Opinione

Pse i korruptuari nuk nginjet kurrë me para?

Prej disa kohësh mediat publikojnë pasuritë e deklaruara të politikanëve, të cilët në emër të varfërisë së popullit janë bërë ‘sheikë’ të vërtet. Duke ironizuar këtë fenomen akademiku Artan Fuga sqaron se:Pse i korruptuari nuk nginjet kurrë me para?

Shkruan Artan Fuga

Duhen disa shtëpi dhe mirëqenie. Duhen shtëpi dhe mirëqenie për djemtë e vajzat. Pastaj kanë ardhur niperit dhe mbesat. Ose do te vijne. Edhe ata duan disa shtepia dhe disa vetura. Se poqese nuk jane te kenaqur niperit dhe mbesat nuk jane te kenaqur kalamajte, pra edhe prindërit.

Te gjithë keta supozohet se do te jetojne nga 100 vjet sepse pse te ndahesh nga kjo jete prej pashai? Duhen parë edhe krushqit sepse dhendurët dhe nuset kane edhe ata prinder. Pastaj duhen parà për t’u ruajtur sepse një ditë pa pushtet duhen disa bodiguarda.

Por, duhet menduar se mund te duhet me ik nga ky vend dhe të gjitha investimet materiale e financiare duhen bërë edhe në një ose dy vende të tjera. Po duhen blerë votat që të jetë pushteti.

Por, paratë e fshehta duhen vendosur në sëpaku katër banka të ndryshme që të jenë thesare për cdo rast. Me shuma pothuajse të njejta. Por, duhen paguar edhe ata që merren me transaksione të fshehta. E pastaj një pjesë e parave duhet investuar duke ja u kaluar paratë njerzve kukulla.

Por, kukullat për cdo të papritur duhen shumëfishuar. Se ndonjë mund të dali jashtë dore. Po duhen paguar gazetarë, gjyqtarë, dëshmitarë, ku dreqin dihet. Edhe ndonjë kanal televiziv, ndonjë universitet, apo ndonjë gazetë. Duhen parà, shumë parà, pa fund parà!

Ja përse nuk ngopet. Sepse njeriu i zakonshëm habitet ngaqë e mat me kutin e tij nevojën për parà. Plotësoj nevojat e jetesës dhe kaq. E jo or mik, jo. I korruptuari nuk nginjet, nuk rresht, nuk thotë mjaft, nuk mund të thotë dot mjaft, ose do të vazhdojë, ose do ja marrin të gjitha.

Duhet të paguajë atëhere edhe për të përballuar vetminë, çprangosjen, gjithçka që mund të vijë. Ja si shpjegohet pyetja naive për dikë a disa : Po si nuk u ngopen xhanën? Eshtë njësoj si të pyesësh me budallallik për një fabrikant këpucësh: Po ky përse prodhon kaq shumë këpucë, miliona, çfarë i do pasi ka prodhuar për gjithë familjen nga dyqind palë për secilin, për tre breza rresht?

Pse i korruptuari nuk nginjet kurrë me para? Read More »

Berisha i turret Iris Luarasit: Papagallja e Qeverisë zbuloi kapjen e…

Per ish-kryeministrin Sali Berisha, pedagogia Iris Luarasi eshte etiketuar si papagallja e Qeverise.

Ne nje postim tjeter sot, Berisha kapet me pedagogen e njohur pas deklarates se bere ajo gjate emsionit “Opinion” qe Berisha thote se nxori zbuluar kapjen e prokurorise nga Rama.

Postimi i Berishes

Prokuroria e piktorit deshtak, zyre propagande e Partise Siçiliste!

Te dashur miq, dje ne Opinion, nje papagalle e qeverise, famoze me thenien se qeveria i prishi qytetarit katin e pare te baneses ku kishte biznesin por nuk i preku katin e dyte ku banonte ajo vete, pra Luarasi, tek bente mbreme avokatine e Geron dhe Fatzi Droges, natyrisht pa asnje argument befas kerkon fjalen dhe deklaron se “sapo mora nje mesazh nga prokuroria qe me informojne se ajo ka marre kampionin e zerit te Geron Xhafes”.

Kjo lidhje online e prokuroreve me papagajte e qeverise eshte nje deshmi tjeter e standartit qe Krye, Krye, Krye Rama ka instaluar ne kete institucion eshte deshmi e degjenerimit te saj te plote ne nje zyre te neveritshme te propagandes se Partise Siçiliste. sb

Berisha i turret Iris Luarasit: Papagallja e Qeverisë zbuloi kapjen e… Read More »

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t’i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme

Nëse hordhitë e Saliut do të hynin të shtunën në shkallët e ministrisë së Brendshme, atje do të përplaseshin me punonjës të FBI-së që mbroheshin nga marinsat amerikanë.
Shkruan Spartak Ngjela

E patë sesi iku me vrap Basha t’i ndalonte demostruesit e tij?
Po të kishin hyrë, do të ishte shumë mirë për shqiptarët, se do ta kuptonin në fakt që Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit shqiptar.

Po kjo tregon qartë edhe rëndësinë që ka për Amerikën aleanca shqiptaro-amerikane.

l.
Mos mendoni se pranimi në Bashkimin Evropian është një mëshirë për shqiptarët e varfër: anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është domosdoshmëri e saj. Kjo është edhe një kërkesë e fortë amerikano-gjermane.

Sigurisht, që të kuptosh këtë, duhet ose të njohësh mirë historinë e Gadishullit Ilirik, ose duhet të jesh një fuqi e madhe në politikë.

Është e kuptueshme se ne shqiptarët njohim mirë historinë tonë, kurse politika amerikanë dhe ajo gjermane, si fuqi të mëdha, e dinë sot domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në BE.

Pse është i domosdoshëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE?
Sepse tani në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri, në Kosovë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, jetojnë afër 12 milionë shqiptarë.

Por ka edhe dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor – Shqipëria dhe Kosova.
Por ka edhe një shtet të tretë shqiptar që po del: Maqedonia.
Por është edhe procesi i albanizimit në Gadishullin Ilirik, sepse ortodoksët shqiptarë nëpër vendet sllavë po deklarojnë kombësinë e tyre shqiptare: kudo, në të gjitha vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

ll.
Për të gjitha këto, korrupsioni kryeministror shqiptar sot është në dekadëncë të plotë. Është shumë i pafuqishëm dhe nuk ka fare aftësi që të prodhojë politikë popullore antiamerikane dhe antireformë.
Por edhe shitja e interesit kombëtar te fqinjët, sot është një pamundësi.
Për të gjitha këto, duhet të dorëzohet.

Sot shqipëria është një vend i rëndësisë së veçantë për politikën globale antiterrorizëm, ka gjithashtu rëndësi të interesit të parë për Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e ardhëshme, por edhe për politikën gjermane, sepse politika e Perëndimit të lartë, amerikano-gjermane, është e zhgënjyer ndaj vendeve sllavë dhe Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Por ka edhe një interes të madh ekonomik.

Në të vërtetë sllavët dhe grekët janë vënde që kanë mbijetuar në histori, në dy shekuj, me luftën kundër shqiptarëve: me represionin kundër gjuhës shqipe, me genocidin antishqiptar dhe me pushtimin e territoreve shqiptare.

Jashtë pushtimeve të territoreve shqiptare Serbia, Greqia, Mali i Zi, dhe Maqedonia nuk do të ishin dot shtete të mëvetësishëm.

Ja, pikërisht ky fakt i vërtetë historik e ka kthyer politikën e lartë perëndimore dhe sidomos atë amerikane, drejt ngritjes së shqiptarëve, dhe Shqipërisë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Por ky është edhe shkaku i natyrshëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bshkimin Europian, dhe prandaj, çelja e negociatave në këtë qershor, është diçka ë sigurt.
Kurse duhet theksuar se, pikërisht për këtë, korrupsioni shtetëror shqiptar është i humbur, dhe, sa më pak rezistencë të bëjë, aq më mirë do të jetë për të.

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t’i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme Read More »

Pse nuk duhet mbyllur me kaq … Nga Perparim Kabo

Pse nuk duhet mbyllur me kaq….
Dje nga emisionet e lajmeve mësuam se një prokuror ndryshoi qëndrimin e kolegut të tij në lidhje me vrasjen e djaloshit Marvi Mihali…bashkëpuntorët në vrasje prokurori Artan Lulo i kishte klasifikikuar si përgjegjës për mos kallxim krimi, ndërsa pamjet filmike treguan se ata ishin bashkëpuntorë në krim…Në një farë kuptimi drejtësia hyri në hullin e duhur, tani është rradha e gjykatës që të tregojë profesionalizëm, korrektes ligjore dhe përgjegjë si, sepse marrja e jetës është krimi më i rëndë.
Unë dua të parashtroj diçka tjetër. Përse ndodh që bazuar në të njëjtin Kod Penal dhe të Procedurës Penale si dhe të hetimit të ngjarjes pa shtuar asgjë të re nga të dhënat, dy prokurorë kanë qasje të ndryshme?! Kush është prokurori Artan Lulo? U përpoqa të gjeja diçka on line por nuk munda. Si njeri them me bindje se ai nuk është human, atij si ben përshtypje vrasja e një të riu, madje sillet me autorët sikur ti ketë kilentët e tij. Sa raste të tilla ka? Atëhere unë si qytetar ngre ???????? të shumta. Kërkojë që ky prokuror për fshehje të krimit, për moskallxim krimi si detyrim ligjor që ka në kryerjen e detyrës të meret i pandehur dhe të dënohet. Kur një mjek dështon me një pacient dhe i merr jetën, ai shkon në burg. Kur dikush me apo pa dashje në kryerjen apo moskryerjen e detyrës dëmton apo i merr jetën dikujt përgjigjet para drejtësisë. Pse prokurorët dhe gjyqtarët që kryejnë vepra të tilla në mbrojtje të krimit, korrupsionit, apo veprimeve antiligjore nuk duhet të përgjigjen? Do doja që jashtë rradhe këtij prokurori ti bëhet skaneri Vetingut , të shohim sa i pasur është dhe si e ka vënë këtë pasuri, gjithashtu të hetohet nëse ata që lëroji sa kanë paguar nëndorë (nëse kanë paguar gjithnjë)…Nëse nuk ndodh kjo, fara e keqe e tij nesër do shtohet dhe do jetë e pakontrolluar…Unë e di që nuk është burgu që edukon një shoqëri, por po kaq mirë e dimë të gjithë se të marrësh jetën e një njeriu nuk mund të mos shkosh në burg…Ndjehem shumë i keqardhur kur e shikojë Pavllon dhe të shoqen të dërmuar dhe pa motiv më në jetë….dhe me një nivel të lart qytetarie duan vetëm drejtësi dhe jo hakmarrje! I them këtij prokurori, nëse keni fëmijë dhe ju i ushqeni dhe edukoni me paratë e rryshfetit të keqbërësve deri në rastet e vrasjeve, ju po vrisni çdo ditë fëmijët tuaj….ata janë në rrezik…po i prishni si njerëz dhe një ditë ata do t’ju neverisin!
Pkabo 29 maj 2018

Pse nuk duhet mbyllur me kaq … Nga Perparim Kabo Read More »

Arta Marku përtej Prokurores rigoroze!

Shkruan Pranvera Vatoci

Rreth një vit me parë u trondita teksa lexova per aktin makabër që një tufe rrugaçësh të droguar kryen në qender të kryeqytetit ndaj studentit 21-vjeçar Marvi Mihali.

Asokohe për të ndarë dhimbjen time njerezore me mamin e Marvit u solidarizova me mijëra qytetare te revoltuar ndaj akti me shprehjen solidarizuese “Je suis Mira”.

Mirëpo pas një viti përjetuam një tjetër traume. Tre nga vrasësit e Marvit u liruan nga Prokuroria duke hapur jo vetëm një plage te rënde human,e por duke humbur totalisht shpresen se ky institucion i rendësishem i drejtesise mund te riparohej. Tronditja juridike e njerëzore duket se stopoi teksa Kryeprokurorja Arta Marku intervenoi me tagrin që i jep detyra dhe riktheu akuzën për kriminelet, mdje akoma me të rëndë.

Këtu nuk është fjala për një rast sporadik por për një praktikë kriminale e cila është instaluar prej kohësh neëdrejtesine shqiptare. Ndaj roli i drejtuesit është deciziv dhe këte e proklamoi veprimi i sotëm e znj.Arta Marku.

Mijera nëna shqiptare të shqetesuara po aq sa nena e Marvit engjellor e përshëndesin sot këte zonjë te rende e cila demonstroi jo vetem prokuroren e drejtuesen rigoroze, por njeriun e ndjeshem dhe fisnik. Te tille drejtues jane ata qe bëjne vetë vettingun dhe seleksionin e vertetë ne keto institucione që kanë arritur në prag degradimi.

Arta Marku përtej Prokurores rigoroze! Read More »

Deputeti ia numëron të gjitha Bashës: Personazhi më dështak në histori, nuk i hyn në punë as dreqit

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me anë të një postimi ka vendosur me shpatulla pas muri kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndreu ka shkruar se Basha është njeriu më dështak i historisë së politikës shqiptare, ndërsa i ka kujtuar të gjithë ‘gafat’ e tij gjatë kohës që ishte në pushtet.

Socialisti ka vijuar më tej duke thënë se Basha nuk i hyn në punë as dreqit.

POSTIMI:

Lulzim Basha, personazhi me deshtak i historise ne politiken shqiptare. Kur ishte Minister i Jashtem, na shiti detin ! Kur ishte Minister Transporti, avulluan 230 milion dollare te rruges se Kombit ! Kur ishte Minister i Brendshem , vrau 4 te pafajshem ne bulevard ! Kur ishte Kryetar i Bashkise Tirane, fjeti gjume per kokerr te qejfit duke mos bere asgje ! E bene kryetar te PD, e katandisi si mos me keq si askush tjeter ! Imagjino t’i besojne shqiptaret dhe Kryeministrine cfar mund ndodh! Ky nuk i hyn ne pune as dreqit, thote populli !

Deputeti ia numëron të gjitha Bashës: Personazhi më dështak në histori, nuk i hyn në punë as dreqit Read More »

Artan Hoxha: Vendimi i sotëm për Tahirin nuk ka rëndësi. Deklarata e Lu? Çështja është kush bën presion

Artan Hoxha ka komentuar vendimin për lirimin e Saimir Tahirit, nga “arresti shtëpiak”.

“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm.

Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua.

Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme.

Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit.

Çështja është kush bën presion.

Vendimi nuk do të thotë asgjë.

Tahiri është i pafajshëm, por i pandehur”, tha gazetari.

Artan Hoxha: Vendimi i sotëm për Tahirin nuk ka rëndësi. Deklarata e Lu? Çështja është kush bën presion Read More »

Tahiri i lirë, Artan Hoxha: Çfarë pritet të ndodhë brenda muajit

Gazetari investigativ Artan Hoxha e shesh si një element të parëndësishëm vendimin e Gjykatës së Apelit për hetimin e Saimir Tahirit në gjendje të lirë.

Sipas Hoxhës, ky vendim i gjykatës sot nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar që do të shpallë Tahirin të pa fajshëm apo të fajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Deklarata e Artan Hoxhës në ABC News:

Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua, kjo masë nuk vlen. Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, për këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme. Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit. Çështja është kush bën presion.

Vendimi nuk do të thotë asgjë. Tahiri është i pafajshëm por i pandehur.

Tahiri i lirë, Artan Hoxha: Çfarë pritet të ndodhë brenda muajit Read More »