Opinione

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Pse po ‘go diten’ sërish call center-at?

Artan Hoxha i shpjegon aks ionet e po icisë ndaj call center-ave si një “rimarrje nën kontroll” të këtij biznesi, pasi duhen fituar para për fushatën zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se këto “biznese” janë ndër më fitimprurëset.

“Nga momenti që janë mbyllur lojërat e fatit në Shqipëri, dy ishin format ku drejtuesit e po licisë mund të bënin para, lojrat e fatit të pali gjshme, që askush nuk e hap dot pa paguar drejtuesin e po licisë. E dyta, call center-at.

Kur erdhi Gledis Nano ka patur op eracion në të gjithë territorin dhe u kapën me dhjetëra. Por, oper acioni u ndalua.
Çarë ka ndodhur ditët e fundit që po licia u është rikthyer?

Kjo gjë u rikthye për këtë fakt, po ndodh një rimarrje nën kontroll e këtij “biznesi”. Po mblidhet një dorë e mirë për fushatë…”, tha Hoxha.

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Pse po ‘go diten’ sërish call center-at? Read More »

E zbulon Dash Shehi: Ja kush e mund Veliaj në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folure për zgjedhjet lokale dhe se kush mund të jetë kandidati ideal i opozitës.

I pyetur nga moderatori Endri Xhafo se kush nga emrat e përfolur si kandidat për Bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës për të cilët Abcnews.al ka bërë dhe një sondazh e mund Erjon Veliajn, Shehi tha se të gjithë e bëjnë një gjë të tillë.

Sipas tij si Ilir Alimehmeti, ashtu dhe Jorida Tabaku, Fatbardh Kadilli, Juljan Deda, Belind Këlliçi apo cilido kandidat tjetër nëse ka mbështetjen e plotë të opozitës e mund Veliajn.

Xhafo: Kush e mund Erjon Veliajn?

Shehi: E mundin të gjithë. Unë them secili prej atyre me mbështetjen e opozitës e mund Veliajn.

E zbulon Dash Shehi: Ja kush e mund Veliaj në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës Read More »

Pas rrëfimit të Doktorit të ‘Fiksi-t’, reagon Albana Osmani: ‘Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj’

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhd ukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka pre kur mbarë publikun.

Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.
Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.

“Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lo tët.

Kjo intervistë ka nxitur reagime të shumta në rrjet, por edhe nga personazhe publik si Kozeta Kurti e së fundmi Albana Osmani.

Postimi i Albana Osmanit:

Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shume i dashur per publikun dhe shume i dashur nga te gjithe ne qe e njohim nga afer .

Nuk ka nevoje te perdoret ne momente delikate !! Dhe ju garantoj qe nuk ka nevoje as per meshire në thelb .

Thjesht jane momente delikate , qe kushdo në jete i kalon në forma te ndryshme , dhe pse disa jane me te forte per te “fshehur“ . Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj. Ai në fakt nuk eshte aspak i dobet , perkundrazi eshte nje nga luftetaret me te pamposhtur qe njoh qofte edhe me sfiden e tij “nje gote me shume “ .

Se jeta nuk na perkedhel gjithmone . Gent Pjetri eshte me shume se sa prezantues , me shume se sa aktor, ai eshte nje artist i madh qe personalisht kam patur fatin te punoj me te dhe te mesoj prej tij shume . Eshte bekim te kesh permbi te gjitha , te kesh nje Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli qe pertej anes profesionale qe mbetet në histori , kam qene e impresionuar se sa shume kujdesej per stafin . Se fundja puna eshte pune , ku ka kerkese pune dhe ritem dhe ditet nuk jane njesoj asnjehere .

Por aty punohet si brenda nje çatie shtepie. Te besh televizion eshte sfiduese dhe publiku eshte dalluesi dhe gjykuesi me i mire i cilesise , edhe pse në mendesine time se fundmi cilesia shpesh ka çeduar , pasi edhe vete bota eshte revulucionarizuar nga “fenomenet “ qe perbejne lajm e ngjarje ‘dhe pse keq mbetet mire’ se lufta behet per vemendje . Keshtu kushdo qe vuri Doktorin në vemendje dhe shfrytezoi nje moment delikat te tij , nuk bete me shume se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rralle me nje zemer si askush dhe nuk i bete asgje .

Doku ti ske nevoje të te thone bravo dhe besoj kjo ka qene nje nga ato autoironite e tua ,se vetem aq here sa ke shkundur audiencen se qeshuri në studio keto jane bravo-t qe shpirti te ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur .

Tashme do te thoja qe te dua shume po shume , dhe forca se kemi gjysmen tjeter perpara dhe padyshim i mungon Ekranit Duhet te jesh aty per ate qe TI je dhe po , kjo eshte sfida ! Tupu ime

Pas rrëfimit të Doktorit të ‘Fiksi-t’, reagon Albana Osmani: ‘Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj’ Read More »

‘Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm’

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhd ukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit osë siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun.

Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.

Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.

“Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët.

Pas kësaj interviste ka reaguar Kozeta Kurti, ish-kolegia e Doktorit në radio e cila shprehet se po të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm.

“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale.

Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruhet në postimin e saj ku e ka shoqëruar me disa foto nga kohët e vjetra.

‘Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm’ Read More »

Arr estimi i efe ktivit të po licisë rrugore në Turqi, eksperti i sigurisë zbardh detaje dhe bën deklaratën e fortë

Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi ka folur në një emision televiziv në lidhje me situatën në Po licinë e Shtetit, ku tha se duhet të largojë nga struktura personat e inkr iminuar.

Rexhepi komentoi edhe rastin e efektivit të Po licisë Rrugore, Florenc Bicerri, i cili u arre stua në Turqi për tr afik dro ge.

Ai tha se nga informacionet që kishte marrë, bëhet fjalë për një shkëmbim të kan abisit me her oinën.

“Po licia duhet të fillojë të pastrojë vetveten, kjo duhet bërë me hapa shumë të shpejtë. Rasti i dro gës, nga informacionet që mora, kana bisi është i shtrenjtë në Turqi dhe flitet për këmbim të kana bisit me her oinë. Po lici ka kaluar disa fi ltra para se të emërohej. Nuk mund të bëhet kushdo punonjës pol icie. Po licia e Shtetit po kr iminalizohet masivisht”, u shpreh ai.

Rexhepi nënvizoi më tej se ko mandot janë shumë të rre zikshëm në ngjarjet kri minale.

Arr estimi i efe ktivit të po licisë rrugore në Turqi, eksperti i sigurisë zbardh detaje dhe bën deklaratën e fortë Read More »

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar

“Kush do të jetë përballë Ramës”, kjo ishte tema e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin deputeti i PD Belind Këlliçi, ish-deputeti socialist Ervin Bushati si dhe analistët Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Xhafo: Kë do të ketë Edi Rama përballë, Sali Berishën apo Lulzim Bashën?

Këlliçi: Për çfarë Lulzim Bashën?

Xhafo: Zoti Basha ka logjistikën e KQZ-së. Alibeja ka thënë që do të dalim me kandidatët tanë por ka deleguar Bardhin për negociata me Berishën.

Këlliçi: Se ka menduar ai, pasi Alibeaj ka menduar tjetër deputet për të negociuar, por ai është rrëzuar. Deputetët e tjerë kanë mandatuar Bardhin. Në politikë nuk të bën lider vula dhe firma. Vulën dhe firmën dhe gjithë logjistikën e KQZ-së i kishin në 6 mars dhe dolën të tretët me zotin Basha në krye.

Xhafo: Keni ndonjë koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Këlliçi: Nuk kam asnjë koment.

Xhafo: Kush do jetë përballë Ramës?

Xhafo: Noj koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Zheji: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Nazarko: Edhe, edhe edhe, që do jetë edhe Berisha dhe Meta.

Bushati: Përballë Edi Rama do ketë ata dhe që do humbasin,. Se problemi real i opozitën nuk është se ka një gjel.

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar Read More »

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvillur sot një takim me të rinjtë në Tiranë.
Në fjalën e tij ish-presidenti u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.

Meta njoftoi se në 29 tetor do të mbahet konventa e PL, ku do të miratohet programi themelor e statusi i partisë.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për ti kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për ti’a kthyer të rinjve.

ër tu kthyer prindërve gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërie e mbesat.
Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha Meta.

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve Read More »

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’

Nga Lutfi DERVISHI

Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Burimet të afërta me Kryeministrin sqarojnë se vizita, ndryshe nga sa pritej nuk do të jetë zyrtare, por vizitë pune. Për shkak të axhendës së ngjeshur të Kryeministrit, takimet do të mbahen në sallën “Marubi”, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Rinasi u zgjodh si vendi më i përshtatshëm, për disa arsye. E para, Kryeministri nuk do që të bëhet palë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. E dyta, Kryeministri e ka shumë bezdi të harxhojë kohë në trafik. E treta, me refuzimin për të qenë në Tiranë, Kryeministri shpreh zemërimin e tij për ndërtimet pa leje në Sheshin Skënderbej.

Në takimin, i cili do të jetë i formatit 2+4, do të marrin pjesë autoritetet më të larta që kanë mbetur në vend. Nga njëra anë e tavolinës do të jetë Kryeministri, i shoqëruar nga ministri për informim, në anën tjetër do të jenë katër ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. Një përfaqësi e trupit diplomatik do të jetë e pranishme në sallën ngjitur.

Gjatë qëndrimit prej 3 orësh në Tiranë, Kryeministri, do të njihet shkurtimisht me raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, me punën e pandërprerë për rindërtimin dhe reformat e shumta të nisura që në vitin 2013, si ajo në fushën e energjisë, luftën ndaj ndërtimeve të paligjshme, reformën në drejtësi, reformën territoriale dhe pa dyshim edhe për zhvillimet e fundit sa i përket reformës zgjedhore.

Sigurisht që Kryeministri do të dëshironte të qëndronte më shumë, në Tiranë, – sqaroi zëdhënësi i tij, – patjetër që e ka ëndërr dhe do që të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, por është qesharake të mendosh e lëre më ta thuash se Ai nuk jeton me situatën.

Pavarësisht qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe angazhimit për dhënien fund të luftës në Ukrainë, për krizën energjitike në Europë, për çuarjen përpara të idesë së presidentit Macron për Komunitetin Politik Europian, dhe padyshim çështjeve të tjera si ngrohja globale apo terrorizmi, kryeministri është i informuar në detaje për gjithçka që nga çështja e ndërtimeve pa leje në sheshin Skënderbej deri te çështja e trainerit të ardhshëm të kombëtares së futbollit.

Përveç komunikimeve intenstive në ‘whatssapp’ dhe ‘telegram’, Kryeministri mban takime javore përmes ‘zoom’ dhe monitoron gjendjen në terren përmes dy satelitetëve të sapo ngritur në hapësirë.

Në takimin me dyer të mbyllura pritet që Kryeministri të kërkojë sqarime dhe informacione për parregullsitë serioze të vërejtura në zgjedhjet e fundit në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kryeministri pritet gjithashtu të shprehë pakënaqësinë e tij të thellë për vonesën skandaloze të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin e njohjes së PD-së zyrtare.

Konfirmohet se Kryeministri do të përgëzojë AKSH-in për përballimin me sukses të su lmit kibernetik nga Irani. Eshtë e vërtetë se hakerat iranianë kanë marrë çfarë kanë dashur të marrin, por nuk ia kanë arritur qëllimit, – u tha paraprakisht gazetarëve Ministri për Informim.

Takimi i Kryeministrit me një pjesë të kabinetit (pjesa ceremoniale) do të transmetohet ‘live’ përmes llogarisë së Facebook-ut. Në përfundim të vizitës është planifikuar edhe një konferencë shtypi me gazetarët. Gazetarët do të paralajmërohen se Kryeministri do t’iu përgjigjet vetëm pyetjeve që kanë lidhje me temën.

Tema e konferencës së shtypit është: “Reformat e Shqipërisë dhe nevoja për reforma të thella në BE. Për nder të ardhjes së Kryeminstrit në Shqipëri, qeveria ka vendosur që ‘Arena Kombëtare” të ndryshojë emrin dhe të quhet ‘ER Albania’.

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com