Moti

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Të premten në Shqipëri më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak vranësira të shiut.

Në Kosovë dhe viset tjera po ashtu priten intervale kohore me, por pasdite zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet do të jenë më të lokalizuara.

Fundjava me mot jo-stabil.

Priten intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale të herëpashershme me vetëtima dhe bubullimë.

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat Read More »

Zbulohet vendi që do të ketë një verë shumë të nxehtë

Këtë vit, Spanja regjistroi pranverën e saj më të ngrohtë në histori dhe të dytën më të thatë ndonjëherë, njoftoi sot agjencia kombëtare meteorologjike.

Të dhënat e fundit tregojnë për një vazhdimësi të temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë qenë të pranishme gjatë vitit 2022, i cili ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Spanjë, transmeton AP.
Vapa e pranverës u shoqërua me mungesë shiu, gjë që do të përkeqësojë thatësirën afatgjatë të Spanjës, pavarësisht reshjeve të regjistruara gjatë muajit të kaluar, tha shërbimi meteorologjik.

Autoritetet spanjolle raportuan të martën se rezervuarët e vendit janë në 47.4 për qind të kapacitetit, duke vazhduar një prirje rënëse. Shërbimi meteorologjik bëri me dije se kjo lë efekte negative në ekosistemin e atij vendi mesdhetar.

“Temperaturat e ujërave sipërfaqësore të regjistruara në vitin 2022 ishin më të lartat që nga viti 1940,” thanë meteorologët, duke paralajmëruar se fenomeni kërcënonte jetën detare dhe aftësinë e saj për t’u riprodhuar.

Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Spanjoll, vera e ardhshme ka të ngjarë të jetë “jashtëzakonisht e nxehtë”, megjithëse ka mundësi për reshje të stuhishme.

Zbulohet vendi që do të ketë një verë shumë të nxehtë Read More »

Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit? Read More »

A do të ketë reshje shiu gjatë javës? Lajda Porja tregon surprizat e motit

Lajda Porja, meteorologe pranë Meteoalb tha për “Good Morning Albanians” se edhe këtë javë moti do të vazhdojë të jetë po njësoj.

Sipas saj paraditen do të nisin me diell, por nga mesdita do të ketë rreshje shiu.

Porja tha se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në fund të qershorit.

“Ende nuk do e ndiejmë shumë të nxehtin. Kjo ditë ka nisur me diell e parashikohet të qëndroje e tillë duke përjashtuar këtu zxonat e juglindjes, Pogradec, Korçë, Ersekë, do rrezikohen në pjesën e dytë të ditës nga reshjet dhe nuk do mungojnë as rrebeshet apo stuhitë e breshrit.

Parashikohet që sot e nesër moti do jetë me diell thuajse në të gjithë territorin. Temperatura do jetë rreth 30 gradë, ndërkohë minimalet janë 10 apo 11 në zonat malore.

Nga e mërkura e deri të shtunën do të kemi sërish paqëndrueshmëri të motit, dita do nisë me diel, por pas mesditës do kemi vranësira dhe rreshje në pjesën më të madhe të territorit. Të enjten dhe të premten rrebeshet do jenë më prezente.

Deri nga mesi i qershorit, ne nuk do kemi një ditë 24 orë me diell, por paraditet do jenë të nxehta e me diell ndërsa mesdita nga ora 2 deri në 6 mund të ketë, nga e mërkura deri të shtunën rrebeshe shiu. Nga e diela e në vijim do ketë një përmirësim të dukshëm në zonat bregdetare, por në shumë zona të ulëta do ketë rreshje”,-tha Lajda Porja.

A do të ketë reshje shiu gjatë javës? Lajda Porja tregon surprizat e motit Read More »

‘Çmendet’ moti, nga temperaturat e larta në rrebeshe shiu! Ja si do të jetë fundjava

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku do të ketë vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi.

Sipas parashikimit nga SHMU, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë. Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryje me drejtim verilindje-veriperëndim shpejtësi mesatare 1-7m/s, duke bërë që Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.

‘Çmendet’ moti, nga temperaturat e larta në rrebeshe shiu! Ja si do të jetë fundjava Read More »

Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite?

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 25 °C

në vendet e ulëta: 14 / 28 °C

në vendet malore: 10 / 21 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite? Read More »

Meterologia zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave por pa prani të reshjeve.

Meterologia Lajda Porja, shprehet se zonat malore do të jenë nën masa të paqëndrueshme të motit, ku rrebeshet dhe reshjet e shiut do të jenë prezente herë pas here.

“Fundjava do të sjellë përmirësime të dukshme të motit, në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta sidomos gjatë vijës bregdetare ku dhe pse do të ketë vranësira nuk do të kemi reshje. Sa i përket zonave malore do të vijojnë të jenë në masa ajrore të paqëndrueshme,

ku paraditja do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve ndërsa pasditja do të sjellë shira dhe rrebeshe të herpashershme”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo shprehet se edhe temperaturat do të vijojnë që të kenë një rritje të lehtë, ku nga 28 që pritet të jenë këtë të premte, në fundjave termometri do të shënojë 29 gradë celsius..

Rajoni do të jetë gjithashtu nën masa ajrore të paqëndrueshme atmosferike ku mesdita dhe pasditja do të sjellin shira me intervale të shkurtra kohore.

Meterologia zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

‘Kapriçot’ e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me motin

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit të SHMU.

Pritet të ketë kthjellime në pjesën e parë të ditës, ku gjatë pasdites do të ketë prezencë edhe të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht përgjatë ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Hera- herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 12deri 25

Në zonat e ulëta 18 deri 28

Në zonat bregdetare 17 deri 26

‘Kapriçot’ e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me motin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com