Opinione

Berisha i zbulon fotot një tjetër deputeti të PS: Vdes për trafikantët

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon me ngulm të faktojë lidhjet e deputetëve të PS me persona me të shkuar kriminale. Ai ka lënë mënjanë Taulant Ballën për t’u marrë me një tjetër socialist.

Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë-Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se ‘Pjerini vdes për trafikantët’.

STATUSI I BERISHËS
Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..”

Berisha i zbulon fotot një tjetër deputeti të PS: Vdes për trafikantët Read More »

Moral kurvash!

Nga Bledi Lumani

Xhisiela Malaku vazhdon të jetë “strumbullari” që vë në lëvizje debatin në Shqipëri.

Historia e saj tronditëse është kthyer si një telenovelë me seri. Por nga viktima e ditëve të para, Xhisiela tani është kthyer në një ku***.

Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi ekskplozivi në oborrin e shtëpisë së gjyshit të saj.

Dhe Xhisiela, ndoshta e bindur, ndoshta e mësuar, tha se ndjehet e kërcënuar nga opozita dhe se eksplozivi mund të jetë vendosur nga njerëz të frymëzuar nga ajo.

Kaq u desh, dhe në media nisi një histeri ndaj saj.

Lajmi nuk ishte më eksplozivi që mund t’iu merrte jetën të afërmve dhe vetë Xhisielës, por makina e saj dhe një palë syze, që sipas mediave tona “investigative”, ishin origjinale dhe kushtonin shumë.

Dhe ngrihej pyetja se kush ia kishte blerë. Sepse në Shqipëri, një femër nuk mund të ketë makinë, syze origjinale apo rroba të mira, nëse nuk është ku***.

Të paktën këtë na lanë të nënkuptonim një ditë më parë, në rastin e Xhisielës.

Për to nuk kishte më rëndësi se kush e vendosi eksplozivin, çfarë po bëhet me rastin e saj, por lajm ishte makina dhe syzet origjinale, të cilat një “jetime” dhe “vajzë fshati” nuk mund t’i sigurojë dot në mënyrë të ndershme.

Dhe nuk kishte nevojë për përgjigjie, se përgjigjien e kishin dhënë vetë që në titullin e shkrimit. Është e vërtetë që në rastin e Xhisielës, ka shumë gjëra që logjika nuk mund t’i pranojë.

Është po aq e vërtetë po ashtu, se një vajzë 20 e kusur vjeç dhe pa punë, e ka të vështirë që të ketë makinë e rroba të mira.

Por në rastin e Xhisielës, kemi të bëjmë me një viktimë të marrë peng, dhe viktimës nuk mund t’i bësh gjyqin, e aq më pak t’i bësh moral.

Se nëse i futemi këtij muhabeti, k*rva janë edhe mediat, pronarët e të cilave “makinat” dhe “syzet” i kanë në seri duke iu k*rvëruar politikës.

K*rvë është edhe politika, që nuk ka lënë trafikant droge pa përdorur dhe krijuar lidhje, për të siguruar “makina” dhe “syze” në seri.

K*rvë është edhe ajo pjesë e shoqërisë, që për një vend pune, voton këta k*rva, apo që e shesin votën për një thes mielli, jo makinë e syze origjinale. Dhe kështu bëhet një zinxhir k*rvash!

K*rva që kanë vendosur t’i bëjnë gjyqin një vajze në hall, duke na thënë se ai nuk është shembulli që duhet të ndjekim. Shkurt muhabeti, moral k*rvash!

Moral kurvash! Read More »

Vasili – Arta Markut: Sekretare e krimit, do kesh fund të …

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka lëshuar të tjera akuza ta rënda ndaj Edi Ramës dhe Arta Markut. Sipas Vasilit, populli do të godasë si ta mendojë, Ramën e Markun. Vasili i drejtohet Arta Markut duke i thënë se do të ketë fund të keq.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do ti trajtojë të dy si puçistë. Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të krimineleve dhe banditëve. Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.

Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete. Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audio-përgjimit te Agron Xhafës katër muaj para saj.

Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm. Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij. Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.

Vasili – Arta Markut: Sekretare e krimit, do kesh fund të … Read More »

Çështja “Babale”Gjata: Prokuroria po merret me gazetarin në mënyrë të qëllimshme. E vërteta …

Prokuroria po merret me gazetarin për të ngecur përgjegjësinë për videopërgjimin e “Babales”, por e vërteta qëndron diku tjetër. Kështu është shprehur avokati Çlirim Gjata i cili ka ritheksuar qëndrimin e tij se akuza për kallëzim në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi nga prokuroria e krimeve të rënda janë në shkelje të kompetencave të saj. I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Gjata u shpreh se Olldashi e ka bërë të qartë se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer regjistrimi audio, dhe se një gazetar nuk mban përsipër vërtetësinë e asaj që thonë denoncuesit.

Sipas Gjatës është e qartë se prokuroria përfshin në këtë çështje Olldashin në mënyrë që të duket sikur lidhja me PD-në është e qartë. Sipas avokatit ndryshe nga sa përpiqet që të thojë me të madhe qeveria, përmes mediave, ekspertiza britanike nuk e mohon mundësinë që zëri në audiopërgjimin e Babales dhe ai i Geron Xhafajt të jetë i njëjtë. “Prokuroria merret me gazetarin në mënyrë që të bëjë lidhjen me PD-në në mënyrë të qëllimshme. Pse merret prokuroria e krimeve të rënda me një çështje siç është kallëzimi i rremë, për të thënë se ky ishte një komplot për të rrëzuar qeverinë.

Albert Veliu e ka kërkuar dhe e ka kontaktuar vetë gazetarin, I cili ishte nisur për një tjetër investigim në Vlorë. Gazetari ka bërë një publikim, dhe jo një kallëzim siç pretendon dhe deklaron prokuroria. Gazetari e ka thënë që ditën e parë që nuk ka qenë aty në ditën kur është kryer përgjimi. Prokuroria duhet të merret me personat e përfshirë dhe jo me gazetarin.

Prokuroria po tenton që të bëjë një lojë, dhe po fut në këtë mes dhe gazetarin, për ta bërë sa më të besueshme. Prokuroria ka ndërruar dhe orarin se kur Agron Xhafa ka shkuar dhe ka çuar zërin, pa ditur dhe kushtet laboratorike në të cilat është kryer kjo. Kishte pese vite që rrinte në Shqipëri dhe nuk e prekte kush, dhe shkon dhe largohet menjëherë pasi bëhet publik rasti. Prokurorët nuk kanë marrë CD-në orgjinale ku ndodhej zëri i Geron Xhafajt, po kanë marrë zërin që është publikuar në media. Laboratori anglez nuk thotë që nuk është zëri i njëjtë, thotë që është i paqartë”, u shpreh Gjata.

Çështja “Babale”Gjata: Prokuroria po merret me gazetarin në mënyrë të qëllimshme. E vërteta … Read More »

Policia e shpalli në kërkim, gazetari tregon se ku ndodhet Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata u shpall në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur më 4 tetor në një prej lokaleve të njohura në ish-Bllok.

Siç u mësua paraprakisht, ajo që dyshohet të jetë “molla e sherrit” dhe që nxiti atentatin, është larguar nga vendi pas përplasjes me armë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është folur për atentatin që ndodhi në datën 4 korrik në zonën e Bllokut.

Vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka thënë se sipas informacioneve të tij këngëtarja është larguar për një koncert drejt Gjermanisë dhe se mund të jetë akoma atje.

Ndërkohë, në momentet e para kur ndodhi ngjarja, u tha se Gjata kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia e shpalli në kërkim, gazetari tregon se ku ndodhet Elvana Gjata Read More »

Në një analizë të botuar në faqen “Tiranapost”, gazetari dhe prezantuesi i njohur i Top Channel, Alban Dudushi analizon ngjarjen e ndodhur në Bllok dhe sulmet ndaj Elvana Gjatës. Nga Alban Dudushi Është një mister njerëzor se përse turma ndjen kënaqësi kur shikon individin të rënë në fatkeqësi. Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shikojmë turma të ekzaltuara në vrasjen e fatkeqëve që deri dje kishin qenë në krah të udhëheqësit në vende diktatoriale, turma të ekzaltuara në revolucionin francez kur i prenë kokën mbretit dhe Maria Antuanetës, turma të ekzaltuara kur digjeshin në turrën e druve heretikët, turma të ekzaltuara që godisnin me gurë Maria Magdalenën. Kjo puna e goditjes me gurë vazhdon ende dhe sot në provinca të Arabisë ku radikalët islamikë sundojnë me sheriatin. Elias Canneti ka shkruar dy volume në lidhje me turmat, apo masat dhe, se si individët marrin një fuqi të jashtëzakonshme duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit. Po ashtu edhe Erich From në “Arratisjen nga Liria” flet se si zhduken frikërat e individit, kur ai e dorëzon unin e tij në duart e turmës. Por prapë, kjo kënaqësi e turmës për individin e rënë në fatkeqësi, nuk ka marrë një përgjigje të shterrshme. Në epokën moderne mund të rendisim raste pa fund të individëve të linçuar kryesisht në media nën brohorimat ulëritëse të turmave. Njerëz që kanë rënë nga maja, ku të gjithë i adhuronin, në fund të humnerës dhe në dhimbjen e vetmisë së tyre dëgjonin brohorimat e turmës. Një gjëështë e sigurtë, turma përlotet po aq shpejt sa dhe egërsohet. Emocionet e saj janë bazike dhe, për këtë shkak, ajo ngjan me një bishë të rrezikshme që mund të dalë nga kontrolli dhe të bëhet e papërmbajtshme. Në arenat e gladiatorëve, bisha ishte në shkallët e arenës duke brohoritur, fatkeqët Luan dhe Skllav ishin në fushë duke derdhur gjakun që shërbente si karburant eksitues për turmën. Sot ne e vizitojmë Koloseumin dhe adhurojmë talentin njerëzor që bën mrekulli, por turma nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Një tjetër mrekulli është shfaqur sot. Interneti dhe të gjitha mjetet që na lejojnë ta përdorim atë. Ne jemi individë në shtëpitë tona, por jemi njëkohësisht një turmë në rrjetet sociale, apo në forume të ndryshme. Dhe njësoj brohorasim dhe eksitohemi nga individi i rradhës që ka rënë në fatkeqësi. Natyrisht, që të eksitohet turma ka një parakusht: sa më mirë të ketë qenë individi, sa më lart të ketë qenë ai, sa më sukses të ketë patur dhe i adhuruar të ketë qenë përpara fatkeqësisë, aq më e madhe rënia, aq më i bukur spektakli, aq më të eksituar ne. Dhe tani të dalim tek rasti i Elvana Gjatës. Dua ta them që në fillim që ky shkrim nuk është një mbrojtje për Elvanën, është një autoakuzë për të gjithë ne. Prej ditës së enjte, Elvana Gjata është një individ që ka rënë në fatkeqësi. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur, ka patur për personazh edhe bashkëjetuesin e Elvanës. Prej disa kohësh, personi në krah të saj ishte një kuriozitet showbiz-i, apo e thënë ndryshe, thashethemesh, për shkak se ata të dy kishin vendosur mos ta bënin publik emrin dhe (aq më keq akoma) pamjen e tij. Dhe ja tek del në një lajmërim policie, me atë fotografinë jocilësore siç janë përgjithësisht fotografitë e dokumenteve. Të gjithë e shuajtën kuriozitetin me fytyrën dhe emrin e tij. Dhe pas kësaj përveshën mëngët në rrjetet sociale, në faqen e saj personale dhe nëpër gazeta: “Mirë të të bëhet, se vetë e kërkove”. Kjo ishte fjalia e vetme e turmës që brohoriste dhe e mallkonte tashmë Elvanën për jetën e saj luksoze, për fundjavat nga 20 mijë euro, për videoklipet e shtrenjta, për këngën që i kishte bërë David Guetta e kështu me rradhë. E njëjta turmë që gjatë gjithë verës, kudo që ndodhej, në shtëpi, në makinë, apo në plazh këndonte këngën e saj “Mike”. Faji i Elvanës? “Po shpenzonte paratë që i vinin me shumicë nga një kriminel. Më në fund ajo kishte gjetur pusin e saj të naftës.” Unë nuk e di nëse ai djalë ka qenë kriminel dhe as si i ka bërë paratë e tij. Nuk e kisha dëgjuar kurrë si emër më parë dhe me thënë të drejtën, megjithëse punoj në media, nuk kam patur as kuriozitetin të di se me kë ishte lidhur Elvana. Megjithatë po i rri besimit të turmës që Elvana ishte lidhur me një kriminel që paratë e tij i ka bërë në mënyrë të pistë. Dhe, sipas turmës, ky është gabimi i Elvanës që, për hir të parave ka bërë pakt me krimin (kupto fle në një krevat me krimin). Në kulturën pop të vendeve perëndimore shikojmë shpesh vajza dhe gra të spektaklit të lidhura me futbollistë, me aktorë të njohur e kështu me rradhë. Në gossip-in perëndimor lexon shpesh telenovela ndarjesh, bashkimesh dhe tradhëtish të këtyre personazheve. Jeta luksoze, jahtet dhe paratë janë në bash të vendit në këto revista e tabloide për të ushqyer gojët e shqyera të turmës, e cila admiron, ëndërron dhe zilepset nga ai fat që u ka ardhur në derë ca pak persoanzheve. Kultura e konsumit është në thelb. Nga kjo ushqyerje pasive, një pjesë e njerëzve që përbëjne këtë turmëëndërrojnë të njëjtën jetë dhe shtyhen të shpenzojnë më shumë se kanë, futen në borxhe dhe thyejnë brinjët në punë për të arritur sadopak në hijen e asaj jete të revistave dhe tabloideve. Sepse konsumi është karburanti që mban gjallë motorrin e ekonomisë. Këtë refren e kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj periudhe krize të zgjatur financiare që ka pllakosur botën. Konsumi është një kulturë e përgjithshme dhe e sponzorizuar rëndshëm prej dekadash në perëndim dhe tashmëështë në lulëzim dhe në vendet ish komuniste, siç jemi edhe ne. Por këtu ndryshojnë aktorët. Në kulturën pop të vendeve lindore, apo edhe vendet e Amerikës Latine, vajzat dhe gratë e showbiz-it shpesh i kemi parë në krah të personazheve të errët. Kujtojmë Cecën dhe Arkanin në Serbi. Apo edhe personazhe në Shqipëri, të cilat do ishin vejusha të djemve të fortë të Tiranës, në rast se do të ishin martuar. Fatkeqësisht, në këto vendet tona, më të dukshmit kanë qenë këta njerëz. Makinat e tyre të shtrenjta, jeta e vrullshme e natës, paratë e shpenzuara pa hesap. Dhe në një gjykim të pamoral, njerëz që takohen në të njëjtin ambient, edhe lidhen me njëri-tjetrin. Tëpkë si futbollistët me shumë para në Perëndim me vajzat e showbiz-it. Dhe tëpkë si turmat që adhurojnë fubollistët në Perëndim për talentin por edhe për paratë, në këto vendet tona lindore adhurohet “i forti”, po për talentin dhe për paratë. Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre. Por edhe më shumë se kaq: si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm tek ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëri-tjetrin? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndjehen pjesë e një klubi që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe. Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafëështë kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë. Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojnë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati gati, kuriozitet prehistorik. Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojmë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirëëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra që do të zgjidhë tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë. Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit (mafiozit). Dhe për të ekzorcizuar të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhisielën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne./ Tiranapost

Në një analizë të botuar në faqen “Tiranapost”, gazetari dhe prezantuesi i njohur i Top Channel, Alban Dudushi analizon ngjarjen e ndodhur në Bllok dhe sulmet ndaj Elvana Gjatës.

Nga Alban Dudushi

Është një mister njerëzor se përse turma ndjen kënaqësi kur shikon individin të rënë në fatkeqësi. Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shikojmë turma të ekzaltuara në vrasjen e fatkeqëve që deri dje kishin qenë në krah të udhëheqësit në vende diktatoriale, turma të ekzaltuara në revolucionin francez kur i prenë kokën mbretit dhe Maria Antuanetës, turma të ekzaltuara kur digjeshin në turrën e druve heretikët, turma të ekzaltuara që godisnin me gurë Maria Magdalenën.

Kjo puna e goditjes me gurë vazhdon ende dhe sot në provinca të Arabisë ku radikalët islamikë sundojnë me sheriatin. Elias Canneti ka shkruar dy volume në lidhje me turmat, apo masat dhe, se si individët marrin një fuqi të jashtëzakonshme duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit. Po ashtu edhe Erich From në “Arratisjen nga Liria” flet se si zhduken frikërat e individit, kur ai e dorëzon unin e tij në duart e turmës.

Por prapë, kjo kënaqësi e turmës për individin e rënë në fatkeqësi, nuk ka marrë një përgjigje të shterrshme. Në epokën moderne mund të rendisim raste pa fund të individëve të linçuar kryesisht në media nën brohorimat ulëritëse të turmave. Njerëz që kanë rënë nga maja, ku të gjithë i adhuronin, në fund të humnerës dhe në dhimbjen e vetmisë së tyre dëgjonin brohorimat e turmës. Një gjëështë e sigurtë, turma përlotet po aq shpejt sa dhe egërsohet.

Emocionet e saj janë bazike dhe, për këtë shkak, ajo ngjan me një bishë të rrezikshme që mund të dalë nga kontrolli dhe të bëhet e papërmbajtshme. Në arenat e gladiatorëve, bisha ishte në shkallët e arenës duke brohoritur, fatkeqët Luan dhe Skllav ishin në fushë duke derdhur gjakun që shërbente si karburant eksitues për turmën. Sot ne e vizitojmë Koloseumin dhe adhurojmë talentin njerëzor që bën mrekulli, por turma nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Një tjetër mrekulli është shfaqur sot. Interneti dhe të gjitha mjetet që na lejojnë ta përdorim atë. Ne jemi individë në shtëpitë tona, por jemi njëkohësisht një turmë në rrjetet sociale, apo në forume të ndryshme.

Dhe njësoj brohorasim dhe eksitohemi nga individi i rradhës që ka rënë në fatkeqësi. Natyrisht, që të eksitohet turma ka një parakusht: sa më mirë të ketë qenë individi, sa më lart të ketë qenë ai, sa më sukses të ketë patur dhe i adhuruar të ketë qenë përpara fatkeqësisë, aq më e madhe rënia, aq më i bukur spektakli, aq më të eksituar ne.

Dhe tani të dalim tek rasti i Elvana Gjatës. Dua ta them që në fillim që ky shkrim nuk është një mbrojtje për Elvanën, është një autoakuzë për të gjithë ne. Prej ditës së enjte, Elvana Gjata është një individ që ka rënë në fatkeqësi. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur, ka patur për personazh edhe bashkëjetuesin e Elvanës. Prej disa kohësh, personi në krah të saj ishte një kuriozitet showbiz-i, apo e thënë ndryshe, thashethemesh, për shkak se ata të dy kishin vendosur mos ta bënin publik emrin dhe (aq më keq akoma) pamjen e tij. Dhe ja tek del në një lajmërim policie, me atë fotografinë jocilësore siç janë përgjithësisht fotografitë e dokumenteve.

Të gjithë e shuajtën kuriozitetin me fytyrën dhe emrin e tij. Dhe pas kësaj përveshën mëngët në rrjetet sociale, në faqen e saj personale dhe nëpër gazeta: “Mirë të të bëhet, se vetë e kërkove”. Kjo ishte fjalia e vetme e turmës që brohoriste dhe e mallkonte tashmë Elvanën për jetën e saj luksoze, për fundjavat nga 20 mijë euro, për videoklipet e shtrenjta, për këngën që i kishte bërë David Guetta e kështu me rradhë. E njëjta turmë që gjatë gjithë verës, kudo që ndodhej, në shtëpi, në makinë, apo në plazh këndonte këngën e saj “Mike”.

Faji i Elvanës? “Po shpenzonte paratë që i vinin me shumicë nga një kriminel. Më në fund ajo kishte gjetur pusin e saj të naftës.” Unë nuk e di nëse ai djalë ka qenë kriminel dhe as si i ka bërë paratë e tij. Nuk e kisha dëgjuar kurrë si emër më parë dhe me thënë të drejtën, megjithëse punoj në media, nuk kam patur as kuriozitetin të di se me kë ishte lidhur Elvana. Megjithatë po i rri besimit të turmës që Elvana ishte lidhur me një kriminel që paratë e tij i ka bërë në mënyrë të pistë. Dhe, sipas turmës, ky është gabimi i Elvanës që, për hir të parave ka bërë pakt me krimin (kupto fle në një krevat me krimin).

Në kulturën pop të vendeve perëndimore shikojmë shpesh vajza dhe gra të spektaklit të lidhura me futbollistë, me aktorë të njohur e kështu me rradhë. Në gossip-in perëndimor lexon shpesh telenovela ndarjesh, bashkimesh dhe tradhëtish të këtyre  personazheve. Jeta luksoze, jahtet dhe paratë janë në bash të vendit në këto revista e tabloide për të ushqyer gojët e shqyera të turmës, e cila admiron, ëndërron dhe zilepset nga ai fat që u ka ardhur në derë ca pak persoanzheve. Kultura e konsumit është në thelb.

Nga kjo ushqyerje pasive, një pjesë e njerëzve që përbëjne këtë turmëëndërrojnë të njëjtën jetë dhe shtyhen të shpenzojnë më shumë se kanë, futen në borxhe dhe thyejnë brinjët në punë për të arritur sadopak në hijen e asaj jete të revistave dhe tabloideve. Sepse konsumi është karburanti që mban gjallë motorrin e ekonomisë. Këtë refren e kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj periudhe krize të zgjatur financiare që ka pllakosur botën. Konsumi është një kulturë e përgjithshme dhe e sponzorizuar rëndshëm prej dekadash në perëndim dhe tashmëështë në lulëzim dhe në vendet ish komuniste, siç jemi edhe ne.

Por këtu ndryshojnë aktorët. Në kulturën pop të vendeve lindore, apo edhe vendet e Amerikës Latine,  vajzat dhe gratë e showbiz-it shpesh i kemi parë në krah të personazheve të errët. Kujtojmë Cecën dhe Arkanin në Serbi. Apo edhe personazhe në Shqipëri, të cilat do ishin vejusha të djemve të fortë të Tiranës, në rast se do të ishin martuar. Fatkeqësisht, në këto vendet tona, më të dukshmit kanë qenë këta njerëz. Makinat e tyre të shtrenjta, jeta e vrullshme e natës, paratë e shpenzuara pa hesap.

Dhe në një gjykim të pamoral, njerëz që takohen në të njëjtin ambient, edhe lidhen me njëri-tjetrin. Tëpkë si futbollistët me shumë para në Perëndim me vajzat e showbiz-it. Dhe tëpkë si turmat që adhurojnë fubollistët në Perëndim për talentin por edhe për paratë, në këto vendet tona lindore adhurohet “i forti”, po për talentin dhe për paratë. Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre.

Por edhe më shumë se kaq: si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm tek ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëri-tjetrin? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndjehen pjesë e një klubi që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe.

Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafëështë kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë.  Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojnë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati gati, kuriozitet prehistorik.

Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojmë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirëëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra që do të zgjidhë tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë.

Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit (mafiozit). Dhe për të ekzorcizuar të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhisielën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne./ Tiranapost

Në një analizë të botuar në faqen “Tiranapost”, gazetari dhe prezantuesi i njohur i Top Channel, Alban Dudushi analizon ngjarjen e ndodhur në Bllok dhe sulmet ndaj Elvana Gjatës. Nga Alban Dudushi Është një mister njerëzor se përse turma ndjen kënaqësi kur shikon individin të rënë në fatkeqësi. Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shikojmë turma të ekzaltuara në vrasjen e fatkeqëve që deri dje kishin qenë në krah të udhëheqësit në vende diktatoriale, turma të ekzaltuara në revolucionin francez kur i prenë kokën mbretit dhe Maria Antuanetës, turma të ekzaltuara kur digjeshin në turrën e druve heretikët, turma të ekzaltuara që godisnin me gurë Maria Magdalenën. Kjo puna e goditjes me gurë vazhdon ende dhe sot në provinca të Arabisë ku radikalët islamikë sundojnë me sheriatin. Elias Canneti ka shkruar dy volume në lidhje me turmat, apo masat dhe, se si individët marrin një fuqi të jashtëzakonshme duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit. Po ashtu edhe Erich From në “Arratisjen nga Liria” flet se si zhduken frikërat e individit, kur ai e dorëzon unin e tij në duart e turmës. Por prapë, kjo kënaqësi e turmës për individin e rënë në fatkeqësi, nuk ka marrë një përgjigje të shterrshme. Në epokën moderne mund të rendisim raste pa fund të individëve të linçuar kryesisht në media nën brohorimat ulëritëse të turmave. Njerëz që kanë rënë nga maja, ku të gjithë i adhuronin, në fund të humnerës dhe në dhimbjen e vetmisë së tyre dëgjonin brohorimat e turmës. Një gjëështë e sigurtë, turma përlotet po aq shpejt sa dhe egërsohet. Emocionet e saj janë bazike dhe, për këtë shkak, ajo ngjan me një bishë të rrezikshme që mund të dalë nga kontrolli dhe të bëhet e papërmbajtshme. Në arenat e gladiatorëve, bisha ishte në shkallët e arenës duke brohoritur, fatkeqët Luan dhe Skllav ishin në fushë duke derdhur gjakun që shërbente si karburant eksitues për turmën. Sot ne e vizitojmë Koloseumin dhe adhurojmë talentin njerëzor që bën mrekulli, por turma nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Një tjetër mrekulli është shfaqur sot. Interneti dhe të gjitha mjetet që na lejojnë ta përdorim atë. Ne jemi individë në shtëpitë tona, por jemi njëkohësisht një turmë në rrjetet sociale, apo në forume të ndryshme. Dhe njësoj brohorasim dhe eksitohemi nga individi i rradhës që ka rënë në fatkeqësi. Natyrisht, që të eksitohet turma ka një parakusht: sa më mirë të ketë qenë individi, sa më lart të ketë qenë ai, sa më sukses të ketë patur dhe i adhuruar të ketë qenë përpara fatkeqësisë, aq më e madhe rënia, aq më i bukur spektakli, aq më të eksituar ne. Dhe tani të dalim tek rasti i Elvana Gjatës. Dua ta them që në fillim që ky shkrim nuk është një mbrojtje për Elvanën, është një autoakuzë për të gjithë ne. Prej ditës së enjte, Elvana Gjata është një individ që ka rënë në fatkeqësi. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur, ka patur për personazh edhe bashkëjetuesin e Elvanës. Prej disa kohësh, personi në krah të saj ishte një kuriozitet showbiz-i, apo e thënë ndryshe, thashethemesh, për shkak se ata të dy kishin vendosur mos ta bënin publik emrin dhe (aq më keq akoma) pamjen e tij. Dhe ja tek del në një lajmërim policie, me atë fotografinë jocilësore siç janë përgjithësisht fotografitë e dokumenteve. Të gjithë e shuajtën kuriozitetin me fytyrën dhe emrin e tij. Dhe pas kësaj përveshën mëngët në rrjetet sociale, në faqen e saj personale dhe nëpër gazeta: “Mirë të të bëhet, se vetë e kërkove”. Kjo ishte fjalia e vetme e turmës që brohoriste dhe e mallkonte tashmë Elvanën për jetën e saj luksoze, për fundjavat nga 20 mijë euro, për videoklipet e shtrenjta, për këngën që i kishte bërë David Guetta e kështu me rradhë. E njëjta turmë që gjatë gjithë verës, kudo që ndodhej, në shtëpi, në makinë, apo në plazh këndonte këngën e saj “Mike”. Faji i Elvanës? “Po shpenzonte paratë që i vinin me shumicë nga një kriminel. Më në fund ajo kishte gjetur pusin e saj të naftës.” Unë nuk e di nëse ai djalë ka qenë kriminel dhe as si i ka bërë paratë e tij. Nuk e kisha dëgjuar kurrë si emër më parë dhe me thënë të drejtën, megjithëse punoj në media, nuk kam patur as kuriozitetin të di se me kë ishte lidhur Elvana. Megjithatë po i rri besimit të turmës që Elvana ishte lidhur me një kriminel që paratë e tij i ka bërë në mënyrë të pistë. Dhe, sipas turmës, ky është gabimi i Elvanës që, për hir të parave ka bërë pakt me krimin (kupto fle në një krevat me krimin). Në kulturën pop të vendeve perëndimore shikojmë shpesh vajza dhe gra të spektaklit të lidhura me futbollistë, me aktorë të njohur e kështu me rradhë. Në gossip-in perëndimor lexon shpesh telenovela ndarjesh, bashkimesh dhe tradhëtish të këtyre personazheve. Jeta luksoze, jahtet dhe paratë janë në bash të vendit në këto revista e tabloide për të ushqyer gojët e shqyera të turmës, e cila admiron, ëndërron dhe zilepset nga ai fat që u ka ardhur në derë ca pak persoanzheve. Kultura e konsumit është në thelb. Nga kjo ushqyerje pasive, një pjesë e njerëzve që përbëjne këtë turmëëndërrojnë të njëjtën jetë dhe shtyhen të shpenzojnë më shumë se kanë, futen në borxhe dhe thyejnë brinjët në punë për të arritur sadopak në hijen e asaj jete të revistave dhe tabloideve. Sepse konsumi është karburanti që mban gjallë motorrin e ekonomisë. Këtë refren e kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj periudhe krize të zgjatur financiare që ka pllakosur botën. Konsumi është një kulturë e përgjithshme dhe e sponzorizuar rëndshëm prej dekadash në perëndim dhe tashmëështë në lulëzim dhe në vendet ish komuniste, siç jemi edhe ne. Por këtu ndryshojnë aktorët. Në kulturën pop të vendeve lindore, apo edhe vendet e Amerikës Latine, vajzat dhe gratë e showbiz-it shpesh i kemi parë në krah të personazheve të errët. Kujtojmë Cecën dhe Arkanin në Serbi. Apo edhe personazhe në Shqipëri, të cilat do ishin vejusha të djemve të fortë të Tiranës, në rast se do të ishin martuar. Fatkeqësisht, në këto vendet tona, më të dukshmit kanë qenë këta njerëz. Makinat e tyre të shtrenjta, jeta e vrullshme e natës, paratë e shpenzuara pa hesap. Dhe në një gjykim të pamoral, njerëz që takohen në të njëjtin ambient, edhe lidhen me njëri-tjetrin. Tëpkë si futbollistët me shumë para në Perëndim me vajzat e showbiz-it. Dhe tëpkë si turmat që adhurojnë fubollistët në Perëndim për talentin por edhe për paratë, në këto vendet tona lindore adhurohet “i forti”, po për talentin dhe për paratë. Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre. Por edhe më shumë se kaq: si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm tek ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëri-tjetrin? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndjehen pjesë e një klubi që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe. Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafëështë kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë. Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojnë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati gati, kuriozitet prehistorik. Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojmë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirëëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra që do të zgjidhë tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë. Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit (mafiozit). Dhe për të ekzorcizuar të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhisielën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne./ Tiranapost Read More »

Cili është sekreti i tmerrshëm që di Visho Ajazi dhe mban peng Ramen?

Edi Rama është peng i një sekreti të tmerrshëm, të cilin e dinë një rreth i ngushtë njerëzish, përfshirë ushtarin e Sali Berishës, Visho Ajazi Lika dhe njerëzit e shërbimeve të huaja. Ende nuk dihet se cili është ky sekret, nëse ka të bëjë me lidhjet e Ramës me bosët e drogës dhe krimit, me ndonjë skandal seksual, lidhje me ndonjë sekt të dyshimtë, me ndonjë skandal financiar etj.

Por sjelljet në raport me ish-kreun e spiunazhit Visho Ajazi Likën konfirmojnë se kryeministri po shantazhohet nga një dosje e llahtarshme. Për të gjithë mosbesuesit, po listojmë disa fakte të thjeshta që tregojnë se Edi Rama është peng i Visho Likës, të cilit Berisha i besoi drejtimin e SHISH dhe kryerjen e përgjimeve masive për llogari të tij.

Sapo erdhi në pushtet, Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky vendim erdhi pas të dhënave se Visho punonte vetëm për padronin e tij, Sali Berishën, duke përgjuar dhe survejuar të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e dyshimtë të Berishës. Me urdhër të Berishës u përgjuan edhe ambasadorët, e huaj në Tiranë, krerët e policisë, gazetarë etj. Për Berishën u përgjua mbi 800 herë Ilir Meta, ndërsa Edi Rama është përgjuar duke folur me njerëz të krimit. Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha: “Dua të konfirmoj se Komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH nga një grup deputetesh që do të caktojë Komisioni”.

Me lejen e Ramës, grupi i kontrollit hyri në zyrat e SHISH, hapi dokumentet dhe zbuloi gjëra tronditëse. Grupi i kontrollit hartoi një raport për veprimtarinë e Visho Likës në shërbim të Berishës. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë shqyrtuan analizuan dhe miratuan raportin e grupit të kontrollit të veprimtarisë së SHISH. Raporti shkoi në tavolinën e Ramës. Në raport ishin konfirmuar përgjimet për llogari të Berishës. Në këto kushte, deputetit i propozuan kryeministrit Edi Rama, që t’i kërkonte Presidentit shkarkimin e Visho Likës nga detyra.

Kur pritej që Rama të kërkonte shkarkimin e ushtarit të Berishës në krye të SHISH, ai kërcënoi anëtarët e Komisionit të Sigurisë që të mos flisnin më për Visho Likës. Rama i kërkoi ish-deputetit, Piro Lutaj, që kishte qenë pjesë e grupit të kontrollit, që mos ta përmendte më emrin e Visho Ajazi Lika. Deputetët janë habitur nga kthesa e Ramës dhe urdhrit i tij për t’u mos u marrë më me kreun e SHISH. Pas urdhrit të Ramës, raporti për shkeljet në SHISH u arkivua.

Nuk dihet se më çfarë e shantazhi Visho Lika, por disa muaj më vonë Edi Rama e dekoroi në fshehtësi kreun e SHISH. Larg syve të medias, Rama i dha medaljen e mirënjohjes kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror. Interesant ishte fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve.

Një vit më parë, Edi Rama, befasoi sërish dhe la me gojë hapur deputetët e tij. Edi Rama propozoi që Visho Ajazi Lika, më parë zëvendësministër i Berishë, të bëhej ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i Ramës për emërimin e Vishos ambasador u dekretua nga Ilir Meta, edhe pse vetë Meta ishte përgjuar mbi 800 herë gjatë kohës kur qeveriste me Ramën. Berisha reagoi i alarmuar nga këto lëvizje, gjë që tregon se muajt e fundit, Visho Lika kishte nisur t’i dilte nga kontrolli. Berisha dha alarmin se Rama po kapte SHISH duke i shkarkuar ushtarin e tij, por mbylli gojës kur mësoj se Rama e bëri ambasador. Sot SHISH është pa drejtues, pasi Ilir Meta nuk dekreton propozimin e Ramës për kreun e ri./Pamfleti

Cili është sekreti i tmerrshëm që di Visho Ajazi dhe mban peng Ramen? Read More »

Basha jep emrat: Ja kush janë zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur emra nga selia e PD për pushtetarët që janë të lidhur me krimin sipas tij.

Basha ka bërë një tablo të zymtë të situatës dhe deklaroi se krimi po kontrollon territorin dhe ekonominë. Basha përmendi edhe lidhjet sipas tij, të politikanëve të lartë, me bandat e krimit.

“Është një çështje kapitale emergjence gjendja e rendit dhe shpartallimi i plotë i institucioneve publike. Dje patëm edhe ngjarjen e fundit kriminale në cërrik. Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona. Ka nxjerrë në pah një të vërtetë që e kemi konstatuar në vazhdimësi faktin që krimi është më i fortë se kurrë kontroll territorin dhe ekonomisë. Fakti 2 është që organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara dhe drejtuesit janë vënë në shërbim të krimit. Sot shqiptarët sundohen nga bandat që kontrollojnë fizikisht lagjet periferinë, qendrën, territorin, ekonomisë, pikat e bixhozit, ndërtimin ekonomisë restorante turizmin, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin, pushtetin politik, ekzekutivin, parlamentin dhe drejtësinë”, tha Basha.

“Grupe të rrezikshme kriminale kanë shtënë në dorë gjithçka. Në Elbasan është gjendja e qartë. Elbasani menaxhohet nga banda në bashkëpunim me kryebashkikakun Qazim Sejdinin, dhe në mbështetje ta Taulant Ballës. Janë tre badna që kontrollojnë gjithçka”, tha kryeopozitari.

“Në Shkodër situata është e njëjtë, janë Bajrat që kontrollojnë gjithçka, në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm, që është njeriu që mban komunikim më Bajrat”, theksoi Basha

Basha jep emrat: Ja kush janë zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me krimin Read More »