Njoftime

Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët, ja në çfarë date nisin aplikimet

Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët.

Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se numri maksimal i lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve, është 69,700 leje pune.

Vendimi ka kaluar në Gazetën Zyrtare. “27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria.

20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:

Kosova

Shqipëria

Algjeria

Bangladeshi

Bosnje-Hercegovinë

Etiopia

Gambia

Gana

Guatemala

Indi

Bregu i Fildishtë

Japonia

Mali

Mauritius

Moldavia

Mali i Zi

Maroku

Nigeria

Maqedonia e Veriut

Pakistani

Filipinet

Republika e Koresë

Senegali

Serbia

Shri Lanka

Sudani

Tunizia

Ukrainë

Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.

Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët, ja në çfarë date nisin aplikimet Read More »

Lajm i fundit/ Ndryshojnë taksat vjetore, DPSHTRR nxjerr njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë mee dije se ka ndryshuar fatura e taksave të mjetit.

Kjo faturë e re siç bën me dije DPSHTRR ka informacion të plotë si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë dhe taksa e luksit.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë faturë do të shtohet dhe element të sigurisë dhe lexim mes kodeve.

“Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.

Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!”, është ky njoftimi nga DPSHTRR.

Lajm i fundit/ Ndryshojnë taksat vjetore, DPSHTRR nxjerr njoftimin Read More »

Vjen lajm i mirë për emigrantët në Gjermani

Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare.
Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Cilat patenta njihen pa provime?

Sipas draftit qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kursime prej së paku 1000 Euro për çdo emigrant

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, i tha DW, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

“Deri tani konvertimi i patentave nga këto dy vende kërkonte provime shtesë si në teori ashtu edhe në praktikë, plus edhe gjashtë orë ushtrim praktike. Në total ishin së paku 1 000 Euro”, thotë DW Xhevat Qerimaj. “Shumë prej emigrantëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk e njihnin mirë gjermanishten nuk kishin shans të merrnin provimin teorik,” shtoi Xhevat Qerimaj për DW.

Një kërkesë e bërë dy vjet më parë nga ambasadat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Berlin që provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve të bëheshin – së paku përkohësisht – në gjuhën shqipe u refuzua në dhjetor të vitit të kaluar.

Miratimi në shkurt?

Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime digjitale dhe Transporte, i thanë DW burime nga Këshilli Federal. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet qysh më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.

Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët residentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel. Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin./DW

Vjen lajm i mirë për emigrantët në Gjermani Read More »

Hyn në fuqi vendimi, rritet paga minimale në Shqipëri

32 mijë lekë do të jetë paga minimale në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, pas një angazhimi të qeverisë që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj. Më parë paga minimale ishte 30 mijë lekë.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.

Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%.

Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë.

Duke nisur nga 1 korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30 %.

Hyn në fuqi vendimi, rritet paga minimale në Shqipëri Read More »

Ministria e Jashtme publikon njoftimin e rëndësishëm, këto janë kriteret e lëvizjeve për shqiptarët

Për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë Shqipërisë në këtë fundvit përpara udhëtimit duhet që të informohen rreth masave dhe rregullave që janë në fuqi në shtetet ku ata duan të shkojnë.
Për këtë qëllim, në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është vendosur një hartë në të cilën mund të zgjidhet shteti përkatës që një qytetar po kërkon informacione dhe mund të njihet me masat në fuqi.

Në një postim në uebsajtin zyrtar, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar edhe një listë të dhënash për kriteret e lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë.

“Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti”, thekson ministria.

INFORMACION MBI KRITERET E LËVIZJES SË SHTETASVE SHQIPTARË, NË SHTETET E HUAJA.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.

Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/

Ministria e Jashtme publikon njoftimin e rëndësishëm, këto janë kriteret e lëvizjeve për shqiptarët Read More »

Ambasada gjermane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Gjermane në Tiranë ka dhënë një noftim të ri li dhur me dhënien e vizave familjare.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se sektori i Vizave duke filluar nga data 1 janar do të ketë një kategori të re regjistrimi.

“Sektori i Vizave informon se duke filluar nga 1.1.2022 do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria “Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian“ u mundëson aplikuesve që synojne bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjerman dhe europian lënien e nje takimi me te shpejte,“, thuhet në njoftim.

Ambasada gjermane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm Read More »

Vendimi i fundit i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën për festat e fundvitit, përjashtohen vetëm…

Qeveria ka vendosur që administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.”- thuhet në VKM.

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.
Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i fundit i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën për festat e fundvitit, përjashtohen vetëm… Read More »

Kujdes/ Njoftim i rëndësishën nga OSSH për qytetarët e Vlorës

Me ar dhjen e di mrit rr itet ne voja për tu ngrohur prej të ftohtit dhe për rrj edhojë ,rritet ko nsumi i energjis el ektrike!

OSSH Vlorë ka ng ritur grupet e ko ntrollit për të parandaluar dhe ndalur mundësine e abu zimit me energjin el ektrike.
Pervetësimi i energjis el ektrike në mënyrë abuzive përben vepër pen ale dhe si e tillë është e dë nueshme nga ligji !

Kujdes/ Njoftim i rëndësishën nga OSSH për qytetarët e Vlorës Read More »