Opinione

Sot vdiq edhe një minator/ Samir Mane krenohet në ekrane me pasurinë përrallore, pasuri e ngritur mbi jetë njerëzish

Ndërkohë që Samir Mane, para pak ditësh doli në media dhe fliste për pasurinë e tij përrallore, dhjetra minatorë kanë humbur jetën në minierat e tij.

Kushtet mizerabël dhe mungesa e sigurisë ka bërë që dhjetra persona të humbin jetën në minierat e menaxhuara nga miliarderi Samir Mane.

Sot, një tjetër minator ka vdekur në Galerinë D në Bulqizë, minierë e cila administrohet nga Samir Mane.

Minierat, një burim që i siguron miliona euro në vit Samir Manes, po ngrihet mbi jetën e minatorëve që po vdesin nga kushtet e mjerueshme që ofron kjo punë.

Edhe pse janë disa viktima, policia i ka përcjellë si aksidente pune dhe asnjë hetim apo ndërshkim ligjor nuk është bërë deri më tani.

Megjithatë Samir Mane dhe minierat e tij duhet të marrin masa për të siguruar kushtet minimale të punës, në mënyrë që të shmangen aksidentet fatale.

Sot, Angjelosh Shahini, 52-vjeç humbi jeten si pasojë e shpërthimit të minave. Po nesër kush e ka rradhën?

Sot vdiq edhe një minator/ Samir Mane krenohet në ekrane me pasurinë përrallore, pasuri e ngritur mbi jetë njerëzish Read More »

Donald Lu: Shqipëria, populli më miqësor dhe pro amerikan në botë

Ambasadori Donald Lu ndan mendimet dhe përshtypjet e tij mbi Shqipërinë me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, gjatë ceremonisë së betimit të tyre.

Çdo ambasador i SHBA-ve që vjen në Tiranë, ndihet shumë mirë në Shqipëri për faktin se jemi një nga popujt më pro amerikanë.

Por, Donald Lu është ndryshe nga të tjerët pasi paraqiti afeksion për shqiptarët që ditën e prezantimit.

Ndërkohë sot gjatë ceremonisë për së betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes se Shqipëria është populli më miqësor dhe pro amerikan në botë.

Gjithashtu ai foli për plagën e komunizmit në Shqipëri, ku theksoi se kuptoi se nuk kishte mësuar asgjë pasi lexoi librin e Fatos Lubonjës me titull “Ridënimi”

 

Donald Lu: Shqipëria, populli më miqësor dhe pro amerikan në botë Read More »

Bledi Mane: Bythë ka por duhen profesionistë

Shkruan: Bledi Mane

1./

Na duhej firma e Elsës ndaj shkuam sërish atë mesdreke në zyrat e saj. Kishim mbaruar praktikën që kërkonte fakulteti dhe për ta vërtetuar, letra zyrtare e lëshuar nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dorëzohej në sekretarinë e katedrës së gazetarisë, dhe ne studentët automatikisht përfitonim kreditet.

Zyra e madhe e aktivistes së shoqërisë civile Elsa Ballauri në katin e dytë të një pallati të shëmtuar në mes të Bllokut, gjithmonë qëndronte me derën hapur dhe në të gjeje njerëz kurdo. Kurdo ishte atmosferë e këndshme dhe flitej e bisedohej lirshëm për gjithçka. Ne ishim 3 studentët e gazetarisë që kishim përfunduar praktikën rreth komunikimit publik, dhe korrektë në orarin e takimit, u shfaqëm në zyrën e madhe. 4 gra po bisedonin me zë të lartë dhe sa na panë ne, biseda u përpi në gojët e tyre porsi e ftohta që tkurret brenda sapo mbyll derën e një frigoriferi.

-Vazhdoni flisni vajza, u fola unë të katërtave por vetëm tre u ndjenë komode nga komplimenti im.

-Vajza ne? Pse tallesh të keqen teta, reagoi rrufeshëm gruaja më e moshuar në atë zyrë ndërkohë që duke treguar nga ne me dorë iu qa Elsa Ballaurit:

-Ja moj Elsa, edhe unë alamet djali kam siç janë këta të tre. Me edukatë, të urtë, punëtor, kokëulur…porsi një vajzë e turpshme e kam djalin tim. Alamet djali kam e nuk po i gjej dot nuse, më ngeli në derë.

Gruaja fliste pa pushim plot pathos dhe dukej sikur fatin e saj të pafat po na e inpononte edhe ne. Qahej e shkreta grua se djali i saj kish mbetur beqar e megjithëse i arsimuar, i punësuar, i rritur goxha nuk kishte pasur kurrë një femër në krah. Vetëm se tingëllonte kontraditore në atë çfarë fliste gruaja e drobitur. Mburrte dhe e etiketonte djalin se e kishte si vajzë të turpshme që gatuante, lante, pastronte, qëndiste dhe kujdesej për lulet në ballkonin e shtëpisë. E kishte djalin si vajzë e nuk po i gjente dot një vajzë ta martonte.

Gjithësesi edhe ne ia qamë hallin nënës për të birin e pasi morrëm firmat e Elsës, i premtuam me shaka se do ia gjenim një dashnore andej nga fakulteti ynë.

Nga zyra na përcolli Marjana, një tjetër aktiviste e të drejtave të njeriut e cila teksa na përqafonte, një moment qeshi në fytyrë dhe plot vërtik reagoi si fëmija para babagjyshit të fundvitit:

-Ja, ky është. Ky është superdjali që po flisnim!

Në katin e dytë një tjetër derë zyre u hap dhe në të u shfaq një djalë simpatik por që shikonte si skuth e i trembur. Nuk fliste por na kqyrte të tre ne djemve sa lart e poshtë, na hetonte me sy dhe brenda tipareve të asaj fytyre të bardhë fshihej një brengë e vjetër, e vjetër ngjyrë gri.

Marjana u bë sebep që ti jepnim dorën djalit e të prezantoheshim. Nga dora e tij e djathtë e bardhë, e butë dhe që filloj të djersiste, kuptuam se ishte djali i gruas që qante hallin. Ishte djali vajzë, djali që qëndiste dhe ndihmonte mamin kur lante rrobat, djali që nuk gjente dot nuse. Ishte Aldo Bumçi i vitit 2004 kur e mbante afër vëllai i Yllit, jo meteori, por Alberti. Alberti, vëllai i Ylli Rakipit e kishte punësuar ilegalisht në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare.

2./

E keni vënë re sa herë debatet publike mbi seksualitetin plasin në Shqipëri, opozita flet e para dhe në mënyrë hipokrite shqetësohet për vlerat e familjes. Mileti pret të dëgjojë alternativa sesi duhet të rritet punësimi, cilësia në arsim, të ulen taksat e të rriten investimet publike por opozita nxjerr të njëjtat fytyra të dyshimta që pëllasin pse pallohen në bythë meshkuj e pse paska në Shqipëri edhe femra që joshen nga një tjetër vaginë.

E po aq sa hipokrite tingëllon edhe poshtëruese kur Tritan Shehu gjatë gjithë karrierës së tij politike mbahet mend si perversi historik që filloi i pari penetrimin me perime duke ofenduar kështu edhe simbolin e Lushnjes, preshin plot vitamina, i cili u fut në anusin e gabuar.

Partia më e madhe e opozitës duhet ti bëjë karshillëk qeverisë por këtu te ne demokratët i bëjnë opozitë bythës. Dhe fyellit në të njëjtën vrimë ashtu si Tritani, i bie edhe Ervin Salianji, një tjetër opozitar me seksualitet aspak të dyshimtë. Salianji që e filloi karrierën politike nga krevati i pedagogut të tij, sot bërtet aq shumë kundër homoseksualizmit sa edhe Torrja i 21 Dhjetorit nuk e merr seriozisht.

Në respekt të Torres, homoseksualit më të famshëm shqiptar le ti kujtojmë pak historinë Partisë Demokratike, partia e parë antikomuniste.

Këta demokratë që bërtasin kundër regjimit monist harrojnë se burgjet shqiptare gjatë regjimit të Enver Hoxhës u mbushën edhe me homoseksualë shqiptarë, të dënuar nga ligji kundër pederastisë. Dhe sot qindra prej tyre kanë fituar statusin dhe dëmshpërblimin financiar si të persekutuar politikë. Pra, e shkruar qartë, demokratët me aktrimin e tyre homofob kundërshtojnë kauzën e lirisë dhe lëndojnë qindra e në mos mijëra anëtarë partie.

Besoj se kam miliona arsye të shkruaj e të tallem sot me “sarkazmën e bythës” kundër opozitës sepse aksionet e saj politike më trembin mua si qytetar, nuk trembin Edi Ramën. Këtë të fundit do ta plakin e do ta nxjerrin në pension në zyrën e kryeministrit. Një opozitë karnavale që kujton se do të vijë në pushtet duke sulmuar me fyerje, me miell e me mllef pse 300 shqiptarë pallohen në bythë nga qejfi e jo pse 3 milionë shqiptarë pallohen në bythë nga keqqeverisja…

3./

Le të kthehemi te Aldo. Aldo Bumçit që jo i qeshi por i zgërdhiu fati. Në vitin 2005, jo e ëma, por Partia Deokratike e bëri deputet, e bëri 3 herë ministër, e zhvirgjëroi, e martoi. I gjeti për nuse vajzën e Manushaqes së Safet Zhulalit dhe qysh atëhere jo vetëm Aldo, por edhe të tjerë aktorë si puna e Aldos, ia hodhën paq në sy të botës. Bota nuk i atakon e nuk i shan më si homoseksualë. Ata kanë dhënë prova si të fshehin seksualitetin e tyre, vjedhjet e tyre, krimet e tyre. Ata po japin prova se do mbeten shumë kohë në opozitë dhe kjo është shqetësuese! Shqetësuese jo për hallin tim, jo për bythën time. Shqetësuese për hallet e vendit, shqetësuese për bythën e Shqipërisë!

4./

Në foton ilustruese, Lulzim Basha, kryetari pa bythë i opozitës shqiptare. Pamfleti.com

Bledi Mane: Bythë ka por duhen profesionistë Read More »

Hervin Çuli sërish drejtor Teatri, aktorët shprehen pesimistë

Pak ditë para se të jepej vendimi që Hervin Çuli të merrte mandatin e dytë si drejtor i Teatrit Kombëtar, Ora News kishte realizuar një grup intervistash me aktorë të jashtëm e të brendshëm të Teatrit Kombëtar, çfarë presin ata të ndryshojë me drejtuesin e ardhshëm.

Alfred Trebicka: Drejtori i Teatrit duhet të jetë një personalitet i gjithanshëm, jo thjesht një aktor apo regjisor por një personalitet në kompleksitetin e tij.

Arben Derhemi: Premtimi i parë ishte për reformë, gjë e cila nuk ndodhi. Premtimi i dytë ishte të kthente përsëri mbrapsht pagesat për figurat artistike për njerëzit të cilët punonin në Teatrin Kombëtar, gjë që nuk e bëri. Dhe premtimi i tretë ishte për Teatër Repertor, gjë të cilën nuk e bëri.

Shqetësimi i tyre në thelb ka të bëjë me politikat financiare dhe artistike, po aq edhe me pretendimet e drejtorisë për rikthimin e publikut në teatër, pretendime që lënë shumë vend për interpretim.

Ervin Bejleri: Teatri Kombëtar është një institucion i cili nuk mund të matet duke sjellë spektatorin por duke i edukuar sa spektatorë nxjerr Teatri Kombëtar, duke menduar për atë sa jetë ndryshon ai.

Alfred Trebicka: Brenda këtyre prurjeve që ka pasur Teatri ka pasur dhe gropa shumë të mëdha me të cilat kur duam merremi, kur nuk duam nuk merremi.

Në katër vitet e tij të para Hervin Çuli kishte premtuar hapjen me botën shqiptare jashtë kufijve, dhe më gjerë, me prezantimin e trupës në festivale evropiane të kategorisë A, dy pika që do tregonin nivelin e vërtetë të Teatrit Kombëtar.

Bujar Asqeriu E vendosin të tjerë sesa cilësisht je ti. Nëse unë të them pastaj ty zoti regjisor, apo zoti Drejtor ti ke spektatorë? Atëherë merre një çikë këtë shfaqe dhe ballafaqohu jo në Europë se nuk arrin dot, por ballafaqohu një çikë në Ballkan.

Aktorët mendojnë se  atmosfera njerëzore që është premisë për mbarëvajtjen e punës në grup siç është puna në teatër, është cenuar rëndë.

Bujar Asqeriu:Tifozllëku, me kë është Drejtori, me kë është regjisori. Jo unë vë pjesë në teatër, marr shokët dhe shoqet e mija. Pse teatri i shokëve është ky?Teatri i miqve? Unë mund të kem shok dhe mik sa të duash ty por nëse nuk ke vlera nuk mund të fus në Teatrin Kombëtar. Nëse nuk të shikoj të bësh 5 vola në teatrin tjetër, si mund të fus në Teatrin Kombëtar?

Arben Derhemi: Duket sikur muret kanë veshë, duke sikur ti nuk duhet të flasësh me kolegët e tu se shkon fjala vesh më vesh. Kjo është e turpshme, kjo është e dhimbshme, kjo është tamam Rilindje. Ne po rilindim duke bërë spiunin e njëri-tjetrit.

Zgjedhja e Hervin Çulit edhe për katër vjet, është një shenjë për artistët se qeveria nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për të rindërtuar një teatër të ri mbi të vjetrin duke e cenuar dhe shëmtuar përgjithmonë atë pasuri publike.

Hervin Çuli sërish drejtor Teatri, aktorët shprehen pesimistë Read More »

Klithmë lebetitëse për djalin e Fahri Balliut

Klevis Balliu nuk preferoi universitetet e vendit tone por babai e nisi drejt Londres ne universitetin amerikan te Richmond-it.

Nisi studimet ne vitin 2008 dhe me sforcim i perfundoi ne 2015. Nje vit akademik ne kete universitet kushton 25 mije paund, rreth 40 milione leke shqiptare. Per gati 8 vjet ky kopuk dallkauk ka shpenzuar 200 mije paund, rreth 320 milione lekeeeeeeeee!

Dhe u kthye me i trashe se kurre ne vendin tone. Shkoi te ftillohej e e kthyen me injorant aq sa me gafat e tij orale dhe gramatikore po ben te qeshe e ta perqeshe jo vetem Pogradeci.

Perfundimisht as leku e as paraja nuk te ftillon e nuk te zgjuarson.

E nese Lasgush Poradeci do çohej nga varri nuk do hezitonte te shkruante:
Mbi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi
Ka frikë liqeri ti hapë sytë…
Kishim një e na u bënë dy Fari’

Klithmë lebetitëse për djalin e Fahri Balliut Read More »

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate alarmante

Analisti Fatos Lubonja e sheh situaten e tensionuar mes opozites dhe mazhorances si nje prelud te nje situate konfliktuale dhe shperthyese, ose me e keqja do te jete nenshtrimi ndaj kesaj mazhorance.

“Dhuna bëhet mjeti i vetëm dhe ndërkombëtarët. Ka mungesë dIalogu, komunikimi. Për mua ata duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi ëhtHë prokuroria, opozita mund t’ja hidhnin miellin Prokurorisë.

Problemi që agravoihet dita ditës, kjo mazhorancë e shoh tepër arrogante, ajo që më shqetëson është që këta janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marri 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë. E krijohet pastaj një situatë absurde. Nëse është një grup njerëzis me Ramën në krye që kanë ndërtuar një sistem, e këta të tjerët pastaj marrin një thërrime e rrinë rehat…Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që sic doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese, këto janë preludet e një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet. Këta duket sikur e kanë drejtësinë të tyre ndaj edhe flasin kështu, se thotë kanë frikë se do ju fusi reforma në drejtësi në burg, ndërkohë edhe këta duhet të kenë frikë”, u shpreh analisti.

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate alarmante Read More »

Ornela Vorpsi e dashuruar me Ramën, Rudina Xhunga: Dje, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur

Ornela Vorpsi ishte kryelajmi i Tiranës, të një të mërkure plot lajme.Një grua e bukur u kthye në vendlindje dhe sfidoi me sharmin, delikatesën, vetëbesimin dhe fismërinë e saj, banalitetin e një tufe burrash të pakënaqur, që nuk po ngrenë dot kokë, nga kacafytja në të shara e përgojime.

Shkruan Rudina Xhunga

Ajo vajza e një Tirane tjetër, tregoi se ka një mënyrë ndryshe, për ta dëshmuar të kaluarën, veç kësaj mënyrës histerike që po jetojmë, është ai tregimi me kokën para, kokën lart, tregimi i së kaluarës , duke parë nga e ardhmja.

Ornela Vorpsi ka një jetë të tërë për të rrëfyer, një jetë prej vajze familjeje të prekur, siç quheshin familjet që regjimi iu vinte shenjë në dosje dhe në jetë.

Dhe Ornela i ka treguar të gjitha, çfarë mban mend dhe kujton se mban mend në italisht, siç i ka ardhur, në gjuhën e vendit përballë.

Mbase se në shqip nuk i themi dot të gjitha, se gjuha jote, ca sekrete t’i mban peng.

Ornela ka vite që jeton jashtë, punon, ekspozon, boton, është qytetare bote.

Por erdhi mbrëmë me modestinë e një gruaje të pjekur, që nuk i fshihet  të kaluarës, as i bërtet të tashmes.

Kush jeton bukur, nuk ka nevojë ta bërtasë dhe nuk ka gjë për të fshehur, thjesht tregon.

Siç tregon Ornela, lirshëm në libër, piktura dhe intervista, kudo shkon, ekspozon, boton, performon, si e preferuara e salloneve të artit të mirë.

Tregon Shqipërinë sipas saj, vendin ku nuk vdes kurrë.

Kështu bëri edhe mbrëmë, erdhi dhe falënderoi vendin e saj që po e priste me një ceremoni zyrtare.

Ornela me të zeza, dje ishte ylli i kësaj zymtësie gri që përcjell Tirana e saj, 27 vjet pasi e la pas.

Tirana, tani po kalon një tjetër tranzicion, jo më atë të varfërisë materiale, të post ‘91, por të bllokimit dhe zbrazjes nga vlerat. Është tranzicion edhe më i rëndë.

Tani askush nuk flet më për art, por për para.

Epo paratë nuk mjaftojnë kurrë, ndaj dje, dikujt iu duk se iu fut në pjesë edhe Ornela, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur, dikush i qëndisi fletërrufe, si ato që ajo nuk i ka harruar nga fëmijëria.

Sepse Ornela Vorpsi është e madhe për botën tonë të vogël, jo pse është e bukur, jo pse është artiste ndërkombëtare, por sepse nuk është hakmarrëse.

Ajo solli dritë në kacafytjet tona, jo për ideologji, bindje, lavdi e mëri, por vetëm për para. Me atë mënyrën e saj të pastisur.

Ornela Vorpsi ia doli prapë ta sfidojë edhe njëherë Tironën, duke i treguar një tjetër mënyrë për të dëshmuar dhimbjet e së kaluarës, me buzëqeshje, ironi, vetëpërmbajtje, dinjitet dhe lakuriq. Si çdo artist dhe njeri që nuk fshihet, as fsheh.

Ky ishte lajmi dje, jo që Ornela kishte pas dashur Ramën.dritare.net

Ornela Vorpsi e dashuruar me Ramën, Rudina Xhunga: Dje, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur Read More »

“Berisha pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, por nuk rrëzon SHBA-të me miell”

Pas seancës së tensionuar në Kuvend ku pati dhe përdorim të miellit dhe  të ujit, ka pasur reagime të shumta. Një prej reagime ka ardhur dhe nga avokati Spartak Ngjela, i cili shkruan se  ky është revolucioni i miellit Berisha.

“Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t’ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.

Dhe pastaj?

Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë
Revolucioni i miellit Berisha.

Ka pasur revolucion me herqe dhe shigjeta?

Po, ka pasur.

Ka pasur ndonjëherë revolucion me shpata?

Po, ka pasur.

Po revolucion me armë zjarri, a ka pasur?

Po, shumica e revolucioneve me armë zjarri janë bërë.

Po revolucion me miell, a ka pasur ndonjëherë në historinë e gjetë të shtetit?

Jo. Deri tani nuk njihet ndonjë revolucion me miell; por ka pasur disa revolucione për miell e për bukë.

Po revolucion i Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, u bë me miell. Si ndodhi?

Kjo mund jetë një risi në historinë moderne.

Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t’ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.

Dhe pastaj?

Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.

“Berisha pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, por nuk rrëzon SHBA-të me miell” Read More »