e saj. Po të mos jetë SHBA lindja e mesme nuk do të jetë kurrë kjo që është tani”, u shpreh më herët Berisha.

”Shko bëhu synet në Turqi”, batuta e Berishës shkrin gazit sallën Read More »