Moti

Moti për sot/ Rriten temperaturat në të gjithë vendin

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë me kthjellime në bregdet dhe vranësira të pakta në relievet malore gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten 15-21 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rritje 28-31°C në veri deri në 33-34°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Moti për sot/ Rriten temperaturat në të gjithë vendin Read More »

Moti, çfarë ndodh me temperaturat këtë javë

Vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës; por java që presim përpara na rezervon përsëri mot me diell si dhe temperatura (relativisht) të larta.

Në këtë mënyrë duke filluar nga dita e Hënë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Sipas SHMU në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Situata meteorologjike ndryshon plotësisht gjatë ditës së Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht në jug të vendit.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Temperaturat gjatë kësaj jave parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C ndërsa për ditën e premte parashikohet rënie e tyre por kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe qendër.

Moti, çfarë ndodh me temperaturat këtë javë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com