Opinione

Nafta në çmim rekord/ Vasili: ‘Asnjë vend në rajon nuk i ka aq të larta’

Deputeti i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar rritjen rekord të çmimit të naftës dhe i ka bërë thirrje qeverisë të ulë taksat për të lehtësuar qytetarët.

Vasili tha se vendet e tjera të rajonit, e kanë të paktën 25% më të lirë çmimin e naftës që në Shqipëri shënoi tjetër rekord ditën e djeshme pasi një litër do të shitet me 245 lekë.

“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një ba ndë ha jdutësh dhe ma fiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë ma fiozësh. Çmimi i naftës në këto vende është të paktën 25% më lirë se tek ne.

Zhvayen qytetarët e thjeshtë, do të shkojë tek pompat e karburanteve dhe do të paguajë për hajdutët e qeverisë. Ka mundësi për ndërhyrje. Prej 7 muajsh, PL ka depozituar propozimin e projektligjit për heqjen e yaksës së qarkullimit dhe karbonit për të lehtësuar çmimin. Mafia e qeverisë e ka bllokuar tërësisht dhe nuk e bën të mundur as shqyrtimin”-tha Vasili.

Nafta në çmim rekord/ Vasili: ‘Asnjë vend në rajon nuk i ka aq të larta’ Read More »

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’

Arjan Çani thotë se mjeku Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat “brilant” për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani deklaroi se Alimehmeti është kandidat i duhur për Bashkinë. Ndërsa Enton Abilekaj tha se mediat pranë qeverisë u trembën nga mundësia e kandidimin e tij.

Arjan Çani: Alimehmeti nëse ka mbështetjen totale të Berishës dhe Metës, është super super kandidat. Nga imazhi dhe perceptimi është brilant. Nëse konfirmoht, i shkreti çfarë do heqi se do fillojnë mediat do ti gjejne tmerre, i sajojnë gjëra. Por, si ide, po të isha unë në vend të doktorit, e vija direkt.

Enton Abilekaj: Mediat e qeverisë e panë me panik pjesëmarrjen e tij në protestën e pedagogëve. Ai nuk ka konfirmuar gjë. Por, mediat e qeverisë të trembura e nxorrën si kandidat.

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’ Read More »

Klodiana Lala flet me emra: ‘Kush është personazhi i njohur i botës së kr imit’

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personit që i kanë vënë një gjo bë 500 mijë euroshe, dosje për të cilën u futën Astrit Avdylajt dhe Arben Mërkuri (Maneci), si ndërmjetës. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se bëhet fjalë për Elton Shahinin, një person që sot ka marrë arr atinë për shkak të kësaj gjobe dhe në Shijak i ka mbetur vetëm nëna që nuk dëshiron ta lërë vetëm shtëpinë. Lala tha se Shahini ka ndë rruar emër dhe ndodhet jashtë Shqipërisë me gruan e fëmijët.

“Elton Shahini. Është me mbiemër të nd ërruar tani për shkak të telasheve që ka pasur. Në Shijak i ka mbetur vetëm nëna, gruaja dhe fëmijët nuk i ka në Shqipëri. Elton Shahini dys hohej nga grupi i Shijakut se kishte spiunuar për laboratorin e her oinës që u kap në Has, po e mbani mend. Dhe për të zgjidhur atë çështje janë futur të gjithë këta që shikoni,”- tha Lala ndër të tjera.

Klodiana Lala flet me emra: ‘Kush është personazhi i njohur i botës së kr imit’ Read More »

Nard Ndoka zbulon fiksimin me Lulzim Bashën

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, thotë se Partia Demokratike dhe opozita po vu an akoma vendimmarrjen pr oblematike të Lulzim Bashës.
Ndoka në një emision televiziv tha se edhe sot që flasim Basha përmes të emëruarve të tij vijon të dëmtojë opozitën.

Ndoka: Grupi Ali-Basha ka mbetur një sekt pa peshë në jetën politike. Është një grup deputetësh i caktuar nga Basha në forma dhe mënyra më të ndryshme. Për mua mbetet politikani më zhgënjyes në politikën shqiptare. I ka krijuar një kosto shumë të madhe PD, opozitës, vendit dhe pluralizmit. Një lider që në aktivitetin e tij politik dolën shumë hije, këto dolën në etapa të ndryshme.

Koha vërtetoi dy shimet tona. Ka marrë vendimmarrje që i kanë kushtuar shumë institucioneve dhe vebdit duke na ma shtruar dhe ne. Ndjehem dhe unë fajtor që nuk arrita ta njoh mirë zotin Basha. Është e trishtueshme që ky person vazhdon të jetë problematik për opozitën pavarësisht se fshihet, nuk nxjerr kokën por sejmenët e tjerë. Mendon se opozita mbahet duke bërë foto me një ambasador apo tjetër. Opozita është frymë, institucion, garanci dhe besim. Basha si ka asnjë prej tyre.

I pyetur si i besuan në aq vite, ai jep këtë përgjigje:

Ndoka: Nuk i besuam ne por si i besuan anëtarët e PD? Ne kemi qenë mosbesues për zotin Basha në vazhdimësi.

Nard Ndoka zbulon fiksimin me Lulzim Bashën Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Do bëj live operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime si…’

Deputetja Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.

Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK, ndërsa deklaroi se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.

“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe va rrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.

Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja. Gjëja më e shë mtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.

Monika Kryemadhi: ‘Do bëj live operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime si…’ Read More »

Sejamini ngre al armin: ‘Me të dhënat e vje dhura mund të klonosh identitetin’

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” për publikimin e databazës së personave të dyshuar nga hak erat iranianë dhe ka listuar të gjithë të dhënat që u janë vje dhur shqiptarëve.

Sejamini tha se situata është shumë e rë ndë dhe se të dhënat mund të keqpërdoren dhe abu zohen, por se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Të gjithë të dhënat tona janë të hapura në publik. Sot, në një pjesë të mirë të vendeve të botës, mund të hapësh llogari bankare, pa vajtur fare fizikisht. Pasojat e këtyre janë të jashtëzakonshme. Ne jemi të rre zikuar, sepse nuk e kuptojmë që të dhënat tona personale, gjeneralitetet, numrat e ID, me këto kopjon identitetin e çdokujt, merr kredi, hyn në borxhe. Të gjithë këto gjëra që qeveria kalon kështu, këto kanë pasoja. Shyqyr që në Shqipëri nuk kemi sisteme të tilla dhe jemi të pazhvilluar. Duhet të falënderojmë zotin që jemi vend i pazhvilluar në shërbimet dixhitale.

Të dhënat tatimore janë vjedhur, pagat janë vj edhur, target janë vje dhur, ID, telefonat janë marrë nga patronazhitët.

Të dhënat e TIMS janë vj edhur. Të dhënat po licore janë vj edhur. Së fundmi kemi të dhënat e njerëzve të dy shuar apo h etuar. Kjo është histori që nuk ka mbaruar. Në cdo shtet të botës do të ishte prob lem i madh dhe kat astrofë. Sot në Shqipëri, me të gjithë këto skandale dhe vjed hje të të dhënave tona, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie administrative. Nuk di të jetë pushuar një IT, një përgjegjës, një polic, askush. Ne duhet të kërkojmë llogari qeverisë.

Ne mund ti mbyllim këto me log jikën e ar mikut, që ka bërë agre sion Irani dhe nuk kemi cfarë të bëjmë.

Raporti i Microsoft thotë se iranianët kanë hyrë nëpërmjet një pike të dobët që është neglizhuar. A është analizuar kjo gjë? Sa pika të tjera ka? A janë nxjerrë mësime? A ka mbajtur njeri përgjëgjësi?

Ne e mbyllim me ato që thotë Rama”, deklaroi Sejamini.

Sejamini ngre al armin: ‘Me të dhënat e vje dhura mund të klonosh identitetin’ Read More »

Flet gazetari i njohur: Kush po i publikon fotot e Ervis Martinajt?

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar mi sterin rreth zhdu kjes së mbretit të lojërave të fatit.
Gazetari Ferdinand Dervishi, tha në Euronews Albania se interesi shumë i madh i medias rreth këtij personazhi erdhi për shkak të interesit shumë të madh të publikut sipas parimit të kërkesë-ofertës.

Sipas Dervishit, media me ose pa dashje po ndikon në mitiz imin e këtij personazhi të kr imit.

“Jemi në momentin e mitiz imit së Martinajt, se po ndjekim kërkesë-ofertën. Media po publikon atë që kërkon publiku. Çdo detaj për jetën e tij ngjall interes shumë të madh”, tha Dervishi.

Fotot e fundit që qarkullojnë në media sipas gazetarit, po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.

Flet gazetari i njohur: Kush po i publikon fotot e Ervis Martinajt? Read More »

Rama: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor

Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme.
sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti.

Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.

Nëse ka sot një mburojë mbi cmimin e energjisë, nëse sot familjet shqiptare nuk kanë asnjë qindarkë rritje cmimi, krahasuar viteve më parë, vjen si rezultat i faktit se përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Shikoni në faturën e energjisë, se kemi vënë një shënim aty, bëni një shumëzim mes cmimit që paguani dhe cmimit reale. Qeveria shqiptare mbron cmimin tuaj.

Rama: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor Read More »