Opinione

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një”

Imami Elvis Naçi ishte në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

Por, nga ana tjetër, imami u shfaq i prerë se nëse kjo fjalë dhe të tjerat dhënë në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit nuk do të mbahen, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

Më tej, duke zbuluar shumën që është mbledhur deri më tani prej tij, ai theksoi se ka dëshirë të shohë edhe fondin e qeverisë.

Naçi: Kemi mbledhur rreth 2 milionë euro, dhe besoj që shifra do të rritet. Kam qejf të shoh sa janë mbledhur nga fondi i qeverisë.

Rama: Meqë më sfidove, po të përgjigjem. Natyrisht, do ishte mirë që fondet të bashkohen. I gjithë ky fond është një, pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme./balkanweb

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një” Read More »

Sot jam me Valbonën – Nga Sejmen Gjokoli

SOT JAM ME VALBONËN…

Jo për lumin e bjeshkëve të Tropojës, për ish qytetaren nr.1të Durrësit e kam fjalën.
Besoj të gjithë njerëzit normalë të këtij kontinenti e kuptuan që shprehja e pa vend që kjo zonjë bëri në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive ishte një lapsus i pastër…
Por, gjithashtu, po të gjithë e morën me mend apo parashikuan se menjëherë do të niste edhe anatemimi, nga të gjitha drejtimet …
As e njoh e as kam ndonjë lidhje me këtë emër që deri mëngjezin e sotshëm ka qenë qytetarja e parë e Durrësit.
Nga sot po. E njoh dhe më duhet ta mbaj mend si një person të rrallë që bëri një gjest të Madh, një akt të munguar gjatë në këtë nahien tonë…
E ç’moj dorëheqien e saj, veçse do të dëshiroja shumë që pikërisht veprimi i saj, tejet civil, të mos ishte një “sebep”…

Sot jam me Valbonën – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Valbona Sako mos ji pishman qe dhe dorheqen

E kam njohur ne nje trajnim. Kur Rama e kandidoj ne Durres mu be qefi. Nuk reagova se e dija qe do dilnin nga skutat ata qe mbrojne kriminelet me pushtet e do fillonin. “Ti mbron rilindjen”, “ti je komunist” do kishte dhe nga ata qe do merreshin me mbiemrin tim. Duke thene “turp per mbiemrin qe mban”, apo “pse mbron ata qe te sakatuan fisin” .

Valbona Sako paska dhene dorheqen. Jo se u kap duke vjedhur. Jo se ka dhene tendera. Jo se u kap duke dhene leje ndertimi. Jo se ka bere korrupsion. Ka dhene dorheqen per nje gabim njerzor. E kur ti ben nje gabim njerzor ne kushte te nje situate kautike. Ne media te shkaterrojme, jo se na rruhet per viktimat. Jo jo fare. Po ti si Valbone nuk na ke ushqyer.
Fjala vjen Ylli Rakipit nuk i ke dhene gje. Se Dako e kishte “dorovitur”me nje pallat dhe nja tre trndera per vellain.
Fjala vjen. Armand Shkullaku ka dy pallate ne Durres, nje te dhene nga Dako dhe tjetri nga nje ndertues.
Fjala vjen. Artur Zhejet nuk i ke cuar asnje zarf per ne kazino. Dako jo vetem qe e ka bere por e ka marre gjithmone kur ikte jasht.

Askush nga keta nuk i rruhet per viktimat, keta duan “gjak” qe te ushqehen. Prandaj mos ji pishman. Qe dhe dorheqen./Ilirian Bloshmi

Valbona Sako mos ji pishman qe dhe dorheqen Read More »

Inxhinierja Bozo: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit

Inxhinierja e ndërtimit dhe profesoresha Luljeta Bozo, ishte e ftuar në një studio televizive për të folur rreth ndërtimeve në vendin tonë dhe tërmetit të fundit që shkaktoi një bilanc të frikshëm dëmesh dhe humbje jetësh njerëzore.

Inxhinierja e cilëson këtë tërmet si një ngjarje të rëndë edhe pse sipas saj kanë rënë tërmete të tjera të tillë më përpara por jo me të tilla bilance kaq tragjik. “Fuqia nuk ka qenë më e madhe se ajo e 1979, ai ishte me magnitudë 6.9 kështu që nuk mund t’ia vëmë fajin që çlirimi i energjisë ka qenë më i madh se 40 vite më parë”, – u shpreh Bozo.

“Është një cikël që e kanë sizmologët tanë, që kanë bërë punë të shkëlqyer, më parapara dhe tani por kanë bërë studime që kanë parashikuar një periudhë të përafërt 35-40 vjet të një eventi si ai i ’79. Por nuk qëndron problemi aty. Nëse para ’90 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, se të tëra na kanë ndodhur për shkak të ndërtimeve. Të shikosh ndërtime që kolapsohen në këtë formë është tragjike kur janë dhe të reja”, tha ajo.

Duke folur për zonën e ish-kënetës në Durrës, Bozo thotë se në atë zonë nuk duhet ndërtuar. “E para sepse ajo është nën nivelin e detit, e dyta sepse përbëhet nga dhera problematik që prishin strukturën e ndërtimeve në rast të lëkundjeve sizmike. Ajo është evidentuar nga gjeologët tanë dhe sizmologët si një terren i papërshtatshëm për ndërtim. Ajo një dhe plazhi i Durrësit, dy”.

“Pas 1990”, – thotë Bozo, “në ndërtim ka pasur një kaos të plotë. Me projektim u morën të gjithë, edhe ata që ishin të aftë dhe ata që ishin të paaftë. Të gjithë u bënë inxhinierë. Edhe në ato objekte që ishin të ndërtuara sipas rregullave, njerëzit kanë ndërhyrë në mënyrë katastrofike mbi godina duke prishur strukturën e mureve në katet e para që mbajnë gjithë ngarkesën. I kanë hequr për të bërë lokale, për të liruar hapësira. Nuk mund të heqësh asnjë centimetër mur pa pyetur atë që ka bërë llogaritjen që të jesh i sigurt për atë që po bën”. /atsh

Inxhinierja Bozo: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit Read More »

Basha: Gjermania, mbështetje pa kushte për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Lajpcig të Gjermanisë ku po merr pjesë në kongresin e CDU-së.

Basha thotë se ka patur rastin të takohet me disa nga figurat drejtuese të CDU-së, si dr. Johann Wadephul, dr. Gunther Krichbaum ndërsa sot pret të takohet me kryetaren e partisë dhe ministren e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. Në fokus të bisedave sipas Bashës ka qenë integrimi europian i Shqipërisë.

“Kam falënderuar CDU-në gjermane për qëndrimin, për hapjen rrugë të mocionit të Bundestagut, planit me 9 pika dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje, çka më është konfirmuar këtu nga të gjitha takimet që kam patur në Lajpcig me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe me përfaqësuesit në Bruksel. Ata kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë, për shqiptarët në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe për planin e Bundestagut dhe natyrisht mbështetjen për opozitën, për Partinë Demokratike, partinë e tyre simotër, për të cilën u kam shprehur mirënjohjen time më të thellë”. – thotë Basha nga Lajpcigu.

Kreu i PD shton se në fokus të takimeve të tij në Gjermani ka qenë edhe plani ekonomik i Partisë Demokratike.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, në veçanti, përsa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjisë, investimeve gjermane në Shqipëri, ku ambicia jonë është që, përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve dhe fuqisë së kapitalit dhe inovacionit të fuqisë gjermane, edhe Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune të sektorit të teknologjisë dhe informacionit”, – u shpreh Basha./atsh

Basha: Gjermania, mbështetje pa kushte për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE Read More »

Kushtetuesja, Bardhi: Komisioni i Venecias nuk jep vendime, Shqipëria nuk mund të mbetet peng

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka reaguar në emër të kësaj të fundit lidhur me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi rikonfirmon edhe njëherë qëndrimin e PD se Edi Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo sipas tij, “cenon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi. Kjo është në kundërshtim me qëllimin madhor që kishte dhe duhet të ketë Reforma në Drejtësi, që të shkëpuste drejtësinë nga politika. Kjo bie ndesh me kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për drejtësi të pavarur”.

Sekretari i PD thotë se mbështesin plotësisht qëndrimin institucional dhe kushtetues të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese. Duke pasur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime, por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të çfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve. Shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese”, – shprehet Bardhi.

Ky debat, sipas reagimit të sekretarit të PD, vetëm sa shtyn bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, e zvarrit atë dhe pamundëson që Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit.

Sakaq lidhur me çështjen e Besnik Muçit pas vendimit të KPA-së, Bardhi thotë se “Partia Demokratike nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të Vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë, ose me të padrejtë. Ka një numër vendimesh për përjashtim të cilat, në pamje të parë, të japin perceptimin e një padrejtësie, por detyra jonë nuk është t’i komentojmë ato”.atsh

Kushtetuesja, Bardhi: Komisioni i Venecias nuk jep vendime, Shqipëria nuk mund të mbetet peng Read More »

Spiropali: Më 30 qershor u dhamë goditje forcave që donin të shkatërronin shtetin

“Në 30 qershor ne nuk u dhamë një goditje të fortë të gjitha forcave që donin të shkatërronin shtetin duke shkatërruar zgjedhjet, por i dhamë dhe një goditje përfundimtare papërgjegjshmërisë totale në qeverisjen vendore të atyre që mendonin se mund t’i përdornin njerëzit si mish për top dhe shembulli më i qartë është Kamza”, tha sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e 100 ditëve të para të punës të bashkisë Kamëz.

Spiropali tha se ne do ta transformojmë Kamzën në një qytet modern për të gjithë.

“Ajo që pamë këtu në ekran është vetëm fillimi, janë 100 ditë. Është domethënëse se nga buxheti i bashkisë Kamzë janë shpenzuar vetëm 50 mijë euro dhe janë bërë punë sa për pesë vite. Ne kemi një ëndërr dhe një vizion për Kamzën, që asnjë i ri apo e re të mos ndihet si qytetar i dorës së dytë. Dhe kjo do planifikim, do punë, duke nisur me kanalet e ujërave të zeza, rrugë, infrastrukturë, shkolla, kopshte, çerdhe, qendra e qytetit, pallatet, fasadat të gjitha janë pjesë e një vizioni të qytetit të fundit të rilindjes urbane, por jo më pak të rëndësishme Rilindja Urbane do vijë në Kamëz më forcën e kësaj mazhorance dhe kryetarin e bashkisë, Rakip Sulin. Ne do ta transformojmë Kamzën dhe unë jam e sigurt që në katër vite, Kamza do të jetë një qytet krejtësisht tjetër, një hapësirë urbane, një hapësirë për pleqtë, për të rinjtë, për të rejat, për fëmijët, për qytetarët, dhe unë besoj se diferenca e madhe që e ndan Kamzën nga Tirana për shkak të keqqeverisjes do sheshohet dhe çdo qytetar i Kamzës do të ndihet si pjesë e një hapësire më të madhe, hapësirës së përbashkët të Tiranës dhe Kamzës. Ky është vizioni ynë”, – tha ajo.

Më tej, Spiropali tha se është e rëndësishme të kuptojmë nga vijnë të gjitha ato problematika me të ardhurat në buxhet se nuk janë të rastësishme, por janë për shkak të keqmenaxhimit ekstrem ndonjëherë kriminal, banal të pushtetit.

“Ideja që njerëzit i ke ushtarë, se i ke nga një krahinë, apo i ke të një partie, apo mund t’i përdorësh për të ardhur në Tiranë. S’ke nevojë të japësh llogari, s’ke nevojë të kthesh përgjigje, silli aty të protestojnë, e ke bastionin tëndin e me radhë. Kjo mendësi ka lënë vendin pas, si Kamza apo qytete të tjera. Ne këtë mendësi e kemi thyer në 30 qershor dhe do të vazhdojmë të tregojmë se kemi bërë gjënë më të mirë, duke i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të ndihen të barabartë, të përfaqësuar dhe punët e tyre, buxheti i tyre të menaxhohen në mënyrën më të mirë”, tha ajo.

Po ashtu Spiropali tha se ne nuk bëjmë politikë vetëm për të majtët, por për të gjithë shqiptarët.

“Ne nuk bëjmë politikë vetëm për socialistët, apo për të majtët, ne bëjmë politika për shqiptarët dhe kjo na dallon, se ne nuk i ndajmë njerëzit në të kuq dhe blu, por ne shohim të ardhmen e fëmijëve tanë të përbashkët. Kjo na dallon nga kundërshtarët tanë ata ende nuk e kanë kuptuar se asaj politike i ka ardhur fundi”, – tha ajo.

Po ashtu Spiropali e konsideroi takimin Berisha-Meta si pjesë të politikës së vjetër.

“E patë sot besoj? U mblodhën aty në Presidencë, lideri historik i Partisë Demokratike dhe Presidenti pretendent për kryetar opozite dhe vazhduan me historinë e vjetër të sharjes, të përbaltjes, duan të mbajnë peng një sistem të tërë. 30 vjet kanë mbajtur në këmbë një sistem drejtësie dhe një mendësi në politike, e cila do të shkatërrojë kundërshtarin të përçajë njerëzit, t’u thotë se ju jeni tanët, ata janë të atyre, hajde përballemi në mënyrë që të vazhdojnë ata të bëjnë punët e tyre të pandëshkuar në kontroll absolut jo vetëm pushtetin, por dhe drejtësinë”, – tha ajo.

Spiropali theksoi se “kjo kohë ka marrë fund, është në qeverisjen qendrore edhe në shtet, edhe këtu në pushtetin lokal siç po e shihni në bashkinë Kamëz. Bashkia nuk është pronare e jetës së njerëzve, pro shërbëtore e tyre dhe besoj se këtë vizion e mishëron Rakip Suli, ekipi i tij në bashkisë dhe jam e sigurt së bashku me energjinë e njerëzve që nuk i ndan ngjyra politike, por i bashkon dëshira për të jetuar në një vend më të mirë dhe për të bërë punë për të gjithë fëmijët e këtij vendi. Jam e sigurt që kur të vijmë pas një viti do shohim më shumë punë dhe kur të vijmë pas katër vitesh, do krenohemi me qytetin e Kamzës dhe në gjitha rrethinat e saj. Mbështetja që qeveria do t’i japë Kamzës sigurisht do jetë një mbështetje të posaçme edhe për shkak të kësaj diference keqmenaxhimi të burimeve. Qendra e Kamzës e meriton një projekt të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimi dhe ne do bëjmë të pamundur ta ketë, ashtu siç e meriton, dhe projekte të tjera i mirëpresim nga bashkia”, – tha ajo./atsh

Spiropali: Më 30 qershor u dhamë goditje forcave që donin të shkatërronin shtetin Read More »

Triologjia “Kreuztanne” e Fate Velaj, Lubonja: Një ngjarje në historinë e letërsisë, risi në formë e përmbajtje

Triologjia “Kreuztanne”, (Udhëkryq) e artistit Fate Velaj, është një libër i cili përcjell tek lexuesi përjetimet vetjake të autorit.

KY libër gjithashtu sjell një panoramë për historinë e Shqipërisë, pas viteve ’90, aspiratën e një brezi të tërë ëndërrimtarësh që arritën t’i projektonin dhe ndërtonin ëndrrat e tyre, mes sfidash në Europë.

Dr. Vjollca Lubonja, mësuese, pedagoge, autore dhe botuese librash e ka cilësuar triologjinë “Kreuztanne” të artistit Fate Velaj si vlerë që e kapërcen letraren sepse, në të njëjtën kohë është edhe dokumentare po aq dhe psikologjike.

“Vlera e saj, shpërfaqet në disa aspekte ku e para dhe shumë e rëndësishme është sinqeriteti, besueshmëria e tërë veprës si dhe gjuha e lëvruar me një gërshetim të përmbajtur dhe elegant të letrares me dialektoren (ajkën e dialektit lab të qyteteruar që e lezeton shumë veprën)”, shprehet Lubonja për këtë vepër.

Ajo gjithashtu shprehet dhe për penën e përdorur nga artisti Fate Velaj të cilin e cilëson si një shkrimtar që nuk e bezdis lexuesin pasi vepra e tij ka brumë, ka vende dhe njerëz real, ka status të një vepre bashkëkohore shumë më lehtë për t’u perceptuar dhe besuar.

Lubonja shprehet se, “kultura e formimit dhe informimit të shkrimtarit që shpaloset aq sa duhet pa e bezdisur lexuesin por duke e siguruar se vepra e tij ka brumë, ka vende dhe njerëz real, ka status të një vepre bashkëkohore shumë më lehtë për t’u perceptuar dhe besuar”.

Lubonja e cilëson autorin Velaj si shkrimtarin më autentik dhe elegant pasi ai është personazhi autor.

Dr. Lubonja the se, “autori është sot shkrimtari më autentik, më elegant sepse është personazhi autor dhe lexuesit i afohet pa dritë- hije, pa të panjohura dhe ai, lexuesi, e pranon, e do si një personazh hero triumfues jo thjeshtë për karrierën e sotme por për rritjen, metamorfozën e zhvillimit real të personazhit- njeriut (pse jo të modelit)”.

Pas leximit të kësaj triologjie e cila përbëhet dhe nga romani “NILKON” si pjesa e 2-të e saj dhe përmbyllet me botimin më të ri të artistit Fate Velaj “ITAKA”, Dr. Lubonja shprehet se kjo triologji është jo vetëm dallëndyshja e parë e këtij lloji në letërsinë shqipe dhe jo vetëm shqipe që përbën jo thjeshtë “një ngjarje letrare” siç thotë Kadare, por një ngjarje në historinë e letërsisë, një risi në formë e përmbajtje, në sjellje e qasje, në shprehje dhe ndijim.

Dr. Vjollca Lubonja thekson se kjo triologji duhet studiuar nga kritikë letrarë me nivel
dhe duhet të përkthehet e plotë në të gjitha gjuhët e mundshme.

Kjo sipas Lubonjës sepse ngjarjet aty i kapërcejnë kufijtë e Shqipërise, Austrisë, Rumanisë, Greqisë, Egjiptit e ku zhvillohen ngjarjet sepse jeta e treguar aty, e autorit- personazh mund të ishe edhe dikujt nga Kina, nga Nigeria, nga Australia, Amerika etj..

“Ka një ndryshim esencial tek Fate Velaj, e artistit 3D. Të shkruajturit e veprës së tij, në krahasim me të tjerët, ai nuk sjellë vetëm fjalën, nuk e sjell atë vetëm me shkronja por edhe me ngjyra dhe hera-herës me veshje muzikore dhe fotografike”, përfundoi përjetimet e saj për veprat e artistit Fate Velaj, Dr. Vjollca Lubonja. /atsh

Triologjia “Kreuztanne” e Fate Velaj, Lubonja: Një ngjarje në historinë e letërsisë, risi në formë e përmbajtje Read More »