Opinione

Lala sjell historinë e pazakontë, ja ku i kishte fshehur paratë zyrtari i lartë

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë historinë e një zyrtari të lartë, të cilit iu vodhën një shumë e madhe parash, që i kishte fshehur në bolierin e ujit.

E ftuar emisionin “Open”, ajo tha se kjo histori edhe pse e vërtetë mbeti thjesht në kuadër të thashethemi sepse nuk u bë denoncim.
Klodiana Lala: Ti kujton ato që u vodhën tek bolierit i ujit, por nuk u denoncua. Ngeli në kuadrin e thashetheme, një shumë e madhe e vendosur në atë bolier të ujit. Njëri me ujë dhe tjetri pa ujë dhe grabitësit morën atë që kishte paratë. Por kjo ngjarje mbeti kështu në ajër.

Eni Vasili: I kujt ishte bolieri?

Klodiana Lala: I një zyrtari të lartë. Zyrtari që po flas është shumë i lartë . Edhe pse nuk u bë çështje hetimore, sepse refuzoi të pranojë faktin, madje u bë barsoletë në dyert e prokurorisë.

Eni Vasili: Po pse nuk është bërë publike?

Klodiana Lala: Ja po e them unë. Nuk ka pasur kallëzim. Që ta them emër mbiemër, do të duhet të bëjë kallëzim dhe nuk është bërë kallëzim dhe nuk e justifikon atë shumë parash./Shqiperiaime

Lala sjell historinë e pazakontë, ja ku i kishte fshehur paratë zyrtari i lartë Read More »

Arjan Çani shprehet mbi vizitën e kryeministrit grek

Gazetari Arjan Çani është shprehur se nuk e sheh vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë, si një pretendim të Athinës për territore shqiptare.

Në një intërvistë për gazetarin Çim Peka Çani u shpreh se Greqia nuk ka më orekse për territore shqiptare ndërsa Turqia nga na tjetër do të kundërtën.

“Greqia ka vite që nuk ka orekse. Ne ku ta gjenim të kishte orekse Greqia. S’ka fare. Orekse ka Turqia.

Greqia ka vite të tëra që s’ka orekse, është tërhequr. Fjalia që sa herë ka kr izë në Shqipëri, Greqisë i hapet oreksi, më duket pa sens, sepse ka vite të tëra që Greqia s’ka fare orekse.

Po të kishte ku ta gjenim. Por disa hajvanë që e kanë kthyer nacionalizimin në biznes, të cilët thonë se ka pretendime për territorie, unë ve bast se sikur sot shqiptarët të ishin dakord me referendum t’i falim tokë Greqisë, Greqia do ta refuzonte. Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë”, tha ai.

Arjan Çani shprehet mbi vizitën e kryeministrit grek Read More »

Grida Duma flet për herë të parë për Ori Nebijajn dhe ka një këshillë për deputeten

Rrokada mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel, ku “shkëmbyen” Ori Nebiajn me Grida Dumën mori jo pak vëmendje muajt e fundit.

Orin e kemi parë edhe më parë në politikë, por Grida Duma ishte për herë të parë në televizion si moderatore.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Grida u pyet për Ori Nebiajn si politikane dhe “këshilla” e Dumës për zëvëneduesen e saj ishte kjo:

“Ori është hyrje e bukur. S’kam këshilla. Gjëja e fundit që bëj është moralistja. Uroj shumë që ta jetojë ajo vetë. Është eksperiencë shumë e rëndësishme.”

Grida Duma flet për herë të parë për Ori Nebijajn dhe ka një këshillë për deputeten Read More »

Erion Braçe pasi filmon sallën e Kuvendit pa këmbë njeriu: Ç’janë këta skuthë që më bllokojnë?

Deputeti socialist Erion Braçe paralajmëroi edhe sot, se do ta lërë punën si deputet. Ai thotë se nuk po e lënë të bëjë punën e tij, për shkak të interesave klienteliste. Braçe përmendi pa emër deputetë që e bllokojnë, ndërsa dy javë më parë akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla se kishte bllokuar një amendament të propozuar prej tij për uljen e TVSH-së për bujqësinë. Braçe, që mbante postin e zv/kryeministrit deri në shtator 2021, ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë në fushën e bujqësisë, duke akuzuar ministren Frida Krifca se bën politika klienteliste me një grusht oligarkësh, duke mos përkrahur fermerët.

Reagimi i Braçes

“Këtë të enjte nuk ka Parlament, punë në seancën plenare në Parlament. Na e thane sot, ndaj ketu s’ka kembe njeriu.

Por sot eshte data 13 dhjetor; Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.

Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve.

6 muaj asnje pergjigje!

Nga njera ane nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimarrjes në Kuvend-më troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo eshte mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Padrejtësi e pabarazi e turpshme.

Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.

Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;

E doja si punë, e kam bërë si punë.

Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?

Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;

Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;

Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht”, shkruan deputeti socialist.

Erion Braçe pasi filmon sallën e Kuvendit pa këmbë njeriu: Ç’janë këta skuthë që më bllokojnë? Read More »

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti e cilëson bujare ofertën e Belind Këlliçit, pas tërheqjes së tij nga balotazhi. Alimehmeti tha se tani do të përkushtohet për fitoren e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Unë dua që PD të fitojë zgjedhjet. Do jap kontributin maksimal. Nga ana e zotit Këlliçi ishte ofertë bujare. Duhet të mendojmë tani, zoti Këlliçi i pari. Duhet të fitojmë bashkinë e Tiranës. Nuk ka asnjë diskutim. Në momentin e duhur, do bëjmë diskutimet e duhura.
Alimehmeti nuk e cilëson tërheqje nga gara vendimin për të mos vijuar përballjen në balotazh me Belind Këlliçin.

Shkova për kryetar bashkie në primare. Nuk u tërhoqa. 26% e votave që morën pjesë në zgjedhje ishin për mua. Ishin të zonës qytetare.

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti Read More »

Sali Berisha: ‘E kam falur Gert Shehun, ja pse ak uzoj Edi Ramën’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në konferencën e përjavshme për media ku ka deklaruar publikisht se e ka falur 31-vjeçarin Gert Shehu që e q ëlloi me gru sht në nisje të pro testës së 6 Dhjetoeit.

Berisha më tej tregoi arsyet pse sipas tij pas su lmit fshihet Edi Rama.
“Siç e dini unë e kam falur ka mikazin pa eksp loziv të Edi Ramës Gerti Shehun, por de batet e shumta li dhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështjes. Për të sqaruar opinionin se pse unë aku zoj direkt Edi Raman si autor ose porositës të këtij skenari.

Nuk e aku zoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, se ak uzat e mia kanë këtë qëllim ma shtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e ak uzoj Edi Ramën për faktin se po licia nuk mbrojti pro testën. E aku zoj sepse Gerti Shehu është informator i pol icisë kri minale me emër, mbiemër dhe kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Është përdorur për çmo ntimin e rrjeteve të dr ogës dhe si vesh për xhametin e xhamisë”, tha Berisha.

Sali Berisha: ‘E kam falur Gert Shehun, ja pse ak uzoj Edi Ramën’ Read More »

Deputeti zbulon çfarë ka thënë agr esori i Berishës pasi u kap

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi thotë se Gert Shehu ishte instruktuar qartë për të su lmuar kreun e PD, Sali Berisha. Në një intervistë Boçi tregoi se agr esori i Berishës në momentin që ishte neutralizuar kishte thënë se ‘ishte diçka që duhej bërë’, çka sipas tij tregon se kishte marrë instruksione për su lmin.

“Ai është një njëri me vetëdije të plotë për atë që po bënte. Ka thënë që ishte diçka që duhej bërë në momentin që e ka ndaluar Breçani dhe këtë e ka thënë edhe në po lici. Duhej bërë se kishte marrë një udhëzim të tillë.

Këtu e drejta jonë për të thënë në bazë të fakteve që këtu ka një organizim për qëllime politike është e qartë. Nëse ishte i sëmurë me ndor, pse shkoi direkt te Berisha? Ishte shumë e strukturuar gjithçka”, tha Boçi.

Deputeti zbulon çfarë ka thënë agr esori i Berishës pasi u kap Read More »

Arjan Çani lëshon thirrjen e papritur për shqiptarët: ‘Unë bëj thirrje për largim masiv…’

Gazetarë dhe analistë kanë folur mbrëmjen e djeshme për shembjen e “Prestige” si dhe pro blemet që ka vendi.

E teksa po diskutohej për këto tema gazetari dhe moderator i njohur Arian Çani u ka bërë thirrje sqqiptarëve që të ikin sa më shpejt nga vendi.

“Ai është mbret dhe mbreti bën dhe diellin dhe shiun mor burrë. Kaq e thjeshtë është.

Shqipëria as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të bëhet, ndaj këshilla ime modeste për ata që na dëgjojnë, sa më shpejt të kenë mundësi të largohen nga ky vend aq më mirë do jetë jeta e tyre.
Unë bëj thirrje për largim masiv. Unë jam i bindur, faktet që po shohim mbrapa nesh, duhet të jesh shumë idiot të mos kuptosh se çfarë tmerri na pret përpara.

Kjo është fjala ime e fundit” tha Cani për “Open”.

Arjan Çani lëshon thirrjen e papritur për shqiptarët: ‘Unë bëj thirrje për largim masiv…’ Read More »