Moti

Meteorologia tregon ditët e javës kur ‘kapërcejnë’ temperaturat

Sot pasdite do të ketë vranësirz vetëm në zonat malore ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu, në qarkun e Tropojës dhe shumë pak Kukësi, reshje këto të papërfillshme.

E gjithë kjo javë do të jetë e qëndrueshmepërsa i përket motit. Paraditet do të jenë me diell. Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 pjesa më e madhe e territorit do të jetë në mbizotërimin ediellit.
Vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen herë pas here pasditeve.

Mëngjesi i sotëm ka ndjekur mëngjeset e javës së kaluar me temperatura relativisht të ngrohta. Por duket nisur nga dita e nesërme e deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave dhe mëngjeset do të jenë goxha të freskëta.

Në zonat malore termometro do të ulet deri në 5 gradë. Temperatura këto tipike të mujit tetor.

Një ndryshim të madh do të pësojnë vlerat termike në mesditë. Ditën e sotme priten temperatura 25-26 gradë celius. Kështu pritet të vazhdojë deri në mesin e javës, por pas ditës së mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë, temperatura tipike këto të pranverë-verës, bën me dije meteorologia Lajda Proja.

Temperaturat e mesditës janë 3-4 gradë më të larta se ç’duhet të shënojë muaji tetor ku maksimalja është 23.5 gradë.

Edhe në rajon moti do të jetë i kthejllët. 5-20 gradë do të jenë temperaturat në rang territori në Kosovë, ku kthjellimet janë të pranishme gjatë gjithë kësaj jave.

Edhe Maqedonia e Veriut ndodhet në ndikimin e kthjellimeve dhe kësaj mase ajorere të qëndrueshme. Gjithashtu pritet një rritje temperaturash pas të mërkurës, deri në 24 gradë celcius.

Meteorologia tregon ditët e javës kur ‘kapërcejnë’ temperaturat Read More »

Ja si pritet të jetë moti në 24 orët e ardhshme

Në 24 orët në vazhdim parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, por pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Ja si pritet të jetë moti në 24 orët e ardhshme Read More »

Moti merr kthesën e papritur, çfarë pritet të ndodh pasditen e sotme

Vendi ynë vijon të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta. Sipas MeteoAlb, pritet që më të dukshme vranësirat dhe reshjet të jenë gjatë paradites. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë përmirësim gradual dhe të përkohshëm të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë

Moti merr kthesën e papritur, çfarë pritet të ndodh pasditen e sotme Read More »

Moti do të ketë surpriza ditën e sotme, mos harroni çadrën

Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë Shqipërinë ku gjatë paradites do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veriore të vendit. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës parshikohet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, ku do të sjellin dhe reshje të pakta shiu në vend

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Por parashikohet që në orët vijuese gradualisht vranësirat të theksohen, ku më prezente do të jenë në zonat perëndimore duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut dhe Britania e madhe parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të ndikohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Lindje të Europës dhe në Skandinavi. Po ashtu Europa Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu

Moti do të ketë surpriza ditën e sotme, mos harroni çadrën Read More »

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar parashikohet që gjatë paradites të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Mbetet Kosova me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jug-perëndimore. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në zonat perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e Maqedonisë së Veriut parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash në vend. Por pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë në territor dhe intervale me reshje të pakta shiu në zonat Jugperëndimore.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Lindore mbten nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraqitet qendra e kontinentit dhe rajoni i Ballkanit. Ndërsa në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave pritet të jetë Europa Jugperëndimore, Po ashtu dhe Britania e Madhe do të jetë me vranësira të dendura.

Parashikimi i motit për ditën e sotme Read More »

Meteorologia zbulon si do nisë muaji Tetor

Pas një stuhie dy ditore, përmirësimi i motit ka nisur ditën e sotme. Ky përmirësim do të jetë krejt gradual. Temperaturat vazhdojnë të mbeten të njëjta, ku temperatura më e ulët ka qenë 10 gradë dhe më e larta 25-26 gradë.

Jemi në mesin e stinëve të uraganëve, kryesisht në Atlantik, prandaj nuk janë rastësor të gjithë këto stuhi njëherësh në të gjitha anët e botës.

Pas mesditës së sotme, kemi një përmirësim të dukshëm të situatës në të gjithë territorin shqiptarë, po ashu kemi reshje të pakta për orët në vijim, megjithatë nuk pritet më shumë se 30 apo 40 mm reshje në zonat ku do të jetë maksimumi i reshjeve.
Sërish fokusi i reshjeve është veri-perëndimi i vendit.

Ditën e nesërme përmirësimi i situatës do të jetë krejt i dukshëm, por temperaturat do të bien gradualisht, megjithatë mbeten ende të larta për sezonin ku ndodhemi, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Zona bregdetare do te jëtë problematike, era do të mbetet e fortë dhe në hapësirat detare, mund të kemi edhe stuhi të forta të erës të cilat janë problematik. Edhe ditën e sotme kapiteneria do ta ketë ndaluar lundrimin në det të hapur.

Përmirësimi total i motit pritet në fundjavë e cila përkon me nisjen e tetorit, ku rikthehen ditët me diell.

Meteorologia zbulon si do nisë muaji Tetor Read More »

Moti i keq, ja zonat më pr oblematike për momentin

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në qarkun e Kukësit. Emergjencat Civile në qarkun e Kukësit kanë dhënë detaje në lidhje me problematikat e krijuara nga moti me reshje të dendura shiu.

Sipas Emergjencave Civile probleme në Tropojë ka në furnizimin e banorëve me energji elektrike.

Nuk furnizohen me energji elektrike si me poshte: Nj.Ad Bytyç fshatrat Pac, Vlad, Zherkë, Berishë. Nj.Ad.Llugaj,Fshati Luzhë, Nj.Ad.Tropojë e Vjetër,Fshati Shumice, Zona Shipshanit, Fshati Kasaj,Fshati Lugizi dhe Qafë- Morinë.

Po punohet per rikthimin e energjise. E gjithe pjesa tjetër e territorit të Bashkise Tropojë,furnizohet me energji elektrike.

Situata në Bashkine Tropoje është si më poshtë:

Situata e motit është shoqëruar me reshje shiu. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se trugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugeve per mbajtjen funksionale të tyre.Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente,ngelemi ne kontakt.

Rezervuaret po mbahen nen monitorim me shkarkuesit normal.Situata në bashkinë Has sot pas reshjeve të shiut duket e qetë.

Sipas informacioneve të marra, rrugët nacionale dhe ato rurale janë te kalueshme pa problem gjithashtu kontraktoret janë gjatë gjithë kohēs në terren duke pastruar kryesisht konetat për mosbllokimin e tyre.E gjithë bashkia Has furnizohet me ujin e pishëm dhe energjinë elektrike normalisht.

Vazhdon Monitorimi i rezervarëve nga bashkia ku situata është e qetë. Edhe në Bashkinë Kukës situata është e qetë dhe deri më tani nuk ka probleme si pasojë e situatës së motit pasi edhe rreshjet e shiut janë me intesitet të ulët.

Moti i keq, ja zonat më pr oblematike për momentin Read More »

Moti i keq ‘pu shton’ Shqipërinë, çfarë ndodh të mërkurën

Si dita e djeshme dhe e marta pritet të sjellin reshje intensive në territorin shqiptar. Më të dukshme këto reshje do të jenë në zonat veriore, por pjesërisht edhe qendra pritet të ketë reshje të konsiderueshme, ku sasia e reshjeve pritet të jetë nga 70 në 120 mm.

Zonat të cilat do të jenë më të rrezikuara nga këto reshje, ku do të ketë edhe problematika të përkohshme parashikohen të jenë qarku i Kukësit, Lezhës, Shkodrës, por po ashtu edhe kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora parashikohet të kenë problematika të përkohshme.

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, u shpreh se reshjet do të sjellin përmirësim hidrik edhe në kaskada. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet të kemi përmirësim gradual, pasi sërish reshjet e pakta do të mbeten prezente kryesisht në zonat veriore, më pak në zonat qendrore, ndërsa jugu parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të luhaten gjatë ditës së sotme dhe nesër rreth vlerave 24 apo 25 gradë Celsius, maksimumet në Ultësirën Perëndimore. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim ka rritje graduale të temperaturave, ku maksimumet parashikohen deri në 28 apo 29 gradë Celsius.

Parametri i erës pritet të jetë problematic ditën e sotme, me një shpejtësi ere 65 km/orë dhe do të sjellë problematika sa i përket trafikut detar.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu gjatë kësaj fillim jave do të jenë në ndikimin e kësaj stuhie, duke sjellë reshje që herë pas here do të jenë intensive.

Duke filluar nga mesjava dhe në fillim parashikohet përmirësimi gradual i kushteve të motit. Temperaturat maksimale pritet të luhaten rreth vlerave 21-22 gradë Celsius, por duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim pritet rritje graduale e temperaturave të ajrit.

Moti i keq ‘pu shton’ Shqipërinë, çfarë ndodh të mërkurën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com