Opinione

Basti i Ballës: PS merr të paktën 74 mandate,pas 25 prillit do të vij të ballafaqohemi

Në mandatin e dytë PS qeverisi e vetme dhe mori 74 mandate, por iu bashkuan edhe disa deputetë të PDIU që u larguan nga opozita si dhe kandidat socialdemokrat, Tom Doshi.

Për mandatin e tretë PS premton një rezultat edhe më të mirë se kaq.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vënë bast në një studio televizive, lidhur me numrin e mandateve që do të sigurojë PS-ja më 25 prill.

Balla tha se PS do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.

Është ky “basti” i Taulant Ballës në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli këtë të premte.

Nurmi dy i PS tha në emisionin “Java në RTSH” se vota e demokratëve po shkon për fatet politike të Agron Dukës, Fatmir Mediu, Nard Ndokës dhe aleatëve të tjerë të PD.

“Të premten e parë pas 25 Prillit unë do të vij këtu tek studio e “Javës në RTSH” dhe do ta ballafaqojmë rezultatin”.

“Partia Socialiste do të ketë të paktën 74 mandate për të qeverisur vendin. Ajo që po ndodh në krahun opozitar, nuk i bën mirë vetë Partisë Demokratike”, tha Balla.

“Demokratët e thjeshtë ndihen sot të fyer sesi vota që ata japin lidhet me fatin politik të Gonit, Nardit, Fatmirit etj. Ky lloj “Dushku” nuk duhet të përsëritet. Një subjekt politik në vitin 2013 që u zhduk pas zgjedhjeve kërkonte të hyjë në listat e PS dhe ne ishim të qartë që askush nuk mund të hyjë brenda listës së socialistëve” – tha Taulant Balla, i sigurt në mandatin e tretë të PS-së.

Taulant Balla do të udhëheqë fushatën e PS-së në Elbasan.
/NOA.al

Basti i Ballës: PS merr të paktën 74 mandate,pas 25 prillit do të vij të ballafaqohemi Read More »

Aktori i njohur i humorit Julian Deda: Kujdes, ‘Tirja’ e vërtetë është në krye të qeverisë

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka reaguar lidhur me arr estimin e një sanitareje në spitalin Covid 2, pasi është akuzuar se merrte lekë për të sëmurët.

Madje në denoncimin e një vajze, e cila humbi të ëmën, sanitarja e kishte mashtruar duke u hequr si infermiere dhe i kishte marrë plot 8 milion lekë për rreth një muaj.

Julian Deda, i cili është propozuar kandidat për deputet nga PD, tha se “Rama që falënderon Stop-in dhe quan dele të zezë sanitaren që u hoq si infermiere, duke u distancuar nga ajo sikur të mos ketë gisht në këtë punë, do sillej krejt ndryshe nëse kjo ngjarje nuk do të merrej vesh”.

Julian Deda ironizoi qeverinë, se po të mos ishte bërë publik ngjarja, sanitarja do të merrte dekoratë.

Postimi i plotë nga Julian Deda:

Ky Rama që falënderon Stop-in dhe quan dele të zezë sanitaren që u hoq si infermiere, duke u distancuar nga ajo sikur të mos ketë gisht në këtë punë, do sillej krejt ndryshe nëse kjo ngjarje nuk do të merrej vesh.

Imagjononi per pak sikur pacientja (ndjese paste) te mos kishte nderruar jete. As nuk do ta merrnim vesh egzistencen e Tires. Kush e di me sa paciente eshte sjelle ne te njejten menyre, une besoj me shume te tille, sepse nuk besoj se rasti i fundit ishte i pari per te.

Pra Tirja ka kaluar neper duar shume paciente, te cilet me sa duke i kane shpetuar virusit dhe sot jane gjalle (shyqyr Zotit).

Nese nuk do kishte nderruar jete pacientja e saj e fundit, sot Tirja do vazhdonte me te njejten procedure me paciente te tjere.

Nese pacientja e fundit nuk do kishte nd erruar jete dhe Tirja do vazhdonte punen e saj sanitaro-infermierike, do ta kishin pikasur dhe do ta kishin raportuar ne zyrat e propagandes se rilindjes si model suksesi.

Pra nese nuk do ndodhte tragjedia, propaganda e Edi Rames do ta dekoronte Tiren me titullin “Bleta e Arte” me motivacionin, “Punoi me vetmohim, duke u perballur dhemb per dhemb me pandemine dhe duke rezikuar veten, per te sheruar shqiptaret.”

Por per fatin e saj te keq, Tires i ndodhi fatkeqesia dhe sigurisht ajo duhet te marre denimin e merituar, jo vetem per ate qe ka bere por per te parandaluar Tiret e tjera qe sillen spitaleve te shtetit.

Ky eshte rasti ideal per te kuptuar se Tiret, jane thjesht ajo qe shohim dhe se e padukshmja eshte thelbi. Nese sitemi do funksiononte, Tirja do bente verem punen e saj.

Kujdes, “Tirja” e vertete eshte ne krye te qeverise./noa

Aktori i njohur i humorit Julian Deda: Kujdes, ‘Tirja’ e vërtetë është në krye të qeverisë Read More »

Ekspertët: ‘Pse po largohen mjekët dhe të rinjtë’

Shqipëria po zbrazet me shpejtësi në vitet e fundit, për shkak të emigrimit kryesisht të të rinjve, “trurit” të vendit dhe mjekëve e infermierëve.

Fenomeni shqetësues që ka njohur ritme të larta vitet e fundit, krahasuar me vitin 2007, po sjell sipas ekspertëve atë që quhet “shpopullimi” i vendit.

Për këtë temë, presidenti Ilir Meta kishte mbledhur sot një panel me ekspertë të cilët dhanë shifrat dhe analizat e tyre sa i takon emigrimit nga Shqipëria.

Profesor Ilir Gëdeshi, vuri në dukje se po rritet shumë shpejt migrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë.

Sipas tij, “numri i mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur, duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor. Kjo do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor”.

Për këtë, profesori iu referua shifrave të OCDE, lidhur me stokun e mjekëve shqiptarë në botë, nga 2013, që po rritet shumë shpejt në Gjermani.

Po ashtu një e dhënë që tregon shumë, është dhe fakti se disa segmente të studentëve si në degët e mjekësisë, arteve, stomatologjisë, arkitekturës, infermierisë, kanë dëshirë më të madhe për t’u larguar nga vendi.

“Nëse mesatarja është 79%, në segmentet e mësipërme është mbi 80% që duan të largohen, në prespektivë, për disa sektorë të ekonomisë ne do kemi vështirësi sa i përket profesorëve të kualifikuar dhe shumë të kualifikuar. Tek mjekët, do shohim që dëshira për emigrim i afrohet 90% që do të thotë shumë e lartë e në perspektivë vendi do ketë boshllëqe sa i përket mjekëve”, tha profesori.

Një tjetër e dhënë shqetësuese, është sipas profesorit Gëdeshi se “11% e popullsisë vlerëson se në Shqipëri nuk ka të ardhme, në krahasim me 3% në 2007 , kjo shpjegon edhe migrimin e rinisë”.

“Ka ndryshuar edhe cilësia e flukseve migratore, në 2007 donin të emigronin të paarsimuarit dhe pakualifikuarit, por në 2018 duan të ikin personat që janë më të arsimuarit e më të kualifikuarit”. /noa.al/

Ekspertët: ‘Pse po largohen mjekët dhe të rinjtë’ Read More »

A duhet ti festojmë festat Pagane?/ Opinion nga Gëzim Llojdia

OPINION
A DUHET TI FESTOJMË FESTAT PAGANE?
Gëzim Llojdia
1.
Re gjimi iku 25 vjet më parë ,tradita e tij për festimin e vitit të ri ende jeton. Duke lënë në heshtje Krishtlindjet,regjimi zgjodhi festën pagane të vitit të ri. Ngrehinat e shenjta të njerëzisë : kishat dhe xhamit,teqerat prej shkurtit të vitit 1967 ishin shuar nga defterët. Ose kishin ndryshuar edhe destinacion duke u kthyer në vatra kulture. Festa e vitit të ri, në regjimin e krizës,për familjet shqiptare, ishte një rreze për tu furnizuar me produkte ushqimore .Ngase gjithë vitit ato mungonin ose merreshin vecse me tollonë .Ose me lista nga Këshilli popullor. Produkte si mish dhe fruta .Radhët tipike të sistemit. Nga ora tre e mëngjesit. Shkurt :histori e radhëve. Arshiu, e lë të shoqen në radhë dhe u nisë nga qyteza e vogël drejt qytetit të madh 4o km vajtje- ardhje . Bleu vezë dhe u kthye .Të shoqen e gjeti ende në radhë .
-Hajde dil nga radha se i bleva vezët,i tha.
Pas viteve ’90,rifilluan festimet për ditën e ardhjes së Krishtit.Mirëpo festa pagane e vitit të ri nuk u la në harresë nga asnjë qeveri. Shpërblime për punonjësit,për pensionistët dhe dhurata për fëmijët, të vobektit,familjet në nevojë e kanë bërë këtë festë tashmë komerciale. Shpenzimet, që zënë në buxhetin familjar shpenzimet e vitit të ri janë të tepër të kostueshme .Shqiptarët ndryshe nga tradita e popujve të tjerë dhe ato të traditave pagane,mbyllen 4 ditë brenda hapin TV ,hanë e pinë sikur të jenë në ditën fundit të kiametit. E nesërmja gdhinë me mbeturinat kapicë me njerzë të lodhur nga konsumimi i ushqimeve dhe pijeve alkolike. Kjo traditë, ka 50 vjet dhe vijon edhe 25 vitet e ndryshimit të sistemit. Kujt i kushtohet kjo festë me këto shpenzime marramendëse, përveç kohëve të hershme të paganizmit?A duhet festuar në këto përmasa dhe me këto shpenzime?Festimi i vitit të ri ,duke i hequr komercializmin mund të kthehet në një festë pa shumë shpenzime .Ikja e një dite dhe fshirja nga kalendarët harrohet nuk sjell asgjë. Magazitë dyqanet,furrat e bukës dhe të gjithë njësit e shitjeve rihapen sërish,mirëpo pyetja që ngrihet është .Përse duhen blerë kaq shumë produkte kur njësit tregtare rihapen një ditë më pas? Çfarë është kaq e gabuar me atë .Si qasjet me pushime dhe blerësit në minutën e fundit në rrëmujë nëpër qendrat për të blerë dhurata për të gjithë në listën e tyre. Një panoramë e tillë tregon se festa e ka humbur kuptimin e saj . Blerja dhuratë “stimulon një derdhje të madhe të financave në krijimin e produkteve të përkushtuar për një qëllim të vetëm. Reklamimi është sulmuar nga të gjitha nivelet e-mail, internet, radio, televizion. Shitjet e çmendura inkurajojnë njerëzit që të blejnë më shumë, të shpenzojnë më shumë. E gjithë kjo trazirë e ndezur në mënyrë të pashmangshme duk përfundon në një natë duke thënë, “Gëzuar Festat!
Çfarë feste pagane? Bota e tregtisë është mjaft e lumtur për të gjitha shitjet e vlefshme. Nga çdo anë jemi të bombarduar me propagandë, duke na thënë për të gjitha gjërat e reja dhe të shtrenjta që ne dhe ju ne do të duhet për ta bërë këtë ditë të paharrueshëm. E dimë, se çfarë duan, reklamuesit: paratë tona. Kemi të trashëguar festa pagane si ajo e vjeljes së rrushit,e verës, e qethjes së bagëtive ,festa e drithërave etj .Tashmë kjo traditë është shuar. Ndryshe ngjet te fqinjët tanë si p.sh Itali,Greqi, që në fshatra ende jetohet me traditat e lashta, por më shumë festohen ditët e shenjtorëve lokal apo festat e vjeljeve së prodhimit. Këto festime janë pa shumë shpenzime,por me gatime të bërë nga duart e tyre dhe prodhimet.Në katundet tona shqiptarë festime janë takimet e brezave shumica në muajin gusht. Shqiptarët origjinal në kërkim të riteve të reja pagane.
2.
Si festua për herë të parë vitit i ri?Regjistrimi më i hershëm i një festimi për vitin e ri besohet të ketë qenë në Mesopotami, c. 2000 B.C. dhe u festua në kohën e ekuinoksit të pranverës, në mes të marsit. Një shumëllojshmëri e datave të tjera të lidhura me stinët janë përdorur edhe nga kultura të ndryshme të lashta, shkruan Borgna Brunner. Egjiptianët, fenikasit dhe persianët e fillonin vitin e tyre të ri në ekuinoksin e vjeshtës dhe grekët e festuan atë në solsticin e dimrit. Herën e parë viti i ri u festua më 1 janar në Romë në vitin 153 p.e,s. Kujt i përkiste festa pagane kur ende në Romë muaji janar nuk kishte ekzistuar në kalendar dhe në fakt, muaji janar nuk ka ekzistuar as deri rreth viteve 700 pes, kur mbreti i dytë i Romës, Numa Pontilius, shtoi muajt janar dhe shkurt.
Duke qenë një festë pagane në Evropë mesjetare, megjithatë, festimet shoqërueset viti i ri u konsideruan pagane dhe jo i krishterë dhe Këshilli i Tours ka shfuqizuar datën 1 janar si fillimi i vitit. Në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme në të gjithë Evropën e krishterë mesjetare, viti i ri u festua më 25 dhjetor,ditën e lindjes së Jezusit.
Që është një festë që lind nga asgjëja dhe i kushtohet hiçmosgjë këtë ta përforcojnë të dhënat se deri në vitin 1582, reforma me kalendarin gregorian ka restauruar 1 janar si ditën e vitit të ri. Edhe pse shumica e vendeve katolike e miratoi kalendarin gregorian pothuajse menjëherë, ai u miratua vetëm gradualisht në mesin e vendeve protestante. Britanikët, për shembull, nuk e ka miratuar kalendarin e reformuar deri 1752. Deri atëherë, Perandoria Britanike ende e festonte vitin e ri, në muajin mars.
Poeti Robert Bërns në vitin 1796 edicionin e librit, thuri një këngë ,më së shumti ato këndohen në prag të festës së vitit të ri.Berns e shkroi dhe e përmirësoi këngën që e kishte dëgjuar dëgjuar të kënduar nga një plak nga zona Ayrshire të Skocisë.
Viti i ri është festë më e rëndësishme në Japoni, dhe është një simbol i ripërtëritjes. Në mesnatë më 31 dhjetor, tempuj budiste u bien gonget të tyre 108 herë, në një përpjekje për të dëbuar 108 lloje të dobësisë njerëzore. Dita e Vitit të Ri në vetvete është një ditë gëzimi dhe nuk ka punë për të bërë.Dërgimi kartat e Vitit të Ri është një traditë, nëse popullore vulën e postës nga një datë të caktuar, zyra japonez postare garanton shpërndarjen e kartave të gjithë Vitit të Ri më 1 janar.
Ka nja traditë tjetër në Spanjë. Rituali spanjoll në prag të Vitit të Ri është hash rrush në orën dymbëdhjetë në mesnatë. Tradita ka për qëllim për të siguruar dymbëdhjetë muaj të lumtur në vitin e pasardhës. Më i çuditshëm mbetet rituali grek. Në ditën e Vitit të Ri është Festivali i Shën Vasilit, një nga themeluesit e Kishës Ortodokse Greke. Një nga ushqimet tradicionale qe shërbehet është Vassilopitta, ose tortë e Shën Vasilit.

A duhet ti festojmë festat Pagane?/ Opinion nga Gëzim Llojdia Read More »

Basha akuza qeverisë për darkën në Dubai: ‘Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se qeveria i ka braktisur qytetarët e saj në këtë situatë të vështirë përmbytjesh, duke menduar për veten e saj.

Duke iu referuar darkës së disa ministrave dhe zyrtarëve në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë, Basha shtoi se sot është koha për ndryshim dhe se qeveritarët që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë.

“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka dhe kjo është shumë e rrezikshme. Dy ditë më parë qindra e mijëra qytetarë ishin pa mbështetje nga përmbytjet në vend, ndërsa ministrat e Ramës po darkonin në restorantet më të shtrenjta të botës. 1 mijë dollarë bifteku, ndërsa njerëzit po shtyhen në krizën më të thellë ekonomike. Ata nuk kanë turp… Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka”, tha Basha.

Ai theksoi se tashmë ka ardhur koha për ndryshim dhe më 25 prill qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie. /noa.al/

Basha akuza qeverisë për darkën në Dubai: ‘Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka’ Read More »

Rama, komentuesit: ‘Nuk fiton PD-ja edhe sikur të puthet qielli me tokën’

Ditën e sotme kreu i qeverisë ishte në veri të vendit në disa zona të përmbytura nga reshjet e dendura të shiut që prej disa ditësh kanë përfshirë vendin.

Por në postimet e tij në Facebook ka pasur disa komente kundër dhe me ironi.
Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigja e kryeministrit me ironi, batuta, por edhe direkte duke shigjetuar PD-në.

Akuzat nga politika kanë qenë të shumta, qeveria që thotë se situata sot është më shumë herë më e mirë krahasuar me atë që ndodhte me përmbytjet përpara 2013, ndërsa Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës, që të heqë dorë nga propaganda dhe të marrë masa emergjente.

Rama, komentuesit: ‘Nuk fiton PD-ja edhe sikur të puthet qielli me tokën’ Read More »

Astrologu shqiptar: ‘Në Shqipëri ka alien madje ka disa lloje racash’

Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar foli edhe për alienët.

Ai pohoi ekzistencën e tyre, madje ka disa lloje racash. Ata që e duan humanizmin dhe ato që nuk e duan, madje shtoi ai që ka luftë mes tyre se kush do të civilizojë tokën.

Ndër të tjera ai shtoi se edhe në Shqipëri ka alienë:

“Ka pasur madje edhe raste me disqe të filmuara, si jo?! Por ama teknologjia e tyre është aq e lartë, sa që nëse ti je dëshmitar, piketohesh nga ata dhe të heqin memorien afatshkurtër”.

“Të spostojnë dy-tre orë nga momenti që ke parë atë dhe ti nuk mban mend asgjë”, u shpreh ai në programin EXPULS, Rtv Ora.
/NOA.al

Astrologu shqiptar: ‘Në Shqipëri ka alien madje ka disa lloje racash’ Read More »

Kryemadhi: ‘Unë them se vizita e Edi Ramës në Turqi, ka qënë për të përgatitur azilin e tij politik’

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv ka deklaruar se vizita e kryeministrit Rama në Turqi ka patur edhe qëllime personale.

Sipas saj, vizita e Ramës ka qenë për të përgatitur azilin e tij politik.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha: “Nuk mund të gjykoj presindetin Erdogan. Unë dua të gjykoj kryeministrin tim. Bëri atë paraqitjet në momentin kur vendi po kalon një krizë shëndetësore si ajo e pandemisë së koronavirusit.

Nuk do të dëshiroja që vizita e Ramës do të vendoste integritetin dhe sovranitetin për të siguruar një azil politik për veten e tij. Unë them se vizita e Edi Ramës ashtu ka qënë për të përgatitur azilin e tij politik.”

Kryeministri Edi Rama më 6-7 janar 2020 zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë kēsaj vizite u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi për ngritjen në njē stad të ri të partneritetit strategjik e të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryemadhi: ‘Unë them se vizita e Edi Ramës në Turqi, ka qënë për të përgatitur azilin e tij politik’ Read More »