Opinione

Emigracioni i shqiptarëve në Angli, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore e lindur në Londër ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre.

E revoltuar, Dua Lipa kritikon mënyrën “shkurtëpamëse” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët.

Ylli i muzikës tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre.

“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”-tha Dua Lipan ë një intervistë për Sunday Times.

Dua Lipa bëri thirrje për më shumë ndjeshmëri ndaj tyre, që shkojnë në shtetin ishill për të fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”– shtoi Dua Lipa.

Edhe kryeministri Edi Rama ka kritikuar veçimin “e turpshëm” të shqiptarëve nga ministrat, veçanërisht Braverman.

Gjatë një takimi me Rishi Sunak në mars, Rama përmendi Lipën si shembull të pozitiveve që shqiptarët sjellin në Britani.

“Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por është një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu, pasi shumë kanë ardhur, për të ndërtuar, për të infermiere, për të gatuar dhe për të kënduar për ju, dhe ne duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet. jo vetëm i sigurt, por ndihet i nderuar këtu”, tha ai.

Për retorikën e ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë shquhet Suella Braverman. Sekretarja e Brendshme britanike i ka cilësuar ata si “kriminelët që kanë pushtuar Anglinë”.

Emigracioni i shqiptarëve në Angli, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë Read More »

A do të futet sërish në politikë Saimir Tahiri? Gazetari Elton Qyno zbardh detajet dhe zbulon kur mund të kandidojë përsëri ish-ministri

Gazetari Elton Qyno në një intervistë televizive, sqaroi nëse mundet që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të kthehet në politikë.
Ai tha se çështja është në gjykatë të lartë dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, atëherë nuk ka asnjë pengesë që ai të marrë poste publike.

Qyno: Çështja është në gjykatë të lartë dhe nëse do të merret në shqyrtim dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, nga ana ligjore nuk ndalohet që të kandidojë për të marrë funksione publike apo në Partinë Socialiste. Ai ka qenë kryetar i PS-së për Tiranën dhe ish-ministër i brendshëm me këtë parti dhe ka një suport të madh politike.

Dënimi e pengon sot për të marrë poste publike. Nëse gjykata e shpall të pafajshëm edhe pjesa e burgut barazohet me zero dhe padiskutim se imazhi i tij politik është i copëtuar ai nuk pengohet aspak për të garuar për çdo poste politik apo mandat deputeti.

A do të futet sërish në politikë Saimir Tahiri? Gazetari Elton Qyno zbardh detajet dhe zbulon kur mund të kandidojë përsëri ish-ministri Read More »

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama bëri gjithçka që të blinte dhe manipulonte votën.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se arsyet se përse mori pjesë ë një palë zgjedhje që e dinte që do të kishte të tilla akte, ishte sepse nuk dëshironte të binte pre e kurthir të ngritur nga Rama, me shtyrjen e vendimit të gjykatës, marrjen e vulës dhe mos regjistrimin e kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai shtoi se bënte fushatë për kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD, dhe një gjë të tillë sipas tij nuk mund ta pranonte.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: Në 98 qendra brenda unazës së verdhë të Tiranës, është fitues Belind Këlliçi. Edhe aty ku quhet Bllok Këlliçi ka fituar

Rakipllari: Diferenca është 60 mijë vota

Berisha: Ne do i shkojmë deri në fund e do merret vesh shumë mirë si është e vërteta e këtij votimi. procesi zgjedhor është themelor në një sistem demokratik, zhvillohet mbi bazën e një ligji. Për herë të parë në historinë e vendit u asgjësua sepse u shpall nga Rama kinezëri. Pra zgjedhje nuk ka , ka farsë.

Që të kemi zgjedhje duhet të zbatohet fryma e ligjit me përpikmëri.

Rakipllari: Nuk e dimë ne se çfarë zgjedhje bën Rama? Ne e dimë këtë histori. Nuk dimë rastet e 2017?

Berisha: Nuk janë zgjedhje pra.

Rakipllari: ku shkon opozita pra?

Berisha: Ku shkon shoqëria? Nëse ka një gjë që shkatërron një komb është shkatërrimi i votës së lirë e opozitës.

Rakipllari: nuk shihni asgjë nga vetja jua? Të gjithë fajet i shihni tek kundërshtari?

Berisha: Për shkak të shpalljes kinezëri 628 mijë zarfe shpërndahen me vendim qeverie, zgjedhje nuk ka.
Nëse shpërndan rrit rrogat në mes të fushatës, zgjedhje nuk ka.
Rama në 2021 shpërndau me faturë Thesari në Durrës, Tiranës, Lezhë e Laç, 93 mln euro vetëm në prill. Vrau votën, dhe kam shkruar 2 dit pas zgjedhjeve se vota vdiq pa hyrë në kuti.
Ai nuk i fitoi zgjedhjet.

Meqë e kaloi atë si pa të keq, tani kaloi me blerje vote të hapur, me zarfet e pensioneve dhe rrogat.
Koalicionit opozitar nuk i regjistroi kryetarin.

Pse hyra në zgjedhje? Shtyu vendimin e gjykatës, mori vulën, nuk regjistroi kryetarin e “BF”, nuk do bija në atë kurth. Do korrigjoja vendimin fatal të 2019. Bëja fushatë për monizmin e Ramës por ai kishte edhe firmën e PD dhe unë nuk do mund ta pranoja kurrë atë.

Së dyti, mora pjesë sepse nëse si forcë politike rri jashtë sistemit, nuk ke të drejtë morale të flasësh.

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit Read More »

Pas 32 vitesh në Kuvend Berisha ka një propozim: ‘Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka propozuar që në parlament të vendosen gjoba për deputetët që mashtojnë. Gjatë fjalës së tij për procedurë, Berisha u shpreh se kjo është mënyrë që të mos mashtrohet.

“Nëse në këte parlament nuk vendoset sistemi i gjobave për deputetet që mashtojnë ky nuk është palarmant,” tha Berisha.

Pas 32 vitesh në Kuvend Berisha ka një propozim: ‘Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë’ Read More »

Artan Hoxha jep ‘shuplakën e fortë’ shtetit: Kur i çon me pushkë druri në betejë mos prisni rezultate

Gazetari Artan Hoxha, ka fajësuar këtë të hëne në “Top Story”, vlerësimin që shteti i bën uniformave blu, për krime të ndryshme që ndodhin në vend.

Ai është shprehur se kushtet në të cilat punojnë policët janë mjaft të pa favorshme që ata të motivohen, e të jenë efiçentë në punën që bëjnë.
Hoxha: Hierarkia dhe merita. Policët e kanë rrogën 500 mijë lekë të vjetra. Nëse vazhdojmë ta lëmë policinë e shtetit institucionin më të keq paguar, ndodhi tërmeti ata çuan, ndodh përmbytjeje ata çojnë, bllokohen rrugët nga bora ata çojnë, ata kanë këpucë kartoni.

Tani fillojnë temperaturat e nxehta ato jelekët, thonë aman thuaj ndonjë fjalë të na I heqin. Kur e çon me pushkë druri në betejë mos prit të kesh rezultate.

Artan Hoxha jep ‘shuplakën e fortë’ shtetit: Kur i çon me pushkë druri në betejë mos prisni rezultate Read More »

Shqipëria dhe Singapori

Nga Adriatik Lapaj

Singapori e ka sipërfaqen 734.3 km2. Për ta bërë më të kuptueshme sipërfaqja e qarkut të Durrësit është 766 km2. Popullsia e Singaporit është 5 637 000 banorë.
Prodhimi kombëtar për vitin 2021 ishte mbi 400 miliard dollarë. (Të dhënat Banka Botërore: https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP.CD…)

Në 1960 Singapori ishte një nga vendet më të varfra të botës me të ardhura mesatare 320 dollarë për frymë në vit. Sot Singapori është një nga 10 ekonomitë më të zhvilluara të botës me të ardhura mbi 70 000 dollarë për frymë në vit.

(Të dhënat: Banka Botërore:https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD…)
Singapori është një nga vendet me resurset natyrore më të vogla në botë, por performon si një nga ekonomitë më të fuqishme të botës. Po si i’a dolën?

Luftë të egër ndaj korrupsionit. Lideri i Singaporit Lee Kwan Yew thoshte se “Korrupsioni pastrohet si shkallët e shtëpisë, nga lart poshtë”. Rroga të larta për funksionarët e lartë publik. Shtet me bukë e djathë nuk ndërtohet. Më mirë t’i paguajmë vetë drejtuesit e shtetit se sa t’i paguajnë lekët e krimit dhe korrupsionit.

Disafishimi i rrogave për arsimtarët. Është i famshëm fjalimi i tij drejtuar mësuesve. “Ju do kujdeseni për fëmijët e Singaporit, Shteti do kujdeset për pagat dhe jetën tuaj”. Rritja e rrogave të adimistratës njësoj si sektori privat. Kjo për të mbajtur apo thithur në administratë kapacitete të mira burimesh njerëzore. …e shumë të tjera… Ata nga 1965 në 1995 i’a dolën që nga fundi i botës të ngriheshin në majë të ekonomive të botës. Krahasoni resurset e Shqipërisë që i dini me mikroshtetin pa resurse, por me lidership e vullnet…Singaporin…krahasojeni vetë. BËHET! Do vetëm punë.

Shqipëria dhe Singapori Read More »

Berisha: U kthyen ba ndat e Dubait në Durrës, janë të filmuara

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për banda të qeverisë të shkrira me Policinë e Shtetit, për blerje votash dhe për tentativë për të blerë komisionerë me 10 mijë euro.

Berisha tha se qendrat e votimit kanë qenë të pushtuar ndërsa theksoi se policia nuk iu përgjigjej thirrjeve telefonike.

“10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës ba ndat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave dhe e policisë që po. Edhe në Dibër, bandat e kthyera nga Dubait, në Durrës dhe vende të tjera diktuan në mbrojtjen e Policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të Partisë Demokratike u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, bandat pushtuan qendra e votimit në Velipojë, 600 euro vota në Mamurras, në Nikël, vrasës trafikant bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët, kurse narko policia arrestonte një person në makinë dhe e mashtronte opinion publik se ai po blinte vota, kur ai nuk kishte asnjë qindarkë me vete”, tha Berisha.

Berisha: U kthyen ba ndat e Dubait në Durrës, janë të filmuara Read More »

Turjan Hyska ‘shokon’ me deklaratën dhe lëshon thirrjen e fortë burrave për ekzekutimin e grave

“Hajde mblidhemi të gjithë burrat, t’i zhdukim gratë”/Turjan Hyska “shokon” me deklaratën

Turjan Hyska shokon me deklaratën e tij që ka shkuar në rrjetin social Facebook. Hyska bën thirrje ironike për “vrasje ndaj grave”.

“Hajde bëhuni burra, t’i zhdukim”, thotë moderatori, një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit nga kunati i saj me sëpatë.

Vrasja e grave është një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku brenda 2 muajve janë vrarë disa gra, qoftë nga bashkëshortët apo burra të cilët në një mënyrë apo tjetër janë pjesë e jetës së tyre.
“T’i vrasim se nuk hapim telefonin apo se nuk na bëjnë gjellën” dhe plot motive të tjera gjenden në statusin e Hyskës, duke përmendur këtu dhe deklaratën e bashëkshortes së Tefik Tashit, 58-vjeçarit që vrau kunatën 45-vjeçare, e cila thoshte që i shoqi e vrau të motrën e saj, pasi ishte nxehur që nuk hapi telefonin.
Turjan Hyska statusi:

Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sëpatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!

T’i vrasim se nuk na bëjnë gjellën!

T’i vrasim se nuk na hapin telefonin!

T’i vrasim se nuk na duan!

T’i vrasim se na tradhtojnë!

T’i vrasim se s’kapim dot dashnore!

T’i vrasim se i tradhtojmë!

T’i vrasim se i vijnë ato!

T’i vrasim se s’na duan mamanë!

T’i vrasim se nuk i duam mamanë!

T’i vrasim se janë të bukura!

T’i vrasim se kanë celulit!

T’i vrasim se jemi bërë barkderra!

T’i vrasim se fitoi PS!

T’i vrasim se fitoi PD!

T’i vrasim se jemi të shpifur pa to!

T’i vrasim se punojnë më shumë se ne!

T’i vrasim se s’kemi bythë të pranojmë se pa

to, jemi hiç!

T’i vrasim se s’dimë ç’duam!

T’i vrasim, të biem rehat, të mbajmë njëri-tjetrin fort! Hajde burra, çohuni burraaaaa!

Turjan Hyska ‘shokon’ me deklaratën dhe lëshon thirrjen e fortë burrave për ekzekutimin e grave Read More »