Opinione

Video-skandali i Safet Gjicit, juristi hedh dyshimet e rënda: Videon mund ta ketë publikuar …

Rrethanat në të cilat është publikuat video erotike e Safet Gjicir mbeten ende një mister.

Shumë thuhen lartë e poshtë, por deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar. Juristi Altin Hazizaj ka një tjetër skenar për publikimin e videos që fundosi karroerën politike të ish-krybashkiakut të Kukësit.
Juristi ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se videoja ku shfaqej ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie sek suale në zyrë, mund të ia ketë publikuar bashkëshortja e tij.

Këtë deklaratë e bëri i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania duke thënë se filmimi ka pasur një motiv të fortë, duke qenë se u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Gjici fitoi Bashkinë e Kukësit përballë Admir Sinamati.

“Ajo që më vjen në mendje është se bashkëshortja e tij mund të ketë pasur shkak për ta nxjerrë zotërinë kështu në atë gjendje. Asnjëherë nuk e dimë.
Për aq sa kohë sa ka një filmim që është bërë, ai filmim ka pasur një qëllim dhe një motiv. Fakti që video doli menjëherë pas zgjedhjeve ka një arsye shumë të fortë”, tha ai.

Pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi. Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.

Në këtë mënyrë, në radhë të parë maxhoranca do të japë mesazhin që drejtuesit e saj nuk “bëjnë pis” tavolinat si kryebashkiakë, ndërsa përfitimi i dytë i gjithë kësaj fushate lidhet me tentativën për ta shpëtuar Gjicin nga SPAK-u, operacion që nis që me kategorizimin e akuzës.

Gjici e ka më të rëndë situatën nëse akuzohet për “shpërdorim detyre”, në kushtet kur vajza është e punësuar apo gjithçka ka ndodhur kundrejt një përfitimi të premtuar.

Gjici nga ana e tij është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale duke mbyllur çdo profil të tijin me qëllim shmangien e reagimit të qytetarëve të irrituar dhe të ngacmuar nga pamjet që panë gjatë ditës së djeshme nga zyra e kryebashkiakut.

Qeveria e njoftoi shkarkimin e Gjicit me një fjali të ministres Delina Ibrahimaj dhe duket se i kanë mbyllur tashmë llogaritë njëherë e mirë, me atë që Rama e quajti “kali që i duhej kuksianëve”. Sigurisht që reagimi në rrjetet sociale nuk mund të ishte përtej ironisë dhe tallavasë që karakterizon popullin e Facebook-ut dhe Instagramit në këto raste ku fokusi është më shumë te hallatet se sa te akti I shëmtuar në një zyrë shteti.

Një ndër komentet epike te postimi që bëri Gjici mbi dorëheqjen e tij ishte edhe ai një të riu teksa shkruante: Mirë q…e, s’po të themi gjë, po pse e derd’e në tavolinë?!

Një ngjarje e tillë duket se do të kalojë përmes tallavasë dhe gallatës dhe në fund do të mbahet mend vetëm fotoja e Gjicit me hallate në dorë, dhe problemi i madh me menaxhimin e pushtetit të të zgjedhurve lokale apo qendrorë dhe uria seksuale që gjendet brenda çdo zyre në Shqipëri.
/albeu.com/

Video-skandali i Safet Gjicit, juristi hedh dyshimet e rënda: Videon mund ta ketë publikuar … Read More »

Pse gruaja në videon e Safet Gjicit nxori fytyrën e saj? Eksperti Karamuço hedh dyshime të forta

Diskutimet mbi ngjarjen e bujshme ditës së djeshme ku kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, u filmua duke kryer akte seksuale në zyrë, kanë qenë të shumta.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja, kurth në të cilin ra Gjici.
« Të gjitha veprimet tregojnë që është një ngjarje e inskenuar, e programuar,

e parashikuar si do të ndodhë dhe kërkohen vetëm prova. Pikërpyetja më e madhe mbetet se pse vajza ka nxjerrë edhe fytyrën e vet.

Mendohet se këto filmime mund të jenë çuar fillimisht për shantazh dhe me që nuk është rënë dakort janë bërë publike.

Është një çështje që po hetohet. Mund të jetë bërë shantazh dhe edhe vajza mund të dënohet. Gruaja nuk është viktimë », tha Karamuço në një emision televiziv.

Pse gruaja në videon e Safet Gjicit nxori fytyrën e saj? Eksperti Karamuço hedh dyshime të forta Read More »

Gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit: ‘Ka video të tjera, ajo gjuan dhe ….

Nuk dihet ende cila është vajza që u shfaq në video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici, edhe pse që prej ditës së djeshme ka pasur mjaft aludime.

Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar detaje rretha vajzës në fjalë, për të cilën tha se është e njohur për shantazhet përmes videove erotike.
Sipas Topallit, vajza është e njohur në zonën e Durrësit dhe përpara disa javësh ka një tjetër denoncim në komisariatin numër 2 për një vepër tjetër të ngjashme me rastin e Kukësit.

Gazetarja ka thënë në Euronews Albania se nuk dihet nëse vajza është organizatore apo zbatuese e planeve.

“Vajza në video nuk është një punonjëse e bashkisë së Kukësit, ne kemi arritur ta mësojmë identitetin, por për arsye etike nuk mund ta bëjmë publike. Meqënëse është dhe nënë fëmijësh preferojmë të mos ia themi emrin e plotë. Megjithatë më duhet të jap disa detaje.

Zonja në fjalë është e njohur nga organet ligjzbatuese për bëma të tjera të tilla. Vetëm dy muaj më parë ajo ka një regjistrim në komisariatin e policisë numër 2 për një vepër të tillë të ngjashme. Por ndërkohë në Durrës ajo njihet më tepër. Në shumicën e rasteve ajo gjuan dhe piketon zyrtarë shtetërore, lokal apo qendror.

Ekziston dhe një mit i hidhur në Durrës për një ngjarje të rëndë, kur organet ligjzbatuese të hetojnë të shkuarën e vajzës, ndoshta mund të zbulojnë dhe detaje rrëqethëse dhe shumë të rënda. Nuk mund të them nëse kjo është një organizatore apo zbatuese e atye planeve.

Referuar të shkuarës dhe personave që piketon nuk mund të jetë organizatore, është dikush tjetër që qëndron prapa saj për t’i krijuar lidhjet, për t’i bërë video dhe për t’i bërë shantazh zyrtarëve.

Janë të shumta videot e pushtetarëve që qarkullojnë që janë bërë në mënyra të tilla për t’i bërë santazhe apo për t’i eliminuar nga skena politike”, tha Topalli.

Gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit: ‘Ka video të tjera, ajo gjuan dhe …. Read More »

Rezart Veleshnja del me paralajmërimin e fortë: ‘Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj…’

Video-skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici shokoi opinionin publik ditën e djeshme.

Për këtë ka reaguar dhe aktori i njohur Rezart Veleshnj, i cili ka ngritur disa akuza të forta

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se në vendin tonë ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët kanë skandale më të mëdha se ai i Gjicit.
Sipas tij, janë të dokumentuara me video, dhe shumë shpejt do bëhen publike.

“Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj do kuptoni që kjo e Safetit ishte shumë e vogël. Ka nga këta prezantuesit e emisioneve, ka shumë. Po janë me fakte, kemi dhe video. “- tha Veleshnja.

Rezart Veleshnja del me paralajmërimin e fortë: ‘Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj…’ Read More »

Ish-banorja e BBV merr në ‘mbrojtje’ Gjicin: Më e rëndë është kur

Videoskandali seksual i Safet Gjicit bashkë me një vajzë brenda në zyrën e kryetarit të Bashkisë në Kukës, është kthyer në temën e ditës së sotme.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar dhe dënuar aktin e Safet gjicin i cili ka abuzuar me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët duke i kthyer zyrat shtetërore, si dhoma motelesh.

Por ka dhe nga ata që nuk e shohin kaq zi situatën, duke theksuar se nuk ëhstë ndonjë gjë që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri apo në botë, duke e cilësuar si një gjë krejt normale.

Në reagimin e saj ish-banorja e Big brother Vip, Zhaklina Gjolla, thekson se pavarësisht ngjarjes dhe vëmendjes që ka marrë, në fund të dy peronazhet që shfaqen në vido janë të rritur, dhe kanë një konsensus mes tyre.

Ish-banorja e BBV merr në ‘mbrojtje’ Gjicin: Më e rëndë është kur Read More »

Stresi komenton videoskandalin e Safet Gjicit

Skandali i videos erotike të kryebashkiakut të shkarkuar tashmë të Kukësit, Safet Gjici, brenda në zyrat e bashkisë, ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Kanë qenë të shumtë personazhet e politikës, të medias dhe të rtin të cilët e kanë cilësuar si skandal aktin seskual të Safet Gjicit brenda zyrave të Bashkisë së Kukësit, me një vajzë e cila ende nuk është identifikuar.

Por nga komentet më epike ka qenë ai i reperit Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, i cili duke ironizuar aktin thekson se duhet të ecim “vetëm përpara”.

Sipas tij rasti i Gjicit nuk është i vetmi, pasi janë të shumtë politikanët në Shqipëri që abuzojnë me detyrë, dhe se i kanë kthyer zyrat shtetërore në ambinete motelesh për vete dhe “damat’ që i shoqërojnë.

Kujtojmë që menjëherë pas bërjes publike të videos skandaloze, Safet Gjici dha droëheqjen ndërsa ju këkroi falje qytetarëve për tradhtinë që ju bëri.

Ndërkohë që në mbledhjen e qeverisë me vendim të Këshillit të MInistrave ai u shkarkua nga detyra.

Tashmë pritet që brenda 4 javësh Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Stresi komenton videoskandalin e Safet Gjicit Read More »

Deklarata e papritur e Sali Berishës

Sali Berisha shprehet se do të respektojë statutin e Partisë Demokratike. Ai theksoi se nuk do të merret me pengje, por pengmarrësin kur u pyet për palët tjetër në Partinë Demokratike. Ai e shikon procesin që po bëhet në PD-në e vulës si të stisur nga Rama.

“Ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, unë e quaj humbje. Statuti parashikon rregullat. Problemet madhore të PD-së u krijuan nga shkelmimi i statutit. Dhe unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe u jep pushtetin anëtarëve të Partisë Demokratike.

Kur them, kryetari i Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet lokale dhe unë e quaj humbje meqenëse nuk fituam së pari, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim në anëtarësinë e PD-së. Analiza e zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD.

Paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur që në krye të radhës, një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq. Pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Nuk kam vullnet të merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama”, u shpreh Berisha

Deklarata e papritur e Sali Berishës Read More »

Incidentet nga mbështetësit e tij/ Basha: Moment tensioni, ky nuk është modeli im

Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit, është pyetur nga gazetarët për tensionet që shkaktuan mbështetësit e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD mbrëmjen e së martës.

Basha tha se e dënon këtë model dhune verbale ndaj deputetëve si dhe gazetarëve.

“Dua t’i them çdo demokrati që edhe në rastin e vendimeve që do marr do udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë. Cila dhunë? Nuk i kam parë videot. E para e punës, e refuzoj dhe distancohem, dënoj me forcë çdo sjellje, me këtë rast, fjalët, banalitet që janë shkëmbyer në një moment tensioni, pjesë e të cilës fatkeqësisht kanë qenë edhe kolegë të medias. Duhet të jemi të kujdesshëm që dhe në momente tensioni të kujdesemi… ky nuk është modeli im.

Ky është model kundër të cilit jam ngritur që në ditën time të parë në politikë. Nuk jam i butë, jam i vendosur. Por nuk mendoj se kërcënimet nuk kanë vend në një demokraci që pretendojmë ta përfaqësojmë ne brezi i ri. Refuzoj çdo model të tillë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve kudo që janë që kur ka ngjarje të tilla të tensionuara, diferencat mes nesh t’i sheshojmë në mënyrë civile. Nuk duhet të tregojmë kush ka faj e kush s’ka faj. Kam bërë thirrje që dje t’i shmangemi klimës së tensionit”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Incidentet nga mbështetësit e tij/ Basha: Moment tensioni, ky nuk është modeli im Read More »