Njoftime

Njoftim: Ndahet nga jeta nënkoloneli në rezervë!

NDAHET NGA JETA N/KOL (R) PEDAGOG NIKO ZHUPA
SOT U NDA NGA JETA NE MOSHEN 65 VJEÇARE KOLEGU YNÈ N/KOL NE REZERVE NIKO ZHUPA.
NIKO ZHUPA KA SHERBYER NE REPARTET E KORPUSIT TE FIERIT, PERAGOG NE AKADEMINÈ USHTARAKE, NE MINISTRINÈ E MBROJTJES DHE PAS DALJES NE REZERVE PETAGOG I GJUHES GREKE NE QENDREN E GJUHÈVE TE HUAJA NE MINISTRINEE MBROJTES.
NE KOLEGET DHE SHOKET E TIJ DO TA KUJTOJME SI NJE SHOK KORREKT, I AFTÈ PROFESIONALISHT, DASHAMIRES, KUADER DINJITOZ DHE PRIND E FAMILJAR SHEMBULLOR.
NGUSHELLOJME FAMILJEN DHE GJITHE TE AFERMIT.
LAMTUMIRÉ DHE I PA HARRUAR KUJTIMI E MBRESAT QE NA KA LENE.
NGA BORDI I SHOQATES KOMBETARE TE USHTARAKÈVE NE REZERV E PENSION TE SHQIPERISE

Njoftim: Ndahet nga jeta nënkoloneli në rezervë! Read More »

Orikum – Shitet apartament 1+1, me hipoteke, 45 mije Euro.

Shitet apartament 1+1 me hipoteke,siperfaqe e brendshme 72.3 meter katror,kati i katert,me ashensor.
Apartamenti ndodhet ne rrugen kryesore ne qender te Orikumit,me pamje nga deti.Pozicioni i tij ben qe ai te jete i ngrohte ne dimer dhe i fresket ne vere.Ka dy ballkone te mbyllur me duralumin,ku njeri prej tyre eshte pershtatur si minidhome studimi.Shitet totalisht i mobiluar si ne foto:salloni,kuzhina,dhoma e gjumit(pa krevatin e femijes)
Cmimi 45000 euro.
Tel : 0676669241

Orikum – Shitet apartament 1+1, me hipoteke, 45 mije Euro. Read More »

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro!

Në Tragjas, Vlorë, shitet super vilë rezidenciale e ndërtuar dhe e mobiluar në mënyrë luksoze.

Vila përbëhet nga kat nëntokë dhe dy kate banim me sipërfaqe totale banimi rreth 350 m2. Organizimi i brendshëm i vilës është ideal dhe ambjentet e brendshme kanë planimetri të rregullt. Vila ka gjithashtu oborr të gjelbëruar dhe pishinë. Prona dhe trualli disponojnë çertifikatë pronësie.

Çmimi i shitjes – 280,000 Euro

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro! Read More »

Orikum – shitet 2+1 e mobiluar per 47,000 Euro.

Orikum, shumë pranë bregdetit në pallat të ri, shitet apartament me sipërfaqe 110 m2 i pajisur me çertifikatë pronësie.

Apartamenti është i organizuar në dy dhoma gjumi, ambjent ndenje, ambjent gatitmi, tualet dhe ballkon. Shitet i mobiluar për 47,000 Euro.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Orikum – shitet 2+1 e mobiluar per 47,000 Euro. Read More »

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Shkumbini po sjell rr ezik!Çdo banorë të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinature!

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe kërkon nga banorët e disa fshatrave që preken nga rrjedha e lumit Shkumbin që të marrin masa duke larguar bagëtitë dhe jo vetëm.
Ndërsa thekson se prurjet në këtë lumë janë duke u dyfishuar, Braçe e konsideron rre zik në këtë moment lumin që sjell deri në 800 metër kub ujë në sekondë.

Reagimi i plotë:

Shkumbini po sjell rr ezik!
Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!

Cdo banor i Terbufit nga Cerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

Tani!

I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine!

Edhe nje here;

Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Shkumbini po sjell rr ezik!Çdo banorë të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinature! Read More »

Rritet niveli i Vjosës, kryebashkiaku i Vlorës: Bëni kujdes gjatë natës…

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka parë nga afër situatën e lumit Vjosa, që është fryrë për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë.

Ai ishte në Novoselë së bashku me prefektin dhe administratorin e zonës.
Në një video të postuar në “Facebook”, Leli tha se niveli i ujit të Vjosës ka shkruar tashmë 7 metra, por, sipas tij, nuk është e nevojshme ngritja e alarmit.

“Jam në Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.

Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm në rast se gjendja ndryshon gjatë orëve të ardhshme sepse shirat do të vijojnë”, shprehet Leli.

Rritet niveli i Vjosës, kryebashkiaku i Vlorës: Bëni kujdes gjatë natës… Read More »