Opinione

Basha: ‘Pas emrave të PS-së, fshihen b andat’

Me publikimin e listave të kandidatëve për deputetë, lufta politike pritet të bëhet edhe më e ashpër mes kundërshtarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në bashkëbisedim me gazetarët, komentoi edhe emrat e Partisë Socialiste, pas së cilëve tha se fshihen ha jdutët dhe ba ndat.

“Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim, sepse njësoj siç ka ndryshuar diçka në jetën e tij edhe lista e tij është fasadë, pas të cilës janë këta njerëz.

Diku edhe nuk i ka shpëtuar dot mundësinë për të ngritur një fasadë, kudo ndihet dora e kr imit, mjafton të shohim qarkun e Durrësit kandidatin e Avdylajve, Çyrben e famshëm të përgj imeve të Bildit, kandidatin e ba ndave të tjera të Shijakut edhe të Durrësit, Ndrazhen gojëkyçur dhe natyrisht Rrahman Rrajën, emër i njohur edhe ndërkombëtarisht.

Po përmend këta tre emra por shumë të tjerë janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klane kr iminale.

Pas 8 vjetësh, e vetmja gjë që ofron është një fasadë, një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë ha jdutët e mëdhenj të ekonomisë së shqiptarëve dhe b andat e kr imit të organizuar”, tha Basha. /noa.al/

Basha: ‘Pas emrave të PS-së, fshihen b andat’ Read More »

Rama: Për listën e LSI-së, nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s

Një ditë pas shpalljes zyrtare të listave të PS për zgjedhjet paramentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kundërshtarët e tij politikë, PD dhe LSI.

Ai e konsideroi ‘zhgënjyese’ skuadrën e PD për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa tha se ky nuk ishte maksimumi që mund të bënte kjo forcë politike.

Në një konferencë për shtyp, Rama nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës, të cilën e etiketoi si një lider “pa karakter, pa vizion e pa forcë”.

“Skuadra e PD është zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj që ky ishte maksimumi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter, vizon e forcë. Nuk besoj që rrethi i influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që PD mos të ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq. Lista e PD është afirmimi i fosilizimit”, tha Rama.

Më pas, ai u ndal te lista e LSI-së, duke theksuar se ajo është “listë për SPAK dhe OFL”. Sipas kryesocialistit, LSI është “katandisur si mos më keq”.

“Për listën e LSI-së, nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Më vjen keq për shumë të rinj e të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi, por janë një enturazh, si mezet rreth karkalecave të tiganit të Monikës. Kurse karkalecat janë aty në qendër dhe është konfirmim i një katandie si mos më keq të një force politike që sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit dhe që shet dokrra dhe blen vota”, shtoi Rama. /noa.al/

Rama: Për listën e LSI-së, nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s Read More »

Kalo akuzon PS: ‘E mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit’

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka su lmuar ashpër Partinë Socialiste, e cila sipas tij, pas ardhjes në pushtet është mbrojtëse e interesave të pasunarëve dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

“PS e pas Qershorit 2013, është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në llogarinë e tij në Facebook.

E teksa ndjekësit në rrjetet sociale, komentonin në statusin e tij, mjeku i njohur ka replikuar duke thënë se:shumë-shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme Parla-Pa-Mentare të 25 prillit, por paskam qenë i gabuar”.

Ndërsa dikush e pyet se çfarë duhet bërë, pasi të gjithë janë të korruptuar, Kalo ia kthen duke i thënë se “të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”.

Në 4 mars (2021) Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19.

Mes të tjerash, ai pohoi se politika edhe një herë ia arriti të përçajë mjekët. /noa.al/

Kalo akuzon PS: ‘E mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit’ Read More »

Meta: Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet

Presidenti Ilir Meta, sot më 7 Mars, dita e Mësuesit, bëri thirrje që në parlamentin e ardhshëm të ketë sa më shumë pedagogë dhe njerëz që vijnë bota akademike, sesa biznesmenë.

“Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet. Sa më shumë pedagogë dhe njerëz të arsimuar”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri nga Korça, ku foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Përveç sfidave politike, mbetet shqetësim situata rreth pandemisë.

Presidenti Meta dha mendimin e tij për debatin, nëse të prekurit me Covid, duhet të votojnë më 25 prill apo jo.

“Vota është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Pandemia të mos provojë asnjë qytetarë që të votojë”, tha Meta. Kreu i shtetit solli si shembull modelin në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, dy vende që zhvilluan zgjedhje në kushte ndoshta edhe më të vështira.

Kujtojmë se aktualisht janë rreth 35 mijë qytetarë të infektuar, që do të thotë se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, ata nuk kanë asnjë të drejtë të dalin nga shtëpia për të votuar.

Presidenti Ilir Meta e nisi sot ditën, me rastin e 7 Marsit, nga Korça ku dekoroi disa nga mësuesit më të shquar ndër vite të këtij qarku.

Kreu i Shtetit theksoi se “roli dhe figura e mësuesit janë themelore”, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur”.

“Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”, u shpreh Meta.
/NOA.al

Meta: Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet Read More »

Arjani Çani ‘zbulon’ marëveshjen PS-PD: ‘Ka thashetheme që qarkullojnë,por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama…’

Arjani Çani, moderatori i “Zonë e Lirë” zyrtarizoi thashethemet se PS dhe PD kanë bërë marrëveshje para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai e hapi emisionin e mbrëmjes së sotme me këtë temë ku kishte ftuar Armand Shkullakun.

“Ka thashetheme që qarkullojnë”, tha Çani. “Por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama të bashkqeverisin pas 25 prillit”.

Por ai shtoi se këto zëra mund t’i ketë përhapur qëllimisht Rama për të de moralizuar të djathtën.

“Rama thotë shpesh që Luli është djali i mirë dhe duket se inatin e ka me Berishën dhe Metën”, u shpreh Arjan Çani.

Çani analizoi me Shkullakun mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme, duke llogaritur se asnjëra nga palët nuk siguron dot e vetme 71 mandate.

Në një rast të tillë digjet LSI dhe të gjithë partitë e vogla.
/NOA.al

Arjani Çani ‘zbulon’ marëveshjen PS-PD: ‘Ka thashetheme që qarkullojnë,por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama…’ Read More »

Ja kush i fiton zgjedhjet/ Astrologia e famshme bën parashikimin për 25 prillin

Astrologia më e njohur në botë, Susan Millek ka parashikuar zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Në një intervistë për ‘Vizionin e Pasdites’, Miller tregoi fituesin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri bazuar në shenjën e horoskopit.

Kryeministri Rama është nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e binjakëve dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nën shenjën e Dashit.
Sipas Miller, Basha është më i favorizuar nga yjet për të qenë fitues, pasi shenja e Binjakët renditet nga shenjat më me fat për këtë vit. Megjithatë, astrologia nuk hoqi as mundësinë e rizgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër pasi për të dyja shenjat si për Binjakët dhe për Gaforren ky do të ishte një vit shumë i mirë, por më të favorizuar mbeten Binjakët.

Miller tha se shenja e Gaforres, pra kryeministri Rama ka pasur një 3-vjeçar të vështirë dhe se fundi i Prillit nuk do t’i rregullonte.

“Gaforrja ka kaluar vështirësi të mëdha në tre vitet e fundit. Por ar miqtë e tij janë dorëzuar. Është në pozitë shumë të mirë, por ja ku qëndron problemi. Fundi i Prillit ka një hënë të plotë shumë të zemëruar prandaj do të ketë kontradikta,”- shprehu Miller.
Për shenjën e Binjakëve, për Bashën, Miller tha se fitorja nuk do të jetë e lehtë pasi do të hasë disa probleme.

“Do të ketë probleme me mbledhjen e fondeve dhe me klasën punëtore. Nuk do të marrë mbështetjen e klasës punëtore, sindikatave të ndryshme,”- specifikoi astrologia.

Ndërsa për Kryemadhin, Miller tha se gjërat do të jenë mirë, por hëna e plotë e fundit të Prillit do të vendosë pengesa për shenjën e saj.

“Dashin do ta ndihmojnë grupime të caktuara. Punëtorët, grupe të ndryshme të shoqërisë. Dashi do të ketë mbështetjen më të madhe. Por hëna e plotë është kontradiktore, nuk dihet se si do të shkojë. Ata që nuk fitojnë, siç ndodhi me ne në Amerikë, do të zemër ohen dhe është interesante,”– përfundoi Miller.

Ja kush i fiton zgjedhjet/ Astrologia e famshme bën parashikimin për 25 prillin Read More »

Brataj/ Sqarim për mjekët që japin ‘leksion’ nga jashtë Shqipërisë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar sërish sot në lidhje me gjendjen në spitale, nisur edhe nga kritikat që vijnë kryesisht nga mjekët shqiptarë, të cilët punojnë jashtë vendit.

Brataj ka përmendur disa prej tyre, por për mjekun Martin Mano tha se ka marrë bonus dhe paga pa punuar në Shqipëri, ndërsa tha se ‘iku i revoltuar’ menjëherë sapo iu krijua një vend punë në Itali, prej nga ku kritikon situatën me të cilën po përballen spitalet tona.

Analiza e plotë e Skënder Brataj:

Statusin e vendosi Dr. Martin Mano, i cili nuk kishte gjetur vend pune në vendin fqinj Itali dhe erdhi në Shqipëri. Edhe pse ishte nga Korça shkoi atje duke marë edhe bonusin e Ministrisë së Shëndetësisë, 1.000.000 lekë plus rrogën për disa muaj. Sapo gjeti vendin në Itali, iku i revoltuar nga Shqipëria dhe ka filluar fushatën e denigrimit të kolegëve nga aty ku është!

Dr. Taulant Muka nëse ankohet ka motivet e tij, por ju nuk ja dhatë mundësinë, ndërsa këtij patrioti të madh po! Dr. Alimehmeti komentoi shifrat dhe është nga specialitët më të mirë të kësaj fushe. Nuk e kam parë asnjëher nëpër cepa, diskutoj me të me kënaqësi shpesh herë. Sikur partitë politike të ofronin specialistë të tillë në radhët e tyre, do të isha shqiptari më i lumtur.

Po sqaroj edhe njëher, që nuk po mbroj askënd, se mos i ngelet merak Dr. Elona Cekanit! Unë do vazhdoj të mbroj bluzat e bardha që përbëjnë sistemin shëndetësor. Statuset i bëj rrallë por të gjata që ta kuptojnë të gjithë. Kohën time di ta administroj shumë mirë. Ndoshta doktoresh duhej të revoltoheshit edhe më parë jo vetëm për të afërmit tuaj! Unë shqetësohem për të gjithë pacientët!

KONKLUZION

Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë.

Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit.

Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit shkurt.

Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.

R=0.96, qenka më i mirë se Zvicra thotë doktoresha! Mos u habit doktoresh,nuk i nxjer unë, nuk i nxjer Shqipëria, i nxjer OBSH dhe Universiteti i Harvardit këto përllogaritje.

Dr. Erjon Panajoti, Dr. Elona Cekani dhe kush e mendon ose llogarit si ju, mesa duket matematikën e paskeni opsion! Po ju bëj dy llogari të thjeshta, që të mos i harroni dhe të mos flisni broçkulla si këtu, si në televizione! Ndoshta ju dhe dikush tjetër nuk i paskeni të qarta si përllogariten shifrat!!

Standartet ndërkombëtare sipas WHO, ECDC dhe CDC. i llogarisin kështu të sëmurët:

20% e të infektuarëve aktivë do të jenë të sëmurë.

Pra kemi 35.815 të infektuar aktiv në Shqipëri. 20% e tyre do të jenë pacientë. Pra 7.163, nga të cilët 80% janë me formën e lehtë dhe të mesme që trajtohen në banesë, që do të thotë 5.730. pacientë.

Mbeten (20%), e të sëmurëve, 1. 433 që janë format e mesme dhe të rënda që kanë nevojë për shtrim spitalor.

Në spitale aktualisht janë rreth 700 pacientë të shtruar.

Te privati 200 të shtruar sipas jush!

Atëher 533 pacientë që duhet të jenë të shtruar në spital i bie që po trajtohen në banesë!!

Nëse do të ishin në spitale të gjithë duke përjashtuar edhe spitalet private, pra 1.433 të sëmurë, ne do të kishim të lira 167 shtretër të lirë nga 1.600 që kemi në dispozicion të Covidit. Duke hequr 200 të privatit do të ishin(janë) realisht 367 shtretër. Do të thotë që do të ishin të okupuara 77.1% e burimeve spitalore në shtretër.

Ndërsa aktualisht duke qenë se po i tmerroni qytetarët janë të okupuara 56.3% e kapaciteteve spitalore!

533 pacientë që kanë nevojë për spital, por trajtohen në banesë, të cilët shumë herë ndiqen nga urgjenca 127, mjeku i famijes ose sipas zgjedhjes së tyre, privatisht.

Pra bomba, katastrofa, pendesa, përgjegjësitë tregojani njëher vetes tuaj me panikun që po shpërndani, me gënjeshtrat që po i bëni me orientim ose jo, për mungesë njohurish, apo çfarëdolloj arsyeje tjetër, jepini grupit dhe shqipëtarëve një përgjigje!!

Ku është pseudoshkenca? Ky është lincim që u munduat të bëni!

Thuajini kush është PATETIK dhe ku janë 5.000-6000 pacientë në banesë?!!
/NOA.al

Brataj/ Sqarim për mjekët që japin ‘leksion’ nga jashtë Shqipërisë Read More »

Halim Kosova: PD më ka tradhtuar, do bashkohem me Ramën

Mjeku Halim Kosova folur së fundmi për rolin e tij në PD, duke treguar se marrëdhëniet nuk janë aspak të mira, duke bërë të ditur se ata e kanë tradhëtuar. Kosova tregoi se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ishte thjesht një gënjeshtër, madje ka zbuluar edhe mesazhin me Bashës, kur ky i fundit i ka dhënë lajmin e e kanë përjashtuar.
“I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që , nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. COVID ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë”, tregon ai.

Pas kësaj, Kosova tregon se Basha e ka “detyruar” që të japë dorëheqjen pas bisedës që kanë bërë, ndërsa mjeku tregon se nuk ka pranuar.
“Ok më tha po të them që komisioni të ka skualifikuar”, tregon Kosova, duke cituar Bashën.

Ndërsa shprehet I zhgënjyer, Kosova tregon se për hir të projekteve, pranon edhe të bashkohet me PS, duke vlerësuar kryeministrin Rama. “Pikërisht për hir të këtyre projekteve, ka shtuar ai është i gatshëm që të ndërroj ekip duke e thënë hapur, se po, edhe me PS-në. Ai ka vënë në pah një detaj, që në kohën kur kandidonte për kryetar Bashkie në Tiranë, Rama e ka vlerësuar maksimalisht”, tha ai.

Kosova tregon më te se ka projekte për shëndetësinë. “Unë kam projekte të rëndësishme për shëndetësinë, reforma në të cilën nuk ka anësi politike por është në shërbim të qytetarëve. Këto projekte, bashkë dhe me ato të USAID për Shqipërinë unë dua t’i ve me patjetër në shërbim të qytetarëve, në shërbim të shendetit të tyre, në shërbim të popullit tim. Nëse PD nuk më thërret, atëherë për hir të shëndetësisë dhe implementimit të projekteve në favor të saj, jam i detyruar të ndryshoj “ekip” dhe ti përgjigjem çdo ftese”, tha mes të tjerave Kosova. Pa diskutim që po, edhe në PS. Edi Rama është politikani që më ka vlerësuar më shumë që kur ka qenë kryetar bashkie. Këtë ia kam thënë dhe Bashës, që pse nuk më vlerëson partia ime”, tha ai.

Halim Kosova: PD më ka tradhtuar, do bashkohem me Ramën Read More »