Njoftime

Njoftim per ndarje nga jeta te Sonja Limaj !

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JE TA TË SONJA CANE LIMAJ (STRATI)
Njoftojmë të gjithë bashkëfshatarët kallaratas se sot më datën 6 mars 2021, për shkak të sëm undjes së CO VID -19, është ndarë para kohe nga jeta Sonja Limaj (Strati).
Var rimi bëhet në Sharrë në datën 7 mars 2021, duke u përcjellë në orën 11:00 nga Hotel Internacional, pranë ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë.
Sonja u lind në Tiranë në vitin 1949 në një familje me tradita të larta patriotike dhe atdhetare nga prindërit Cane e Hasife Strataj me origjinë nga Kallarati i Vlorës.
Sonja për vite të tëra punoi me përkushtim e devotshmëri si pedagoge e gjuhës së huaj ruse në Universitetin e Tiranës.
Sëm undja famëk eqe e COV ID-19 e ndau atë para kohe nga bashkëshorti Kujtimi, nga vajza Elona, nga vëllezërit Astriti dhe Agimi, nga motrat Vera dhe Fatbardha, nga të afërmit, miqtë, shokët/shoqet e saj e të familjes, por edhe nga ne bashkëfshatarët e saj kallaratas.
Kryesia e Shoqatës Kallarati, i shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta familjes, bashkëshortit, vajzës, vëllezërve, fisit Strataj e Limaj. Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i saj! U prehtë në Paqe!

Njoftim per ndarje nga jeta te Sonja Limaj ! Read More »

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat/ Si do funksionoj mësimi sipas klasave

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik lajmin përmes llogarisë së saj në Facebook.

Konkretisht, nga e hëna të gjithë nxënësit do t’i rikthehen skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Sipas ministres, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. /noa.al/

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat/ Si do funksionoj mësimi sipas klasave Read More »

Njoftim/ Autoritetet e pol icisë greke, kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare, nga mëngjesi i…

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, bën me dije se autoritetet e pol icisë greke, kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare, nga mëngjesi i 17 shkurtit në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18.

Ndër të tjera, mësohet se shkak për këtë mbyllje është bërë greva që po zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Përjashtim në këtë mbyllje, do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet e Po licisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Po licisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Po licia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Njoftim/ Autoritetet e pol icisë greke, kanë njoftuar mbylljen e pikës kufitare, nga mëngjesi i… Read More »

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit.

Nis mësimi online për gjimnazistët në vend! Temperaturat e ulëta pengojnë zhvillimin e mësimit në shkollaMaturantët në shkolla
I gjithë sistemi parauniversitar nga sot deri të premten kalon online.

Sot sistemi parauniversitar në vend nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit Evis Kushi, sipas së cilës, ky vendim do të jete në fuqi deri të premten.

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta Read More »

Vendim i papritur, cfarë ndodh me shkollat nga e hëna

Nga dita e hënë asnjë institucion shkollor nuk do të hapet dhe mësimi do të zhvillohet online.

Vendimin e njoftoi para pak minutash ministria e Arsimit.

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021./noa.al

Vendim i papritur, cfarë ndodh me shkollat nga e hëna Read More »

Ministrja Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, ja rastet kur studentët do të rikthehen në auditore

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për shtyp foli sa i përket zhvillimit të sezonit të provimeve në universitete.
Ministrja kërkoi që sezoni të zgjatet me 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi.

Kushi u bëri thirrje universiteteve që lëndët për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, ta zhvillojnë në klasë.
Ajo vijoi më tej duke thënë se për ata studentë që nuk kanë mundësi të japin provimin këtë sezon duhet t’u mundësohet një tjetër periudhë
“Në ato raste kur provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet “online”, për arsye të specifikave të lëndës, sipas vlerësimit të vetë universiteteve, provimi mund të zhvillohet në auditorë, duke respektuar me korrektësi maksimale zbatimin e protokolleve anti-Covid.
Universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në këtë sezon, në varësi të mundësisë apo pamundësisë të tyre për arsye që lidhen me pandeminë.

Sugjerojmë që kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, për të mundësuar distancë midis provimeve dhe për të parandaluar mbipopullimin e mjediseve të universiteteve”, tha ajo.
Sipas ministres Kushi, kohëzgjatja e sezonit po ashtu do të bëjë të mundur që studentët të kenë më shumë mundësi për t’u përgatitur për provimet.
Kushi po ashtu propozoi që mungesat në mësimin e zhvilluar online mos t’i penalizojë studentët.

“Kohëzgjatja e sezonit do t’i ndihmojë edhe studentët që të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur në këto provime. Sugjerojmë që mungesat e studentëve në leksionet apo seminaret “online” të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë objektive që mund të kenë pasur një pjesë e studentëve gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.
Sakaq, ministrja theksoi se duhet të merren masat e nevojshme për të bërë të mundur mospërhapjen e virusit.
Sa i përket numrit të personave që duhet të jenë në një klasë gjatë provimeve, ajo theksoi se në klasë nuk duhet të jenë më shumë se 15 studentë.
“E konsideroj shumë të rëndësishme të sjell edhe një herë në vëmendjen tuaj garantimin e kushteve për të minimizuar riskun e infektimit për studentët, pedagogët dhe të gjithë stafet universitare.
Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, duke garantuar distancën e nevojshme”, bëri me dije ajo.

Ministrja Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, ja rastet kur studentët do të rikthehen në auditore Read More »

Vendoset se si do të zhvillohet sezoni i provimeve për studentët

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, foli në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve.

Provimet kur është e pamundur që të zhvillohen online do të zhvillohen në auditore.

Evis Kushi tha se pas një takimi me Komitetin Teknik të Ekspertëve është marrë një vendim i tillë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për shtyp në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve, ku ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën jemi. Ajo theksoi se ata lëndë për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, do ta bëjnë në klasë, por me jo më shumë se 15 nxënës. Ndërkaq për provim do jetë jo më shumë se 1 orë në dispozicion.

“Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online ai mund të zhvillohet në universitetet duke respektuar protokollet”.

“Universtietet duhet t’u japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që s’do marrin pjesë t’u ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jemi më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjene pandemsië dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë”, tha Evis Kushi.

“Të mos penalizohen provimet për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë”.

“Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani”, tha ministra Kushi.

Situata nuk është aspak premtuese, por në disa fakultete dhe po ashtu në disa lëndë specifike, provimi online është thuajse i pamundur që të zhvillohet.

Duke respektuar në maksimum masat anti-covid, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka dhënë leje Ministrisë së Arsimit, pas takimit me rektorët, duke i ndezur dritën jeshile edhe kërkesës së studentëve që kishin ngritur një shqetësim të tillë.

Ky vendim vjen në të njtëjtën ditë, kur Komiteti i Ekspertëve shtrëngoi edhe për dy javë masat anti-covid.

/NOA.al

Vendoset se si do të zhvillohet sezoni i provimeve për studentët Read More »

Greqia zgjat kufizimet për të gjitha fluturimet nga Shqipëria, formulari i detyrueshëm për udhëtarët

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (HCAA) publikoi sot direktivat e eja të aviacionit (NOTAM), duke zgjatur kufizimet për të gjitha fluturimet drejt Greqisë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Katalonia.

Kufizimet janë njoftuar nga HCAA me qëllim për të frenuar përhapjen e koronavirusit (Covid-19) në vend dhe do të jenë në fuqi deri të hënën, 22 shkurt.

Sipas HCAA, të gjitha fluturimet nga Greqia nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë të operojnë vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës (AIA). Derisa të hiqet kufizimi nuk do të ketë asnjë itinerar nga ato vende në ndonjë aeroport tjetër grek.

Për më tepër, autoriteti njoftoi se edhe fluturimet midis Greqisë dhe Katalonjës, Spanjë, mbeten të pezulluara.

Përjashtohen nga kufizimet fluturimet e urgjencës, fluturimet e sistemit helenik të kujdesit shëndetësor kombëtar, fluturimet e miratuara nga Ministria e Punëve të Jashtme Greke për riatdhesimin, fluturimet shtetërore, fluturimet sanitare, fluturimet humanitare, fluturimet ushtarake, fluturimet e ngarkesave, fluturimet e emergjencave, fluturimet frontex, fluturimet teknike të uljes (ku udhëtarët nuk zbresin) dhe fluturimet (kthimi i ekuipazhit pa pasagjerë).

Kujtohet se dorëzimi i Formularit të Lokatorit të Pasagjerëve (PLF) nga të gjithë pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare në Greqi mbetet i detyrueshëm.

Të gjithë udhëtarët nga jashtë do të duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit Covid-19 (PCR) të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga çdo vend i huaj, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të vetë-izolohen ose në shtëpinë e tyre (për banorët e përhershëm) ose në vendin e qëndrimit të përkohshëm të deklaruar në PLF, për 7 ditë.

/NOA.al

Illustration Plane and Airport

Greqia zgjat kufizimet për të gjitha fluturimet nga Shqipëria, formulari i detyrueshëm për udhëtarët Read More »