Njoftime

Mbyllja e Greqisë/ Cfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt vendit fqinj

Rritja alarmante e rasteve të reja me COVID-19 ka sjellë një izolim të dytë total të Greqisë fqinje.

Mediat greke sqarojnë se ata që duan të hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ PCR.
Më konkretisht, pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare, si dhe ata që hyjnë nga kufiri tokësor duhet të kenë një test negativ PCR, që është kryer deri në 72 orë më parë.
“Dje ka pasur një raport për PCR 48-orësh, por pas një konsultimi me ekipin e epidemiologëve, por edhe me ambasadat përkatëse, u vendos që të hyhet me PCR nga toka dhe ajri dhe nga të gjitha kufijtë përmes të gjitha portave të hyrjes në është me një PCR 72 orësh”, nënvizoi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ndërsa vuri në dukje se masat e mësipërme do fillojnë të zbatohen nga e Mërkura, 11 Nëntor.

Gjithashtu, është e detyrueshme të plotësoni formularin PLF dhe demonstrimin e kodit QR për të gjithë ata që vijnë nga jashtë, ndërsa duke filluar nga e marta, 10 nëntor, të gjithë grekët që udhëtojnë në vendet e huaja duhet të plotësojnë formularin PLF në faqen e udhëtimit. gov.gr., 24 orë para udhëtimit.

Formulari përfshin detajet e origjinës së udhëtarit, detajet e vendbanimit në vendin e destinacionit, si dhe detajet e anëtarëve të familjes që udhëtojnë së bashku.

Mbyllja e Greqisë/ Cfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt vendit fqinj Read More »

Gjyqtarë, sekretare dhe sanitare pozitivë me covid-19 në Gjykatën e Vlorës

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë është prekur nga Covid-19, ku pozitivë kanë rezultuar gjyqtarë, sekretare dhe sanitare.
Sipas infomacioneve, i janë marrë tamponet një pjese të stafit, ndërsa bëhet me dije nga burime konfidenciale se disa punonjës të gjykatës kanë kërkuar pezullimin e punës për shkak të përhapjes së masë të virusit.
Sakaq gjykata vazhdon normalisht punën edhe pse rastet po shtohen, teksa problem vazhdon të mbetet mungesa e tamponëve.
Thuajse të gjitha institucionet e Vlorës janë prekur nga Covid duke përmendur bashkinë, prefekturën, kopshtet apo edhe universitetin.

Gjyqtarë, sekretare dhe sanitare pozitivë me covid-19 në Gjykatën e Vlorës Read More »

Njoftim/ Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, ja si…

Ministria e Brendshme ka publikuar sot ekstraktin e dytë të listave zgjedhore për zgjedhjet në 25 prill.

Në njoftim, ministria thotë se duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, Gjendja Civile do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected] ).

/NOA.al

Njoftim/ Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, ja si… Read More »

Mbyllen konviktet, Rezidencat studentore vendosin për tarifat pas shqetësimit të studentëve

Dy rezidencat studentore universitare në Tiranë u janë përgjigjur shqetësimit të shumë studentëve mbi mbylljen e konvikteve dhe pagesën e tyre.

Pas vendimit të Komitetit Teknik për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën deri në muajin dhjetor, të shumta ishin ankesat e studentëve që kishin paguar tarifat e konvikteve apo të shtëpive me qera.

Residencat studentore njoftuan sot se regjistrimet nuk do të anulohen dhe pagesat nuk do të kthehen.

Por ato do të kompensohen në muajin dhjetor ku studentët nuk do të duhet të paguajnë, në rastin e rihapjes së tyre.

Por mbetet e paqartë se çdo të bëhet për ata studentë, të cilët kanë marrë shtëpi me qera. /NOA.al

Mbyllen konviktet, Rezidencat studentore vendosin për tarifat pas shqetësimit të studentëve Read More »

Cfarë po ndodh/ Komiteti Teknik i Ekspertëve kërkon që qeveria të anulojë vendimin për rihapjen e universiteteve më 2 nëntor

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar që qeveria të anulojë vendimin për rihapjen e universiteteve më 2 nëntor.

Ermira Racakolli, kryetare e këtij Komiteti tha pak më parë se në mbledhjen e sapo përfunduar unanimisht u vendos të kërkohet që për të paktën një muaj të mos ketë hapje të shkollave të larta.

Ajo saktësoi se mësimi në universitetet do të bëhet vetëm online.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Mira Rakacolli bëri publik vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online nga strukturat universitare.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Ndërkohë ky komitet ka kërkuar që të mbyllen lokalet në zonën e ish Bllokut çdo ditë në orën 22.00.

Racakolli saktësoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljn e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë, si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.

“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ju ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e COVID19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit. “Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

/noa.al/

Cfarë po ndodh/ Komiteti Teknik i Ekspertëve kërkon që qeveria të anulojë vendimin për rihapjen e universiteteve më 2 nëntor Read More »

Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një informacion të rëndësishëm për zgjedhjet në SHBA.

Sipas njoftimit, publikuar në rrjetet sociale, pavarësisht koronavirusit, Shtetet e Bashkuara do të mbajnë zgjedhjet e tyre kombëtare këtë vit.

Ekspertët thonë se procesi mund të jetë pak sfidues, por zgjedhjet për Presidentin dhe Kongresin do të zhvillohen javën e ardhshme, më 3 nëntor”.

“Pavarësisht koronavirusit, Shtetet e Bashkuara do të mbajnë zgjedhjet e tyre kombëtare këtë vit.

Ekspertët thonë se procesi mund të jetë pak sfidues, por zgjedhjet për Presidentin dhe Kongresin do të zhvillohen javën e ardhshme, më 3 nëntor.

Koronavirusi mund të ndryshojë logjistikën e zgjedhjeve… por jo demokracinë”, thuhet në njoftim./noa.al/

Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm Read More »

UT merr vendimin për studentët/ Cfarë ndodh në rast se dikush preket nga Covid

Në një kohë kur nuk ka një protokoll të qartë nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, Universiteti i Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme sa i takon rifillimit të mësimit në datën 2 Nëntor.

Mësohet se Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditoreë.

Ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis studimit online dhe atij fizik në auditorë.

Për zgjedhjen e mësimit do të flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet.

UT ka miratuar po ashtu dhe rregulloren anticovid, ku në rast se një student rezulton me COVID19, i gjithë grupi vazhdon mësimin për 14 ditë online.

Ndërkohë që në vendimin e UT-së thuhet se administrata duhet të kujdeset që të gjithë studentët të jenë të pajisur me masa anticovid, si maska dhe dezinfektantë, si dhe të ruajnë distancën fizike.

/NOA.al

UT merr vendimin për studentët/ Cfarë ndodh në rast se dikush preket nga Covid Read More »

Ambasada e SHBA-ve publikon një tjetër udhëzim për të gjithë aplikuesit

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikoi sot një tjetër udhëzim për të gjithë aplikuesit.

Sipas një postimi të postuar në Facebook, ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj.

Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, shkruan ambasada.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor. Ato kanë nisur një javë më parë.

/NOA.al

Ambasada e SHBA-ve publikon një tjetër udhëzim për të gjithë aplikuesit Read More »