Njoftime

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, flet ministrja Kushi

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, por ekspertët e arsimit po vlerësojnë nëse do t’i lënë fëmijët në shtëpi tri javë apo një muaj.

Ky është ende objekt diskutimi midis ekspertëve të shëndetësisë dhe atyre të arsimit, të cilët duhet të peshojnë mirë vendimin pas kufizimeve shtesë që pritet të vendosin së shpejti për të gjithë qytetarët për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Këtë fakt e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ishte në një shkollë 9- vjeçare në Elbasan.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë, sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe se ata konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën” – u shpreh Kushi.

Ndryshe nga nxënësit e parauniversitarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në shkolla, për studentët, nuk ka ende një vendim. Qoftë për vazhdimësinë e mësimit ‘online’ apo për periudhën e pushimeve. /noa.al/

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, flet ministrja Kushi Read More »

V rasja e Klodian Rashës, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për vr asjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i p olicisë.

Selia deiplomatike u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit.

Mirëpo, ambasada, në njoftimin e saj, nuk komenton apo nuk citon asgjë në lidhje me vra sjen e të riut, që ndezi mbrëmë në revoltë disa qytete të vendit.

“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të po licisë dhe disa efektivë u pl agosën. Efektivët e po licisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme. Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. /noa.al/

V rasja e Klodian Rashës, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj Read More »

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë për shkak të motit.

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj era dhe deti do të jenë në drejtimin JUG- forca 5-6bft brenda gjirit të Vlores, era dhe deti në drejtimin JUG forca 6-7bft në det të hapur.
Situata nga kapitaneria e portit:
(Ne baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike per 24oret e ardhshme ne portin e Vlores dhe jashte saj do te jene si me posht : era dhe deti ne drejtimin JUG- forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores, era dhe deti ne drejtimin JUG forca 6-7bft ne det te hapur. Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike do te jete ne daten 10.12.2020 deri ne oret e para te mengjesit. Eshte pezulluar lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit te cilat jane ankoruar ne Zvernec.)

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë Read More »

Ambasada e SHBA-se jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në 30 vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit. Në rrjetet sociale shkruhet se, Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim.

“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990. Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.
Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim”, shkruan Ambasada Amerikane. #KrahPerKrah

Ambasada e SHBA-se jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë Read More »

Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, kategoritë që përjashtohen

Nga dita e sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në 22:00 të mbrëmjes, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, këmbësorët dhe kamionët e mallrave.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, përmes një njoftimi thekson se autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, bën me dije se: “Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Pika doganore e Kapshticës, u mbyll më 20 nëntor në kuadër të masave të marra nga Greqia për frenimin e përhapjes së koronavirusit. /noa.al/

Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, kategoritë që përjashtohen Read More »

Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, ja çfarë na pret orët në vijim

Moti i keq ka përfshirë disa zona në vend.

Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina.
“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, shkruan bashkia

Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, ja çfarë na pret orët në vijim Read More »

Pezullohet lundrimi në Vlorë, shkak përkeqësimi i motit

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit në Vlorë. Autoriteti portual ka njoftuar se duke u bazuar në parashikimet për kushtet e motit të 24 orët e ardhshme është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit

“Në bazë të parashikimit tëkushteve hidrometeorologjike për 24orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashte saj do të jene si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores;
era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.
Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në daten 07.12.2020 mbas orës 02:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, thuhet në njoftim.

Pezullohet lundrimi në Vlorë, shkak përkeqësimi i motit Read More »

Po licia paralajmëron qytetarët: Goma dimërore dhe z inxhirë në këtë aks rrugor

P olicia Rrugore ka njoftuar të gjithë shoferët e makinave, që ata të tregojnë kujdes kur të kalojnë disa akse në qarkun e Korçës, për shkak të rënies së borës.

Sipas Po licisë Rrugore, duhet që shoferët të kenë kujdes kur të kalojnë aksin rrugor që lidh Korçën me Goricën, konkretisht Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.
Njoftimi i Po licisë Rrugore në Korçë:
Qarku Korçë

Shërbimet e Sektorit të P olicisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Po licia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e ak sidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e po licisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Po licia paralajmëron qytetarët: Goma dimërore dhe z inxhirë në këtë aks rrugor Read More »