Adriatik Lapaj, aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet” është ndalur sot për një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit.
Gjatë fjalës së tij, Lapaj shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.
“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë gjë iniciativë në mision.”, tha ai.
Roberto Saviano, gazetari i njohur në Itali dhe Europë për luftën kundër mafias, pas vdekjes së bosit të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, në një artikull për “Corriere Della Sera” ka analizuar pasurinë e bosit të Cosa Nostra-s, për vajzën e Messina Denaro, Lorenza.
Saviano shkruan se e bija e Messina Denaro pranoi që të merrte mbiemrin e tij vetëm për të marrë paratë, ndryshe nuk kishte asnjë mundësi tjetër. Por shumë nga paratë e grumbulluara të bosit mafioz, sipas gazetarit mund të jenë në Shqipëri, ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet.
“U fol gjatë, disa ditë pas vdekjes së tij, Lorenza u bë Messina Denaro.. Ajo mori mbiemrin e babait të saj. Dhe si është e mundur, pas gjithë ofendimeve, pasi e keni krahasuar babanë tuaj me fjalët më të këqija të mundshme…?
Epo, nuk ka asnjë arsye fisnike, nuk ka arsye tjetër përveç asaj që ekziston gjithmonë, ajo që lëviz çdo burrë dhe çdo grua, ajo që lëviz pothuajse çdo qenie njerëzore: Paratë!
Prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro.
Është gjithmonë një segment që mbetet të zbulohet, sidomos në lidhje me pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij ndoshta në Shqipëri zonë ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet, paratë në parajsat fiskale; ato nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi.
Trashëgimia në Cosa Nostra-s nuk përputhet me ligjin, trashëgimia e një njeriu të nderuar nuk ndahet, nuk rregullohet, por i shkon kujtdo që thotë ai. Dhe mbi të gjitha nuk mund të shkojë tek asnjë fëmijë që nuk ka mbiemrin e babait. Paratë i ndan Cosa Nostra vetëm për një Messina Denaro. Këtu shpjegohet misteri. Lorenza, duke marrë mbiemrin e të atit, merr titullin për të menaxhuar kryeqytetin. Merr paratë…,” shkruan Saviano ndër të tjera.
Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat, Rama po të dojë fiton zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.
Qori shkruan se fitorja e PS-së në Kukës sidomos pas skandalit Gjici tregon se opozita e vjetër është e pafuqishme të ngjallë shpresë.
“Fitorja e thellë e PS në Kukës, sidomos pas skandalit Gjici, tregon se opozita e vjetër është tejet e pafuqishme për të ngritur krye dhe ngjallur shpresë. Mes drejtuesve të copave të PD po krijohet bindja disfatiste se, po të dojë, Edi Rama u fiton edhe zgjedhjet brenda partisë. Ndërkaq korrupsioni i qeverisë thellohet dita-ditës.
Vendi dhe koha po thërrasin për një opozitë të re, serioze, parimore dhe me potencial. Të tillë që bazohet në shtyllat e demokracisë, zhvillimit të qëndrueshëm, shtetit social dhe luftës kundër oligarkisë.
Që kjo të ndodhë, nevojitet që çdo qytetar i ndershëm të reflektojë thellë dhe të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për ta nxjerrë veten dhe vendin nga pusi ku po e zhyt batërdia qeveritare.
Ndaj ftoj çdo qytetar që prej vitesh refuzon zgjedhjen e të keqes më të vogël, por edhe çdo socialist e demokrat që i ka ardhur në majë të hundës keqqeverisja, poshtërimi e gënjeshtra, që të bëhen pjesë e Lëvizjes BASHKË. Një hap i vogël sot është një impuls i fortë për të na zgjuar nga letargjia dhe pesimizmi politik”- shkruan Qori.
Këtë fakt e konfirmoi edhe gazetarja Blerta Dalloshi e cila shtoi se policia e Kosovës nuk ka kapacitetet e duhura për të monitoruar të gjithë vijën kufitare të vendit.
Përmes një lidhjeje Skype, ajo konfirmoi po ashtu se janë arrestuar dhe dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal serb.
Klodiana Lala: Ajo është një polici e papërgatitur për të bërë luftë me formacione luftarake. Policia shqiptare, uroj të mos ketë më përplasje të tilla sepse tensioni dhe rreziku aty është shumë i lartë. Nuk është lejuar askush të kalonte në fshatin Banjskë sepse policia besonte se grupi mund të kishte minuar dhe tokën. Zgjidhja ideale do të ishte politike.
Blerta Dalloshi Berisha: Janë 702 km vijë kufitare e Kosovës, më shumë se gjysma është vetëm me Serbi. Ushtria e Kosovës nuk ka të drejtë të ruajë kufirin me Serbinë.
-KFOR kontrollon pikat apo edhe kufirin e gjelbër? Edhe malin, pyjet…
Blerta Dalloshi Berisha: Po flas për komplet zonën e gjelbërt, gjithë njësia e Kosovës nuk ka gjasë ta monitorojë.
-Po nuk e ruajti dot Jugosllavia! Në kohën e Jugosllavisë, UÇK ka futur armë sa ka dashur.
Blerta Dalloshi Berisha: Në veri gjithçka është ndryshe.
Klodiana Lala: Këtë thashë dhe unë, që policia nuk ka kontroll mbi veriun.
Blerta Dalloshi Berisha: Me marrëveshjen e 2016-ës ka qenë qëllimi me integru strukturat paralele.
-Duan të integrohen serbët e Kosovës?
Blerta Dalloshi Berisha: Nuk besoj. Ata dolën prej institucioneve, shumica prej tyre e kanë keqpërdor pozitën e policit në veri. Shumë gra kanë filluar ta lajmërojnë policinë për dhunën në familje, është shtuar besimi. Një lajm i fundit është që janë arrestuar dhe dy persona, e konfirmoi dhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës. Kryeministri, e keni vërejtur se ka hezituar ta quajë agresion sepse do të duhej të çojë ushtrinë në aksion, nuk mundet kjo.
Erjon Braçe, deputeti socialist ka reaguar me një postim në “X” për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës mëngjesin e së dielës. Braçe akuzon dhe i bën thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin Novi Pazar në Serbi.
Autoritetet kosovare ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë të publikuar nga deputeti, ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari.
Postimi i Erjon Braçes:
VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristet qe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe.
Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
Përdorimi i oksidit të azotit si një substancë rekreative nga të rinjtë ka tërhequr vëmendjen e mjekëve.
Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma u shpreh se përdorimi i kësaj substance përmes tullumbaceve sjell të qeshura dhe eufori, ndërsa me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit, deri në pikën ku përdoruesit nuk mund të dallojnë as ndryshimet atmosferike.
Ajo shtoi se përdorimi i saj mund të sjellë edhe humbje të ekuilibrit, deri në probleme neurologjike ku disa gjymtyrë mund të paralizohen.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ku u diskutuan efektet e tullumbaceve me oksid azoti një prej drogërave të kthyera në trend në Shqipëri.
Karamuço tha se efektet e kësaj lloj substance toksike në sistemin nervor janë të pakthyeshme.
Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance e cila shkakton varësi psikologjike mund të çojnë deri në paraliza të sistemit nervor.
Duke sjellë në vëmendje ndalimin e bërë në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ai tha se është mirë që ky lloj debati të bëhet dhe në Shqipëri dhe që adoleshentët të ndërgjegjësohen në mospërdorimin e kësaj substance.
“Britania vendosi kualifikimin e tyre në familjen e drogërave të lehta por të dëmshme, që duhet të hiqen nga tregu, ose më mirë lëndëve toksike të dëmshme që duhet të hiqen nga tregu. Në fillim kur e pamë ne thamë çfarë është kjo lloj droge, ne e kishin oksid azoti, ata e kishin oksid nitrogjeni, por që është e njëjta gjë. Kjo përdoret vetëm në çështjet e shëndetësisë, për dentistët. Ne i shihnim këto tullumbace në party të ndryshme në Shqipëri, por mendonim se ishin për dekor.
Nuk krijon varësi, por është shumë e rrezikshme pasi jep dëmtime të pakthyeshme neurologjike, po ashtu dhe të organeve të tjera. Deri në paralizë.
Këto janë shqetësimet që janë ngritur në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. A duhet të vijë ky debat në Shqipëri? Aq më mirë që të fillojë ky debat dhe është një nxitje shumë e mirë kjo”, tha Karamuço
Arrestimet e fundit të kryera nga autoritetet kanë aktivizuar alarmin në të gjithë vendin, për shkak të pranisë së të huajve që e shohin Kolumbinë si seli për kryerjen e krimeve të tyre. Në mesin e të arrestuarve, sipas autoriteteve të vendit të Amerikës së Jugut ka njerëz të kërkuar nga drejtësia e kombeve të tyre përkatëse si Spanja, Franca, Polonia dhe Shqipëria.
Kjo situatë vuri në gatishmëri Policinë Kolumbiane dhe Interpolin, të cilët filluan të gjurmojnë pesë të huaj të përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjet e vendit në fjalë. Autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për këtë situatë që mund të çojë në një konfrontim midis grupeve të trafikut të kokainës për në Evropë. Mes të kapurve është njeriu më i kërkuar në Evropë, sipas policisë kolumbiane, si dhe dy shtetas shqiptarë, një polak dhe një spanjoll.
Më i kërkuari në Evropë kapet në Bogota
Raul Moreno ishte më i kërkuari në Evropë dhe u arrestua më 7 shtator 2023 në Bogota, Kolumbi. Moreno u gjet falë informacioneve të dërguara nga Garda Kombëtare Spanjolle dhe Interpoli, i cili në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane mundi të zhvillonte një operacion për kapjen e tij. Supozohet se ai ka mbërritur në Kolumbi në vitin 2020, pasi ishte arratisur nga Spanja ku kërkohej dhe akuzohej për trafik të lëndëve narkotike, pas kapjes së një ngarkesë të madhe të kokainës.
Bogota do të bëhej streha e tij kryesore, megjithëse ai mbajti një profil të ulët për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Por më pas filloi të shihej shumë shpesh në vend publike me njerëz të dyshimte ç’ka solli dhe monitorimin e tij nga policia vendase. Policia tha se i arrestuari po organizonte një transport të madh të lëndëve narkotike nga Kolumbia në Portet e Valencias në Spanjë të kamufluara si fruta dhe perime.
Mafia shqiptare në Kolumbi
Në fillim të muajit u kapën edhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës në Kolumbi. Kapja e Besnik Nikollit, alias ‘Niko’ ose ‘El Gordo’ si dhe Lirido Ajazi apo Lirido Shurtaj, i njohur në botën e krimit si ‘Mario’ u konsiderua si një goditje e madhe e një organizative kriminale shqiptare.
Raporti zyrtar thotë se Niko u ndalua në qytetin bregdetar të Santa Martës dhe se roli i tij ishte lidhja midis trafikantëve të drogës në Kolumbi dhe Francë. Nga monitorimi i kryer ndaj tij bëhet e qartë se Nikolli ka një histori më shumë se 10-vjeçare në krim dhe përdorte portin e Santa Martës për dërgimin e ngarkesave me kokainë në Francë. Në rolin e koordinatorit, ai akuzohet se ka eksportuar të paktën dy tonë kokainë në vit.
Rënia e Lirido Ajazit
Ndërkohë, Lirido Ajazi u kap në një zonë të Calit dhe ishte organizatori i takimeve me kolumbianët. Në axhendën e tij ai kishte kontakte me kartelet kolumbiane, shqiptare, franceze dhe dominikane. Ky njeri përdori porte të ndryshme klandestine në Karaibe për të dërguar kokainë në disa vende evropiane. Policia thotë se, Ajazi mbërriti në Kolumbi pasi ishte në kërkim nga policia e disa vendeve evropiane për krime të ndryshme, përfshirë trafikun e drogës.
“Për shkak të veprimeve të autoriteteve evropiane ndaj këtij personi, ai vendosi të transferohej në Kolumbi për të zgjeruar veprimet e tij kriminale dhe për të bërë aleanca me kartelet kolumbiane për dërgimin e lëndëve narkotike nga aeroportet ndërkombëtare të qyteteve kryesore të Kolumbisë, për në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Spanjë dhe Francë, duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar Charles de Gaulle në Paris. Ai e transportonte kokainën duke përdorur valixhe të dyfishta”, thuhet në raportin e policisë.
Trafikantët spanjolle dhe polakë
Sipas raportit, gjithashtu në fund të gushtit u kapën kolumbiano-spanjolli, Miguel Ángel Montenegro Peña, i njohur si ‘Pedro Pablo’ dhe polaku Jacek Dawid Semerga. Pedro Pablo u ndalua në Madrid dhe akuzohet si koordinator i trafikut të drogës në portin e Valencias, duke përdorur gjithashtu brigjet e Kosta Rikës si qendër operacionesh nga Amerika Qendrore.
Ndërkohë polaku, Jacek Dawid Semerga akuzohet për rritjen dhe trafikimin e marijuanës hidroponike në qytetin Gliwice të Polonisë. Autoritetet bëjnë me dije se ky shtetas evropian ishte arratisur nga Polonia në vitin 2017, sepse ligji polak kundër varësisë ndaj drogës e konsideron të paligjshëm kultivimin e kanabisit, i cili në këtë rast prodhohej në sasi të mëdha dhe shpërndahej në qytetin e lartpërmendur.
Miguel Ángel Montenegro u kap një herë në vitin 2018-të në Spanjë, por u lirua për shkak të skadimit të mandatit. Në vitin 2021, ai u shpall sërish në kërkim dhe për shkak se ishte arratisur nga vendi, autoritetet spanjolle kërkuan ekstradimin e tij nga Kolumbi. Ndërkohë, Semerga u arratis nga Polonia në vitin 2017 dhe vendosi të strehohej në shtëpinë e të dashurës së tij në Cali, Kolumbi por publikimet në rrjetet sociale e ekspozuan atë./TCh/