Opinione

Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve, dhe Meloni veproi si e tillë

Fatura e pa paguar e katër të rinjve italianë në Berat bëri xhiron e mediave vendase e të huaja, një ngjarje së cilës iu bashkua edhe reagimi i Kryeminstres së Italisë, Giorgia Meloni.

Për këtë rast, Alban Skënderaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te kryeministrja.

“Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se:

‘Ju italianët jeni superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse ndodh (si rrallëherë) nga italianët ndaj nesh, duhet të bëhet lajm të cilin duhet ta çojmë deri tek Kryeministrja e Italisë’.

Kryeministrja italiane në këtë rast duke u skandalizuar e duke reaguar praktikisht e pranon superioritetin.

P.s besoj më lejohet një koment rreth çështjes sepse kam jetuar gjatë në Itali (dhe kam vetëm simpati e dashuri për Italinë dhe popullin italian)”, përfundon shkrimi.

Kujtojmë që Meloni u informua nga Kryeministri Rama për ngjarjen, siç zbuloi vetë ai dhe urdhëroi menjëherë ambasadorin që të paguante faturën prej 80 Eurosh.

Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve, dhe Meloni veproi si e tillë Read More »

Komentet raciste, shqiptarja i kthehet keq gazetarit italian: ‘Ti je një idiot! Ajo që italianët na kanë bërë në Otranto është shumë e rëndë’

Këngëtari Ermal Meta ka reaguar ndaj gazetarit dhe ish-senatorit të PD Tommaso Cerno, aktualisht drejtor i gazetës “L’Identita”, i cili sulmoi ashpër shqiptarët, pas bujës që bëri një faturë e papaguar e disa turistëve italianë në Berat.

“Gjest i bukur i Melonit për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”, shkruajti ai.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara drejt Perëndimit (i vetmi drejtim i mundshëm) i kanë mësuar disa të jenë të pandershëm dhe dashakeqës.

Shpesh njerëzit e zakonshëm maskohen nga ironia, por pikërisht kur vrenjten e tregojnë veten për atë që janë. Domethënë pak. Dhe më vjen keq sepse mendoj se je një njeri shumë inteligjent”, shkruan Ermal Meta.

Por sipërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja shqiptare Anita Likmeta, që jeton në Itali, ka reaguar shumë më ashpër se Ermal Meta.

“Shqiptarët, sidomos ne fëmijët, kemi paguar një çmim shumë të lartë për atë që na ka bërë shtypi italian, pra atë që njerëz si ju na kanë bërë. Na keni bërë të ndihemi si asgjë e përzier me asgjë prej vitesh.

Ne ishim pa shtetësi, hije të tmerruara nga paragjykimi i parapaketuar që transmetohej çdo ditë.

Qeveria shqiptare nuk i detyrohet absolutisht asgjë Italisë, e cila po të hapim këtë debat, në vend të kësaj duhet të japë shpjegime për shembull për piramidat financiare dhe 103 shqiptarët që u përplasën dhe u vranë në kanalin e Otrantos në 1997. Të vdekurit që edhe sot nuk e kanë marrë kurrë drejtësinë.

Kryeministri Edi Rama bëri shumë mirë që e la kryeministren Giorgia Meloni të shijonte mezen e asaj urrejtjeje dhe paragjykimi, viktima të së cilës kemi qenë të gjithë ne shqiptarët në Itali dhe në botë. Dhe zoti Cerno, më lejoni t’ju them, ju jeni një idiot. Informohuni”, shkruan ajo.

Komentet raciste, shqiptarja i kthehet keq gazetarit italian: ‘Ti je një idiot! Ajo që italianët na kanë bërë në Otranto është shumë e rëndë’ Read More »

‘E pamundur të ngulësh çadrën tënde në plazh, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh. Fantazi të flasësh për një parking falas’

Nga Edmond Arizaj

Këta turistët e bumit të këtij viti, që ankohen e që bëjnë llapa-llapa, nëse duan edhe çmime të ulëta, edhe shërbim me pesë yje, të shkojnë në Sardenjë, në Santorini, Bora-Bora, apo Maldivet normale.

Po tani, edhe të presësh biletë Wizair 20 euro, edhe të kërkosh shërbim e kushte si në biznes klas me Fly Emirates, rri pak ngushtë.

Qejfi paguhet. Edhe për ata që qëmtojnë për të kursyer 5 euro. Kërkojnë çmime të lira, plus shërbim mbretëror!!!

Ne shqiptarët e shkretë kemi kaq vite që lutemi e ulërasim vetëm për shërbimin.

Por pas këtij sezoni, jam kaq shumë i sigurtë se do kemi edhe më për t’u ankuar.

Pse? Sepse vitin tjetër, mos prisni më çmime të përballueshme me një kredi të vogël. Do të duhen dy.

Deti, rëra, Dielli, freskia do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë dhe për shqiptarët mesatarë e nën mesatarë nuk do të mbetet pothuaj asgjë, as plazh publik, as det i lirë, asgjë.

Sepse turizmi “low coast” do të vazhdojë të jehojë nëpër tik-toqe, e instagrame, pavarësisht se “pronarët” e bregdetit shqiptar do të vijojnë me ngritje çmimesh.

Ooo mund të vë bast që sot me kë të dojë që çmimet do të rriten!

Dhe pastaj do kujtohemi për ata 500 mijë shqiptarët e Kosovës që i ndërruam me 500 mijë fukarenjtë e Italisë, që llogarisin edhe një euro për shishen e ujit, shërbyer në buzë të detit.

Jam i sigurtë që në Karpi, Puglia, Siçili, Sardenjë, Rimini, po buzëqeshin këtë sezon pa pasur nëpër këmbë kopracët, kursimtarët, pleqtë e pensionistët.

Është bukur vërtetë të shohësh që miliona zgjedhin të pushojnë në vendin tënd.

Por është shëmtuar të kujtosh se shumë prej bashkëatdhetarëve e kanë të zorshme të pushojnë 10 ditë pa bërë llogari financash; është mision i pamundur të gjesh në 300 e kusur kilometra vijë bregdetare, një vend ku të ngulësh çadrën tënde, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh, është pothuaj fantazi të flasësh për një parking falas, është gëzim të të shërbejnë buzagaz për të paktën një orë…

Ndoshta ne shqiptarët duhet të tregohemi dredharakë. Nuk mund të pushojmë më (shumica) në vendet më të bukura tonat në periudhën korrik-gusht, por ama nga maji-qershori dhe shtator-tetori mund të kemi pushime fantastike, pa rrëmujë, me shërbim të përkryer (me siguri 80 përqind), parking pa pagesë, ushqim mëse i freskët dhe më i lirë, deti aq i pastër sa mund të rregullosh flokët në pasqyrim, për çadrën s’të vjen njeri të të kapë nga krahu për pagesën, madje ke vende sa të duash të rrish në intimitet.

Edhe ndryshimet klimatike janë favorizuese. Mendojeni njëherë.

‘E pamundur të ngulësh çadrën tënde në plazh, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh. Fantazi të flasësh për një parking falas’ Read More »

Mos ia lini Sazanin, oligarkëve shqiptarë!

Nga Dritan Hila

Porti i Sazanit, fari në hyrje të portit. Është ndërtuar nga italianët. I gjithë porti është një vepër artistike me gurë të gdhendur.

Më në brendësi janë ndërtesa të fazave të ndryshme. Janë ndërtesat e bëra nga italianët të gjitha në stilin neoklasik, pastaj ato sovjetike si një kopje e zbehtë e atyre italiane dhe në fund kazermat dhe pallatet tona të shëmtuara. Porti po pëson degradim. Gurët po bien.

Administrimi është një mish-mash mes ushtrisë dhe bashkisë. Ndërkohë dikush duhet të merret me restaurimin e të vetmit ishull që kemi për të mos ta lënë si arkeologji industriale por edhe për ta bërë të shfrytëzueshëm.

Vetëm ju lutem, mos ia lini në dorë këtyre shëmtirave shqiptare me lekë që thirren oligarkë. Me siguri, do ta djallosin!/dritare.net

Mos ia lini Sazanin, oligarkëve shqiptarë! Read More »

Turizmi në Shqipëri: ‘Nga pleqtë e Italisë me shishe uji me vete, tek miliarderët që shpenzojnë, duhen…vjet’

Nga Edmond Aarizaj

Nga Evropa, në fillim morëm rroba e vjetra;
Pastaj morëm elektroshtëpiaket e vjetra;

Më pastaj morëm makinat e vjetra;

Tani po marrim njerëzit e vjetër…

Gjithsesi ka të ardhme:

Nga veshjet e Karitasit tek Versaçe u deshën 3 vjet

Nga frigoriferët Bosch tek Samsung, 5 vjet

Nga Ritmo dhe 131 tek Benz dhe BMW, 7 vjet

Nga pleqtë e Italisë me shishe uji me vete, tek miliarderët që shpenzojnë, duhen…vjet.

Turizmi në Shqipëri: ‘Nga pleqtë e Italisë me shishe uji me vete, tek miliarderët që shpenzojnë, duhen…vjet’ Read More »

Trondit gazetarja: Vajza politikanësh e biznesmenësh janë abuzuar seksualisht pas konsumit të ekstazisë

Shkruan Aida Topalli

Cannabis sattiva, apo siç njihet tradicionalisht, hashashi, kokaina, heroina dhe çdo drogë tjetër, tashmë po shndërrohen në një mit.

Herë pas here jemi përpjekur të paralajmërojmë shpërthimin e një lloji të ri droge, ajo sintetike. Ndër të parët që folëm publikisht, kur sapo kishte nisur të kthehej në trend.

Treguam efektet dhe pasojat. Dhe më e rënda, se si grupmoshat e reja u nisën me vrull ta provonin, e më pas të ktheheshin në përdorues të rregullt.

Janë të vështira për t’u dalluar. Ngjajnë me produkte farmaceutike. Por janë të dëmshme shumë herë më shumë sesa drogërat e tjera, të njohura botërisht, si tradicionale.

Qindra vajza të reja, kanë rënë pre e kësaj droge, duke humbur vetëdijen e duke u kthyer kështu në objekt seksi për grabitqarët seksualë. Mes tyre edhe vajza politikanësh, biznesmenësh e njerëzish të drjtesisë. Histori që flenë në familjet e gjithësecilit, por asnjëherë nuk kanë përfunduar në dyert e policisë. Për një arsye të thjeshtë, ruajtja e nderit dhe moralit.

Por kjo mbajtje në fshehtësi, ka bërë që shumë vajza të tjera të mos kenë dijeni dhe të bien pre e këtyre sulmeve, që mund të konsiderohen nga më të frikshmet, për shkak se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur.

Janë me dhjetëra video që qarkullojnë, filmuar nga grabitqarët seksualë, të vajzave të reja, nën efektin e drogërave sintetike, të cilat kanë përfunduar në inbox-et e baballarëve dhe vëllezërve, si forma shantazhi, herë për të marrë para në këmbim, e herë për të përfituar të tjera gjëra.

Madje, një nga videot e bëra, në të cilën abuzohet me vajzën e një punonjësi të drejtësisë, gjithçka është bërë vetëm për ego.

Operacioni i finalizuar një ditë më parë nga seksioni kundër Narkotikëve në DVP Tiranë, nuk duhet parë kaq cekët.

Në gamën e gjerë të analizës, kemi të bëjmë me shpërbërjen e një grupi që më duart e tyre, furnizonin të rinjtë me një substancë që të humbet vetëdijen dhe kontrollin. Pas konsumimit je i aftë të bësh gjithçka, dhe në fund nuk mund të mbash mend asgjë. Duke rënduaar kështu psikozën rinore.

Duke ngritur skuta të errëta, që nuk ndriçohen kurrë në memorie.

Pa shtuar këtu edhe varësinë që krijojnë. Njëmbëdhjetë mijë kokrra ekstazi, është njëlloj si të shpëtosh të paktën 5 mijë të rinj nga përdorimi.

Ndoshta nuk është folur mjaftueshëm për efektet kaq negative dhe pasojat kaq të rënda të kësaj droge, dominuese e shekullit të ri. Kjo sepse herë-herë është si një thikë me dy presa, ti jep inforacion për pasojat, por kureshtarët tentojnë të shuajnë kureshtjen dhe të provojnë këto efekte në trupin e tyre.

Asnjë instancë nuk është e aftë që ta ndalojë njëherë e mirë shpërndarjen dhe konsumimin. Për një arsye të thjeshtë, sepse gjithçka nis nga personalja. Jemi ne ata që vensdosim nëse do ta konsumojmë apo jo.

Dhe nëse vendoset të konsumohet, atëherë do të përdoret çdo mënyrë për ta gjetur. Sado grupe të shkatërrohen, të tjerë do të ngrihen e përhapen. Andaj, në kësisoj rastesh, lufta është me veten… mes të rinjve…

Trondit gazetarja: Vajza politikanësh e biznesmenësh janë abuzuar seksualisht pas konsumit të ekstazisë Read More »

Adriatik Lapaj: Rama nuk e ka shfrytëzuar pushtetin në të mirë të vendit, historia do ta gjykojë

Duke folur në ‘Piranj Cast’ me aktorin Florjan Binaj, avokati Adriatik Llapaj është shprehur se Rama është një nga të pakët politikanë që ka pasur në dorë të gjitha pushtetet por që nuk i kam përdorur në të mirë të vendit.

Binaj: Çfarë është Rama për ty?
Llapaj: Është një bashkështetas që i cili ka talentet e veta në diskursin publik dhe politik dhe që rrallë kush ka pasur pushtet total dhe i vetëm, por mendoj që nuk e ka shfrytëzuar në të mirën e vendit të tij dhe historia do ta gjykojë jo për mirë por për mënyrën se si e harxhojë kohën në drejtimin e vendit

Adriatik Lapaj: Rama nuk e ka shfrytëzuar pushtetin në të mirë të vendit, historia do ta gjykojë Read More »

Aktori shpërthen pas mbylljes së ‘Klanifornias’: ‘S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara…’

Në muajin qershor spektakli i humorit në Tv Klan, “Klanifornia” mbylli rrugëtimin e tij. Ishte producenti Turjan Hyska i cili konfirmoi mbylljen e programit shumë të dashur për publikun.

Ditën e djeshme aktori Albano Bogdo në një lidhje live në Tik Tok ka treguar se është lajmëruar vetëm 3 muaj më përpara për mbylljen e spektaklit të humorit.
“Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornias” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet. Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti, duhet të më thuash 1 vit para, që unë të mendohem 1 vit, ta ndaj jetën në mes punës që po bëj, të cilën dua ta bëj shkëlqyer dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem. Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri ti tjetri etj vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët. Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë”- dëgjohet të thotë aktori i humorit në video live e bërë më ndjekësit në Tik Tok.
“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.

Aktori shpërthen pas mbylljes së ‘Klanifornias’: ‘S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com