Moti

A do të vazhdojnë reshjet e shiut gjatë javës? Zbuloni parashikimin e motit

Korriku do të nis me reshje shiu gjatë pasdites së sotme, por nga e diela vjen dhe përmirësim gradual i motit.

Në viset kontinentale të rajonit duke përfshirë edhe Kosovën priten intervale kohore me diell dhe rrebeshe të lokalizuara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Nga mbrëmja stabilizim i motit në tërë rajonin.

Të hënën dhe të martën na pret mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Të martën pasdite mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara në disa rajone. Temperaturat priten të jenë të larta dhe pse herë pas here do të kete reshje shiu.

A do të vazhdojnë reshjet e shiut gjatë javës? Zbuloni parashikimin e motit Read More »

Keni planifikuar pushimet? Zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë muajit Korrik

Siç po e shohim sot në tërë rajonin tonë po mbanë mot i kthjellët dhe i këndshëm veror. Temperaturat nuk janë shumë të larta dhe i nxehti është i përballueshëm, por në mesdite pati nivele të larta të rrezeve UV.

Këtë mot stabil po e mundëson një masë stabile anticiklonike dhe po ashtu kemi fushën termike ajrore nga jugperëndimi që rriti temperaturat.

Nga nesër do të pasojë destabilizimi i atmosferës, por nuk do të kemi ulje të theksuara të temperaturave. Vende-vende do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe dhe stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo vlen për tërë rajonin tonë duke përfshirë edhe bregdetin. Në bregdet stuhi kalimtare më së shumti priten natën mes së shtunës dhe mëngjesin e hershëm të së dieles. Në pjesët qendrore dhe veriore të bregdetit shqiptar mund të ketë zhvillime të rrebesheve të fuqishme të shiut me shkarkesa intensive atmosferike. Në jug më pak.
Përndryshe rrebeshe të lokalizuara presim edhe në viset tjera kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke mos përjashtuar në disa vise edhe orët e natës.

E hëna sjellë stabilizim dhe përmirësim substancial të motit, ndërsa në mes të javës së re do të ketë përsëri zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë, kësaj radhe shumë më të përqendruara në viset tona kontinentale ( Kosovë, Maqedoni Veriore, Luginë, veri i Malit të Zi dhe Shqipërinë kontinentale) e shumë më pak rrebeshe do të ketë në viset bregdetare.

Keni planifikuar pushimet? Zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë muajit Korrik Read More »

Moti, ja çfarë parashikohet për ditën e nesërme

Vranesirat do të përshkojë të enjten Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa rrebeshe kalimtare priten në disa zona të Shqipërisë, më intensive në lindje dhe juglindje të vendit.

Të Enjten në Kosovë pason stabilizimi gradual i motit me temperatura të këndshme ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u larguar.

Të premten në tërë rajonin na pret mot i ngrohtë, stabil dhe kryesisht me diell.
Ndërsa gjate fundjaves përpos intervale kohore me diell moti do të ketë tendenca të sërishme të destabilizimit gradual.

Moti, ja çfarë parashikohet për ditën e nesërme Read More »

Surpriza e motit për festën e Bajramit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Të mërkurën me 28 Qershor parashihet të kemi mot të qëndrueshëm dhe stabil sidomos orëve të mëngjesit.

Nëpër disa lugina mund të ketë mjegull afatshkurtër e cila pritet të shpërndahen shumë shpejtë. Gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites do të mbajë mot kryesisht me diell, i ngrohtë dhe stabil në tërë rajonin si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.
Orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashihet ardhja e një fronti të ftohtë ajror i cili fillimisht do të fillojë të shtrijë ndikimin e tij në veri dhe veriperëndim të Kosovës ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje e temperaturave.

Më pastaj reshjet do të shtrihen edhe në disa vise tjera të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe eventualisht në veri të Shqipërisë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe do të vinë në orët e vonshme të pasdites eventualisht në mbrëmje.

Pra, në mëngjes dhe paradite kryesisht me diell dhe nxehtë. Në mesditë temperatura pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius në Kosovë e disa gradë më lartë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Pasdite dhe në mbrëmje ulje temperaturave që fillojnë nga veriu i Kosovës dhe pastaj freskia shtrihet gradualisht drejt jugut ku lokalisht mund të përcillet me ndonjë rrebesh shiu.

Surpriza e motit për festën e Bajramit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Teksa ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, kjo fundjavë ka qenë plot surpriza.

Në disa zona të kryeqytetit ka pasur shira lokalë, ndërkohë që temperaturat vijojnë që të jenë të larta.
Në një lidhje skype për News24, sinoptikani, Hakil Osmani tha se moti për sot dhe nesër mbetet i paqëndrueshëm.

“Sot dhe nesër mbetemi me reshje të paqëndrueshme. Do të kemi reshje të karakterit lokal. Në zonën lindore do të kemi dhe rrebeshe.

Në zonat bregdetare, do të jenë mirë, pasi do të kemi vetëm disa pika shiu.

Sot temperaturat do të jenë sërish të larta.

Ndërkohë nesër do të zbresin pak temperaturat, deri në 31 gradë.

Javën që vjen do të jetë zona bregdetare me kthjellime, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe reshje.

Në kryeqytet moti do të jetë i qëndrueshëm. Reshjet do të jenë të fokusuar kryesisht në zonat malore.”, tha Osman

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim Read More »

Rikthehet pas 7 vjetësh fenomeni i tmerrshëm

Fenomeni El-Nino po rikthehet, duke ngrohur ujërat sipërfaqësore në Paqësorin qendror pas shtatë vjetësh me një dukuri klimatike natyrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se mund të çojë në ngjarje ekstreme të motit, nga thatësira deri në përmbytje dhe temperatura rekord.

El-Nino paraqitet kur erërat e dobëta që fryjnë nga perëndimi drejt Azisë nuk arrijnë të shtyjnë ujërat e ngrohta sipërfaqësore në atë drejtim, duke bërë që temperatura e sipërfaqes të rritet me 4-5 gradë.
Ky fenomen parandalon që ujërat më të ftohta dhe më të thella të ngrihen në sipërfaqe në ato rajone, duke shkaktuar ndryshime në kushtet e motit në pjesë të tjera të botës.

El-Nino shkakton fenomene të motit si shira të dendur, përmbytje, thatësira dhe zjarre pyjore.

Rajonet që mund të preken veçanërisht nga zhvillimet potencialisht ekstreme të motit janë Oqeani Paqësor, Briri i Afrikës, Azia Juglindore dhe Amerika e Jugut.

Shqetësimet kanë filluar të rriten lidhur me efektet e mundshme të El-Ninos, ndërsa pritet të goditen tregjet e mallrave dhe të ketë ndërprerje në zinxhirët e furnizimit me ushqime.

Rikthehet pas 7 vjetësh fenomeni i tmerrshëm Read More »

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, ditën e nesërme priten temperatura përvëluese

Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 17 deri 32°C

në zonat e ulëta 18 deri 36°C

në zonat bregdetare 20 deri 33°C

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, ditën e nesërme priten temperatura përvëluese Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com