Moti

E pazakontë për tetorin, deri në 30 gradë, plazhet, lokalet dhe shezlongët plot me pushues

Është fund tetori, por turistët në rivierën franceze dhe në disa pjesë të Spanjës, shijojnë rrezet e diellit me rroba banje. Lokale e shezlongët janë plot dhe moti është i ngrohtë mjaftueshëm për t’u larë. Në plazhin e Nicës të paktë janë ata që ankohen për ngrohjen globale.

“Zakonisht është më freksët dhe në këtë periudhë bie shumë shi, prandaj moti kaq i ngrohtë është i pazakontë. Unë zakonisht notoj edhe në dimër kur temperatura e ujit është 11 gradë celsius, por tani temperaturat janë 20 ose 21 gradë kështu mund të notojmë pak më gjatë”, thotë Rozemary, një nga plazhistet e shumta në bregdetin e Nicës.

Franca ka regjistruar temperatura 5 ose 6 gradë mbi normalen gjatë 10 ditëve të fundit, dhe Nica pritet të shënojë një rekord ditor prej 24 gradë celsius.

Edhe Spanja po përjeton mot më të ngrohtë se zakonisht me temperaturat që pritet të tejkalojnë 30 gradët në qytete si Kordoba apo Sevillja, ndërsa agjencia meteorologjike kombëtare parashikon se ky mund të jetë tetori më i nxehtë që kur kanë filluar të regjistrohen të dhënat.

Në qytetin bregdetar të San Sebastian në veri, tradicionalisht i freskët e me reshje, termometri shënoi gjithashtu 30 gradë me qytetarët që mbushën plazhet.

“Nuk janë temperatura normale, veçanërisht në këto data, por ne jemi mirënjohës për motin, kështu kemi edhe më shumë punë”, shton Carlos, një kamerier në San Sebastian.

Miliona njerëzit që janë në ankth për rritjen e çmimit të energjisë, mund të mos i ndezin ende ngrohëset, dhe kjo është diçka e mirë, por gjithsesi ndryshimi i modeleve të motit është arsye për shqetësim.

Valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe intensive, e po zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike. Temperaturat globale janë rritur me 1.1 gradë celsius që prej fillimit të epokës industriale dhe duket se trendi do të vazhdojë nëse nuk merren masa për reduktimin e emetimeve.

E pazakontë për tetorin, deri në 30 gradë, plazhet, lokalet dhe shezlongët plot me pushues Read More »

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 20°C

në zona e ulëta 5 deri 28°C

në zona bregdetare 9 deri 26°C

Parashikimi i motit për ditën e sotme Read More »

Parashikimi për nesër, çfarë po ndodh me motin në Shqipëri

Vendi ynë, ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të anticiklonit afrikan, i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm, por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s, ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 20°C;

në zona e ulëta 5 deri 28°C;

në zona bregdetare 9 deri 26°C.

Parashikimi për nesër, çfarë po ndodh me motin në Shqipëri Read More »

Njihuni me parashikimin motit sot

Do të mbetet territori shqiptar në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët ultësirën perëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të bien me 2 gradë në orët e para të mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Njihuni me parashikimin motit sot Read More »

Moti bën kthesën e fortë/ Metorologia zbulon kur merr fund ‘vala e të nxehtit në vjeshtë’

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ne vijim.

Sipas metorologes së Metoalb, Lajda Porja nga dita e nesërme dhe në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, sidomos në zonat e thella dhe malore.
“I gjithë gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e një qendre të presionit të lartë atmosferik. Vijon moti i kthjellët, intervale të gjata me diell pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Orët e pasdites do të kemi shfaqen e vranësira në zonat malore, por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Edhe nesër Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. Sa i përket tablosë termike, sot minimalet janë 8 gradë në Bulqizë, maksimale mbeten të larta deri në 29 gradë.

Nesër do të kemi rënie në shumë zona me dy gradë. Temperaturat priten të zbresin deri në 7 gradë në zonat e thella.

Nesër e në vijim fillon moti e freskohet gradualisht, deri në fund të terrorit do afrohen edhe vlerat klimatike.

Kosova dhe Maqedonia mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat sot edhe nesër mbeten konstante”- tha Lajda Porja në “Breaking”.

Moti bën kthesën e fortë/ Metorologia zbulon kur merr fund ‘vala e të nxehtit në vjeshtë’ Read More »

Nga kjo ditë vjen kthesa e madhe e motit, çfarë pritet të ndodhë

Duke nisur nga sot do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, në fundjavë pritet të kemi temperatura tipike të vjeshtës ku në zonat malore temperaturat minimale pritet të arrijnë në 5 gradë celcius ndërsa ato maksimale në 25 gradë celcius.

Ndërkohë gjatë gjithë javës parashikohet mot i qendrueshëm, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme në zonat malore.

“Do të kemi intervale të gjatë me diell. Duke nisur nga dita e martë deri në fundjavë, do të kemi ulje temperaturash.

Fundjava do të sjellë temperatura tipike të vjeshtës ku minimalet do të jenë 5 gardë dhe maksimalet 25 gradë celcius”, u shpreh sinoptikania Porja.

Nga kjo ditë vjen kthesa e madhe e motit, çfarë pritet të ndodhë Read More »

Moti, ja çfarë parashikohet

Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë të diktojnë motin në Shqipëri, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, pas mesdite parashikohet që zonat malore të kenë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijoj të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në pothuajse të gjithë territorin. POR parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin vranësira kalimtare nëpër të gjithë MV, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Europa

Mbeten prezenet reshjet e dëborës në Europën Lindore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm do të jenë Veriu dhe Qendra e kontinentit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave./Abcnews.al/

Moti, ja çfarë parashikohet Read More »

Njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në orët e mesditës territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.

Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Njihuni me parashikimin e motit për sot Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com