Opinione

Indinjohet banori i zonës: “Abuzuesit më të mëdhenj janë pronarët e lokaleve në plazhin e Orikumit”

Një banorë i zonës së Orikumit i cili ka zgjedh të pushoj në bregdetin e Orikumit shprehet i indinjuar për shërbimin dhe çmimet që ofrojnë lokalet përgjatë gjithë vijës bregdetare të zonës.

Dhe me të drejtë pushuesi dhe banori i zonës Spartak Dano shkruan në rrjetin e tij social facebook:

“Abuzuesit me te medhenj jane pronaret e lokaleve ne plazhin e orikumit

Statusi i plotë

“Abuzuesit me te medhenj jane pronaret e lokaleve ne plazhin e orikumit ku detyrojne kamarjerat te mos çojne uje me kafe ne qofte se nuk e blen sa turp !!!!!!”
/orikuminews

Indinjohet banori i zonës: “Abuzuesit më të mëdhenj janë pronarët e lokaleve në plazhin e Orikumit” Read More »

Metën kur e kap paniku, vetëm Doktorin mendon

Kryeministri Edi Rama u kujtoi qytetarëve në Vorë se e kishte parashikuar caktimin e një date të re zgjedhjesh nga Meta, për në datën 21 tetor, gjatë takimit në Vorë, pasditen e sotme.

“Dy shpjegime kam unë ose 21 i binte e hënë, ose fallxhorja e ka lexuar 2-in si dy ditë para ditëlindjes së Doktorit, se ka thënë 2 është dy ditë para ditëlindjes së njëshit, se Iliri njësh e ka Doktorin, po e kapi paniku vetëm Doktorin mendon. Në politikë është pacient i Doktorit”, – tha Rama.

”Zgjedhjet bëhen më 30 qershor dhe data e re është muhabet filxhani”, – tha Rama.

“Kur e parashikova te filxhani imagjinar datën 21, ishte akoma situata e tensionuar shumë për njerëzit, se unë e kam ditur si shkon kjo punë, se e kam thënë që jam tre lëvizje para. Mund t’ju them se data e re doli se nuk e ndalën dot, nuk e bllokuan dot, nuk e vranë dot 30 qershorin. E kuptuan shumë mirë që 30 qershorin e humbën dhe nuk mund të bëjnë dot asgjë nga ato që kanë menduar e imagjinuar, se mund të bënin”, – tha Rama. /atsh

Metën kur e kap paniku, vetëm Doktorin mendon Read More »

Kriza politike, Moisu: Palët të ulen urgjent në dialog

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu deklaroi sot se në shtyrjen e hapjes së negociatave ka ndikuar hezitimi i disa vendeve anëtare dhe kriza politike në vend.

Moisiu gjithashtu kërkoi një pakt kombëtar dhe një zgjidhje për situatën në interes të Shqipërisë e jo në kurriz të saj.

Ai doli sot para medieve së bashku me disa intelektualë, përfaqësues të medies, shoqërisë civile dhe biznesit, ku deklaroi se kriza po përkeqësohet dhe se duhet një zgjidhje afatgjatë për të mos u përsëritur.

Sipas tij, janë të patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesa partiake; veprimet e dhunshme ndaj institucioneve; përdorimi i shprehjeve luftënxitëse e përçarëse; retorika denigruese ndaj rivalëve dhe ndaj secilës palë politike; mungesa e dialogut.

“Ministrat e Jashtëm të Këshillit të BE vendosën për të shtyrë në muajin tetor vendimin për mundësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Hapja e negociatave me BE është prioritet absolut kombëtar për vendin tonë. Në shtyrjen e tyre ka ndikuar hezitimi i disa vendeve anëtare dhe kriza politike në vend. Hapja e negociatave, në vend se të kuptohet si një çështje mes BE dhe vendit, po përdoret si instrument i luftës politike mes shumicës e pakicës. Koha deri në tetor është e shkurtër për të bindur vendet skeptike”, tha Moisiu.

“Punët për t’u kryer nuk janë të pakta. Kriza po përkeqësohet. Është koha për një zgjidhje në interes të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj. Koha për një zgjidhje afatgjatë për të mos u përsëritur krizat ciklike”, theksoi Moisiu.

“Janë të patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesa partiake; veprimet e dhunshme ndaj institucioneve; përdorimi i shprehjeve luftënxitëse e përçarëse; retorika denigruese ndaj rivalëve dhe ndaj secilës palë politike; mungesa e dialogut. Këta faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë së qytetarëve, dëmtojnë demokracinë e brishtë shqiptare, po cenojnë imazhin e Shqipërisë në botë. Veprime që bien ndesh me dëshirat e popullit për integrimin europian”, deklaroi Moisiu./atsh

Kriza politike, Moisu: Palët të ulen urgjent në dialog Read More »

Meta ngjason më shumë si kryetar i një partie opozitare sesa si President

“Ajo që e kompromenton Presidentin e Republikës është pikërisht retorika që përdor. Retorika e tij është krejtësisht politike dhe ai ngjason më shumë si kryetar i një partie opozitare sesa si President që i referohet Kushtetutës së vendit”, – deklaroi sot deputeti socialist, Besnik Bare.

I ftuar në një studio televizive, Bare foli për qëndrimin e Presidentit në situatën aktuale politike dhe nismën e mazhorancës për ta shkarkuar atë.

“Një President duhet t’i referohet ligjeve, Kushtetutës dhe neneve përkatëse. Ilir Meta në asnjë moment. në asnjë element të gjithë retorikës që ka përdorur nuk i është referuar Kushtetutës”, – tha Bare.

Ndërkohë Bare tha se akuzat e mazhorancës ndaj Presidentit janë të mbështetura në Kushtetutë. “Kushtetuta nuk e parashikon në asnjë nen të drejtën e Presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve, pasi e dekreton atë”, – tha Bare.

Për shkarkimin e Presidentit, sipas Bares, “procedura është e tillë që mblidhet komisioni i Ligjeve, fton Presidentin të paraqesë argumentet e veta dhe në finale është Gjykata Kushtetuese që vendos për shkarkimin”.

I pyetur nëse mund të ketë një përplasje në 30 qershor, Bare tha se “përplasja inspirohet nga 3-4 veta dhe kur këta njerëz nuk kanë dashur përplasje në mitingjet e PD-së nuk ndodh përplasja”. “Nëse në 30 qershor do të ketë përplasje përgjegjës do të jenë këta 3-4 veta”, – tha Bare.

Sipas tij, “PD nuk ofron një platformë politike dhe ekonomike, por vetëm alternativën si të shpëtojmë karrierën politike të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. /atsh

Meta ngjason më shumë si kryetar i një partie opozitare sesa si President Read More »

Më 30 qershor ne socialistët do jemi kudo, ruajuni përballjes me ligjin

Zëvendëskryeministri Erion Braçe iu ka bërë një apel atyre që duan të prishin zgjedhjet më 30 qershor, që para se të ndërmarrin ndonjë veprim, të reflektojnë për ndëshkimin që i pret dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë.

“Ne Socialistët do jemi kudo! Por e keqja s’u vjen nga ne! ! Përballjes me ligjin ruajuni! Prej saj vjen burgu dhe pas tij izolimi i përjetshëm! “, paralajmëron Braçe.

Lexova me vëmendje këtë Qarkoren e Partisë Demokratike që më herët e kisha lexuar në avujt e rakisë së një politikani e para tij në tymin e thithur të një aktori! Si thoni, “të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS”? Kështu? Si vijoni, “është e pranueshme që të ketë përballje me policinë”? Kështu? Si e mbyllni, “të ngrihet grup pune që të pamundësojë votimet”? Kështu?””, vijon zv/kryeministri.

“Shikoni, ne socialistët do jemi kudo, kudo në 30 qershor. Jo për ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat bazë të shtetit që ju paguan! Ne do jemi aty për të drejtën e votës! Është kushtetuese kjo, është e drejtë e fituar dhe nuk e tjetërson dot kërkush. Ju, jo e jo!”, thekson Braçe.

“Por askush tjetër që dështon e nuk fiton kurrë dot një garë pa pushtet, pa polici, pa gjykatën e tij, askush tjetër që dështon të mbajë veten, lëshuar prej panikut të Drejtësisë së Re. Pra pa frikë! Aaaa ju duhet ti trembeni përballjes me ligjin, tamam asaj që ju kërkojnë këta dy tipat të bëni! Nga përballja me ligjin vjen Burgu, madje burg i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë, pra pamundësoni votimet! 7 vite burg!”, kujton zv/kryeministri.

“Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë! Madje madje, nëse këtë e kryeni në kuadër të organizatës së Dhunshme PD-LSI, nuk do ju ngelet më asgjë, zero, duke nisur nga plaçka që keni vënë. A ja vlen? Unë them jo! A i keni parë bizneset e këtyre të Qarkores? A i keni parë deklarimet e tyre të pasurisë? Po fëmijët a ua keni parë kund, i mbajnë këtu apo jashtë vendit?”, thekson Braçe.

“Kaq sillni në mendje, sa të pabarabartë jeni me ta dhe sa të pabarabartë do jeni kur ligji të bjerë fort mbi ju e jo mbi ata! Ditë të mirë!”, përfundon Braçe./atsh

Më 30 qershor ne socialistët do jemi kudo, ruajuni përballjes me ligjin Read More »

Veliaj: Në këto zgjedhje do të doja të mundja Saliun dhe Bashën, shkatërruan qytetin

Kandidati socialist për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se do të donte më mirë që në këto zgjedhje të kishte përballë Sali Berishën ose Lulzim Bashën për t’i mundur edhe si një ndëshkim për të gjitha të këqijat që i kanë bërë këtij qyteti, qoftë kur kanë qenë në pushtet ashtu edhe gjatë këtyre viteve ku janë përpjekur por pa sukses të bllokojnë çdo projekt në Tiranë. Por ai theksoi se kjo është një garë ku kundërshtarin nuk e ka përcaktuar ai dhe se ai është i detyruar që ta respektojë atë.

“Kjo është si të pyes Brazilin që të ka rënë të luash me Belizën. Se ka vendos Brazili, ka rënë ai short. Do më pyesësh çfarë dua unë? Unë do të doja të rrihja dhe të bëja peshk Saliun dhe Lulin, po të jetë për dëshirën time. Të merrja dy më të fortët e tyre dhe t’i bëja copë sepse as i rrisin fëmijët këtu, as i çojnë në shkollat publike, as në çerdhet publike, as me pasaporta shqiptare. Pra mua më hanë duart të bëja peshk Saliun me Lulin sepse e kanë shkatërruar qytet kur e kishin në dorë të dy bashkë dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë realitet”.

E shikojnë Shqipërinë vetëm për ta mjelë, as familjet nuk I kanë këtu, as shtëpitë nuk i kanë këtu, as të ardhmen nuk e kanë këtu, as himnin nuk e kanë të këtij vendi dhe as pasaportën nuk e kanë të këtij vendi. Por thash, si Brazili nuk zgjedh dot Belizën dhe as unë nuk e zgjedh dot kundërshtarin ndaj edhe në këtë rast pot ë ishte për mua të bëja peshk kupolën e PD-së që këtij qyteti i ka marrë erzin dhe I bllokon çdo iniciativë dhe është këtu vetëm në fundjavë sepse me javën s’ka asnjë lidhje me Tiranën. Kështu që po të jetë mua do të doja këtë, por nëse më pyet se çfarë më mobilizon edhe në këtë lloj fushate është të bëj atë piramidën se besoj që 5 mijë fëmijë që do të mësonin kodimin do të ishin e ardhmja e këtij qyteti. 17 shkollat e reja nga shkolla “Dritëro Agolli”, “Kristo Frashëri” te “Nënë Tereza” në Kodër – Kamëz”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës./atsh

Veliaj: Në këto zgjedhje do të doja të mundja Saliun dhe Bashën, shkatërruan qytetin Read More »

Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur protestën paqësore të opozitës mbrëmjen e sotme, duke theksuar se kjo provon se dhuna dhe paqja në Tirane varen nga ato e nga askush tjetër.

“Urime PD dhe Lulzim Bashës për protestën e parë paqësore – provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër!”, është shprehur Veliaj.

Ai e ka cilësuar si “një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për zgjedhjet 2021”.

“Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, ka theksuar Veliaj./atsh

Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore Read More »

Spiropali: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?

Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin njëkohësisht zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali theksoi sot se Ilir Meta qenka dakord që zgjedhjet janë të popullit, por paska hallin e pluralizmit.

Në një reagim pas deklaratës së zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, ministrja Spiropali tha se “bukur. Pluralizëm dmth të gjithë në një mendje që populli vendos me zgjedhje dhe secili në mendjen e vet hyn apo s’hyn në zgjedhje! Pyetja që mbetet është: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?”.

Zëdhënësi i Presidencës, tha sot se “shumë dakord me Kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”./atsh

Spiropali: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta? Read More »