Njoftime

Ç’duhet të dini para se të udhëtoni në Angli

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ambasadës, çdokush që udhëton drejt Britanisë së Madhe, duhet të ketë patjetër përgjigjen negative të testit Covid.

“Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për Covid 19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes”, shkruan ambasada.

Ndërsa, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të qeverisë britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë.

Ambasada britanike në vendin tonë, thotë se qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja, do të ndëshkohen me një gjobë të menjëhershme me vlerë 500 £.

“Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për #COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes.

Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobë të menjëhershme me vlerë 500 £.

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit.

Përpos testit, udhëtarët do të duhet të paraqesin edhe Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerëve. Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar do të kryejnë kontrolle pas mbërritjes në Britani për të siguruar respektimin e rregullave”, – njofton ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.

Ç’duhet të dini para se të udhëtoni në Angli Read More »

Moti i keq/ Bashkia e vlorës apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë sjellë disa probleme.

Vlora është një ndër qytetet që për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut është përballur me disa përmbytje.

Problemi më i madh është paraqitur në akset që lidhin rrugën Transballkanike me bulevardin e ri në Skelë. Më problematikja nga këto akse është zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë portit detar.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Facebook, bashkia i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina.

“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë, vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës. /noa.al/

Moti i keq/ Bashkia e vlorës apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina Read More »

Si do të vijojë mësimi për studentët në universitetet publike, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë jep njoftimin e rëndësishëm

Për shkak të pandemisë, mësimi për studentët në universitetet publike do të vijojë “on-line”.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka njoftuar të gjithë studentët se ky Vit i Ri do të nisë me mësim online. Pritet që edhe fakultetet e tjera të ndjekin të njëjtin hap, pasi vendimi merret nga rektorati dhe u është deleguar fakulteteve.

Sipas njoftimit zyrtar, të martën, më 5 janar të gjithë studentët që frekuentojnë këtë Fakultet duhet që të ndjekin mësimin sërish online, aty ku e lanë 1 vit më parë.

Universitetet vijojnë të jenë të mbyllura dhe studentët tashmë prej muajsh janë në mësim online teksa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.

Gjithçka varet nga ecuria e pandemisë në ditët në vijim, nëse studentët do të kthehen në auditore./NOA.al

Si do të vijojë mësimi për studentët në universitetet publike, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë jep njoftimin e rëndësishëm Read More »

Ndryshojnë rrregullat për të hyrë në Greqi, ja cfarë duhet të dini

Autoritetet greke kanë futur në fuqi rregulla të reja, të cilët do të mundësojnë kalimin e shtetasve shqiptarë në pikat doganore, që posedojnë vërtetim blu apo kanë lejen e qëndrimit të skaduar, që ditët e fundit janë kthyer pas në kufi nga po licia greke.

Ministrisë e Jashtme greke, njofton se duke nisur prej datës 18 janar 2021, personat e kësaj kategorie do të duhet të dërgojnë me email në adresën e përfaqësive greke në vendin tonë, të dhënat si më poshtë:

1-Emër Mbiemër i personit që udhëton

2-Data e udhëtimit

3-Vendi dhe adresa ku shkon në Greqi

4-Nëse udhëton me makinën e tij duhen targa e makinës

5-Nëse udhëton me autobus, emrin e firmës që udhëton

6-Fotografi të pasaportës

7-Fotografi të lejes së qëndrimit

Kjo ministri sqaron qytetarët që jetojnë në Vlorë, Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Dibër Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe Tropojë dhe Has se duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë në email-in: [email protected], citon meganews.

Për personat që jetojnë në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Himarë, Përmet, Konispol duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme në Gjirokastër në email-in: [email protected].

Për personat që jetojnë në Korçë, Pogradec, Bilisht duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme e Korçës, në email-in: [email protected]

Në vazhdim, ambasada dhe konsullatat greke në Shqipëri do të informojnë të interesuarin nëpërmjet email-it, lidhur me aprovimin ose jo të udhëtimit të tij.

Ministria e Jashtme greke sugjeron që personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, të dërgojnë email-et disa ditë më herët se udhëtojnë.

Përsa u përket kategorive të tjera të udhëtarëve (punonjësit sezonalë, shtetasit me leje qëndrimi, ata me pasaportë greke etj) do të vazhdojnë të udhëtojnë si më parë, pra mund të udhëtojnë në çdo moment që ata dëshirojnë, mjafton që të kenë kryer aplikimin për t’u pajisur me PLF, të paktën 24 orë më parë dhe të kenë kryer testin për Covid negativ, brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit.

Ndryshojnë rrregullat për të hyrë në Greqi, ja cfarë duhet të dini Read More »

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit në këto data: Të merren masa

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 27-30 dhjetor 2020 priten pë rkeqësime të kushteve atmosferike në vend.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje që të gjithë subjektet të jenë bashkëpunues dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
Njoftim për përk eqësim të motit!

“Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të për keqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Siguria juaj prioriteti ynë!”, shkruhet në njfotim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit në këto data: Të merren masa Read More »

Rregullat për hyrje-daljet drejt Greqisë/ Kush lejohet dhe kushtet që duhen plotësuar

Po licia Kufitare e Kakavijës, ka listuar edhe një herë të gjitha kategoritë që lejohet të kalojnë kufirin drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë

Shefi i pikës kufitare, Vilson Dine, thekson se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë, nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek: shtetasit grek; shqiptarë me leje qëndrimi greke; shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë; trupi diplomatik për arsye pune; shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore; të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.

Ndërkohë, për drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra, duhet të kenë të plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

“Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke, të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke”, sqaron Dine.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj pike kalimi, duhet të dinë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Rregullat për hyrje-daljet drejt Greqisë/ Kush lejohet dhe kushtet që duhen plotësuar Read More »

C’duhet të dinë shqiptarët që duan të udhëtojnë në Mal të Zi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masat e reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga sot, 22 dhjetor, dhe deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe për shtetasit e tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet tranziti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

C’duhet të dinë shqiptarët që duan të udhëtojnë në Mal të Zi Read More »