Moti

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit

Fundjava parashikohen të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të pakta të vranësirave të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.

Në qytet bregdetare dhe zonën e ulëta priten kryesisht kthjellime. Temperaturat e ajrit priten të ngjiten dhe të ngjiten deri në 27 gradë celcius. Por edhe në zonat e thella temperaturat do arrijnë deri në 23-24 gradë celcius.

Në orët e para të mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet që minimumet në zonat malore 7 gradë celcius, ndërsa në zonat e thella pritet deri në 5 gradë, bën me dije Hakil Osmani. Përsa i përket javës së ardhshme, pritet që vendin ta përshkrojë një sistem i dendur vranësirash.

Në fundjavë pritet një situatë mjaft problematike në brigjet e Italisë e cila do jetë në fillim në qendër e më pas do kapi jugun gradualisht duke sjell ndryshime edhe në territorin shqiptarë. Shqipëria do të preket në fillimin e javës së ardhshme.

Pasi të kaloj ky sistem vranësirash për 2-3 ditë në territorin shqiptar. Pritet që ditët e fundit të shtatorit të jenë me mot të kthjellët dhe të freskët. Temperaturat do të jenë rreth 25 gradë celcius vlerat maksimale

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit Read More »

Ja si parashikohet moti sot

Për fundjavën vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Ja si parashikohet moti sot Read More »

Moti/ Çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e diel do të ketë me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Duke filluar nga orët dhe mbrëmjes, vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Në zonën e veriperëndimit, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Moti/ Çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë Read More »

Ja çfarë surprizash sjell moti pasdite

Mbetemi nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku orët me diell do të jenë të shumta gjatë paradites.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin kalime të pakta vranësirash në pothuajse gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Ja çfarë surprizash sjell moti pasdite Read More »

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, në vijim parashikohet që të ketë dobësim gradual të vranësirave duke bërë që territori të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë Celsius deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi verior – verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Parashikimi i motit për sot Read More »

Moti merr kthes, ja sa do të shkojnë temperaturat në ditët në vijim

Kjo javë do të jetë me mot të qendrueshëm dhe me diell sipas “MeteoAlb”, por temperaturat do të jenë të ulta krahasuar me javën e shkuar.
“Moti do jetë kryesisht i qëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë javës. Do jetë kryesisht me kthjellime, vranësirat megjithëse do jenë prezente përjashtuar të martën dhe të mërkurën, ku do të ketë shira të izoluar, të papërfillshëm të ekstremit verior. E gjithë pjesa tjetër do të jetë pa reshje.

Një mot i thatë, megjithatë e kemi parë menjëherë ndryshimin të tablosë termike, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore që vijnë nga Poli i Veriut dhe janë future drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë mot të qendrueshëm, por të ftohtë. Temperaturat minimale kanë zbritur ndjeshëm duke bërë që në zonat malore jemi në vlerën 6 apo 7 gradë”, është shprehur sinoptikania Lajda Porja.

E gjithë pjesa e mbetur e Shtatorit do të jetë me mot relativisht të freskët në të gjithë vendin.

“Do i harrojmë veshjet me mëngë të shkurtëra, jo vetëm gjatë kësaj jave, por nuk ka më kthim pas. Mund të kemi ndonjë ditë, ku mund të jetë e ngrohtë, por megjithatë nga fundi i Shtatorit do të rezervojnë temperatura vjeshte, përjashtuar këtë javë që janë temperatura dimri”, është shprehur Porja.

Parametrat e eres me drejtim verilindor do te bejne qe ne mbremje I ftohti te ndihet edhe me shume sipas sinoptikaneve.

Moti merr kthes, ja sa do të shkojnë temperaturat në ditët në vijim Read More »

Moti, ja zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut

Orët e para të ditës parashikohet të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme këto do të jenë në zonat malore. Por pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave në vend, të cilat do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat veriore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj me mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Moti, ja zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut Read More »

Sinoptikani bën parashikimin e fr ikshëm për motin: ‘Bomba uji’ mbi këtë qytet të Shqipërisë, çfarë mund të shkaktojnë

Meteorologu i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou, që ndjek me vëmendje dhe përkushtim edhe motin në Shqipëri e rajon, parashikon një përkeq ësim të ri të kohës ditën e premte dhe kryesisht të shtunën në një pjesë të madhe të vendit, në zonat qendrore fillimisht, por më pas me reshje të dendura shiu dhe stuhi të fuqishme në ato veriperëndimore dhe veriore.

“Zonat në perëndim të Gadishullit të Ballkanit pritet të pranojnë shumë reshje shiu, veçanërisht disa qytete e fshatra në Mal të Zi dhe në Shqipëri, nuk përjashtohet që të përballen me pro bleme për shkak të këtyre reshjeve të dendura në 24 deri në 48 orët e ardhshme”,-tha Sakis Arnaoutoglou, sinoptikan ERT.

I pyetur nga TCH, ai ka shpjeguar përsëri se në epiqendër të kësaj vale disa orëshe të motit të keq do të jenë përsëri ato zona që u prekën edhe javën e kaluar dhe se reshjet e dendura të shiut do të regjistrohen përsëri në Shkodër, Kukës, Lezhë e zona të tjera veriore dhe veriperëndimore në kufi me Malin e Zi, ku mund të shkaktojnë edhe njëherë përmby tje.

“Shikoni këtu edhe nuancat më të errëta në rajonet e Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria në Mal të Zi, nuk përjashtohet që siç ju thashë në fillim, fenomenet kohore të kenë një karakter intensiv dhe të krijojnë probleme atje, nga e premtja në mëngjes deri në mesditën e së shtunës,”- tha ai.

Arnaoutoglou që ka parashikuar me saktësi shumë herë përm bytjet në Shqipëri, dhe me një rreth të madh ndjekësish shqiptarë edhe ne llogaritë e tij në mediat sociale, thekson se shirat do të shoqërohen me stuhi dhe vetëtima, ndërsa do të ketë ulje të temperaturës. Moti sipas tij do të bëhet shumë i paqëndrueshëm edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, kryesisht pas mesditës së të shtunës me shira, por edhe stuhi lokale të fuqishme. Përmirësim do të kemi të dielën dhe të hënën, por nuk përjashtohet që të martën e ardhshme, në 20 shtator të regjistrohen sërish në disa orë të ditës shira dhe stuhi lokale

Sinoptikani bën parashikimin e fr ikshëm për motin: ‘Bomba uji’ mbi këtë qytet të Shqipërisë, çfarë mund të shkaktojnë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com