Moti

Ja sa do të shënojë termometri gjatë ditës së sotme

=I nxehti Afrikan që ka përfshirë Mesdheun do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtirjes Lindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Parashikohet që valët e të nxehtit Afrikan që kanë përfshirë Mesdheun të ndikojnë edhe në republikën e Kosovës ndonëse në periferi të saj. Për pasojë; moti do të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.
Maqedonia e Veriut

Republika e MV, paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24 orëshin ku kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat Jugore dhe Juglindore të MV. Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë MV.

Europa

Europa Lindore do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre do të paraqiten me vranësira konvektive dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera më të larta priten në gadishullin Iberik si edhe Italinë Jugore.

Ja sa do të shënojë termometri gjatë ditës së sotme Read More »

‘I nxehti afrikan do të ‘pushtojë’ Shqipërinë’, vjen parashikimi për ditët e ardhshme

Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Europën Qëndrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.

Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell.

Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.

Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 grad celcius. Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e Mërkurë por kryesisht ditët e Enjte dhe e Premte, ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa grad më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.

‘I nxehti afrikan do të ‘pushtojë’ Shqipërinë’, vjen parashikimi për ditët e ardhshme Read More »

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq/ Stuhia përmbyt Vlorën dhe Beratin

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe stuhi.

Mbrëmjen e djeshme ishte juglindja me epiqendër Korçën që u godit nga shtrëngata që shkaktoi prurje të mëdha dhe përmbytje.

Pasditen e sotme ka qenë radha e Beratit dhe Vlorës. Reshjet kanë qenë në formë rrebeshi dhe kanë shkaktuar problematika të shumta duke përmbytur rrugët.

Në Vlorë zona pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen “Pavarësia”, por edhe në zonën e “Skelës” ishin nën ujë.

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq/ Stuhia përmbyt Vlorën dhe Beratin Read More »

Si do jenë temperaturat në dy javët e fundit të qershorit? Lajda Porja: El Ninjo ‘prek’ dhe Shqipërinë

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët e mbetura të muajit qershor në edicionin e lajmeve në Top Channel.

Sipas saj zona juglindore e Shqipërisë, kryesisht rrethi i Korçës edhe sot do shoqërohet nga reshjet e shiu, por nga nesër situata do qetësohet. Nga fillimi i javës temperaturat do të rriten deri në 35 gradë celsius.

“Moti pritet të përmirësohet nga java tjetër, pritet të kemi goditjen e valëve të të nxehtit afrikan në pellgun në pellgun e Mesdheut, ku Spanja, Sardenja, Italia, pjesa veriperëndimore e Ballkanit do të shënojnë temperaturat më të larta. Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj vale, që do të thotë se ne do të kemi mot të kthjellët, do të kemi më shumë orë me diell me reshje shumë të pakta dhe të izoluara, ndoshta në zonat ekstreme veriore. Temperaturat e ajrit në Shqipëri do të jenë 25 apo lehtësisht mbi këtë vlerë. Do të jemi në periferi të valës së të nxehtit, ku temperatura ekstreme do të përjetojë Spanja dhe e gjithë jugu i Italisë, Shqipëria do të mbetet ende me këto vlera, pra 34-35 gradë në 10-ditshin e fundit të qershorit”, u shpreh sinoptikania.

Porja ka treguar edhe ndikimin që do ketë fenomeni El Ninjo në vendin tonë.

“Fenomeni El Ninjo që sjell temperatura të larta në oqeanin Paqësor bën që të kemi ndikim dhe të presim temperatura të larta në dy vitet pasardhëse. Është një fenomen, një gjendje termike, një anomali termike e cila ndikon në sistemin tokë-atmosferë. Fenomeni El Ninjo i cili ndodh të paktën 1 herë në 4-5 vite ne do të presim ditë dhe vite të nxehta. 2024 dhe 2025 do jenë vitet më të nxehta kjo në rang global dhe në rang territorial. Prandaj pritet që Shqipëria të shënojë temperatura të larta gjatë 2024 dhe 2025. Ajo çfarë ndodh gjatë këtij fenomeni, ne do të kemi shpeshtimi të fenomeneve ekstreme, do të kemi rrebeshe shiu, ciklone, stuhi tropikale të cilat do jenë jo vetëm më të shpeshta, por do jenë në një shkallë egërsie më të lartë në momentin që kemi këtë fenomen”, tregon Lajda Porja.

Si do jenë temperaturat në dy javët e fundit të qershorit? Lajda Porja: El Ninjo ‘prek’ dhe Shqipërinë Read More »

Kur do të përfundojnë reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani njofton ardhjen e verës duke filluar nga kjo ditë

Ditët kur paraditja niste me diell dhe mbasditja me shi e rrebeshe do të përfundojnë të dielën. Hakil Osmani nga Meteoalb shprehet se nga java e ardhshme e deri në fund të muajit moti do të jetë ideal për pushime.

Kjo e dielë do të shënojë fundin e ditëve me reshje dhe me ndryshime të shpeshta të motit.

Sinoptikani Hakil Osmani shprehet se prej së hënës mund të shijohet bregdeti pa frikën se shirat do të prishin qetësinë.

Osmani shton se dhe temperaturat do ti kthehen normalitetit duke prekur vlerat e stinës.

Metereologët shprehet se situata paraqitet e qetë të paktën deri në fund të muajit qershor.

Madje, sipas Osmanit, edhe në vendet e rajonit do të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit.

Kur do të përfundojnë reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani njofton ardhjen e verës duke filluar nga kjo ditë Read More »

Këto janë qytetet e Shqipërisë që pushtohen nga rrebeshet, breshëri dhe shtrëngatat e shiut

Një pjesë e madhe e kontinentit europian dhe vendi ynë do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e vendit të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27 °C

në vendet e ulëta: 18 / 28 °C

në vendet malore: 11 / 20 °C

Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Këto janë qytetet e Shqipërisë që pushtohen nga rrebeshet, breshëri dhe shtrëngatat e shiut Read More »

Ja si do të jetë moti në vend

Sipotikania e “Meteoalb”, Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.

Porja bëri me dije se temperaturat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente ditët në vijim. sakaq për nesër pritet reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

“Temperaturat janë rritur ndjehem dhe priten të rriten edhe ato minimale. më parë kemi qenë më freskët. Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë. Dita e nesërme do të sjelle rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës së mitës deri në datat 16 dhe 17 prezent.

Reshjet do jenë prezentë deri në fund të qershori, jo në mënyrë periodike. Do ndryshoje tabloja, e hënë do regjistrojë temperaturën 32 gradë.

Nesër do kemi reshje pas orës 14:00, do jetë i favorizuar zonat e bregdeteve. Çdo pasdite do mbetet e rrezikuar, por sasitë do jenë jo problematike”, u shpreh Porja.

Ja si do të jetë moti në vend Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com