Po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama: ‘Po të ishte ‘loje e dyfishte’ e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin’
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale të cilët e “aku zuan se pallatet bëhen me lejen tënde”.
Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sërish sistemit të drejtësisë.
“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abu zim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.
Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimatere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e binzesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.
Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr li gje e masa sa të duash, bëj kontrolle e de noncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e pro kurorive e gjy katave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.
Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:
“Po të ishte “loje e dy fishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Cfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kupitm që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.