Opinione

Zgjedhjet 2019 / PS, dilemat Dako-Sejdini, PD një listë plot vrima

Shenjat e panikut nga PD për zgjedhjet në Durrës u panë dhe pak ditë më parë kur kryetari i PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, artikuloi kërkesën drejtuar Bashës që të bojkotohen zgjedhjet lokale. Një thirrje e tillë dukshëm duket si kapitullim nga PD në Durrës ende ardhur zgjedhjet.

Shkruan Armand Meta

Kur kanë mbetur thuajse një vit nga zgjedhjet e reja lokale të 2019, në prapaskenë duket se forcat politike kanë nisur përgatitjet, pavarësisht se ende nuk kanë parashtruar një plan të detajuar sa i përket kandidaturave konkrete për kryetar bashkish ashtu edhe aleancave zgjedhore. Më konkrete në këtë drejtim duket se është PS e cila në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare ka shtruar shinat për zgjedhjet në fjalë duke kombinuar aspektin organizativ me atë që tashmë njihet si “llogaridhënia publike para qytetarëve”.

Në fokus të kësaj janë figurat qëndrore të PS duke filluar që nga Kryeministri Rama, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ajo e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i Financave Arben Ahmetaj, i Energjitikës Damian Gjiknuri e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla.

Ndërsa në kampin opozitar deri tani duket se mbizotëron në “heshtje e shurdhët”. Me përjashtim të disa zërave që vinë nga kampi i LSI për firmosjen e një marrëveshje me PD për zgjedhjet vendore, sa i përket kandidatëve dhe strategjisë elektorale thuajse nuk është hedhur asnjë hap.

Megjithatë, përtej perdes së statutit, funksioni themelor i Kuvendit Kombëtar të PD ishte forcimi i pozitave të kryetarit të PD Basha në funksion të këtyre zgjedhjeve, duke i dhënë dorë të lirë jo vetëm emërimit të kryetarëve të degëve të PD në qarqe, por edhe sa i përket ndikimit vendimtar për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkishë.

Si shkojnë PS- PD- LSI në zgjedhje

Socialistët shkojnë në zgjedhjet e 2019 me një bollëk bashkishë të fituara në zgjedhjet e 2015, falë edhe koalicionit që kishin me LSI në këto zgjedhje. PS ka nën administrim bashkitë kryesore të vendit duke filluar nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça, Vlora etj., të cilat e bëjnë të ndjeshme peshën e saj në elektorat. Sa i përket PD-së, ajo ka vetëm një bashki të nivelit të parë që është Shkodra, ndërsa drejton dhe 15 bashki të tjera në një nivel dytësor, duke e bërë peshën e saj elektorale shumë më të zbehtë në raport me PS. Edhe LSI, falë votave të PS, drejton 4 bashki ku më të spikaturat janë ajo e Beratit dhe e Gjirokastrës, dhe më pas vijnë Prrenjasi e Çorovoda.

Por ndryshimi kahjes së LSI, duke u bërë aleate me PD, qartazi duket se do ta ndryshojë të gjithë konfigurimin e raporteve në zgjedhjet vendore të 2019. PS pretendon të rimarrë këto bashki të njohura si bastione të saj, të cilat u detyrua që t’ia dorëzonte LSI-së, për shkak të marrëveshjes elektorale të 2015. Nga ana tjetër PD nuk është se pret shumë nga aleatët e saj, të cilët në këto momente thjeshtë llogarisin se çfarë mund të ‘zhvasin’ nga këto zgjedhje në këshillat bashkiakë.

Bashkitë kryesore të vendit

Tirana e cila do të jetë edhe fushëbeteja kryesore e përballjes pozitë-opozitë në këto zgjedhje, duket se më shumë se sa për PS mbart një seri pikëpyetjesh për opozitën. Kryebashkiaku Erion Veliaj duket në pozita favorizuese, por ai ende nuk ka marrë një konfirmim zyrtar nga PS nëse do ta përfaqësojë sërish këtë forcë politike në garën për kryebashkiak të kryeqytetit.

Kurse në kampin opozitar Tirana paraqitet një sfidë tepër e vështirë dhe shumë komplekse. E para PD ka një historik shumë negativ në krye të Bashkisë së Tiranës, duke filluar që nga mandati i vjedhur i kryetarit të Bashkisë në 2011 nga ana e Lulzim Bashës që është edhe kryetar i PD, e deri tek plagët e panumërta që kjo forcë politike i hapi kryeqytetit kur qeveriste vetë, plagë të cilat edhe pas 2 dekadash vijojnë të jenë të dukshme dhe që kanë dëmtuar rëndë cilësinë e jetesës e të bashkëjetesës në Kryeqytet.

Nga ana tjetër edhe mbështetja e LSI duket se për PD nuk pritet të ketë ndonjë ndikim pasi kthesat e forta politike, imazhi opozitar i kësaj force politike, retorika politike me fjalor tërësisht banal e të papranueshëm nga lidershipi i LSI, ka dëmtuar rëndë reputacionin e saj politik.

Braktisjet e një pas njëshme nga ana e këshilltarëve të LSI është shembulli më kuptimplotë i rrudhosjes së peshës elektorale të LSI në pushtetin vendor, por edhe në elektorat. Pozita e vështirë në të cilën ndodhet LSI duket edhe nga këmbëngulja me të cilën ajo po kërkon koalicion me PD. Ndryshe nga si sillej me PS kur marrëveshjet elektorale i shtynte për në minutat e fundit, madje dhe duke i refuzuar ato.

Përveç Tiranës jo pa kokëçarje shfaqen për opozitën edhe disa bashki të tjera kryesore të vendit duke filluar që nga Durrësi, Elbasani, Korça, Fieri, Vlora etj.

“Mbretërit” e bashkive dhe betejat në bashkitë bastion

Në aksin Durrës- Elbasan janë dy kryebashkiak Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini, të cilët i dominojnë këto dy qytete prej afro 11 vitesh, pasi kanë mundur të marrin 3 mandate. Nuk dihet ende nëse Rama do t’i ndryshojë apo do të vijojë të mbajë të njëjtët kalorës edhe në 2019. Gjithsesi, pesha e tyre është jo e papërfillshme, po të kemi parasysh dhe si ndërthuren interesat politike dhe ekonomike në këto 2 qarqe të mëdha.

Shenjat e panikut nga PD për zgjedhjet në Durrës u panë dhe pak ditë më parë kur kryetari i PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, artikuloi kërkesën drejtuar Bashës që të bojkotohen zgjedhjet lokale. Një thirrje e tillë dukshëm duket si kapitullim nga PD në Durrës ende ardhur zgjedhjet.

Xhaferraj kandidoi vetë përballë Dakos në 2011 dhe humbi, megjithë mbështetjen e Berishës dhe Metës që qeverisnin vendin. Kur nuk fitoi atëhere Xhaferraj përllogarit se PD përballë Dakos nuk ka asnjë shans të fitojë në Durrës ndaj kërkon bojkotimin e zgjedhjeve.

Por jo me pak interes janë edhe përballjet në disa zona bastion të PS dhe PD duke filluar me Dibrën dhe Kavajën që njhihen si zona të PD, por që kryetarët e bashkive janë dhe kanë qenë të PS. Ashtu si dhe Pogradeci dhe Përmeti të njohura si bastione të PS, por që kaluan në dorë të PD në 2019. A do të mundet PS të ruajë Dibrën dhe të rifitojë Kavajën, apo PD të mbajë Pogradecin dhe Përmetin? këto janë disa pikëpyetyje të cilat pritet të marrin përgjigje në 2019.

Koalicionet dhe pesha e aleatëve për 2 forcat kryesore politike

PS tashmë qeveris e vetme në nivel qëndror, falë fitores së thellë që arrit në zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Por a vlen formula e të qeverisurit vetëm në zgjedhjet vendore?

Vetë natyra e zgjedhjeve vendore është shumë e ndryshme krahasuar me zgjedhjet politike. Në këto zgjedhje dominojnë kryesisht interesa lokale, që lidhen punësimet në institucionet nën administrimin e bashkive, leje të ndryshme ndërtimi apo shfrytëzimi, biznese që lidhen d.p.d me pushtetin lokal, ujësjellsa, kanalizime, kopshte, çerdhe, shkolla etj. etj. Pra interesat janë shumë më praktike. Në të tilla zgjedhje nuk pinë shumë ujë deklaratat makro që zakonisht bëjnë forcat politike për të demonizuar kundërshtarin politik.

Nisur nga kjo specifikë elektorale PS natyrshëm do të jetë e shytrënguar të bëjë koalicion edhe me forca të tjera të vogla politike, jo vetëm për të siguruar votat e mjaftueshme për kjryetarin e bashkisë, por edhe votat që i duhen në Këshillin Bashkiak. Koalicionet mund të mos jenë në bllok, por të fragmentarizuara, në bazë të peshës elektorale dhe ndikimit elektoral që kanë forca të ndryshme politike në qarqe të caktuara. Përshtatja e interesave në zona të caktuara duket se do të jetë edhe formula e PS në këto zgjedhje. Aleatët mund të mos i japin shumë PS, por në një farë mënyre nuk favorizojnë kundërshtarët e saj politik.

Për PD situata paraqitet jo vetëm e vështirë por deri diku e rrëmujshme. është e qartë se PD do të bëjë koalicione në shkallë kombëtare për të futur në trastën e saj sa më shumë vota. PD nën drejtimin e Bashës vjen pas një serie humbjesh dhe në horizont nuk duket asnjë shkëndijë që kjo forcë politike është reformuar, duke u bërë më bashkëkohore. Ajo vijon të njetë aty ku e ka lënë Berisha në 2013 me po të njëjtat slogane politike dhe mjete të natyrës kryesisht fizike të të bërit politikë. PD ka një problem të madh duke filluar që nga Tirana ku s’ka asnjë emër të lakuar që ta vendosë përballë Veliajt. Po kështu paraqitet situata dhe në disa bashki të tjera kryesore të vendit.

Në një analizë të ftohtë edhe koalicioni me LSI duket se për PD do të jetë një barrë duke parë edhe firon me të cilën po përballet kjo forcë politike në elektorat. Edhe vetë brenda PD ka kundërshti të forta për koalicionin me LSI, e cila mësë shumti ka aftësinë të marrë mandate nëpërmjet presionit ndaj aleatëve se sa të prodhojë vetë mandate. Megfjithatë PD do jetë e shtrënguar të bëj koalicion me LSI, por për momentin Basha nuk nxiton sepse me kalimin e kohës sa më shumë gërryhet LSI, aq më i ulët do të jetë edhe pazari për Kryemadhin./JavaNews

Zgjedhjet 2019 / PS, dilemat Dako-Sejdini, PD një listë plot vrima Read More »

Erjon Braçe: “Nëse ka drejtësi me Izet Haxhinë do të presim tërmet”

“Nëse ka drejtësi me Izet Haxhinë do të presim tërmet”, ka qenë ky reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe, i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe ekspresive.

Reagimi vjen në adresën e tij në Instagram i shoqëruar me foton e parë mbas 20 vitë të ish- badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhia.

Erjon Braçe: “Nëse ka drejtësi me Izet Haxhinë do të presim tërmet” Read More »

Artan Hoxha: Nuk ka prova për Tahirin, por kujdes

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka dhënë alarmin mbi rrezikun që i kanoset ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai tha në studion e Ilva Tares se Tahirit po i rrezikohet jeta pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit, ndërsa nuk nguroi të shtonte se ish-ministri është nën vëzhgimin e skuadrës operacionale dhe nga prokuroria.
Hoxha u shpreh ndër të tjera, duke dhënë detaje:

Unë di që Saimir Tahiri si qytetar i thjeshtë është në vëzhgim të skuadrës operacionale, e ka vënë në vëzhgim prokuroria edhe kë takon në rrugë me kë kontakton, e ka bërë prokuroria tani.
Unë një ditë në një lokal dhe përballë vura re që ishte Tahiri me persona që ai i njihte, edhe unë i njihja dhe makinat që pashë rrotull pashë që ishin të skuadrës operacionale.

Së dyti Tahiri u paraqit në parlament dhe u tha se kërkoi të shpëtonte mandatin. Po të kujtojmë, ai kërkoi të fliste, por ndodhi incidenti me miell e vezë dhe s’pati mundësi të fliste, edhe këtë të enjte, më ka rezultuar se ka kërkuar të flasë në seancë plenare.

Por fakti që atë ditë në listë ishin dhe 40 deputetë të opozitës, ka gjetur zgjidhje selinë e Kuvendit, në këtë prizëm dorëheqja e Tahriti i ka shërbyer shumë personave që kanë qenë nën presion gjatë kësaj kohe që nga Rama e deri më poshtë.

Opozitës i ka rrëzuar një lloj kauze ndaj tani është aktivizuar varianti që ai është larguar në një marrëveshje me Ramën.

Saimiri është dënuar moralisht, politikisht dhe publikisht, por ende nuk është dënuar me gjyq”.
Më tej ai tha se “që nga momenti që ka filluar çështja, nuk më janë dukur të besueshme provat.
Ka raste përgjimesh ku janë përmendur emra ministrash dhe kryeministrash. Ka pasur raste edhe të përgjimeve direkt të ministrave”.

Artan Hoxha: Nuk ka prova për Tahirin, por kujdes Read More »

Morali dhe halli i qenve të SHQUP-it

Shkruan Adriatik Doçi

Miq dhe kolegë! Qysh mbrëmjen e djeshme, qentë e stanit të SHQUP-it, po lehin në mënyrë të koordinuar, rreth një e-maili të montuar dhe të sajuar, sipas të cilit mua një deputet do të më punësonte një familjar, sigurisht në bazë të ligjeve.

Po kush janë këta, çfarë përfaqësojnë dhe cili është halli i tyre?

Dhëndri i Saliut, Jamarbër Malltezi, është i tmerruar dhe i hollohet zëri çdo ditë nga ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi ka marrë ish-klubin Partizani në Tiranë, duke përdorur si mashë ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin.

Kasem Hysenbelliu (fax web) simbol i llumit të kazanit. Kur dikush i shpreh interesin për punë, ky si përgjigje i dërgon organet gjenitale, b… etj.

Perversitetet e tij tejkalojnë çdo imagjinatë njerëzore. Do vijë dita që fotot dhe videot perverse do ja nxjerrin vetë qentë e SHQUP-it. Po të them edhe dy fjali, do shkulnit flokët.

Alfred Lela (politiko.al), ish-kondom (simbolikisht) i Henri Çilit, tashmë leh në stanin e SHQUP-it. Me këshillat e këtij, Basha ka korrur dhe do të korrë fitore të mëdha

Kreshnik Çollaku, një skuth, i cili kur shikon emrin e tij në ndonjë shkrim, të qyrravitet në telefon nga frika se e merr inat Basha dhe e largon nga stani i SHQUP-it.

Kreshnik Spahiu, shqiponja që u kthye në sorrë pasi Edi Rama nuk i pranoi pazarin në 2013, ndërsa katër vite më vonë la edhe pulat e fundit në çadrën e SHQUP-it.

Është kaq i babëzitur sa që në vitin 2011, privatizoi një makinë të shtetit për 6 milionë lekë, ndërkohë që e shiti tre muaj më vonë 14 mijë euro.

Kaq për sot. Bëjeni vetë diferencën!

Morali dhe halli i qenve të SHQUP-it Read More »

Skandal/ Psikologia shqiptare i gëzohet vdekjes së fëmijëve të figurave publike: Këta sperma të prishura…

Genta Kaloçi, e njohur si psikologe, gazetare dhe poeteshë në Shqipëri, ka habitur të gjithë, duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka, në moshën 18 vjeçare.

Komenti i saj po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke krijuar irritim tek të gjithë, por edhe mbështetje tek simpatizantë të regjimit komunist.

Kaloçi e shikon fatkeqësinë e koleges si diçka të merituar, për shkak të bindjeve antikomuniste, që Açka ka shprehur herë pas here. Sipas saj, kjo nuk është fatkeqësi, por drejtësi.

Jo vetëm kaq, por ajo ndjehet mirë që gjithashtu të tjerë figura publike si ajo, të konsideruar si antikomunistë nuk kanë më fëmijë, duke përfshirë: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon etj.

Sipas saj, ky është një ndëshkim nga Zoti për padrejtësinë e qendrimeve të tyre – fakti që kjo nuk ka ndodhur me shkrimtarët komunistë të Enver Hoxhës, tregon se ata kanë qenë në të drejtën.

“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore”, – shprehet Kaloçi.

Komenti ka gjetur përkrahjen e shumë prej mbështetësve të ideologjisë komuniste, të cilët janë shprehur gjithashtu me gjuhë urrejtje ndaj Açkës dhe atyre që mbrojnë atë. Por nga ana tjetër kjo ka indinjuar një mori qytetarësh të cilët i shikojnë këto komente si kafshëri.

Znj. Kaloçi duket se është mjaft aktive në shtypin e ditës, me komente e artikuj në gazetat e majta mbi politikën, zhvillimin dhe problemet e vendit. Ajo ftohet herë pas here edhe në studio televizive ku diskuton edhe si psikologe, përveç të tjerash.

Skandal/ Psikologia shqiptare i gëzohet vdekjes së fëmijëve të figurave publike: Këta sperma të prishura… Read More »

Amerikani flet për prejardhjen e Shqiptarëve ! Ja cfarë thotë …

George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg…

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian.

Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme….

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve

Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg.

Herodoti (484 – 425 p.e.s.) i’u veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik.

Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët.

Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub.

Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull,

Kaos është hapsi, hapësira;

Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;

Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;

Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;

Athena është E thëna, me thënë fjalën;

Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;

Muse, Mosois, është mësuesi;

Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen.

Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,

Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;

Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;

Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;

Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;

Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;

Ithaka, i thak, idhnak;

Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste.

Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre.

Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.

Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.

Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian.

Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. njekomb

Amerikani flet për prejardhjen e Shqiptarëve ! Ja cfarë thotë … Read More »

Huliganizmi i PD për 5 Maj

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Shkruan Artur Ajazi

Partia Demokratike duket qartazi se nuk është, dhe nuk ka ndërmend të shkëputet kurrë nga dhuna, huliganizmi dhe sjelljet antiqytetare, të cilat demonstrohen mrekullisht në çdo rast, nga pjesa “trimoshe” e asaj partie.

Edhe në 5 Maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në ditën e atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit, duke u përleshur me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e shitur, Partia Demokratike, nxorri falangat e dhunës, tregoi se kjo parti ka mbetur si në 1996, kur pasi manipuloi zgjedhjet, rrahu dhunshëm opozitën e asaj kohe.

Kjo parti, edhe dje në 5 Maj, tregoi se ka mbetur si 27 vjet më parë, me mentalitetin e dhunës, shkopit të gomës ndaj çdo kundërshtari politik, natyrisht duke u dirigjuar nga lidershipi i saj. Edhe dje Lulzim Basha e ka shfrytëzuar 5 Majin për tu “fshehur” pas Azem Hajdarit, dhe duke mos respektuar ata mijëra dëshmorë të Atdheut që dhanë jetën në moshën më të bukur për lirinë dhe demokracinë. Edhe dje Lulzim Basha, nuk i ka ndaluar por i ka ndërsyer celulat e tij të dhunës, duke treguar se edhe në rast se do të vijë në pushtet, dhuna është filozofia e asaj partie (anti) demokratike.

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, i vuri vulën çdo mendimi apo çdo hamendësia se “PD po europianizohet, se PD po fton elitën intelektuale”, pasi nuk ka intelektual që afrohet atje kur shikon skenat barbare. Ajo parti ka mbetur me filozofinë e dhunës ndaj çdo anëtari, militanti dhe kundërshtari politik, ndaj dhe do të rrijë gjatë në opozitë, ndaj do të rrijë gjatë në çadrat e stisura nga “filozofët” që kryetari u ka dhënë së fundi poste në parti.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj, duke dhunuar pa asnjë shkak një grup anëtarësh dhe simpatizantësh të Partisë Komuniste, na kujtoi edhe njëherë PD e 1996, na kujtoi edhe njëherë militantët e veshur me uniforma lara-lara, që gjakosën burra, gra dhe pensionistë të nderuar të Partisë Socialiste në sheshin Skenderbej, na kujtoi edhe njëherë dhunën ndaj çdo qytetari dhe gazetari, që fliste dhe shkruante kundër qeverisjes “demokratike”, na kujtoi shikasit e asaj periudhe, që gjurmonin dhe dhunonin çdo opozitar që dilte me flamurin e partisë tij.

Të provokosh dhe nxitësh skena dhune në 2018, kur pretendon të formëzosh një “parti europiane”, dhe aq më tepër në një datë të shënuar siç është 5 Maj, të luash me ndjenjat e familjeve dhe të afërmve të dëshmorëve, të marrësh shkopin dhe të dhunosh burra pleq sepse kanë mendimin e tyre, është mesjetarizëm politik.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, edhe dje u fshehën pas Azem Hajdarit, pasi ata nuk vajtën tek Varrezat e Dëshmorëve për të plotësuar një detyrim moral e shpirtëror, por ata vajtën atje për të përshfaqur skenat e dhunës ndaj atyre që nuk i kanë votuar, dhe nuk do ti votojnë kurrë.

Dhuna e djeshme në ditën e dëshmorëve të Atdheut , tregoi se lidershipi PD, nuk ka ndërmend të largohet dhe distancohet nga dhuna, nga aktet e dhunës, nga stradegjia dhunës, nga segmente të caktuara të huliganizmit të asaj partie, duke u rimbushur shqiptarëve mëndjen se “ajo parti nuk duhet votuar kurrë”. Skenat e dhunës treguan se PD është larg, shumë larg reformimit të saj si parti politike , është larg europianizimit të saj, dhe se rruga e saj e gabuar në opozitë destruktive do të zgjasë shumë.

Huliganizmi i PD për 5 Maj Read More »

Ja çfarë shkruante dikur Edi Rama për Partinë e Punës dhe PS

“Le të rifreskojmë pak kujtesën për shqiptarët…, luftën dëshmorët etj.” Kështu shkruan analisti Ilir Levonja ndërsa shkëput një pasazh të librit “Refleksione” me autor Edi Ramën e të ndjerin Ardian Klosi, në vitin 1992.

”Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.

Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin.”

E megjithatë, sot Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë…, ashtu si shumë të tjerë flasin për atdheun, të rënët, një shifër butaforike etj. Në fakt ideologjia komuniste nisi si një lëvizje me devizën proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni. Kësisoj koncepti mbi atdheun del disi bajat.

Bota e re mbi gërmadhat synonte një internacionalizim popujsh, vendesh, kombesh. Kësisoj për komunistin e vërtetë atdheu i bie të jetë, ose është vetëm një nocion. Kurse ky reali, nuk është asgjë tjetër veçse një varrezë kufomash, një diktaturë proletariati, një luftë klasash pa kompromis.

Ja çfarë shkruante dikur Edi Rama për Partinë e Punës dhe PS Read More »