Njoftime

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Ja çfarë ju nevojitet nëse doni të udhëtoni drejt SHBA

Ambasada e SHBA në Tiranë jep një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ambasada ju bën thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve para se të vendosin të udhëtojnë.

Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara?

Shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj. Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane: https://bit.ly/3m2rg1O

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Ja çfarë ju nevojitet nëse doni të udhëtoni drejt SHBA Read More »

Situata e përmb ytjeve në vend / Ministrja Kushi: Ja shkollat që nuk do të zhvillojnë mësim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmby tjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara.
Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmby tje në disa zona rreth tyre.
Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

???? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë

???? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë

???? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës

???? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë

???? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmby tura.

Situata e përmb ytjeve në vend / Ministrja Kushi: Ja shkollat që nuk do të zhvillojnë mësim Read More »

Po licia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Për shkak të motit të keq, në disa akse rrugore të vendit ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Përmnes një njoftimi në rrjetet sociale, Po licia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Shërbimet e Pol icisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndërkohë që nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë Policia ka afishuar numrin “112” për ta.

Njoftim i plotë i Po licisë:
Po licia e Shtetit

Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

P olicia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të de hur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Shërbimet e Pol icisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi Pol icinë, në numrin 112, ose dërgoni njoftim në Ko misariatin Dixhital.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!

Po licia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët Read More »

Njoftimi i kapitenerisë së Vlorës

Moti i keq ka bërë të pezullohet sërish lundrimi detar për mjetet e vogla në Vlorë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se është ndaluar nisja e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, ndërkohë që vonesa ka pasur dhe në zbritjen e pasagjerëve nga trageti Brindisi-Vlorë, të cilët prej një ore qëndojnë në radë.

Vonesa me tragetet ka pasur sakaq edhe në Durrës. Burimet bëjnë me dije se “Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare, pasi ka pasur vonesa dhe në përpunimin e të dhënave.

Moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të ankorohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.

Njoftimi i plotë i kapitenerisë së Vlorës:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datën 09.12.2021 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

PËR SHKAK TE KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE TE PERKEQESUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE KA MBERRITUR NE PORTIN E VLORES POR NUK ESHTE AKOSTUAR, PO QENDRON NE RADE, ME PËRMISIMIN E KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE DO TE AKOSTOHET PER TE SHKARKUAR PASAGJERET DHE AUTOMJETET.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 09.12.2021 / 14:00.

Njoftimi i kapitenerisë së Vlorës Read More »

ARRSH apel për shoferët: Po licia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë

Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ky apel bëhet për të gjithë përdoruesit në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, në të kundër nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Po licisë Rrugore. “Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Po licisë Rrugore” apelon ARRSH.

ARRSH apel për shoferët: Po licia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë Read More »

DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm për rinovimin e lejeve të drejtimit

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe ka shkruar përmes një postimi në Facebook lidhur me Pit-Stop Edukativ se ndjen keqardhje për të gjithë ata që dynden sportelev para kohe nga frika.

Gonxhja ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të rinovojnë lejet e drejtimi dhe se Pit-Stopi Edukativ është një risi e shërbimit që do të nisë së shpejti.

Kjo risi e shërbimit të transportit rrugor mesa duket ka shërbyer për të pikasur të gjithë individët të cilët kishin shumë vite pa rinovuar lejen e drejtimit dhe kanë thyer ligjin duke i dhënë makinës me leje të skaduara.

Gonxhja shton më tej se Pit-Stop është hapi i duhur nga Drejtoria pasi do të kapen në flagrancë të gjithë ata drejtues që kanë shkelur ligjin dhe kanë drejtuar makinën të pakujdesshëm.

Sipas njoftimit te tij do të përjashtohen nga ritestimi i njohurive, ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës.

GONXHJA:Ndjejmë keqardhje për të gjithë ata që dynden drejt sporteleve të DPSHTRR për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika absurde dhe të keqkuptuar se mos do i kapë Pit-Stopi Edukativ, si një risi e shërbimit tonë që do të nisë së shpejti! Skena që na dëshmojnë se ka shumë individë që i tremb vetvetja, të cilëve si kategori u paskemi prekur damarët e duhur!

Ndërsa tregues pozitiv është fakti që risia e Pit-Stopit Edukativ ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!
Reagimi na konfirmon se po bëjmë gjënë e duhur me Pit-Stopin Edukativ!

DPSHTRR ka qenë e qartë në tërë komunikimet publike sa i takon risisë së një Pit-Stopi Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi:

Nuk ka Pit-Stop Edukativ, nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që sistemi i Policisë Rrugore e alerton si kontigjent përsëritës, me tre shkelje të rënda, me heqje pikësh, në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që rinovon Lejedrejtimin nëse ka mbi tre vjet që i ka skaduar!
(Nuk ka asnjë tarifë shtesë për ata që do t’i nënshtrohen Pit-Stopit Edukativ!)

Çdo aplikant që rinovon Lejedrejtimin do të marrë dhuratë nga DPSHTRR një libërth informativ, orientues, këshillues mbi situatat dhe nocionet bazë të trafikut dhe të kujdesit për të tretët në qarkullim

DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm për rinovimin e lejeve të drejtimit Read More »

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Aplikimet për lotarinë amerikane përfundojnë më datën 9 nëntor. Teksa kanë ngelur dhe 9 ditë nga afati i fundit i aplikimeve, ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e interesuar.
Përmes një postimi në facebook ambasada bën me dije se do të s’kualifikohen nga gara të gjithë ata që aplikojnë dy herë.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm një aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane Read More »

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada jep informacionin që duhet të dijë secili prej jush

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada jep informacionin që duhet të dijë secili prej jush Read More »