Opinione

Roland Bejko përplaset me gazetarin: E morët në qafë këtë vend

Është zhvilluar me debate emisionin “Open” . Gjatë fjalës së tij Roland Bejko u shpreh se humbja në zgjedhjet lokale të 14 majit tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet.

Gjithashtu ai theksoi se Berisha humbi në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij gazetari Mentor Kikia tha se Partia Demokratike duhet të riorganizohet.

Pjesë nga debati:

Roland Bejko: Do të propozoj bashkimin e të gjithë të djathtës që jashtë foltores dhe të hapet edhe te shoqëria civile. Ne duhet të bashkohemi. Berisha humbi, Shkodrën gjithë Shqipërinë.

Arion Sulo: Humbi për fajin tuaj.

Roland Bejko: Ka humbur për ne? Shumë mirë që humbi për ne. Sali Berisha duhet të humbiste. U vërtetua që Berisha është i fortë, por i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet. Unë nuk kam thënë që jam shumica. Saliu humbi nga vetja dhe jo nga ne. Antiamerikanizmi i përfaqësuar nga Sali Berisha nuk triumfoi dot. Edi Rama sa të jetë Sali Berisha do të rrijë në pushtet sa të dojë. Ne do të rritemi.

Arion Sulo: U rritsh dhe u bëfsh edhe 100 inshalla.

Mentor Kikia: Duhet opozitë e re zotëri se e morët në qafë këtë vend. Hapni krahun të gjithë.

Roland Bejko: Po të doni ju ikim ne, siç iku Enkelejdi, ju mbani Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gara ime ishte që ti tregoja popullit që ne jemi ndryshe

Mentor Kikia: Dhe populli ua tregoi të gjithëve, nuk doli nga shtëpia

Roland Bejko: Ne na kërkoi dorëheqje, ju mbani Saliun. Kur të keni Saliun në studio, o drejtor i madh, o yll që po mund Amerikën. Unë do të ndërtoj projektin tim, pa berishizmin, pa korrupsion.

Roland Bejko përplaset me gazetarin: E morët në qafë këtë vend Read More »

Deputeti i bën thirrjen e fortë Berishës: ‘Sakrifikohu…’

Deputeti Agron Gjekmarkaj e sheh me shqetësim të madh situatën në Partinë Demokratike, ndërsa thekson se një opozitë e dobët nuk i shërben vendit.

Për “Top Story”, Gjekmarkaj i bëri thirrje Berishës që nëse i dhimbset krijesa e tij politike, të vetësakrifikohet. SHBA nuk jep shpresa se do të ndryshojë gjë për “non gratën” e Sali Berishës, thotë deputeti, duke shtuar se ai duhet të largohet dhe ta lërë PD-në të lirë që të bashkohet nën një lidership të ri.
Pjesë nga biseda:

Duma: Pse zvarritet në këtë nivel situata? Ka shanse që Berisha të dalë sot dhe të thotë që fajin për humbjen e ka Alibeaj dhe Basha.

Gjekmarkaj: Berisha do ta thotë po nuk është bindës.

Duma: Po raportet te të cilat var shpresat PD-ja me ambasadën amerikane, ndërkombëtarët…

Gjekmarkaj: Ne në çdo kontakt që kemi pasur me ambasadoren apo përfaqësues amerikanë kemi kuptuar se atyre iu interesonte një opozitë e fortë. Një Parti Demokratike e bashkuar.

Muajt e fundit me sa kam vënë re unë nga heshtja e tyre, sepse edhe heshtja është një gjuhë sot, gjatë fushatës nuk janë marrë më me Berishën. Nuk kanë në plan të ndryshojnë gjë nga qëndrimi i tyre. Janë shtet i vogël lëvizin ngadalë dhe nuk kanë në plan të ndryshojnë qëndrim ndaj Berishës.

Atëherë i takon Berishës të sakrifikohet dhe ta lërë krijesën e tij të lirë. Dhe Partia Demokratike të bashkohet nën një lidership të ri.

Deputeti i bën thirrjen e fortë Berishës: ‘Sakrifikohu…’ Read More »

Meta: Do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Meta foli për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa shtoi se do të fillojë procesi i kontestimit ligjor.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë”, tha Meta.

Meta: Do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar Read More »

Berisha tregon kushtin e vetëm që e largon nga politika: Do them ‘Goodbye’ vetëm kur…

Ish-kryeministri Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet lokale pohon se nuk do të tërhiqet nga politika pavarësisht rezultatit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pavarësisht përpjekjes për ta asgjësuar opozitën, kjo e fundit qëndron më e fortë se kurrë, pasi zgjedhjet i humbi duke hyrë në garë pa financime dhe pa logon e partisë.

Ndër të tjera ai theksoi se rreth 15 mijë shqiptarë dëshmuan se e duan opozitën e fortë dhe se vetë ai do të tërhiqet në momentin kur të ketë humbje në një garë ku zgjedhjet mbahen të lira e të ndershme.

“Ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveç se nga vota e demokratëve, asnjë presion përkundrazi më shtojnë motivin. Lufta për votën duhet bërë më shumë”, theksoi ai.

Sali Berisha: Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen masive të votës, unë nuk desha të futesha në të gjitha aspektet. E vërteta është një përpjekje antiligjore për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë, kjo është me fakte jo shpikje e imja. Në kundërshtim me çdo lloj parimi e ligji, PD u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit u refuzua në mënyrën staliniste, pa asnjë lloj financim. Synohej zhdukja e opozitës, 15 mijë shqiptarë votuan këtë të fundit. Dështuan ata që donin ta zhduknin, është në deri ne heroizmit të atyre që përballë mureve të zeza u ngritën dhe thanë se jemi këtu. ME rreth 40% të votuesve. Përpjekja ishte për ta asgjësuar, po ne e dëshmuam të kundërt e ata morën turpin historik.

Opozita është në këmbë dhe do qëndrojë e fortë më shumë se kurrë. Kemi një statut partie i ka gjërat e qarta, do e zbatojmë pikë për pikë. Në vitin 1991 unë kam bërë një betim me veten time, që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem nga politika, unë i qëndroj betimit tim. Në rastin e parë që ndodhi në 2013 thashë goodbuy. Zgjedhjet u përmbysën por vota u mbrojt. Ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveç se nga vota e demokratëve, asnjë presion përkundrazi më shtojnë motivin. Lufta për votën duhet bërë më shumë. Ata që rinë nëpër ekrane, rrahin ujin në havan.

Berisha tregon kushtin e vetëm që e largon nga politika: Do them ‘Goodbye’ vetëm kur… Read More »

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Nëse nuk reflektohet, rezultati i ardhshëm është i pritshëm

sh- presidenti Bamir Topi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar situatën politike të ditëve të fundit dhe rezultatin nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u shpreh se e sheh shumë të zymtë situatën ndërkohë që nuk sheh që aktorët politikë të reflektojnë në lidhje me humbjen, çka sipas tij do të thotë që ishte një rezultat që edhe opozita e priste, ose që nuk u intereson më dhe nuk kanë më shpresë.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa.
Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar.

Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë.
Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Zoti Topi ka analizuar edhe komponentë të ndryshëm të fushatës për secilën palë, ku tha se ishte një fushatë politike e dominiuar nga krerët e partive.

Sa i përket fushatës së bërë nga mazhoranca, ai u shpreh se ishte një fushatë vulgare.

“Këto janë pjesë e infrastrukturës. Substanca është si ka qenë sjellja politike dhe situata brenda një partie të përçarë. Historia fillimisht është politike dhe pastaj infrastruktura. Fushata sipas meje nuk lidhej me qëllimin e një fushate administrative, ishte një fushatë politike ku krerët e partive monopolizuan dhe nuk lanë hapësirë për kandidatët. Nga ana e mazhorancës një fushatë jashtëzakonisht vulgare.
Përsëritet historia ku njerëzit që kanë përgjegjësi nuk ofrojnë asgjë.

Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD.
Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme.

PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar”, tha ai.

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Nëse nuk reflektohet, rezultati i ardhshëm është i pritshëm Read More »

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu. Sipas tij, gjyqtari që do ta bënte këtë gjë, do të kryente një akt patriotik, por dhe një veprim inteligjent dhe diplomatik

“Duhet të dalë një gjyqtar ta ndreqë lajthimin e bërë nga prokurorët: ta nxjerrë Belerin nga burgu. Sa më shpejt, aq më mirë.
E di, fjala e institucioneve do duhej të kishte gjithnjë epërsi mbi “trillet” e zgjedhësve, por të mbrosh me forcë këtë parim në Shqipëri është pesë me hiç (po shohim se edhe në SHBA mjafton mbështetja elektorale për t’i dhënë dikujt impunitet: shikoni se ç’ndodh me Trumpin).

Prandaj, i nderuar gjyqtar i çështjes, preje këtë “nyje gordiane”, pa e zgjatur dhe pa iu nënshtruar histerive medemek patriotike.

Patriot do jesh ti, e jo ata që gjetën arsye për t’i vënë prangat një kandidati jo qeveritar tri ditë para zgjedhjeve. Patriot do jesh ti, e jo ata që, me veprimin e tyre, u bënë shkak që Himara të binte në duart e një njeriu si Beleri.

E nuk do kryesh me këtë veç një veprim patriotik. Do kryesh edhe një veprim inteligjent diplomatik. Po ndërgjegjja profesionale? – do thotë ndokush.

Përgjigja ime është: vërtet besoni se prokurori i ka vënë prangat Belerit mbi bazën e ndërgjegjjes profesionale? Unë nuk besoj. Po të kishim prokurorë të tillë, do të kishim të arrestuar me dhjetra kryebashkiakë të zgjedhur.

Ka zëra që po lusin krejt tjetër gjë, me fjalë të tjera po lusin që të dalë një gjyqtar që ta dënojë njëherë e mirë Belerin; ose ta mbajë edhe pak në pranga në mënyrë që Rama, si kryeministër, të ketë një justifikim “kushtetues” për ta shkarkuar shpejt e shpejt kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës.

E ka Rama në plan një gjë të tillë? Duhet shpresuar që jo. Në mos, do të ishte një double doën që do të ngrinte pikëpyetje serioze të natyrës politike e legale këtu brenda (nuk ka të ngopur ky njeri? Dëshiron t’u marrë kundërshtarëve edhe një nga pak trofetë e fituara?), por edhe do të çonte në zgrip marrëdhëniet me fqinjët tanë, që s’e kanë për gjë të ndezin fitilin e sherrit për çdo horr që del këtyre anëve për t’i fryrë zjarrit të përçarjes e armiqësisë me shqiptarët”, shprehet ai.

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte Read More »

‘Bukë, krypë dhe tallava mjaftojnë për ta kënaqur këtë popull të ndriçuar’/ Nga Enida N. Bozheku

Nga Enida N. Bozheku

Infokracia, sundimi i masave, ne sisteme aparante demokratike, e realizueshme permes informacionit dixhital (alias propaganda manipulative). Keto zgjedhje treguan disa te verteta:

1. Ne aq popull, sa ka mbetur brenda kufijeve, tallavaja, propaganda e fasades dhe distorsioni informativ (by touchscreen) funksionon fuqishem.

2. Elita e mendjes qe ben ndryshime, pjesa dermuese ndodhet jashte vendi. Ata pak brenda jane pershtatur e/o heshtin per mos humbur pozicionet e favorit qe kane.

3. Dyshja Meta-Berisha dhe konflikti mes opozites tregon qartazi se nuk mund te jene shprese per nje ndryshim rrenjesor.

4. Status-quo, e krijuar nga vazhdimesia e “rehatit politik” ben qe “buke, krype e tallava” ta kenaqin kete popull të ndriçuar.

5. Sistemi elektronik deshtoi me sukses te paramenduar (30 milione euro per defekte teknike).

6. Monopartitizmi real, ku te gjithe tashme kane Rilindur eshte rrugtimi drejt absolutizmit pushtetas.

7. Autokracia demokratike (ku ca te drejta bazike njihen) eshte forma e re e pushtetit post-modern. Pas kater vitesh, te gjithe rritemi, plakemi dhe vdesim nga pak.

(P.s. dikush duhet te dorehiqet nga Opozita, ne mos te tere. Nje fryme e re politike instalohet betonesh kacavjerres).

‘Bukë, krypë dhe tallava mjaftojnë për ta kënaqur këtë popull të ndriçuar’/ Nga Enida N. Bozheku Read More »

Sali Berisha: ‘Pjesëmarrja në zgjedhje, jo aq sa deklarohet’

Ish-kryeministri Sali Berisha Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ku falenderoi shqiptarët, që siç tha folën me guxim dhe vendosmëri me votën e tyre. Berisha u shpreh se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë më e lartë nga ajo që raportojnë ata që sipas tij, bënë gjithçka për të penguar këtë proces. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve që të luftojnë fort për çdo votë.

“Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por një pjesëmarrje nga më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit. Unë kam vlerësimin më të lartë, mirënjohjen më të pakufishme të të gjithë atyre të rejave, të rinjve, burrave dhe grave që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit. U përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë që është mbi të gjitha detyrat. Në kushte paqeje, kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat. Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra, të mafies shtetërore të bandave të kësaj mafie, po me atë guxim të numërojnë çdo votë, garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, s ekjo betejë është një etejë e një rëndësiehistorike, dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Sali Berisha: ‘Pjesëmarrja në zgjedhje, jo aq sa deklarohet’ Read More »