Opinione

Spartak Ngjela tregon se kur politika amerikane do t’i mbyllë ‘hesapet’ me krerët e korrupsionit shqiptar dhe bishtat e tyre

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar, në çoroditje mendore dhe me frikë, po turret të kërkojë ndihmë në Moskë, në Beograd dhe në Stamboll. Njëlloj si një shekull më parë kur heroi shqiptar Avni Rustemi vrau në Paris Esad Toptanin.
Nga Spartak Ngjela

l.
Shumica e krerëve historikë të Arbërisë dhe Shqipërisë mesjetare dhe moderne kanë shitur interesin kombëtar të shqiptarëve ose në Stamboll, ose në Beograd, ose në Moskë ose në Athinë. Kjo është arsyeja dhe vetë Shkaku i tragjedisë shqiptare. Por të gjithë këta pashallarë; princa; mbretër; këta kryeministra dhe këta sekretarë të parë, kanë qenë të gjithë të tjetërsuar nga interesi primitiv privat dhe vetjak. Por këtu duhet përmendur edhe presioni sllav në fillim, dhe osman dhe turk e sllav bashkë, më pas, që ka qenë kundër arbërit dhe kundër shqiptarit, ka qenë një presion tepër i madh. E njëjta gjë është dhe sot.

I gjithë korrupsioni i sotëm shqiptar e ka shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Beograd. Është sërish e njëjta arsye dhe i njëjti shkak: liderët e mëdhenj të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin e tyre duke shitur shqiptarët dhe interesin kombëtar në Moskë, në Staboll dhe në Beograd; sepse Athina ende nuk ka dalë në skenë.

Por sot ka një risi: janë shqiptarët 97 përqind proamerikanë; dhe interesi amerikan drejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është shumë i madh. Fati i historisë moderne apo historisë së re të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor; domethënë në Ilirikumim klasik historik; është fakti që interesi gjithëshqiptar në Ballkan është bashkuar me interesin amerikan; por njëherësh0, edhe fakti që Amerika është sot superfuqia e vetme e Kohës historike.

Brenda kësaj gjendjeje, të bashkuar kundër Amerikës në Shqipëri, krerët e korrupsionit të lartë shtetëror nuk kanë asnjë mundësi shpëtimi për ndëshkim. Edhe Rama edhe Berisha edhe Basha, sot janë lëshuar drejt Moskës dhe Stambollit; që të mund të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Por a e bëjnë dot? Lodhen kot. Rralisht, në këtë rrugë pa krye këta i ka shtyrë frika. Në fakt shqiptarët sot janë nën zgjedhën Berisha-Rama, por nga kjo zgjedhë ata do të mund të dalin vetëm me ndihmën e politikës amerikane. Dhe kjo ndihmë deri më tani ka qenë e gjithanshme.

ll.
Shqiptarët, të gjithë të zënë në befasinë e Kohës që në vitin 1991, tani nuk kanë më asnjë mundësi që vetë të mund të shpëtojnë dot nga zgjedha Berisha – Rama. Por në të njëjtën kohë shqiptarët presin zhvillimin e ngjarjeve sipas motivit amerikano-shqiptar në Ballkan.

Sot gjithkush nga kundërshtarët e Shqipërisë e ka konstatuar ekzistencën e motivit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Po cili është ky motiv? Motivi amerikano-shqiptar në Ballkan është bashkimi shqiptar. Dhe ky bashkim do të realizohet.

Koha nuk e mposhti dot historinë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe Shqiptarët, sado që mën zgjedhën Hoxha-Tito në 50 vjet, nuk humbën duke hyrë në një dekadencë historike, por triumfuan duke hyrë në vitalitetin e tharmit të tyre të vjetër që u manifestua fuqishëm nga gjuha shqipe.

Genocidi njëqind vjeçar antishqiptar në Greqi dhe Jugosllavi nuk ia arriti që ta mposhtte motivin shqiptar. Madje, nën forcën e politikës amerikane, që në vitin 1974, në Ballkanin Perëndimor dolën dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova, pavarësisht se Kosova ishte një krahinë autonome brenda juridiksionit federativ jugosllav. Por në kushtetutën e Jugosllavisë ajo ishte njësi konstituente, domethënë një republikë. Titoja e bëri këtë nën presionin e presidentit amerikan Riçard Nikson, dhe, i tmerruar nga kjo, ai vetë nuk e nënshkroi kushtetutën e vitit 1974 dhe atë e nënshkroi zëvendës Presidenti i Jugosllavisë Shpilak.

Ajo që u pa qartë në vitet e mëpasme ishte fakti i shpërthimit aktiv dhe modern i gjuhës dhe kulturës së lartë shqipe në Kosovë. Shqiptarët me dy universitete, një në Tiranl dhe një në Prishtinë, në 15 vjet arritën të binin atë që nuk ishte bërë dot në 150 vjet shtypje tërësore për çfarrosjen e shqiptarëve në Greqi dhe në botën sllave. Prandaj, viti 1999 që solli pavarësinë e Kosovës ka qenë strukturuar nga politika amerikane që në vitin 1974.

Po cilët janë realisht këta larore që po drejtojnë sot Shqipërinë?

lll.

Ajo që bie në sy sot është fakti se, në funksion të lidershipit aktual shqiptar në Shqipëri, konstatohet po e njëjta gjë edhe sot: krerët e korrupsionit Berisha, Rama, Meta, Basha dhe bishtat e tyre, janë të bashkuar si të gjithë të vjetërit e tjerë të korruptuar në historinë shqiptare, që të ruajnë sundimin e tyre korruptiv dukë shitur interesin kombëtar.

Gjithmonë në kohët moderne të shtetit shqiptar është ngritur kjo pyetje: kush po e drejton vendin: një individ që është sundues skllrvërish dhe shkaku i padrejtësisë shoqërore, apo një individ që është drejtues qytetarësh?

Ja kjo është edhe pyetja që duhet të ngremë për historinë e Shqipërisë, kush? Pas luftës së Dytë Botërore shqiptarët u drejtuan nga një sundues skllervërish – Enver Hoxha. Ky kishte pushtet absolut dhe vetë mund të vriste këdo, dhe tani gjithçka është e dokumentuar. Por, pikërisht për këtë, të gjithë kanë qenë skllevër të një individi, pavarësisht se skllevërit më të pështirë kanë qenë lakenjtë e tij me të cilët, pasi vriste me ta kundërshtarët e tij, ai vriste dhe vetë lakenjtë.

Por koha sot përsëri nuk është e ndryshme. Kush po e drejton sot Shqipërinë?

lV.
Shqipërinë sot po e drejton një grup i korruptuar që tani, i kapur me prova në korrupsion, kërkon të shkatërrojë Shqipërinë dhe vetë shqiptarët, në mënyrë që të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Janë të gjithë bashkë, dhe bashkërisht janë hedhur në sulm kundër politikës amerikane në Shqipëri, e cila po kërkon ristrukturimin e një shteti të drejtë shqiptar, duke luftuar ashpër në fillim korrupsionin, që mandej të fillojë ristrukturimi real i një shteti demokratik shqiptar.

Triumfi i antikorrupsionit në Shqipëri, menjëherë hap rrugën për triumfin e antikorrupsionit edhe në Kosovë dhe krijon premisën reale për dominimin shqiptar të Maqedonisë, dhe bashkimin e Kosovës me Preshevën dhe Bujankvcin, sepse politika e lartë amerikano-gjermane nuk mud t’i kthehet sërish edhe një herë çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kjo çështje do të mbyllet që këtë vit, sepse politika orientale në këtë zonë po kërkon që të hyjë këtu me anë të elitës së korruptuar shqiptare që përfaqësohet nga Berisha, Rama dhe Meta. Por në fakt gjithçka është mbyllur. Politika amerikane kërkon një faktor stabël në aleancë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e ka gjetur te bota shqiptare.

Kjo zonë, nën një prizëm global, është e domosdoshme për Anerikën, dhe të vetmen garanci për këtë e jep Shqipëria e bashkuar si bashkim i të gjithë botës shqiptare në Ballkan, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor përbëhet sot nga tetë milionë milionë shqiptarë.

Me përjashtim të Francës, politika perëndimore gjithmonë e ka parë bashkimin shqiptar në një shtet të fuqishëm, sepse vetëm kështu frenohet ndërhyrja ruse, e cila që në shekullin e shtatëmbëdhjetë ka qenë një agresion barbar kundër Arbërisë dhe Shqipërisë. Ajo kështu është dhe sot. Por sot këtë politikë unifikuese të Arbërisë moderne po e drejton politika amerikane.

Pas riformulimit gjeografik të botës shqiptare të bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Shenjat janë që politika amerikane do të ndihmojë në arritjen e një aleance solide shqiotaro-kroate.

Po ta shohësh me vëmendje, vizita e Presidentes Kroate në Tiranë para disa ditësh, në epiqendër të saj kishte aleancën e madhe shqiptaro kroate në Ballkan. Kjo tregon se politika amerikane ndërkohë e ka njohur mirë politikën ballkanike, dhe kuptohet se e di që rikrijimi i faktoriumit shqiptaro-kroat në Ballkan, krijon në politikën globale realisht Ballkanin proamerikan. Prandaj Shqipëria e bashkuar sot është domosdoshmëri e politikës amerikane.

Spartak Ngjela tregon se kur politika amerikane do t’i mbyllë ‘hesapet’ me krerët e korrupsionit shqiptar dhe bishtat e tyre Read More »

“Shteti ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur”

Në vitet ’80, në Shqipëri një kompani turistike britanike arriti të kishte lidhur një  marrëveshje me Albturist dhe çdo vit sillte në Shqipëri të paktën 10 grupe turistësh nga Britania e Madhe, pavarësisht Shqipëria komuniste dhe Britania nuk kishin marrëdhënie diplomatike miqësore.

Në vitin 1982, grupit të turistëve britanikë në Shqipëri iu bashkëngjit edhe Philip Ward, një shkrimtar udhëtimesh – shkruan autori i dossierëve ekonomikë Kreshnik Kuçaj në portalin Scan.

Një vit pas pushimeve në Shqipëri, në vitin 1983 Ward do të publikonte në Londër  një libër me 166 faqe që në thelb përbën edhe një nga guidat e para turistike të huaja për Shqipëri që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Koha e kaluar në Shqipëri mund të konsiderohet më shumë si një aventurë sesa si një pushim. Kjo guidë është hartuar nga një britanik që s’ka qëllim as të kritikojë e as të mbështesë” shkruhet në parathënien e botimit të 1983.

Autori, ndër të tjera, e përcakton Shqipërinë si “një shtet ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur”.

Ai evidenton se aksidentet rrugore janë virtualisht të panjohura sepse ka aq pak automjete dhe se janë shumë plazhe të bukura që nuk mund të mbipopullohen sepse ka pamjaftueshmëri hotelesh.

“Unë e vizitova Shqipërinë në periudhën maj-qershor 1982 si një anëtar anonim i një turi të zakonshëm dhe nuk m’u dha asnjë privilegj i asnjë lloji dhe të gjitha i pagova vetë pa kërkuar ndere. Grupi ynë vizitoi një fabrikë tekstile, një kopësht fëmijësh, një fermë shtetërore në qendër dhe në jug të vendit dhe një librari publike, shfaqje filmi, takim me një gjyqtar dhe një takim me një poet dhe kryeredaktorin e DRITA-s, gazetës kulturore javore” shkruan Ward.

Ndër të tjera, në botimin e tij Ward vlerëson pozitivisht organizimin, ambientin që ka Shqipëria, mënyrën e mikpritjes, historinë  e megjithatë nuk lë mënjanë disa rezerva por që lidheshin me politikën e kohës.

“Autoritetet shqiptare janë të bindura se çdo grup turistësh fsheh brenda tij një agjent të fshehtë të CIA-s, KGB-së MI5 ose British and Foreign Bible Society.  Kompania “Regent” na kishte paralajmëruar frikën e Shqipërisë. Qytetarët amerikanë nuk lejohet të hyjnë dhe as personat e punësuar si gazetarë. Punonjësja e Albturistit, Flora na mirëpriti dhe na kërkoi që t’i bindeshin dy ndalimeve: Jo fotografim ndërtesave ushtarake, porteve apo bunkerëve dhe asnjërit me uniformë ushtarake. Në fakt, unë isha udhëzuar që të mos i bëja foto askujt pa i marrë më parë leje” shkruan ai.

Kompania britanike që operonte me Shqipërinë në ato vite  ofronte ture duke nisur nga prilli deri në janar. Turi më i shkurtër ishte 10 ditor dhe në vitin 1982 paketa për këtë kohëzgjatje varionte nga 265 deri në 275 paund.

“Dy ture verore bazohen në Durrës dhe kushtojnë 280 paund për 13 ditë dhe 305 paund për 17 ditë. Padyshim më të vlefshme janë dy turet e përgjithshme që zgjasin 2 javë në qershor dhe shtator dhe që kushtojnë 350 paund. Një dhomë teke kushton 2.70 paund për natë përgjatë sezonit dhe 23.50 paund për natë mes 28 korrikut dhe 28 shtatorit” shkruhej në guidë.

Turistët e huaj, në këtë guidë këshilloheshin që të tregonin kujdes me atë që hidhnin në koshin e mbeturinave apo atë që linin pas, për faktin se “pasi ju të lini dhomën e të dilni, një kërkim sistematik  bëhet në dhomën tuaj për t’u siguruar se nuk keni lënë pas asgjë”.

Porositë: Mos lër bakshish në lekë, mos merr libra fetare e shpenzo të gjitha lekët

Autori i këshillon ata që duan të vizitojnë Shqipërinë që të mos marrin me vete ndonjë libër fetar, si bibla apo kurani, që e kanë për përdorim personal pasi vendi është ateist e kjo mund të sjellë jo vetëm konfiskimin e tyre por edhe deportimin e menjëhershëm.

Po ashtu, ai këshillon që të bëhet kujdes me librat e revistat që mund të konsiderohen si ofenduese nga autoritetet shqiptare.

Në listën e gjatë të këshillave, grave e vajzave u këshillohet që të mos marrin minifunde apo fustane “madhështore” pasi mund t’u kërkohet që të ndërrohen, ndërsa burrave e djemve që të mos mbajnë flokë e mjekër të gjatë pasi mund t’u kërkohet të shkojnë te berberi.

“Mos provo të importosh apo eksportosh lekë shqiptare. Çdo para e vogël për këmbim që të ka mbetur mund të shpenzosh në pije, cigare, shkrepësa ose dhurata në Shkodër. Sasi të mëdha lekësh duhet të këmbehen në Tiranë ose Durrës në ditën e fundit para nisjes. Disa dyqane hotelesh pranojnë vetëm lekë dhe disa të tjera valutë të huaj. Aktualisht 1 paund është i barabartë me 12.5 lekë. Me lër bakshish në para. Mund të qerasësh me cigare shoferin ose me ndonjë libër apo çorape korrierin” këshillohet gjithashtu në guidë.

n.s. / dita

“Shteti ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur” Read More »

Rama rikthen metodat e vjetra të policisë politike sekrete kundër të hetuarve! Nga Sali Berisha

Rama rikthen metodat e vjetra të policisë politike sekrete kundër të hetuarve!

Nga Sali Berisha

Në mënyrë të përseritur jam shprehur se kam qënë dhe jam i vendosur të mbështes zbatimin paanshëm të ligjit për cilindo. Por duke ndjekur farsën e procesit të dvoran-vetingut, të reformës unike në botë, pra Orwelliane apo Sorosiane, që ka shndërruar drejtësinë në degë të ekzekutivit të Noriegës, konstatoj se Edi Rama e ka shndërruar këtë proces në një instrument për të bërë gjahun e shtrigave ndaj gjykatësve dhe prokurorëve me origjinë nga veriu apo nga familje antikomuniste dhe të djathta!

Kështu, me urdher direkt te tij, gjate dvoran-vetingut, siç po e quajne mediat kete proces te degraduar, ne varesi nga keto dy kritere jane perdorur jo dy por madje dhe tre standarte ne vleresimet e te vetuarve duke diskretituar perfundimisht procesin dhe shnderruar ate ne dvoran-veting apo ne nje instrument gjahu shtrigash per krijimin e drejtesise se ardhshme totalisht te dominuar kontrolluar strikt nga Edvin Rama dhe narkomafia qeveritare!

Por nje nga aktet me te shemtuara dhe te pista te ketij dvoran-vetingut qe udhehiqet nga krye krye kreu i meduzes Rama dhe drejtohet direkt nga dueti mafioz Xhafa i Droges-Don Agaçio, eshte perdorimi i metodave te vjetra te policise politike sekrete ne mungese te fakteve dhe argumentave te besueshme per te goditur te vetuarin e listes se zeze qe duhet qeruar.

Njera nga keto metoda te neveritshme dhe kriminale, qe te rikujton luften e klasave, eshte perdorimi i mediave te qeverise, tashme hanxhar krimi, per linçimin publik para fillimit te procedurave ne sallen e vleresimit te armiqve qe duhen larguar nga sistemi i drejtesise.

Keshtu, dite me pare, bazuar ne keto metoda dyshja Fatzi Droga – Don Agaçio mashtruan me urdher te Rames publikun shqiptar per gjykatesin Ervin Metalla duke shpifur se ky gjykates kishte sherbyer me detyren e avokatit mbrojtes per nje kompani private biznesi ne Gjykaten e Strasburgut.
Dhe kjo padyshim do te ishte nje shkelje ligjore e papranueshme. Nderkohe e verteta ishte se gjykates Metalla nuk kishte qene kurre ne Strasburg dhe nuk kishte mbrojtur kurre ndonje kompani ne ate gykate. Ai kishte nje prokure nga familja e tij, te cilen nuk e kishte perdorur ndonjehere si avokat ne ate gjykate!

Madje po me praktikat e vjetra te policise sekrete, shpifjet dhe trillimet si kjo te gatuara ne zyrat e xhelateve te vjeter te sigurimit te shtetit qe drejtojne Sherbimin Informativ dhe DSIK, ia servirin publikut ne narkomediat e tyre si informacione te sjella nga ONM duke keqperdorur kete te fundit si ombrelle te kesaj veprimtarie kriminale.

Po keshtu, gjykatesi Shkelzen Selimi denoncoi para komisionit gjahun mediatik qe i kishin bere faqezinjte qe perdorin metodat e sigurimit duke e sulmuar dje me narkomediat e qeveresie per lidhje dhe takime te nxjerra nga dokumenta sekrete, te cilat publikohen paraprakisht per linçim publik dhe per fajsimin parprak te te vetuarit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte te ulta te ketij grupi mercenaresh pa ligj dhe moral, i bej thirrje parlamentit te krijoje me urgjence nje komision parlamentar per hetimin e kesaj veprimtarie kriminale qe udhehiqet direkt nga Edvin Kristaq Rama dhe drejtohet nga ish xhelati hetues i sigurimit te shtetit Fatzi droga dhe sekretari i pergjithshem i narkomafies shqiptare, famoz ne kancelarite e huaja per lidhjet e tij mafioze, Don Agaçio!

Rama rikthen metodat e vjetra të policisë politike sekrete kundër të hetuarve! Nga Sali Berisha Read More »

Me Zotin të flasim shqip

shkruan ;Mirgjin Frasheri

Para ca kohesh lexova nje dokumen te rendsishem me shume vlere kombetare qe eshte zbuluar kohet e fundit nje dokoment autentik i tradicinalizmit ortodoks shqiptar/Ajo qe me shtyu per nje problem te tille eshte se morra shkas nga fakti qe nje ambassador i hua/j ne Shqiperi me pake kohe flet ne gjuhen shqipe ,ndersa krye peshkopi flet ne greqisht/Ne kete rast mu kujtuar thenia ,,<<Autoqefalia Ortodokse Shqiptare shprehje e larte e atdhetarizmit>>Une i dashur mik dua te te sjell shembuj nga historia/Konkretisht e kam fjalen per Pjeter Budin I cili ishte jo vetem kondra te huajve,por dhe kunder klerit te huaj ne Shqiperi/

Me 1622 ai organizoi nje kuvend te klerikeve te zones se Shkodres ,.Ai u foli fillimisht per problemet e fese dhe lirise:
1- Zoti kerkon qe besimtareve tu flitet ne gjuhen ametare porositei ai>>sepse dhe ne ate kohe kishin liturgji te shtypura ne shqip

2-Ai u kerkoi klerikeve qe te mos pranonin famulltare te huaj qe Vatikani dergonte ne dioqezat shqiptare/sepse ata nuk respektonin traditat kulturore te popullit/

Duke kerkuar pohimin e tij mbi zotin qe ai vete lyp gjuhen ametare si mjet komunikimi/duke kerkuar klerikeve qe te benin meshat ne shqip/dhe kete e kerkonte sepse ne gjuhen amtare cdo gje behej me e kuptueshme dhe minimizon natyren dogmatike/Qe llimi i tij ishte qe gjuha shqipe te pasurohej dhe ne pamjen fetare te jetes se njeriut/Kurse ne jemi sot pas 396 vjet kemi nje krye peshkop te huaj ne kundershti me statuesin e kishes autoqefale por e vjen flet gerqisht ???/

Me kete rast dotu jap nje shembull tjeter qe lidhet me dhespot Jakovin qe kur erdhi ne Korce e quante veten Zot dhe me te madh se Zoti vete Ai kaloi ne momente te tilla sa shprehej hapur tek besimtaret <<Doti zhduk me rrenjet e fare te gjithe ata qe nuk duan Greqine/Por ishin dhe veprime te tjera qe reklamonte se Jo vellazerim me myslimanet/ariti deri atje sa ndaloi priftin ne Boboshtice te meshonte/Por ardhja e Nolit prishi endren e tij Kjo dote shpinte deri ne largimin e tij sepse korcaret deklaruan ndaj qeverise <<Me i madh turp nuk do behet ne qofte se qeveria do qendroje ende ne gjume duke lene Jakovin te jete qeveri mbi qeveri>>Pra dhe Hiersia Jonullatusi qe presidenti yne e dekoroi ai per kete rast e pershendeti ne shqip ,Pra zoti jonullatis te respektoje ato qe i takojne te beje /pra te flase shqip e jo gerqisht/

Sepse neni 16 i statusit viti 1929 thote qe te gjithe kryepeshkopet peshkopet prifterinjte duhet te jene prej gjaku dhe gjuhe shqiptare,se dhe nënështetësia bëhet sipas statutit kur të njohësh gjuhln shqipe Nje shprehje e popullit thote<<Tmeri i ka kembet e shkurtera dhe pas castit te tmerit vjen nje cast guximi ,nga i cili nuk shpeton dot as ne brimen e gjarperit Por i dashur Perit NE

NDERIN E GJITHE SHQIPTAREVE DO TE JETE QE TE REALIZOHET<<AUTO QEFALIA ORTHODHOKSE SHQIPTARE SHPREHJE E LARTE E ATDHEDASHURISE/>>

SIPAS STATUESIT ME RESPEKT MIRGJIN FRASHERI/njekomb

Me Zotin të flasim shqip Read More »

Spartak Ngjela, pas lajmit për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit: Sa pak kemi mbetur!

Nga Spartak Ngjela.

“Sot u nda nga jeta dhe një hero, Adem Demaçi. Sa pak kemi mbetur!

Po mendoj se jemi ende të mjaftë për të garantuar jetën tonë Kombëtare. Heroika nuk është poetikë, por është edhe poetikë, se më parë ajo është jetë e cilësisë së lartë.

Gjithsesi heroi Demaçi e pa të realizuar ëndrrën, vullnetin dhe motivin e tij: lirinë e atdheut të vet. Ai ishte dhe do të jetë një çlirimtar dhe libertar i popullit të vet, i të gjithë shqiptarëve.

Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij kosovarë që e mbajtën si simbolikë të heroikës kombëtare për dekada të tëra Adem Demaçin, i cili tani është, pa dyshim, një vlerë e madhe gjithëkombëtare”.

Spartak Ngjela, pas lajmit për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit: Sa pak kemi mbetur! Read More »

“Dashuria për këtë vend nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar”

Nga Mentor Kikia

Ne nuk do të prodhojmë asnjëherë makina, as kompjutera, as armë…

Ne jemi të “dënuar” që të jemi një vend agro-industrial e turistik. Sepse jemi një vend i vogël e rural.

Ndaj duhet ta mirëmbajmë çdo pëllëmbë të këtij vendi. Të ruajmë çdo metër tokë, çdo lëndinë, çdo përrua e çdo pemë.

Deri tani kemi bërë pikërisht të kundërtën, kemi shkatërruar me një zell të paimagjinueshëm çdo gjë që do të na shërbejë.

Por le ta nisim nga edukata. Ti mbajmë pastër zonat që tashmë janë duke marrë frymë nga turizmi.

Eshtë një shenjë e mrekullueshme që lumenj, përrenj, lëndina e shkrepa nëpër Alpe, po shndërrohen në destinacione turistike.

Por ti mirëmbajmë këto vende.

Ta bëjmë normë të jetesës sonë, të mos i hedhim mbetjet “si lopa bajgën”. Atdhetaria dhe dashuria për këtë vend nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar, apo duke sharë serbët, por duke kontribuar që serbët të vijnë të pushojnë këtu e të lënë para.

p.s: Këto foto janë pamje pas një fundjave(këtë fundjavë) në Theth.

“Dashuria për këtë vend nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar” Read More »

‘Ata s’do luteshin kurrë për ne’, Bes Kallaku jep mesazhin e fortë për të gjithë

Zjarri që shkrumboi një zonë të të rë në Greqinë fqinjë ka lënë shumë viktima.

Numërohen deri më tani 79 viktima, 189 të lënduar dhe persona të zhdukur.

Kjo tragjerdi që preku Athinën ka prekur të gjithë. Rrjetet sociale të shqiptarëve u pushtuan na mesazhe sensibilizimi dhe force.

Por në mesin e tyre kishte dhe persona të bindur se nëse diçka e tillë do ndodhte në vendin tonë asnjë grek nuk do të lutej për ne. Nga ana tjetër aktori Bes Kallaku ka një mesazh të fortë për të gjithë ata që mendojnë kështu.

Krah postimit të tij në Instagram kanë vërshuar komentet.

“Nuk besoj që ata do ishin lutur për ne, 1000% ta garantoj. Gjithsesi më vjen keq për ta.”

Komentit të fansit Besi i është përgjigjur me një mesazh sensibilizues për të gjithë:

“Po pse ne nuk duhet të tregojmë se kush jemi, ka të mirë ndër të këqinj, e ka të këqinj ndër të mirë.”- ka shkruar Besi.

‘Ata s’do luteshin kurrë për ne’, Bes Kallaku jep mesazhin e fortë për të gjithë Read More »

Marin Mema / Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !!

Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !! Ajo nuk ështe një kontratë , por një rrjepje për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore ata që e kanë firmosur !! Në pak ditë çmimet për emigrantët janë disafishuar… Janë pafund ata shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë apo anasjelltas e nuk mundet ta bëjnë sepse sot më lirë është të shkosh në cepin tjetër të botës se të udhëtosh nga Rinasi apo drejt tij. Nëse aeroporti i Kukësit nuk fillon vërtetë fluturimet në vjeshtë siç është premtuar e me çmime të ulëta, atëherë përgjegjësitë duhet të jenë të drejtëpërdrejta e të forta !! E po kështu duhet të ndodhë edhe me atë të Vlorës… Afatet e vendosura duhet të respektohen !!

Nuk mundet më të flasim për prurjet e emigrantëve , por nga krahu tjetër të mos u japim as mundësinë për te vizituar shtëpinë e tyre… Ky është turp ose më mirë një tradhëti e vërtetë kombëtare !!

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Marin Mema / Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !! Read More »