Njoftime

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërorë.

Provimet me detyrim dhe ai me zgjedhje do të kenë 4 ditë diferencë nga një provim te tjetri.

Do të nisin në datën 3 qershor me testin e gjuhës së huaj dhe do të mbarojnë mbarojnë në 15 qershor, me provimin e lëndës me zgjedhje.

Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021

Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021

Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Ky vit ka qenë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo pandemi ka ‘detyruar’ arsimin që të marrë masa të ndryshme gjatë vitit shkollor.

Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe është në tre nivele vështirësie.

Në total do të jenë katër provime, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje.

Rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik.

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore Read More »

Njoftim per ndarje nga jeta te Mukadeze Demiri!

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË MUKADEZE DEMIRI (ZEKAJ).
Njoftohemi se sot është ndarë nga jeta në Tiranë, Mukadeze Demiri, bashkëshortja e kallaratasit, Bardhosh Mëno Demiri (ndarë nga jeta), bijë nga fisi Zekaj në Kuç të Vlorës.
Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati u shpreh ngushë llimet më të thella e të sinqerta djalit e vajzës së saj për ndarjen nga jeta të nënës së tyre të shtrenjtë, si dhe fisit Demiri në Kallarat e Zekaj në Kuç për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Qoftë e paharruar emri dhe kujtimi i Saj!

Njoftim per ndarje nga jeta te Mukadeze Demiri! Read More »

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë udhëtarët që kanë prerë biletën për të udhëtuar nesër drejt Italisë, që të kontrollojnë oraret e biletave të tyre.

Nga Aviacioni Civil është paralajmëruar grevë.

Sipas AAC, kontrollorët e tr afikut ajror kanë lajmëruar grevë nesër më datë 29 janar, nga ora 13.00 – 17.00.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në njoftimin e Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian (ENAC), publikuar në faqen zyrtare të internetit (www.enac.gov.it), njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, për një grevë të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 29/01/2021, nga ora 13:00 – 17:00.

Për sa më sipër udhëzohen shoqëritë ajrore dhe pasagjerët e interesuar të komunikojnë dhe të informohen për statusin e fluturimit të tyre.

/NOA.al

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë Read More »

Njoftim për ndarje nga jeta – Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët, se si rezultat i CO VID-19…

NJOFTIM PËR NDA.RJE NGA JETA TË FATOS SINAN PETANI.
Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët kallaratas, se si rezultat i CO VID-19, në datën 24 janar 2021 është ndarë parakohe nga jeta Fatos Sinan Petani, i datëlindjes 1955 me origjinë nga Kallarati e banues në Tiranë.
Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, i shpreh familjes dhe të afërmve ngush ëllimet më të thella e të sinqerta! Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i tij!
U pre.htë në Paqe!
Shoqata Kallarati

Njoftim për ndarje nga jeta – Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët, se si rezultat i CO VID-19… Read More »

Sezoni i provimeve, ky është fakulteti i parë në Tiranë që do të zhvillojë provimet online

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka deklaruar zyrtaritsht se provimet e sezonin do të mbahen online.

Ky vendim vjen në një kohë që studentët kanë kërkuar me ngulm rikthimin në auditore, madje kanë dorëzuar edhe një peticion në Ministrinë e Arsimit.
Kujtojmë se ministrja Evis Kushi ka mbajtur një takim me rektorët e universiteteve, por edhe me Komitetin Teknik të ekspertëve, për të marrë mendimin e tyre.

Po ashtu studentët u takuan edhe me Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, dhe deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni”,- u shprehën studentët.

Sezoni i provimeve, ky është fakulteti i parë në Tiranë që do të zhvillojë provimet online Read More »

Shtyhet afati i bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës, ja deri kur…

Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës, kanë njoftuar se afati i bllokimi të kësaj pike kalimi do të shtyhet deri më 8 shkurt.

Ky vendim është marrë në bazë të masave për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë vijon të jetë e mbyllur. Ndërkohë që Dalja nga Greqia dhe hyrja për në Shqipëri do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Mjetet, si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Shtyhet afati i bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës, ja deri kur… Read More »

Njoftim -‘Kam për të shitur disa bletë’!

Njoftim :
Kam per te shitur disa blete.
Cmimi:
– 13 000 per blete mesatare me 1 kat dhe koshere jo shume cilesore (jo keto te fotos)
– 16 000 per blete mesatare me dy kate dhe me koshere te re
– 20 000 per blete te forte me dy kate
– 25 000 duke zgjedhjur bletet me te forta te parkut (me rreth 50-60 koshere)
Bletet kane nga 5-10 kg mjalte rezerve.
Tel:0685021501

Njoftim -‘Kam për të shitur disa bletë’! Read More »