Ish-kryeministri Sali Berisha ‘habit’ me atë që thotë për Gridën dhe Salianjin
Sali Berisha është treguar i hapur për të takuar dhe negociuar me çdo deputet demokrat për t’ju bashkuar grupit të tij.
Berisha në emisionin “Log.”, u pyet se çfarë i mban peng deputetët si Grida Duma dhe Ervin Salianji që të bashkohen më të. Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj me nota vlerësuese për të dy deputetët duke theksuar se ka komunikim periodik me ta.
“Fatmir Xhafa bën gjithçka për dënimin e Ervin Salianjit në gjykatë për çështjen Babale. Me Salinajin dhe me Gridën komunikoj periodikisht. Unë do t’i japë shkakun, për tu bashkuar. Gridës bravo i qoftë se ia numëron në lule të ballit, në Parlament. Grida Dumës i janë bërë epitete dhe asaj bravo i qoftë që me një guxim epik iu përgjigj.”tha Sali Berisha.
Ndërkohë Berisha ka shprehur vlerësimin e tij edhe për deputetët Alfred Rrushaj dhe Dhurat Çupit.
“Kanë respektin tim të dy. Qoftë në administratë, qoftë në parti. Janë të mirëpritur në çdo kohë. Që të jem realist, ky proces duhet të jetë i vullnetshëm” tha Berisha.
Ndërkohë duke u ndalur tek aleancat dhe partitë e vogla, Berisha theksoi se do të vijojnë negociatat me Shpëtim Idrizin si dhe me Dash Shehin.
Ish-kryeministri Sali Berisha ‘habit’ me atë që thotë për Gridën dhe Salianjin Read More »