Moti

Moti vjen me surpriza

Mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit, ku më të dukshme vranësira do të jenë në zonat Lindore. Sipas MeteoAlb, parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime herë pas here duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë më të shumta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Moti vjen me surpriza Read More »

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën paralajmërimin e fr ikshëm, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme

Drejtoria e Përgjithshme Detare, informon se mbrëmjen e sotme dhe nesër më 5 nëntor, vendi ynë do të go diten nga erëra të forta, me shpejtësi 10-25 m metër në sekondë, dhe do të krijojë lartësi dallge deri në 2 metër.

Ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e detarisë, kërkohet të merren masa. Referuar njoftimit, bëhet me dije se përmirësimi i motit do të ndodhë më datë 5 nëntor, pas orës 18.00.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtimin JUG-JUGLINDJE në daten 4-5 Nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar. Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 10-25 m/s, lartësi dallge 1-2m.

Kërkojmë bashkëpunimin e gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas orës 18:00 të datës 5 Nëntor 2022”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën paralajmërimin e fr ikshëm, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme Read More »

Ja si do të ndryshojë moti sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.

Por pas mesdite vranësirat do të theksohen gradualisht, ku pasditja do të sjelli dhe reshjet e para në zonat veriore. Mbrëmja dhe nata do të gjenerojnë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Ja si do të ndryshojë moti sot Read More »

Çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e sotme

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s, ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s.

në zona malore 4 deri 21°C;

në zona e ulëta 5 deri 24°C;

në zona bregdetare 10 deri 24°C.

Çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e sotme Read More »

Moti, ja si nis Nëntori/ SHMU del me njoftimin e rëndësishëm

Nëntori nisi me mot të kthjellët e mjegull në lugina në orët e mëngjesit.

Edhe dita e mërkurë do të vijojë e njëjtë. Orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Në mëngjes mjegulla e mjegullina do të jenë prezente në lugina.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi e lehtë, ndërsa në bregdet përkohësisht mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 20°C;

në zona e ulëta 8 deri 26°C;

në zona bregdetare 12 deri 25°C.

Moti, ja si nis Nëntori/ SHMU del me njoftimin e rëndësishëm Read More »

Moti, ja dita kur moti merr kthesën e madhe

Fundjava që sapo lam pas ishte edhe fundit e “pranverës në vjeshtë”. Tetori iku bashkë me motin e mirë dhe temperaturat e larta.

Edhe ditën e sotme priten temperatura të larta deri në 28 gradë. Po lemë pas një qëndër e fuqishme anticikolare. Masat ajrore nga veriu i afrikës prej disa ditësh, të paktën në 10 ditëshin e fundit të nëntorit kanë sjellë temperaturtat e larta në të gjithë gadishullin e ballkanit.

Deri në mesin e kësaj jave nuk do të ndnjemë ndryshim të madhe. Rënia e temperaturave do të jetë e lehtë, por mbetemi në ndikimin e motit të kthejllët.

Pas ditës së mërkurë pritet rënia e temperaturave gjithashtu edhe shtimi i vranësirave. Ditën e premte do të ketë grumbullim dhe zhvillim të vranësirave duke bërë që mbrëmja e së premtes dhe e shtuna të sjellë edhe reshjet e para, episodi i parë për muajin nëntor, bën me diej meteorologia Lajda Porja.

Por ky episod do të qëndrojë shumë pak. Dita e diel minimizon reshjet.

Përsa i përket temperaturave, pjesa e parë e kësaj jave mbetet me temperatura të larta, por në fundjave ndodh një rënie drastike, pasi nga 28 gradë temperaturat bien menjëherë në 18 gradë.

Pra kjo fundjavë na fut në vjeshtën tipike.

Moti, ja dita kur moti merr kthesën e madhe Read More »

Moti, edhe nëntori me temperatura si në verë

Ashtu si këto ditët e fundit edhe për javën që presim përapara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim përapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relatvisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.

Moti, edhe nëntori me temperatura si në verë Read More »

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin gjatë paradites, ku vranësira të lehta pritet të ketë në zonat malore.

Në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të ketë reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Parashikimi i motit për sot Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com