Moti

Ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave Read More »

Meteorologia tregon si nis java e ardhshme

Vendi jonë ditën e sotme paraqitet me kthjellme dhe vranësira kalimtare. Vranësirat janë më të dukshme në veri dhe pjesërisht në zonat lindore, ndërsa zonat jugore do të paraqiten kryesisht të kthjellëta.

Temperaturat sot shënojnë një rritje të lehtë, megjithatë në zonat malore temperatura minimale është 8-9 gradë. Në shtrirjen perëndimore nga 18 në vijën bregdetare deri 15-16 në brendësi të territorit. Pasdite pritet që vranësirat të jenë të dendura.

Mbetemi në kushtet e motit stabël deri ditën e hënë. Kthjellimet do të jenë mbizotëruese ditën e parë të javës së ardhshme. Vranësirat vijojn të shtohen ditën e martë ku fillojnë edhe reshjet e pakta dhe të izoluara të shiut, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Ka një rritje të lehtë dhe graduale të temperaturave në orët e mëngjesit. Ndërsa në mesditë nga 28 gradë celcius, dita e diel dhe e hëna ka një rënie me 2 gradë gjatë ditës së martë.

Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia, të treja këto vende paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Vranësirat janë më të fokusuara kryesisht në Malin e Zi, shumë më pak në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut./albeu.com/

Meteorologia tregon si nis java e ardhshme Read More »

A do të ndryshojnë temperaturat?Ja si nis java e ardhshme

Vendi jonë ditën e sotme paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Vranësirat janë më të dukshme në veri dhe pjesërisht në zonat lindore, ndërsa zonat jugore do të paraqiten kryesisht të kthjellëta.
Temperaturat sot shënojnë një rritje të lehtë, megjithatë në zonat malore temperatura minimale është 8-9 gradë. Në shtrirjen perëndimore nga 18 në vijën bregdetare deri 15-16 në brendësi të territorit. Pasdite pritet që vranësirat të jenë të dendura.

Mbetemi në kushtet e motit stabël deri ditën e hënë. Kthjellimet do të jenë mbizotëruese ditën e parë të javës së ardhshme. Vranësirat vijojn të shtohen ditën e martë ku fillojnë edhe reshjet e pakta dhe të izoluara të shiut, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Ka një rritje të lehtë dhe graduale të temperaturave në orët e mëngjesit. Ndërsa në mesditë nga 28 gradë celcius, dita e diel dhe e hëna ka një rënie me 2 gradë gjatë ditës së martë.

Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia, të treja këto vende paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Vranësirat janë më të fokusuara kryesisht në Malin e Zi, shumë më pak në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

A do të ndryshojnë temperaturat?Ja si nis java e ardhshme Read More »

Moti, sa pritet të jenë temperaturat sot

Territori Shqiptar do të vijoj të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të sjellin reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatareisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Moti, sa pritet të jenë temperaturat sot Read More »

Moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 ndërsa përgjatë vijës bredgetare dhe zonat luginore era relativisht e fortë me shpejtësi deri në 10-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 21°C

në zona e ulëta 7 deri 27°C

në zona bregdetare 12 deri 27°C

Moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Çfarë ndodh me temperaturat ditën e mërkurë

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 ndërsa përgjatë vijës bredgetare.

Sipas SHMU në zonat luginore era do të jetë relativisht e fortë me shpejtësi deri në 10-12m/s.

Çfarë ndodh me temperaturat ditën e mërkurë Read More »

Temperatura të pazakonta! Ja si do të jetë moti këtë muaj

Moti në vendin tonë për këtë fundjavë dhe fillim tetori do të jetë me shira të vazhdueshme, por me temperatura të larta.

Disa e sotme do të jetë më vranësira dhe reshje shiu në zonat veriore e qëndrore, që në orët e para të mëngjesit, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Edhe pjesa e dytë e ditës së sotme dhe në orët e vona të natës, i gjithë territori do të përjetojë rrebeshe shiu, kryesisht jugu ku nuk do të mungojnë as stuhitë e erës.

Sipas Metoalb gjatë paradites dhe mbrëmjes i gjithë territori do të përjetojë rrebeshe shiu, ndërsa jugu do të jetë me stuhi ere.

Ditën e dielë pritet që të ketë pakësim të reshjeve, të cilat do të izolohen në zonat malore.

Fundjava do të ketë temperatura deri në 28-29 gradë (që janë mbi normalen për sezonin ku ndodhemi) dhe javën e ardhshme pritet të ketë ditë me diell.

Tetori do të startojë me temperatura mjaft të larta, ku në shumë zona do të jenë edhe 3-4 gradë mbi temperaturat mesatare mujore.

Temperatura të pazakonta! Ja si do të jetë moti këtë muaj Read More »

Si pritet të jetë moti sot

Shqipëria do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore

Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por kostante mbeten në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Si pritet të jetë moti sot Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com